Kisha e Shqipėrisė
Tradita historike - shpirtėrore
4 - Nga viti 1767 deri nė vitin 1937
Periudha e katėrt (1767 – 1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit tė Autoqefalisė sė Kryepiskopatės sė Ohrit deri nė dhėnien kanonike tė statusit tė Autoqefalisė Kishės sė Shqipėrisė. Ngjarja e veēantė dhe vendimtare nė kėtė periudhė ėshtė formimi i shtetit shqiptar, mė 1912.
1) Nė kėtė periudhė riorganizohen mitropolitė dhe episkopatat, ndėrtohen kisha tė reja dhe herė pas here bėhen pėrpjekje sistematike pėr zgjimin shpirtėror tė orthodhoksėve. Figura mė e madhe e kėsaj kohe ishte Shėn Kozmai i Etolisė, i cili edhe veproi nė kėto zona nga viti 1775 deri 1779, duke pėrfunduar veprimtarinė e tij misionare historike me martirizim, nė vitin 1779, nė Berat. 30 vjet mė pas, njė tjetėr shenjt, Nikita Arvaniti "nga vendet e Arvanitia-s (Arbėrisė)", ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua nė zonėn e Serres dhe Drama-s (nė Greqi), nė vitin 1809.
Gjatė shek. XVIII dhe XIX u bėnė pėrpjekje serioze pėr pėrkthimin nė shqip tė Shkrimit tė Shenjtė. I pari qė pėrmendet ėshtė hieromonaku Grigor Konstandinidhi (mė pas mitropolit i Durrėsit), i cili pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr e tė Re, me gėrma tė njė alfabeti shqip qė e kishte shpikur vetė. Fatkeqėsisht, ky pėrkthim humbi. Nė shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (episkop i Evias), botoi njė pėrkthim tė Dhiatės sė Re nė shqip, me gėrma greke. Mė vonė dolėn pėrkthimet e Konstandin Kristoforidhit, nė gegėrisht (1869) dhe nė toskėrisht (1879), fillimisht me gėrma greke. Kryepriftėrinj tė shquar nė kėtė periudhe ishin mitropolitėt e Durrėsit: Grigor Konstandinidhi, Voskopojari, (1767 – 1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821 - 1823), njė nga shpikėsit e metodės sė re tė muzikės kishtare (bizantine); mitropolitėt e Drinopolit: Dositheu (1760 – 1799), Gavriili Sifniosi (1799 – 1827), Joakimi nga Hios (1828 – 1835), i cili u ngjit 2 herė nė fronin ekumenik (1860 – 1863 dhe 1873 – 1878); dhe mitropolitėt e Beratit: Joasafi II (1802 – 1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855 – 1887).
2) Me krijimin e shtetit shqiptar, nė vitin 1912, fillon njė fazė e re pėr Kishėn Orthodhokse. Me arritjen e pavarėsisė politike u shtrua me ngulm kėrkesa e pavarėsisė e tė gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, qė ndodheshin nė shtete tė tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare nė Amerikė dhe nė Evropė, me shoqatat e tyre tė ndryshme, si p.sh. shoqėria “Drita”, e themeluar nė Bukuresht, nė vitin 1886. Veēanėrisht e rėndėsishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili pėrktheu shumė tekste kishtare nė shqip, duke ngulmuar qė kėto tė pėrdoreshin nė adhurim; mė pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht nė Kishė, si mitropolit i Durrėsit, dhe mė pas nė Shtetin Shqiptar, si ministėr i jashtėm dhe kryeministėr, nė vitin 1924.
Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, mė 10 – 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrė atė qė tė zhvillohej. Nė Kongres u caktua Kėshilli i Lartė Kishtar, qė do tė drejtonte pėrkohėsisht Kishėn. Nė shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtė i pėrbėrė nga: Visarioni (Xhuvani) (qė ishte dorėzuar nė episkop, nė Serbi mė 1925) si Kryepiskop i Shqipėrisė dhe mbikqyrės i mitropolisė sė Korēės, Agathangjeli (Ēamēe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmės i Kryepiskopit. Nė 29 qershor 1929, nė Kongresin e Dytė Kleriko-laike qė u mbajt nė Korēė, u votua “Statuti i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”. Patriarkana Ekumenike refuzoi tė pranonte kėto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme pėr t’i dhėnė vetadministrim dhe paralelisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė adhurim, predikim dhe nė arsimimin kishtar. Pėr shkak tė zhvillimeve politike dhe rreziqeve tė ndryshme nga Perėndimi, Patriarkana pranoi tė diskutonte gjithashtu edhe ēėshtjen e Autoqefalisė. Madje, ajo dėrgoi nė Shqipėri pėr bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar tė Trapezundės, Krisanthin, qė mė vonė u bė Kryepiskop i Athinės. Krisanthi u shpreh pro dhėnies sė Autoqefalisė dhe sugjeroi ecurinė nė vazhdim.
Qė tė normalizoheshin marrėdhėniet me Patriarkanėn Ekumenike, u mblodh nė Korēė, nė maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve nga tė 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kėrkoi falje nga Patriarkana; u bėnė bisedime nė Athinė (13 mars 1937) dhe njė komision i pėrbėrė nga shqiptarė shkoi nė Konstandinopojė pėr tė rregulluar pėrfundimisht ēėshtjen. Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumė e vėshtirė e jo e favorshme pėr zhvillimin e jetės shpirtėrore kishtare tė orthodhoksėve tė Shqipėrisė. Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive tė ndryshme dhe vėshtirėsisė ekonomike. Populli mbeti i pėrēarė pėr njė kohė tė gjatė, duke qenė se trazirat kishin pėrmasa kombėtare tė komplikuara. Nga rrėmuja u pėrpoqėn tė pėrfitonin Uniatėt dhe grupet protestante.
Krijoni Kontakt