Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 79
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Kongresi i Dyte i Manastirit dhe kisha ortodokse shqiptare e pavarur

    Shkup, 2 prill – Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria turke, rikujton sot MIA.

    Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.

    Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

    Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.

    Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.

    Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.

    Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.

    Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.

    Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha...


    http://bujanoci.net/?p=1495

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Nini Luarasi

    Emri:  DSC01588.jpg

Shikime: 815

Madhėsia:  32.5 KB
    Petro Nini Luarasi (1865-1911)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Dhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi.

    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Emri:  DSC01588.jpg

Shikime: 815

Madhėsia:  32.5 KB
    Petro Nini Luarasi (1865-1911)

    Dhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    D.m.th., Mbreti Zog kishte njė merit tė madhe mbi krijimin e Kishės Shqiptare???
    Shumė mirė... ashtu siē i takon njė mbreti.


    Vetėm se ende mė habit fakti qė sot nuk u gjetė njė shqiptar, po duhet njė grek tė dal nė krye tė kishės.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Tė qėndrojmė shtrembėr e tė flasim nė periudhėn e sundimit tė Ahmet Zogut si president e mbret ndjenja atdhetare ka qenė shumė mė e zhvilluar se sot nė popull dhe ndėr elitėn politike e intelektuale. Krahas abuzimeve me pushtetin dhe bėrjen e disa marreveshjeve me pasoja te renda per Shqiperine (me Jugoslllavine e me pas kryesisht me Italine) janė marrė edhe shumė vendime tė rėndėsishme per konsolidimin e shtetit dhe te institucioneve fetare.Por nuk duhet tė harrojmė qė nė atė kohė nė Shqipėri kishte njė ndikim tė madh tė familjeve tė medha atdhetare te perfaqesuara pak a shume ne drejtimin e shtetit (pavaresisht bindjeve politike) njė shtresė intelektuale me nivel shumė tė lartė ideor e arsimor per kohen, gazetat nė pėrgjithėsi drejtoheshin nga personalitete tė pėrkushtuara ndaj Shqipėrisė qė sponsorizoheshin edhe nga shteti shqiptar e shoqata atdhetare. Lexoni shtypin e kohes dhe kuptohet diferenca e madhe me gjendjen e sotme ku ne pergjithesi jo vetem populli por edhe inteligjencia nuk e ka te qarte diferencen midis atdheut dhe dheut te huaj (per shumicen atdhe behet vendi ku jetohet me mire dhe nuk imagjinohet kontributi ndaj tij si nje mision per mireqenien e pasardhesve dhe popullit).
    Dhe ėshte e tmerrshme tė mendosh qė jetojmė nė njė vend me kushte natyrore e resurse tė mrekullueshme qė me pak mend e me njė komunitet mė tė ndėrgjegjėsuar mund t'ia kalonim ne mireqenieZvicres ( ky eshte nje vizion i Sami Frasherit dhe konkluzion i eksperteve ne vitet 1920) dhe qe ne kohen e Zogut, Enverit dhe nė ditėt e sotme po shfrytėzohen barbarisht pėr interesa tė ngushta pushtetaresh ndėrsa populli ne pergjithesi vuan ne skamje ( kemi mbetur ende nder te fundit ne Evrope). Edhe duke mos qene ekspert ne kete fushe, por me mendje te kthjellet e atdhedashuri, argumentohet eficenca ekonomike ne nje vend me 3 milion banore, me pozite te mrekullueshme gjeostrategjike, 400 km linear bregdet, bollek uji, diell, burime kolosale hidroenergjie, diellore, karburante, baker, krrom e deri flori, fusha, kullota, pyje e male ne 28.000 km2. dhe te ardhura te konsiderueshme nga emigracioni. Dhe ky bollek duket sheshit tek ata miliardere te rinj shqiptare qe nuk mund te thuash se kane ndonje biznes te madh por thjesht kane mjelur resurset e krijuara per 50 vjet nga djersa e popullit, kane rivleresuar pronat dhe jane marre me ''afera jo te pastra'' por gjithnje te lidhur me pushtetin dhe te huajt ( te cilet kane perfituar akoma dhe me teper nga koncensionet e marra) pa pretenduar se kemi bere ndonje bum industrial. Pyetja esenciale eshte: sa perqind e popullsise gezojne perqindje te ardhurash dhe burimesh te ketij vendi? Rezultati real tregon qe jemi nje vend aspak social ku pasuria eshte akumuluar ne dore te te huajve dhe tek nje perqindje e vogel shqiptare pra troē jemi realisht njė vend nen regjim ekonomik neokolonial. Dhe kėta pasanike te rinj shqiptare, per fat te keq ne shumice jane me mendesi jo shqiptare, te gatshem te sherbejne per te perfituar therrime nga shitja e vendit. E njejta situate shitje-blerje pasqyrohet edhe tek institucionet shteterore e fetare, tipike tek KOASH ku shitja eshte e tejskajshme dhe me pasoja katastrofike kombetare e politike. E perfytyroni ta bente Zogu kete shitje se si do t'i turreshin opozita, populli dhe mbi te gjitha historia! (Me kete rast pershendes aktin e qytetarit Leka Ahmet Zogu per nenshkrimin familjarisht te peticionit kunder pseudo regjistrimit mbi baza etnike e fetare si nje akt i ndergjegjshem atdhedashurie e cila menjehere u atakua nga nje kalemxhi tek gazeta ''Sot''. Por nuk mund te pranoj qe ne Republiken e Shqiperise qytetari z.Leka Zogu te etiketohet, madje edhe nga disa qarqe shteterore: "Mbreti Leka", gje qe tregon se sa poshte kemi rene edhe nga ana e pergjegjesise institucionale e kushtetuese)
    Mė ndjeni per anashkalimin nga tema.

  6. #66
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Se cilin vendos ne krye KOASH-i, kjo eshte pune e orthodhokseve e s`ka pse te "merakosen" dynjaja. Mbreti Zog ka luajtur rol jo te vogel ne ndertimin e shtetit shqiptar, por edhe per Kishen Orthodhokse ka bere jo pak....sepse ishte nje "mbret" me pikepamje oksidentale...dhe kishte dhembje per te gjithe shqiptaret, pavaresisht religjionit te tyre..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 29-04-2011 mė 04:00
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #67
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    Treva e Shqipėrisė sė sotme, e shtrirė pėrgjatė pjesės veriore tė bregdetit Jon dhe pjesės jugore tė bregdetit Adriatik si dhe nė brendėsi rreth pjesės perėndimore tė aksit tė rrugės Egnatia, merrte pjesė drejtpėrdrejt nė brumėzimet politike e shpirtėrore tė tri perandorive tė njėpasnjėshme: romake, bizantine dhe osmane. Njėkohėsisht, u bė objekt sulmesh e plaēkitjesh barbare nga popuj tė ndryshėm (hunėt, gotėt, normanėt, serbėt, bullgarėt, venedikasit etj.), tė cilėt synonin territorin e saj. Qendrat mė kryesore mitropolitane, gjithmonė kishin pėrbėrje shumetnike, me praninė e elementit ilir, helen e romak, por dhe herė pas here me mbetje tė tjera pushtuesish tė ndryshėm.

    Nė bazė tė juridiksionit kishtar tė krahinave tė Shqipėrisė sė sotme, dallojmė kėto periudha:

    1) Nga vitet apostolike deri nė vitin 731 –gjenden nė Kishėn vetadministruese tė Ilirikut lindor, nėn Vikariatin roman tė Selanikut.

    2) Nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI –nėn Patriarkanėn e Konstandinopojės.

    3) Nga fillimi i shek. XI deri nė vitin 1767 –shumica e episkopatave gjenden nėn Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit.

    4) Nga viti 1767 deri nė vitin 1937 –nėn Patriarkanėn e Konstandinopojės.

    5) Nga viti 1937 deri nė ditėt tona –Autoqefale
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #68
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    1 - Nga vitet Apostolike deri nė vitin 731





    Apostull Pavli, duke i shkruar bashkėsisė sė Romės nga Korinthi (nė vitet 55 – 57 pas Krishtit), thotė se ai veproi me zell hyjnor, "kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark e gjer nė Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit" (Rom. 15: 18-19). "Gjer nė Ilirik" tregon se mund tė pėrfshihet edhe Iliriku, i cili nė shek. I pas Krishtit ishte provincė e Maqedonisė. Nėn dritėn e vargut qė pason "kėshtu jam munduar tė predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, qė tė mos ndėrtoja mbi themelin e ndonjė tjetri" (Rom. 15: 20), kemi tė drejtė tė supozojmė se Apostull Pavli, personalisht ose nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė, mbolli i pari farėn e Ungjillit edhe nė zonėn gjeografike tė Shqipėrisė, sė cilės po i referohemi. Prania e tij nė Nikopojė (Nikopoli), pak mė nė jug tė Shqipėrisė sė sotme, ėshtė e pakundėrshtueshme (Titit 3: 12); ashtu si edhe veprimtaria apostolike e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė Titit, nė Dalmaci, pak mė nė veri tė Shqipėrisė sė sotme (2 Timoteut 4: 10). Sipas njė tradite tė hershme tregohet se apostull i zonės ka qenė Qesari, njė nga tė 70 apostujt, kurse sipas njė tradite tjetėr qė bie dakord me tė, tregohet se Pavli vendosi Qesarin si episkopin e parė tė Dyrrahut (Durrėsit).

    Dėshminė mė tė qartė rreth pranisė sė komunitetit kishtar nė Durrės, e tregon martirizimi i episkop Astit nė vitin 98 pas Krishtit. Nė librin e Mujores sė Kishės Orthodhokse (Menologion), shkruhet: “Mė 6 korrik Shėn Asti, episkop i Durrėsit, mbaroi jetėn e tij mbi kryq, i lyer me mjaltė dhe i thumbuar nga bletėt”. Njė ditė mė vonė, mė 7 korrik, kremtohet kujtimi i disa shenjtorėve: i Peregrinit dhe atyre qė ishin me tė, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, me origjinė latine, tė cilėt i mbyti nė det guvernatori i Durrėsit, Agrikola.

    Durrėsi, Epidamni i vjetėr, koloni e hershme e kerkirasve (tė ardhurve nga Korfuzi), ishte porti kryesor i Adriatikut, portė prej sė cilės romakėt hynė nė Ballkan dhe me anė tė rrugės Egnatia, nė Thesaloniki (Selanik) dhe Konstandinopoli (Konstandinopojė). Nė kėtė udhėkryq ishte e natyrshme tė zhvillohej qė nė shekujt e parė tė Krishterimit njė Kishė kozmopolite, e cila ndonėse vuajti nė mėnyrė tė pėrsėritur pushtimet, tėrmetet, zjarret, gjithnjė ripėrtėrihej e riorganizohej.

    Nė kohėn e Dioklitianit (284 – 305) zona veriore e Shqipėrisė sė sotme, me qendėr Shkodrėn, pėrbėnte njė pjesė tė krahinės sė Prevalitanės (Praevalitana); zona qendrore deri nė lumin e Vjosės, me qendėr Durrėsin, pėrbėnte krahinėn e Epirit tė Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė pėrbėnte atė tė Epirit tė Vjetėr (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit tė parė nė vitin 395, u nda nė Lindje dhe Perėndim, territori i Shqipėrisė sė sotme kaloi nė varėsinė e krahinave lindore. Deri nė kohėn e Konstandinit tė Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Mė pas varej vetėm politikisht nga Konstandinopoja, ndėrsa kishtarisht mbeti nė juridiksionin e vjetėr deri nė vitin 731.

    I gjithė Iliriku Lindor ishte njė kishė vetadministruese nėn mbikqyrjen e lartė tė Romės, nėpėrmjet Vikariatit tė Selanikut. Midis nėntė episkopatave tė Vikariatit, mitropoliti i Durrėsit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, pėrmenden qytete qė sot gjeografikisht i pėrkasin Shqipėrisė, kėshtu nė Epirin e Ri: Dyrrahu, Skampa (Elbasani), Apollonia, Bylis, Amantia, Pulkeriopoli (Berati), Avlona (Vlora), Listra dhe Skipon; nė Epirin e Vjetėr: Evria, Finiqi, Adrianopoli, Ankiasmos dhe Butrotos (Butrinti). (Emrat e qyteteve dhe episkopatave pėrmenden nė burime tė ndryshme me mjaft ndryshime). Mė nė jug, nga viti 429, ishte episkopata e Driinupolit (Drinopolit), me seli fillimisht diku afėr Koricės sė Dropullit e mė vonė (nė vitin 558) nė Episkopi (Peshkėpi). Shpeshherė selitė episkopale zhvendoseshin pėr shkak tė vėshtirėsive politike e tė luftėrave nė kėtė zonė. P.sh. kur episkopatat e Ankiasmos dhe e Finiqit u shkatėrruan nga sulmet e gotėve tė Totilės (552) selia e episkopatės sė Ankiasmės u zhvendos nė Himarė dhe ajo e Finiqit pėrkohėsisht nė manastirin e Mesopotamit e mė pas nė Delvinė, ndėrsa selia e Evrias fillimisht nė manastirin e Soronias dhe mė vonė u bashkua me episkopatėn e Butrintit.

    Tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė janė shumė tė kufizuara. Dėshmi tė tjera plotėsuese sjellin gjetjet arkeologjike dhe – si gurė tė ēmuar mozaiku – disa emra shenjtorėsh e episkopėsh. Por kėto nuk mjaftojnė pėr rikompozimin e mozaikut tė historisė sė Kishės lokale. Varret e krishtera qė u gjetėn nė portikun jashtė mureve tė Butrintit (ndoshta tė shek. II), janė elementėt mė tė hershme tė pranisė sė komunitetit tė krishterė nė Shqipėrinė e sotme. Nė vende tė ndryshme janė zbuluar bazilika paleokristiane (shih Arti - Arkitektura), kryesisht tė shek. V – VI, tė cilat dėshmojnė me pėrmasat e tyre se i shėrbenin komuniteteve tė krishtera me numėr tė madh besimtarėsh dhe pėrbėjnė dėshmi serioze rreth lulėzimit tė Krishterimit nė kėto vende.

    Zonėn tonė e vaditėn me gjakun e tyre kėta shenjtorė: Elefteri, “episkop i Vlorės dhe i Ilirikut” dhe nėna e tij Anthia (nė vitin 120); Donati e Therini (nė Butrint, nė vitin 250); Danaksi (nė shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (nė Apolloni, nė shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Beratit, nė vitin 313); Donati, episkop i Evrias (nė vitin 387) etj. Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarėbotėrore Kishtare) njohim disa episkopė: Eukarin e Durrėsit dhe Feliksin, “episkop i qyteteve tė Apollonisė e Bylisit”, tė cilėt morėn pjesė nė Sinodin III Ekumenik (nė Efes, nė vitin 431); Lukėn (e Durrėsit), Eusebin “e Apollonisė sė Epirit tė Ri”, “Petron e Ekineut”, nė serinė e episkopėve tė Epirit tė Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmės, qė morėn pjesė nė Sinodin IV Ekumenik (nė Halkedoni, nė vitin 451); Sisinin (e Durrėsit), nė Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nėn Kupolė” (nė Konstandinopojė, nė vitin 691/692). Gjithashtu, nė raste tė tjera pėrmenden edhe episkopė tė tjerė: Hipati, nė Sinodin lokal tė Epirit, nė vitin 516; Eftihi (ose Efstohi) nė vitet 449 – 451; Konstandini, nė vitet 523 – 529; Valeriani, episkop i Finiqit nė kohėn e perandorit Leont; Filipi, nė vitin 516 dhe Eustathi, nė vitin 586.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #69
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    2 - Nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI






    Periudha e dytė (nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patriarkanėn e Konstandinopojės, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri nė vartėsinė e shumė episkopatave tė Shqipėrisė sė sotme nėn Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit. Tronditjet nė kėtė vend ishin tė vazhdueshme dhe popullsia e krishterė pėrballoi sprova tė mėdha. Mė e vėshtira nga kėto ishte pushtimi i Durrėsit nga bullgarėt, nė vitin 896. Pas betejash tė ashpra Vasili II mundi tė vendosė (1014 – 1018) sundimin bizantin nė kėtė zonė.
    Tė dhėnat historike pėr jetėn kishtare tė kėsaj periudhe janė gjithashtu tė pakta. Dėshmitė mė tė besueshme mbeten emrat e dokumentuar tė episkopatave dhe episkopėve. Tek “Taktikon” e Leonit III (733), ashtu si tregohet nė “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli Durrėsin (nė tė cilėn varen 8 episkopata: e Thamnit, e Skampės, e Liknidhės, e Amantias, e Bylisit, e Atradhės, e Avlonės (Vlorės) dhe e Akrokeravnisė) zė vendin e 15–tė nė listėn e Patriarkanės Ekumenike. Mė vonė, nė “Kushtetutėn kishtare” tė perandorit Leon Sofos (i Dituri), nė fillim tė shek. X, mitropoliti i Durrėsit renditej nė vendin e 43–tė (pėrpara mitropolitit tė Smirnės [Izmirit]), me 15 episkopė nė varėsi tė tij: tė Stefaniakės, Ko(u)navisė, Kroonit (Krujės), Elisus (Lezhės), Diokleas, Shkodrės, Drivashtit, Polaton, Glavenicės ose Akrokeravnisė, Avlonės, Liknidhės, Antivarit (Tivarit), Ēernikės, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicės. Kjo gjė lė tė kuptosh, se kishte organizim tė zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen episkopata tė reja dhe se prej tė vjetrave disa mbeten tė qėndrueshme, ndonėse ndryshojnė vendin nė renditje, ndėrsa tė tjera shfaqen me emra tė rinj.

    Si mitropolitė tė Durrėsit tė kėsaj periudhe pėrmenden: Niqifori, qė shfaqet nė Aktet e Sinodit tė VII Ekumenik nė Nikea dhe Lukiani, qė firmos nė Aktet e Sinodit tė madh nė kohėn e Fotit, nė Konstandinopojė nė vitin 879. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftėrinjėve tė episkopatės sė Drinopolit, ndėrmjet tė cilėve: Kozmai (754 – 787), qė pėrfaqėsoi Epirin nė Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I (822). Nė shek. X ose nė fillim tė shek. XI veproi e u martirizua pranė Elbasanit Shėn Joan Vladimiri, lipsanet e tė cilit u ruajtėn nė manastirin me tė njėjtin emėr.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #70
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    3 - Nga fillimi i shek. XI deri nė vitin 1767





    Nė kėtė periudhė dallojmė dy faza kronologjike, me vijė ndarėse kohore pushtimin osman.

    Pėr formimin e Kryepiskopatės sė Akridhės (Ohrit), nė vitin 1018 – pas rėnies sė shtetit bullgar tė Samuelit – perandori bizantin Vasili II nxori tre sigjile (vendim perandori pėr ēėshtje kishtare), duke i dhėnė asaj nė varėsi gjithsej 32 krahina kishtare. Kėshtu, u krijua njė Kryepiskopatė e pavarur shumė e madhe, nga e cila vareshin kėto episkopata qė bėjnė pjesė nė Shqipėrinė e sotme: e Glavenicės – Akrokeravnisė, e Belegradit – Pulkeriopolit (Beratit), e Ēernikės, e Adrianopolit dhe e Butrintit.

    Mitropolia e Durrėsit nė shek. XI – XIII vazhdon tė varet nga Patriarkana e Konstandinopojės. Midis kryepriftėrinjėve qė e drejtuan, shquhen: Laurenti (1025), Konstandin Kavasila (1180), Romanoi (1240). Hera e fundit ku pėrmendet mitropoliti i Durrėsit nėn varėsinė e Konstandinopojės ėshtė viti 1280, ku mė pas shfaqet nėn varėsinė e Kryepiskopatės sė Ohrit. Se si hyri nėn juridiksionin e saj, kjo nuk ėshtė e qartė. Durrėsi ishte vendi i lindjes sė muzikantit tė madh bizantin Shėn Joan Kukuzelit (nė shek. XII ose sipas disa tė tjerėve nė shek. XIV), i cili jetoi nė Malin e Shenjtė (Athos). Nė Malin e Shenjtė gjithashtu asketuan edhe Shėn Nifoni nga Lukova e Himarės dhe Shėn Nili Erihioti nga Kanina.

    Pas copėtimit tė Perandorisė Bizantine nga latinėt nė vitin 1204, zona e Epirit tė Ri e tė Vjetėr u ndikua nga planet ekspansioniste tė mbretėrve anzhuinė tė Napolit dhe nga planet tregtare tė venedikasve. Me formimin e Despotatit tė Epirit (1267 – 1479), shumė episkopata qė ndodhen nė truallin e Shqipėrisė sė sotme u gjendėn pėrballė ndikimeve tė ndryshueshme, por qė nuk ėshtė e mundur tė pėrmenden nė kėtė diagramė tė shkurtėr e pėrmbledhėse historike.

    Nga fundi i shek. XI, Kisha Romano-Katolike shtoi pėrpjekjet pėr tė shtrirė influencėn e saj mė nė jug (me krijimin e episkopatave tė Krujės, Antibarit (Tivarit), Shkodrės etj.). Veēanėrisht nga shek. XIII, pas sundimit latin (1204 – 1474), pjesa veriore e Shqipėrisė sė sotme u ndikua fuqishėm nga Romano-Katolicizmi. Nė vitin 1273, pas vdekjes sė mitropolitit orthodhoks tė Durrėsit, pas njė tėrmeti, u vendos nė qytet njė episkop romano-katolik. Pushtimi serb nė shek. XIV shkaktoi shkretim nė shumė krahina. Nė tė njejtėn kohė familjet shqiptare (Topiajt, Balshajt, Shpatat, Muzakajt) formojnė principata tė vogla. Nė vitin 1335, perandori bizantin Androniku i Ri ndėrmerr njė fushatė ushtarake nga Konstandinopoja dhe, nėpėrmjet Selanikut, arrin nė Durrės, duke i imponuar zotėrimin bizantin nėnshtetasve tė tij kryengritės. Mė vonė udhėheqėsit e fuqishėm lokalė tė familjes sė Topiajve ua dorėzojnė Durrėsin venedikasve, tė cilėt do ta mbajnė nėn kontroll qytetin nga viti 1392 deri nė vitin 1501. Nė fund tė fazės sė parė shkėlqen figura heroike e Gjergj Kastriot Skėndėrbeut, i cili me luftėrat e tij (1451-1468) bėhet simbol i qėndresės sė fundit tė krishterė ndaj osmanėve. Sė fundi, edhe Durrėsi bie nė duart e turqve, mė 1501 dhe kėshtu kryhet plotėsisht pushtimi osman. Gjatė kohės sė varėsisė sė mitropolisė sė Durrėsit nėn atė tė Kryepiskopatės sė Ohrit, krahina e Durrėsit pėrmendet herė nėn njė mitropolit me titullin “i Durrėsit, Gora-Mokrės”, dhe herė dallohet nė mitropoli “e Durrėsit” dhe episkopata e “Gora-Mokrės”. Emra tė njohur tė mitropolitėve tė Durrėsit tė kėsaj periudhe janė: Danieli (1693), qė mė pas bėhet i Korēės (1694); Kozmai (1694), “mitropolit i Durrėsit dhe i Dalmatėve”; Neofiti (1760); Grigori (1767).

    Pėrsa i pėrket kohės sė themelimit tė Mitropolisė sė Belegradit (Beratit), nuk kemi dėshmi. Emėrtimi Belegrad shfaqet nė fillimet e shek. XIV. Ky qytet, qė u quajt edhe Berat, u pushtua prej osmanėve nė kohėn e Sulltan Muratit, nė vitin 1431. Pėrmenden 20 emra kryepriftėrinjsh, nga tė cilėt mė tė njohurit janė: Ignati (1691 – 1693), qė bėhet mė vonė Kryepiskop i Ohrit; dhe Joasafi I (1752 – 1760 dhe 1765 – 1801), kur gjatė viteve tė tij krahina kishtare e Belegradit u rikthye nė fronin e Konstandinopojės.

    Zona e Korēės, madje pėrpara se tė ndėrtohej qyteti, nė vitin 1490, pėrfshihej nė Mitropolinė e Kastorias (Kosturit), dhe kjo vetė ishte nėn vartėsinė e Kryepiskopatės sė Ohrit. Mitropolia e Korēės u themelua nė fillim tė shek. XVII, duke mbledhur rreth saj episkopatat e Kolonjės, Devollit dhe Selasforit (Svesdas). Episkopi i parė i njohur i Korēės ėshtė Neofiti (1624 – 1628). Nė vitin 1670, Kryepiskopi i Ohrit Partheni, nga Korēa, e ngriti vendlindjen nė rang mitropolie, me titullin Mitropolia e Korēės, Selasforit dhe Moskopolit (Voskopojės).

    Zonat jugore vazhduan tė vareshin nga Patriarkana e Konstandinopojės. Prej 18 episkopėve tė Delvinės qė njihen, ku mė i hershmi ėshtė Manasiu (1270), shquhen: Sofroni (1540), intelektual i dėgjuar; Zaharia (1670 – 1682), mėshirues dhe predikues i palodhur; Manasiu (1682 – 1695), ndėrtues shkollash nė fshatrat e krahinės sė tij, pararendės nė kėtė aspekt i Shėn Kozmait tė Etolisė. Dėshmitė pėr episkopatėn e Drinopolit (shek. XI – XVIII) janė mė tė shumta. Nga 41 emrat e ditur tė episkopėve tė saj shquhen: Sofiani (1672-1700), luftėtar heroik kundėr kthimeve nė myslimanė (islamizimeve); Mitrofani (1752 – 1760), i pėrgatitur dhe muzikolog i shquar; dhe Dositheu (1760 – 1799), i cili u kujdes pėr ndėrtimin e rreth 70 kishave.

    Gjatė periudhės sė sundimit osman problemi mė serioz pėr Kishėn ishte kthimi i vazhdueshėm masiv nė myslimanė. Mė shumė ndikohet popullsia shqiptare –pėrveē tė tjerave, edhe pėr arsye tė mungesės sė literaturės sė krishterė nė gjuhėn amtare shqipe. Nė tė njejtėn kohė, nė zonėn bregdetare tė Himarės veprojnė misione tė ndryshme propagandistike romano-katolike. Pėr mbėshtetjen e orthodhoksėve, nga shek. XVII, nė shumė zona ndėrtohen manastire tė reja, tė cilat zhvillohen edhe nė qendra tė qėndresės orthodhokse, kultivimit shpirtėror, arsimimit dhe aktiviteteve tė dobishme sociale, p.sh. manastiret e Raveniės, Pepelit, Drianit, Ēepit, Poliēanit, Ēatistės, Kamenės, Leshnicės, Kakomisė, Palasės, Himarės, Dhėrmiut, Qeparoit, Hormovės, Kodrės, Ardenicės (Ardevusės), Apollonisė, Joan Prodhromit (Pararendėsit) nė Voskopojė, etj. Gjatė kėsaj kohe shumė klerikė punuan me entuziazėm pėr fuqizimin e popullsisė orthodhokse. Nga kėta shquhet hieromonaku (prift murg) Nektar Terpo nga Voskopoja, aktiviteti i tė cilit shtrihej nė zonėn e Beratit e tė Shpatit, nga viti 1710 – 1730. I pėrndjekur u strehua nė Itali, ku edhe botoi veprėn e tij “Besimi”, pėr tė ndaluar islamizimin e orthodhoksėve.

    Nė shumė vende tė Shqipėrisė sė Jugut qėndresa orthodhokse fuqizohet me ngritjen e kishave dhe organizimin e shkollave. Njė nga qendrat mė tė rėndėsishme orthodhokse ishte Voskopoja, e ndėrtuar nė njė rrafshnaltė, tė vėshtirė pėr tė shkuar. Nė shek. XVIII ajo kishte rreth 60.000 banorė dhe njihte njė lulėzim tė mahnitshėm ekonomik e shpirtėror. Famė tė madhe morėn: “Akademia e Re” (1744), bibilioteka dhe shtypshkronja e saj. Qytetin e zbukuronin 20 kisha. Deri nė vitin 1670 Voskopoja varej drejtpėrdrejt nga Kryepiskopi i Ohrit, mė pas hyri nė Mitropolinė e Korēės. Pas plaēkitjes qė iu bė nė vitin 1771, sepse kishte marrė pjesė nė kryengritjen e Orlofit, filloi rėnia e saj, qė arriti kulmin nė vitin 1916, kur u dogj nga ēeta kaēakėsh.

    Qė tė shmangnin islamizimin e dhunshėm dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbanin identitetin e origjinės sė tyre, grupe tė robėruara nė shumė vende tė Perandorisė Osmane preferuan tė bėheshin "kriptokrishterė" (tė krishterė tė fshehtė). Nė jetėn e tyre publike shfaqeshin me emra myslimanė dhe silleshin si tė tillė, por nė jetėn e tyre familjare mbanin traditat e tyre orthodhokse. Nė Shqipėri shembulli mė tipik i kriptokrishterimit ėshtė ai i toskėve tė Shpatit, zonės malore nė jug tė Elbasanit. Ky fenomen zgjati nga fundi i shek. XVII deri nė fund tė shek. XIX. Nuk munguan nė kėtė zonė edhe dėshmorėt e rinj: oshėnar-dėshmor Nikodhimi nė vitin 1722 (pėrmendet nga Elbasani, por ėshtė nga Vithkuqi dhe u martirizua nė Berat) dhe Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat pėrqark lumit Shkumbin, martirizuar nė Konstandinopojė nė vitin 1748.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •