Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 79
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Petro Nini Luarasi, Mall i mčmčdheu

    Zemta sa čsht’ e gčzuar,
    kur ka mall pčr mčmčdhe,
    sa e rritur, sa e lartsuar,
    pčrmbi qiellin tč ngreh!
    Mall i madh pčr mčmčdhenč
    tč bčn tč quhesh njeri,
    tč marrē vesh vetč- vet’henč
    tč kuptosh Perčndi!
    Tč shton pčrmbi jetčn jetč,
    Tč jep kurajč e guxim,
    Shpirtin ta bčn tč pametč
    Dhe nč botč t’ep lčvdim.
    Malli dhuron dashurinč
    Tč kesh mbi t’afčrmin tčnd
    Tč dashurosh Shqipčrinč,
    Larg e afčr, nč ēdo vend.
    Shumč larg dhe fort mčrguar
    Nga Shqipčria kur je,
    Malli tč djeg krahruar
    Por zemrčn e ke atje!
    Plak i thinjur, i motuar,
    Malli ty tč pčrtčrit,
    Tč fluturon kčmb e duar
    Dhe nč ēdo rrezik tč shtit.
    Shpirt-lig čsht’, i pavlerč
    Dhe i poshtčr ēdo njeri
    qč s’ka mall pčr mčmčdhenč,
    Shčmbčllen me bagčti!

  2. #52
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    O monikal, alias-Petrol, po kjo eshte teme per historine e Kishes e jo per P. Luarasin, ti s`mjafton qe fyen por edhe kercenon e ke gjithe keto dite qe s`di se c`flet. Dhe s`guxon njeri te flase se ti e kercenon dhe e fyen. Kaq extremizem vetem tek ti e shoh. Te paska marre Perendia mente,a derezi. Nuk po te shkruaj per te te fyer, por ke nevoje per kontroll psikologjik,kete ta them per te te ndihmuar.

    Ne kuadrin e besimit mund te te them vetem fjalet e Jisuit: "Fali o At, se nuk dine se ē`bejne" (ose se c`thone them une).
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Nini Luarasieshte pjese e historise se kishes ortodokse autoqefale shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    O monikal, alias-Petrol, po kjo eshte teme per historine e Kishes e jo per P. Luarasin, ti s`mjafton qe fyen por edhe kercenon e ke gjithe keto dite qe s`di se c`flet. Dhe s`guxon njeri te flase se ti e kercenon dhe e fyen. Kaq extremizem vetem tek ti e shoh. Te paska marre Perendia mente,a derezi. Nuk po te shkruaj per te te fyer, por ke nevoje per kontroll psikologjik,kete ta them per te te ndihmuar.

    Ne kuadrin e besimit mund te te them vetem fjalet e Jisuit: "Fali o At, se nuk dine se ē`bejne" (ose se c`thone them une).
    I damkosuri Ilia Spiro
    Martiri ortodoks shqiptar Petro Nini Luarasi eshte pjese e historise se kishes ortodokse autoqefale shqiptare te Fan Nolit. Edhe Ilia Spiro po ashtu, por i damkosur. Petroli e Monikal e te tjere nuk kercenojne, por akuzojne me fakte, kjo eshte diferenca. Sa per mendjen, e gjykojne ata qe na ndjekin. Me ty komunikojme vetem per hir te ortodokseve shqiptare, se perndryshe...

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Janullatosi u kurorėzua nė hotel Tirana dhe jo nė Kishė.

    Dėshmon Petrit Bidoshi, kryetar i Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė Ortodokse Shqiptare.

    Petrit Bidoshi, kryetar i Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė Ortodokse Shqiptare nga vitet 1992-1998, flet pėr "Gazeta Shqiptare" pėr detajet e ditės 2 gusht tė vitit 1992, atėherė kur Hirėsia e tij, peshkop Janullatosi mori drejtimin e Kishės Ortodokse Shqiptare. Sipas tij, situata pėr pak sa nuk shkoi nė rrahje me grushte nė mes tė kishės. Ai tregon se kundėrshtarėt e Janullatosit nė kishė nuk ishte 'njė grusht njerėzish', por shumica e besimtarėve. Bidoshi thotė se Janullatosi u kurorėzua nė hotel Tirana dhe jo nė Kishė. Ai flet pėr ndryshimin e qėndrimit tė drejtuesit tė Kishės Autoqefale Ortodokse shqiptare tė Bostonit, At Artur Liolinit, pasardhėsit direkt tė Nolit. Sipas tij, nė kėtė ndryshim qėndrimi ka ndikuar edhe ana materiale.
    Zoti Bidoshi, ju ishit i pranishėm nė ceremoninė fetare tė kurorėzimit tė Janullatosit si kryepeshkop i Shqipėrisė mė 2 gusht tė 1992. Si ishte ajo ditė pėr ju?
    Rastėsisht e morėn vesh qė po ndodh diēka nė kishė dhe shkojmė atje. Shohim qė kishe kishte shumė grekė tė ardhur nga Greqia. Nė mesin e shqiptarėve ishte dhe deputeti Uran Butka, i komisionit parlamentar qė merrej me ēėshtjet e besimeve fetare, por nuk ishte aktiv, ai kishte ardhur pėr tė parė. Ndėrkohė, ne besimtarėt e tjerė po prisnim tė shihnim se ēfarė do tė ndodhte. Nė njė moment, dy njerėz tė nderuar, anėtar tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė, doktor Vokopola dhe profesor Nasho Bezhani, qė tė dy nga Durrėsi, hynė nė ajodhimė dhe i shpjegojnė Janullatosit se nuk mund tė zgjidhej kryepeshkop, pasi ia ndalonte neni 16 i statutit tė Kishės, miratuar nė 1929. Ata i folėn frėngjisht Janullatosit. Ata dolėn tė qeshur pas shtatė minutash dhe mė thanė se ai nuk e dinte kėtė gjė, dhe se nuk do tė pranonte qė tė zgjidhej. Nė fakt, shpreha habi pėr kėtė, prandaj kėrkuam njė njeri qė fliste greqisht. Nga njerėzit nė kishė doli njė profesor, Thoma Ēomorra dhe njė kompozitor nga Tirana. U thashė qė tė rrinė afėr Janullatosit dhe njerėzve tė tij, qė tė marrin vesh se ēfarė po ndodhte, se dinakėrisė greke nuk i dihej. Del Janullatosi nga ajodhima dhe grekėt e duartrokitėn, kur papritur pas 2-3 minutash fillon ceremonia pėr ta zgjedhur kryepeshkop. Rregulli ishte qė tė thoshim anaksios, nėse kryepeshkopi nuk ishte i dėshiruar pėr besimtarėt, dhe ne ashtu thamė, tre herė, nė kėtė pikė, ceremonia duhesh anuluar. Por, grekėt filluan tė kėndojnė kėngė greke dhe ne nga ana jonė filluam tė kėndojmė kėngė patriotike, deri edhe himnin e flamurit e kėnduam.
    Por nga ana tjetėr pretendohet se kundėrshtarėt kanė qenė pak veta, madje kanė akuzuar se kanė qenė edhe myslimanėt qė e kanė prishur ceremoninė?
    Nuk ėshtė e vėrtetė qė ishim njė grup njerėzish. Ne ishim shumica dėrrmuese tė pranishėm nė kishė. Madje nė njė moment, si pėr tė treguar se ishim tė vendosur, u kapėn tė gjithė pėrkrahu ndėrsa kėndonim. Atėherė ishte ende gjallė patriotizmi, nuk ėshtė si sot, qė nuk ka patriotizėm fare. Ndėrsa njė djalė i gjatė nga familja Zaharia, po rrinte me shpinė, prapa krahėve tė mi. I thashė qė tė kthehej, por ai mė tha se do tė ruaj se kėtyre grekėve nuk i dihet. Situata u acarua shumė. Nė njė moment njė prift grek, mbėshtetės i Janullatosit, vjen nga ana e djathė, pikėrisht te litarėt ndarės. Ai e tėrhoqi nga krahu njė besimtar, njė djalė i ri, por ai me atė dorė qė kishte nofullave dhe e hodhi tej te grekėt. Nuk u bė mė pėrplasje. Nė vazhdonim tė kėndonim kėngė patriotike, ata nuk kėndonin mė, zėri i tyre u shua. Ndėrsa ishte kjo situatė, vjen njėri e na thotė qė Janullatosi nuk ėshtė nė kishė. Ai kishte ikur, grekėt e morėn vesh kėtė gjė dhe filluan tė ikin njė e nga njė nga kisha. Ndėrsa ata iknin ne vazhdonim t'i kėndonim kėngėt tona m'u afėr veshėve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė kurorėzimi nuk u bė nė kishė, por nė hotel "Tirana", atje ku ai kishte ftuar grekė dhe shqiptarė mbėshtetės tė tij.
    Besimtarėt qė mbėshtesin autoqefalin kanė vėnė re se pas marrjes sė drejtimit tė Kishės Orto-dokse nga ana e Janullatosit ėshtė hequr fotoja e Fan Nolit nga ambientet e saj. Cila ėshtė e vėrteta?
    Nė kishėn e Bostonit, At Artur Liolini ka njė pikturė tė bukur tė Fan Nolit. Njė kopje e saj gjendej dhe nė kishėn e Tiranės. Dy ditė pas ardhjes sė Janullatosit, ajo pikturė u hoq nga vendi kryesor qė zinte. Kur shkova njėherė nė kishė i pyeta priftėrinjtė se ku e keni pikturėn, kur mė treguan se e kishin vendosur nė njė dhomė tė vogėl, 'mirė qė nuk e keni vėnė nė VC'.
    Besimtarėt ortodoksė shqiptarė kanė pasur gjatė gjithė kohės njė pikė referimi mjaft tė vyer pėr tė ardhmen e tyre, siē ėshtė Kisha Ortodokse Autoqefale e Bostonit, kishė e ngritur nga Fan Noli, qė e vazhdon mė tej At Artur Liolini. Pse nuk e bėri ringritjen e ortodoksisė kjo kishė?
    At Artur Liolini kur erdhi nė Shqipėri na tha njėherė nė hotel "Dajti", "kini kujdes mos tė vijė ndonjė klerin grek, ata janė tė poshtėr dhe do tė gjeni belanė me ta". Kur isha nė kishėn e tij nė Boston, i thashė se pse nuk erdhe ti tė ngrije kishat tona dhe ortodoksinė shqiptare. Ai mė tregoi pėr vizitėn e tij nė Shqipėri mė 1990, kur takoi edhe Ramiz Alinė. Ky i fundit gjatė takimit i kishte thėnė se nė Shqipėri do tė lejohej feja dhe kėrkohej ndihma e Kishės Ortodokse Autoqefale e Amerikės pėr tė ringritur kishėn. Liolioni i ėshtė pėrgjigjur se do ta bėnte kėtė punė, por i duhej kohė deri sa tė zgjidhte zėvendėsin nė kishėn e Amerikės dhe tė pėrgatiste terrenin si atje pėr tė ikur si kėtu pėr tė ardhur. Lionili nė takimin qė pata mė tha se priste qė ta thėrrisnin tė vinte, pasi kėshtu ishte lėnė edhe me udhėheqėsin e fundit tė komunizmit. Por, kur ai kishte marrė vesh qė qeveria shqiptare kishte rėnė dakord qė tė sillte nė Shqipėri si ekzark kėtė Janullatosin, qė me shėrbim ishte nė Afrikėn e Jugut, prandaj dhe nuk erdhi mė nė Shqipėri pėr njė mision tė tillė.
    Po mė pas ēfarė ndodhi?
    Po me sa mora vesh unė, Janullatosi ia ka mbyllur gojėn mirė edhe atij nė Amerikė. Njėherė mė patė thėnė At Arturi se 'ne jemi me ju, por s'mund tė dalim hapur se shumė nga financuesit tanė janė grekė. Tani At Arturi ka bėrė tė kundėrtėn, ai ėshtė lidhur me Janullatosin e quan tani atė si "Krisht pėr Shqipėrinė". Kam shkruar artikuj kundėr tij, pėr ndryshimin e qėndrimeve qė ai ka pasur sa i takon Autoqefalisė, por nuk m'i kanė botuar.
    Cilėt janė marrėdhėniet tuaja me Kishėn Ortodokse aktuale?
    Njė vit e gjysmė mė parė mė trokitėn nė portė. Ngadalė e hapi derėn dhe shoh katėr priftėrinj. Mė kėrkojnė qė tė bisedojmė sė bashku. Njėri prej tyre, qė duket se ishte caktuar tė fliste filloi kėshtu bisedėn "Hirėsia e tij ka respekt pėr ju dhe ne kemi ardhur qė ju tė vini nė gjirin tonė". Kur bėja shkrime kundėr Janullatosit, ku i fundit i pėrgjigjej me replika, por kjo mė jepte mė shumė material qė t'i pėrgjigjesha. Nė njė moment e kuptoi shpejt, se kėshtu do ishte ai qendėr sulmi, kėshtu qė nuk m'u pėrgjigj mė. Priftėrinjtė qė erdhėn nė shtėpi, pėrdorėn kartėn e tyre tė vjetėr "ardhja e juaj nė gjirin tonė do tė jetė njė gjė e mirė pėr ne dhe pėr ju", duke mė lėnė tė kuptoj anėn financiare. Kur mė tha kėshtu e vetmja gjė qė mė duhej tė bėja, ishte qė t'i nxirrja jashtė me shkelma, por nuk e bėra. Si dėshtuan nė bisedime, njėri prej tyre mė kėrkoi tė di se ku e kisha ikonėn, sepse ėshtė rregull qė nėse bekohej ikona, ajo shtėpi ėshtė e bekuar. Por, nėna ime kishte njė kėnd tė vogėl, me njė ikonė dhe njė kandil, ku edhe falej. Kur panė kėndin ku i ēova, ata duket dėshtuan sėrish, pasi kujtonin se unė isha ateist dhe kishin pėr ēfarė tė mė sulmonin. Njėri prej tyre qė ishin nė shtėpinė time ka ngritur Kishėn Autoqefale Ortodokse Shqiptare nė Kanada, qė ėshtė njė kishė kundėr pranisė sė Janullatosit nė vendin tonė.
    Ju keni qenė pėr mėse gjashtė vjet kryetar i Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė Ortodokse Shqiptare. Cilat kanė qenė pėrpjekjet tuaja pėr ta mbrojtur kėtė autoqefali?
    Me mbėshtetjen e disa shqiptarėve nga Amerika filluam tė nxirrnim njė gazetė, 'Autoqefalia Ortodokse Shqiptare'. Por nė njė moment ata nuk na sollėn mė para kėshtu qė e nxora me shpenzimet e mia edhe disa numra dhe mė pas u shua.
    A mund tė renditen dhe nisma tė tjera?
    Njė pėrpjekje tjetėr e jona ishte qė tė shkollonim priftėrinj shqiptarė pėr t'i vėnė nė krye tė kishės. Kisha maqedonase ėshtė e pavarur nga ajo Patriarkana e Stambollit, kėshtu qė i kėrkuam kryepeshkopit atje nėse mund tė sillnim njė njeri tonin pėr ta shkolluar dhe pėr ta bėrė drejtues tė Kishės. Ata ranė dakord dhe me ndėrmjetėsinė e Sejfi Protopapės, qė na ndihmoi nga ana financiare, dėrguam nė Maqedoni, Nikolla Markun. Atje ai u kurorėzua si prift, mori dokumentin e duhur dhe do bėhej ceremonia e kurorėzimit tė tij nė Kishėn e Elbasanit. U mblodhėn shumė njerėz nė kėtė ceremoni. Unė shkova, edhe pse u helmova ēuditėrisht pak orė para fillimit tė ceremonisė. Janullatosi solli nė kėtė ceremoni njė prift shqiptaro-amerikan. Ky mori fjalėn dhe foli kundėr veprimit qė po bėnim nė Kishė. Ne e nxorrėm pėrjashta, nga forca e shtyrjes ai ra nė kalldrėm. Qė nga ai moment ai iku nga Shqipėria.
    A jeni anėtarė i kishės ortodokse dhe pse kur flitet pėr ortodoksinė gjithnjė duhet tė ketė patjetėr lidhje tė ngushtė me Greqinė. A ka pasur ortodoksė qė e kanė kundėrshtuar politikėn e saj?
    Unė nuk jam anėtar i kėsaj kishe qė drejtohet nga Janullatosi, edhe ndonjėherė qė shkoj mė shohin shtrembėr. Njė pjesė e madhe e anėtarėve tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė kanė vdekur, pak nga ne kanė mbetur ende gjallė, ata kanė qenė gjithnjė kundėr vėrshimit tė priftėrinjve grekė nė kishėn tonė. Sa pėr familjen time, ne jemi familje me tradita tė forta fetare, por njėkohėsisht dhe patriotike. Babai im ka qenė Kosta Bidoshi, komandat i pikės kufitare nė Kakavijė. Ėshtė ai qė hetoi dhe zbuloi se kush e vrau gjeneralin italian, Telinin, qė ishte drejtues i komisionit ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kufijve. Grekėt akuzuan pėr kėtė vrasje shqiptarėt, tė cilėt nga ana e tyre ngritėn njė komision pėr tė hetuar ngjarjen dhe nė krye tė tij ishte Mehdi Frashėri. Ky i kėrkon babait tim, qė tė gjente se kush e kishte vrarė gjeneral Telinin, pasi kishte shkaktuar njė incident ndėrkombėtar njė vrasje e tillė. Babai im i kėrkon Frashėrit njė qese me napolona qė ta zgjidhte ēėshtjen. Pasi mori vesh se ishte njė bandė grekėrish nė kufirin mes Shqipėrisė dhe Greqisė qė vepronin tė lirė, im atė mobilizoi 24 burra shqiptarė, aq sa kishte anėtarė kjo bandė. Kreu i kėsaj bande kishte njė tė dashur nė fshatrat shqiptare, Frosinėn. Ai vendos qė tė hyjė nė Shqipėri edhe pse ishte paralajmėruar pėr rrezikun qė mund t'i kanosej. Skuadra e tim eti kishte vetėm njė urdhėr, as 'ndal', as 'mos lėvizni', por vetėm zjarr. Dhe tė gjithė banda greke u vra. Kur erdhi komisioni ndėrkombėtar pėr hetimin e vrasjes sė gjeneral Telinin, im atė u tha qė kėta ishin vrasėsit e vėrtetė. Anėtarėt e komisionit i kėrkuan tė dinė se ku e mbėshteste kėtė fakt, ai me njė shkop i nxori nga xhepi sahatin prej ari, dhe njėri prej tyre tha "ah, il orologio dell nostro generale". Kjo ishte familja Bidoshi. Xhaxhai im, Vasil Bidoshi, ishte pėrfaqėsues i Gjykatės sė Diktimit, siē ėshtė sot Gjykata Kushtetuese, qė mori pjesė nė kurorėzimin e kryepeshkopit Visarion Xhuvani.
    Por pėr Janullatosin ēfarė mund tė na thoni, sa ėshtė ai i pėrfshirė nė jetėn kishtare, por edhe politike?
    Siē e thashė, ai erdhi si i pėrkohshėm nė vendin tonė, por me mėnyrėn e tij arriti tė qėndronte kėtė, nė sajė edhe tė ndikimit tė fuqishėm tė kishės greke. Janullatosi flet shumė herė pėr dashurinė qė duhet tė ketė njeri pėr njeriun, apo se Zoti i do shqiptarėt. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė unė pyes, se kur zoti na i dashka shqiptarėt, pse ai nuk ndėrhyri asnjėherė kur qeveria greke dėbonte nga vendi i tyre emigrantėt. Se siē e dini, ēdo politikan i lartė grek qė vjen nė Shqipėri, shkon e takon patjetėr dhe Janullatosin. Pse nuk i tha njėherė ai, qė zoti i do shqiptarėt, kėshtu qė grekėrit tė mos i dhunonin ata. Sa kemi parė emigrantė tė dhunuar, tė rrahur, tė poshtėruar nė kufijtė tanė. Kjo ėshtė ajo qė mund tė them pėr Janullatosin.

    Intervistoi: Gilmana Bushati

  5. #55
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Bidoshi eshte BUDALL SAFI, ose Shenjt i Kishes Ateiste!

    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Njė pėrpjekje tjetėr e jona ishte qė tė shkollonim priftėrinj shqiptarė pėr t'i vėnė nė krye tė kishės. Kisha maqedonase ėshtė e pavarur nga ajo Patriarkana e Stambollit, kėshtu qė i kėrkuam kryepeshkopit atje nėse mund tė sillnim njė njeri tonin pėr ta shkolluar dhe pėr ta bėrė drejtues tė Kishės. Ata ranė dakord dhe me ndėrmjetėsinė e Sejfi Protopapės, qė na ndihmoi nga ana financiare, dėrguam nė Maqedoni, Nikolla Markun. Atje ai u kurorėzua si prift, mori dokumentin e duhur dhe do bėhej ceremonia e kurorėzimit tė tij nė Kishėn e Elbasanit. U mblodhėn shumė njerėz nė kėtė ceremoni. Unė shkova, edhe pse u helmova ēuditėrisht pak orė para fillimit tė ceremonisė. Janullatosi solli nė kėtė ceremoni njė prift shqiptaro-amerikan. Ky mori fjalėn dhe foli kundėr veprimit qė po bėnim nė Kishė. Ne e nxorrėm pėrjashta, nga forca e shtyrjes ai ra nė kalldrėm. Qė nga ai moment ai iku nga Shqipėria.

    1. E vecanta e Kishes 'maqedonase' nuk eshte se eshte thjeshte e pavarur nga Patrikana, keshtu qe do i linde drejta te beje prifterinj per Shqiperine (!!!). Kisha maqedonase eshte skizmatike, e panjohur nga asnje kishe e komunionit ortodoks.
    Keshtu qe nuk mund te beje prifterinj as per Shqiperine sepse:

    a) eshte skizmatike
    b) Shqiperia, si territor kishtar, nuk eshte brenda territorit kishtar maqedonas.

    2. Prifti NUK KUROREZOHET, por dorezohet apo hirotoniset. Ai qe kurorezohet eshte mbreti dhe besimtari qe eshte kandidat per martese.
    Aq me pak, prifti nuk dorezohet nje here ne nje vend e kurorezohet me pas serish ne nje vend tjeter ku do te sherbeje.

    3. Prifti i nxjerre perjashta nuk eshte shqiptaro-amerikan (At Martin Rici), por eshte amerikan dhe ai nuk u largua nga Shqiperia deri ne vitin 1998 e jo ne 1994 si pretendon Bidoshi!

    Njė vit e gjysmė mė parė mė trokitėn nė portė. Ngadalė e hapi derėn dhe shoh katėr priftėrinj. Mė kėrkojnė qė tė bisedojmė sė bashku. Njėri prej tyre, qė duket se ishte caktuar tė fliste filloi kėshtu bisedėn "Hirėsia e tij ka respekt pėr ju dhe ne kemi ardhur qė ju tė vini nė gjirin tonė". Kur bėja shkrime kundėr Janullatosit, ku i fundit i pėrgjigjej me replika, por kjo mė jepte mė shumė material qė t'i pėrgjigjesha. Nė njė moment e kuptoi shpejt, se kėshtu do ishte ai qendėr sulmi, kėshtu qė nuk m'u pėrgjigj mė. Priftėrinjtė qė erdhėn nė shtėpi, pėrdorėn kartėn e tyre tė vjetėr "ardhja e juaj nė gjirin tonė do tė jetė njė gjė e mirė pėr ne dhe pėr ju", duke mė lėnė tė kuptoj anėn financiare. Kur mė tha kėshtu e vetmja gjė qė mė duhej tė bėja, ishte qė t'i nxirrja jashtė me shkelma, por nuk e bėra. Si dėshtuan nė bisedime, njėri prej tyre mė kėrkoi tė di se ku e kisha ikonėn, sepse ėshtė rregull qė nėse bekohej ikona, ajo shtėpi ėshtė e bekuar. Por, nėna ime kishte njė kėnd tė vogėl, me njė ikonė dhe njė kandil, ku edhe falej. Kur panė kėndin ku i ēova, ata duket dėshtuan sėrish, pasi kujtonin se unė isha ateist dhe kishin pėr ēfarė tė mė sulmonin. Njėri prej tyre qė ishin nė shtėpinė time ka ngritur Kishėn Autoqefale Ortodokse Shqiptare nė Kanada, qė ėshtė njė kishė kundėr pranisė sė Janullatosit nė vendin tonė.

    Kur eshte bere kjo interviste? Sidoqe te jete, ketu ka nje GAFE tjeter.
    Njeri nga 'prifterinjte' ne kete kuote, i bie, sipas pershkrimit, te kete qene Foti Cici. Por Foti Cici eshte bere prift ne Kanada dhe ai asnjehere nuk ka sherbeyer si prift per Janullatosin.
    Keshtu qe Bidoshi diku ia fut kot. Ka shume te ngjare qe, ne frymen komuniste ateiste, atij ti duket prift cdo besimtar laik ortodoks, i angazhuar ne jeten e kishes.

    Kush ja sajon Bidoshit keto intervista?
    Nuk behet historia e KOASh me ateista!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 11-01-2011 mė 18:24

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Dėshmon historiani Akademik Kristo Frashėri

    Kristo Frashėri
    Ceremonia e fronėzimit
    Nė gjithė kėto parregullsi qė shkelnin haptas sovranitetin e KOASh-it, Hirėsia e tij vendosi tė shpinte deri nė fund detyrėn me tė cilėn ishte ngarkuar nga kisha greke - tė kryente celebrimin kanunor kishtar si kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt i guximshėm ndodhi mė 2 gusht 1992. Atė ditė u zhvillua nė kishėn katedrale tė Tiranės ceremonia solemne pėr fronėzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it. Brenda nė katedrale ndodheshin mitropolitėt e ardhur nga Patriarkati i Kostandinopojės, disa mitropolitė grekė tė ftuar nga Jnaullatosi, disa priftėrinj shqiptarė, disa dhjetėra priftėrinj minoritarė dhe disa qindra besnikė tė krishterė ortodoksė. Sipas kanoneve kishtare, njė prift apo njė peshkop apo njė kryepeshkop i kishės ortodokse quhet i fronėzuar kur nė solemnitetin e Asamblesė Kishtare tė gjithė besnikėt qė ndodhen nė atė ēast nė kishė i pėrgjigjen pyetjes nėse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin "aksios" (pėlqehet). Nėse njė pjesė e besnikėve tė pranishėm nė kishė pėrgjigjet "anaksios" (jo i pėlqyer, pra i pamerituar, i padenjė), ai quhet i pamiratuar. Mė 2 gusht nė katedralen e Hyjlindėses sė Tiranės kur besnikėt u pyetėn nėse e miratonin ose jo A. Janullatosin si kryepeshkop i Shqipėrisė, krahas shumicės qė thirri "aksios", njė pjesė e tyre u pėrgjigj me thirrjen "anaksios" (pra, i papėlqyer). Veē kėsaj, nė atė solemnitet kishtar shfaqja mė tronditėse ishte buēitja nė katedrale e kėngės rilindėse "Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė", nė kuptimin se kryepeshkopi grek shkelte parimin thememlor tė Rilindjes Kombėtare dhe se ai duhej tė largohej nga kisha shqiptare. Megjithatė, Janullatosi nuk u dorėzua. Pėr ta realizuar me ēdo kusht detyrėn e ngarkuar ai u largua menjėherė nga katedralja dhe sė bashku me pasuesit e vet shkoi nė hotel "Tirana International", ku celebroi fronėzimin e tij si kryepeshkop i Shqipėrisė. Duke kujtuar kėtė ngjarje tė turpshme pėr cilindo, qė ndodhi mė 2 gusht 1992 ('Gazeta Shqiptare", 14-15 shtator 2010), Hirėsia e tij, A. Janullatos thotė se Krsito Frashėri nė kėtė pikė gėnjen. Sigurisht qė kjo ėshtė njė fyerje e rėndė pėr njė njeri dhe, ca mė tepėr, pėr njė tė moshuar, i cili ka bindje tė plotė se deri sot nuk ka gėnjyer asnjėherė. Si rrjedhim, kjo akuzė ka nevojė pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes: kush gėnjen nė kėtė rast, Kr. Frashėri apo A. Janullatosi? Para sė gjithash, qė ditėn e nesėrme, mė 3 gusht 1992, Agjencia Telegrafike Shqiptare njoftoi botėrisht se mė 2 gusht 1992 nė ceremoninė kishtare A. Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipėrisė. Nė emėr tė A. Janullatosit, KOASh-i u pėrgjigj se mė 2 gusht ceremonia e fronėzimit u zhvillua nė pėrputhje me kanonet kishtare nė njė ambient entuziasmi tė madh, por shtonte se "kėtė atmosferė u pėrpoq ta prishė njė grup i vogėl njerėzish, ku bėnin pjesė edhe disa myslimanė, pėrfshirė kėtu edhe njė deputet tė kėtij besimi". Na kujtohen me kėtė rast doktatorėt fashistė dhe komunistė, tė cilėt kur dėgjonin zėra mosaprovimi pėr ta, i stigmatizonin kėto zėra si vegla tė armiqve tė kombit dhe tė atdheut. Nga ky pohim i pėrmendur i kishės gjithkush mund tė nxjerrė konkluzionin se pėrveē kundėrshtarėve myslimanė, midis protestuesve kishte dhe nje grup besnikėsh tė krishterė. Nė kanonet kishtare nuk thuhet se kryepeshkopi duhet tė zgjidhet me shumicė votash, sepse kisha nuk pranon asnjėherė numėrim votash. Kisha kėrkon qė krerėt e saj tė pėlqehen unanimisht nga besnikėt e pranishėm nė ēastin e fronėzimit. Si rrjedhim, mjafton prania e njė grupi sado tė vogėl kundėrshtarėsh qė thėrrasin "anaksios" pėr ta bėrė tė pavlefshėm zgjedhjen e prelatit, nė rastin tonė tė A. Janullatosit.

  7. #57
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ja nje Budall Tjeter apo Shenjt tjeter i Kishes ateiste!

    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Sipas kanoneve kishtare, njė prift apo njė peshkop apo njė kryepeshkop i kishės ortodokse quhet i fronėzuar kur nė solemnitetin e Asamblesė Kishtare tė gjithė besnikėt qė ndodhen nė atė ēast nė kishė i pėrgjigjen pyetjes nėse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin "aksios" (pėlqehet). Nėse njė pjesė e besnikėve tė pranishėm nė kishė pėrgjigjet "anaksios" (jo i pėlqyer, pra i pamerituar, i padenjė), ai quhet i pamiratuar.
    K. Frasherit i dha pergjigje Janullatos se NUK KA asnje baze kanonike kishtare ortodokse qe te justifikoje apo jo nje Hirotonisje me baze therritjen "i denje/aksios". Janullatos iu referua veprave kanonike.

    K. Frasheri, perballe kesaj pergjigje, i bie ose:

    a. ta terheqe 'akuzen'
    b. ose ta kundershtoje dhe ta rrezoje me fakte. Ku e ka referencen kanonike Frasheri?
    c. ose te jete budalla apo shenjt i kauzes ateiste ortodokse.


    Miratimi, per te cilin behet fjale, ne kohet e sotme, behet me ane te pelqimit te kryesise se Kishes. Ne rastin shqiptar, nje kryesi e tille shkoi paraprakisht ne Kostandinopoje/Stamboll per te kerkuar zyrtarisht berjen K/peshkop te Janullatosit. Se dyti, nje miratim i tille behet duke kerkuar PELQIMIN e qeverise. Ky pelqim per Janullatosin eshte dhene nga Berisha. Shihini shkrimet se jane te dokumentuara aty me data.

  8. #58
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pyetje per Shenjtet e kauzes Ateiste ortodokse:

    KUSH ka bertitur Aksios apo i Denje per peshkopet e Sinodit te pare kanonik ne 1937, E. Kurilla dhe P. Kotoko, te cilet, jo vetem qe ishin grekomane, POR nuk kishin as kombesine shqiptare?

    Pse i pranojme keta, e nuk pranokemi dot Janullatosin?

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Dėshmon At Foti Cici

    Dėshmon Foti Cici

    Shkombėtarizimi i kishės ortodokse shqiptare nis qysh nė nenet e para tė Statutit tė 2006-ės, siē do tė shohim nė kapitujt e parė, dhe pėrfundon nė nenin 70, siē do tė trajtohet nė kreun e fundit. Do ta nisim kėtė debat me diasporėn shqiptare, njė problem shumė i madh ky pėr tė ardhmen e komunitetit tonė, me pėrmasa identitare sidomos, edhe pse nuk ėshtė cekur kėta dy dhjetėvjeēarė; as nga kishtarėt shqiptarė e as nga pėrluftarėt politikė tė ortodoksisė shqiptare.
    Statuti i ri pėrcakton se anėtarė tė KOASH-it janė vetėm “banorėt e Shqipėrisė”, ndėrsa tė tjerėt, edhe pse gjysma a mos mė shumė e shqiptarėve ortodoksė, shpėrnjhen, injorohen, shkelen, shiten, pėrdhosen, jashtėqiten: Anėtarė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė janė tė gjithė tė pagėzuarit nė Kishėn Orthodhokse dhe janė banorė tė Shqipėrisė, pa dallim origjine (Neni 2, 2006).
    Mirėpo statuti i kaluar i kishės sonė kombėtare e pėrcakton kristal se KOASH-i pėrbėhet prej tė gjithė Orthodhoksėve qė banojnė brėnda territorit tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė si dhe prej atyre Shqiptarėve Orthodhoksė qė banojnė jashtė Atdheut… (Neni 1, 1950). Sepse statuti i kaluar u shkrua nė ngjashmėri tė kishave tė tjera autoqefale, tė cilat nuk i jashtėqitin bijtė e bijat e tyre nė diasporė, por i pėrkujtojnė e pėrkujdesen pėr ta.
    Kryepeshkopi Anastasios, duke shkelur statutin e tretė tė vitit 1950 nė kėtė nen, shkon dhe pajtohet me dy statutet e para, ato qė pėrndryshe ai gjithmonė mohon, pėr vetė faktin se atje nuk lejohet qė njė kryepeshkop jo shqiptar tė jetė nė krye tė KOASH-it. Dhe megjithatė, kur i intereson kultit tė tij, Janullatosi bėn tė zezėn tė bardhė, sepse dy statutet e para nuk e parashikonin pėrkujdesjen pastorale ndaj shqiptarėve nė mėrgim.
    Qė t’i citojmė dokumentet historike nė fjalė, statuti i parė pėrcakton se Kisha e Shqipėrisė pėrbėhet prej tėrė banorėve tė Shtetit Shqipėtar… (Nyja 1, 1922), e njėsoj bėn dhe statuti i dytė, vetėm duke e “monarkizuar” pak gjuhėn, se KOASH-i pėrbahet prej tėrė banorėve tė Mbretėrisė Shqipėtare… (Kaptina 1, Art1, 1929).
    Siē duket nga kjo pėrqasje, statuti i mėparshėm i vitit 1950 e njihte diasporėn si pjesė tė Kishės sė Shqipėrisė, ashtu siē bėjnė tė gjitha kishat autoqefale. Kėtu pėrjashtohen patrikanat dhe kishat autoqefale greke, tė cilat, edhe pse jo tė gjitha, e lėnė diasporėn e tyre nėn baritorinė e Patrikanės sė Kostandinopojės, thjesht pėr arsye bashkėrendimi politik, pėr t’i dhėnė Fanarit numra qė vetė providenca hyjnore urtėsisht hoqi.
    Megjithatė, nėse nuk shpėrnjohim konfiguracionet kishtare brendagreke, luftėn midis versioneve tė ndryshme tė grekėsisė, pėr tė cilat historiografia shqiptare ngre supet, po sjell disa shembuj: Patrikana e Jerusalemit ka njė pėrfaqėsi greke nė Amerikė, pavarėsisht kundėrshtimit tė Patrikanės sė Kostandinopojės, e cila nuk e pranon mitropolitin e saj nė sinodin e peshkopėve ortodoksė tė Amerikės. Patrikana greke e Aleksandrisė, nga ana tjetėr, e kishte njėsoj njė eksarkat nė Amerikė, por nuk mundi tė rezistojė dhe sot ai sinod ėshtė krejt i pavarur nė Amerikėn e Veriut.
    Ndėrsa Kisha e Qipros, dhe kėtu kemi shembullin mė kundėrthėnės, edhe pse nė praktikė ia lejon grigjėn e saj nė diasporė Patrikanės sė Kostandinopojės (madje nė Britaninė e Madhe me kryepeshkop qipriot), e formulon kėshtu nenin e pėrkatėsisė kombėtare: Anėtarė tė gjindjes sė Kishės Ortodokse tė Qipros janė tė gjithė tė krishterėt ortodoksė qė banojnė nė Qipro, si dhe tė gjithė ata qė e kanė origjinėn nga Qipro dhe kanė hyrė nėpėrmjet pagėzimit nė Kishėn e saj, por qė banojnė tani nė dhé tė huaj. (Neni 2, 1979, cituar nga www.churchofcyprus.org.cy).
    Kėtu kemi njė kishė autoqefale greke qė, pa pėrfolur bashkėpunimet brendagreke pėr praninė e Patrikanės sė Kostandinopojės si Ekumenike nėpėr botė, bėn njė formulim guximtar nė Statutin e saj nė fuqi, tė vitit 1979, gjė qė kisha autoqefale shqiptare e kishte, por sot e ndryshoi! Sepse statuti shqiptar i vitit 1950, ndryshe nga ai i vitit 1929, i konsideronte shqiptarėt ortodoksė nė diasporė si pjesė e Kishės sė Shqipėrisė, duke parashikuar madje dhe krijimin e peshkopatave tė reja jashtė shtetit shqiptar. Tė shkuara, tė harruara! Tanimė, statuti i kishės shqiptare ėshtė mė grek se ai i kishave autoqefale greke.
    Statuti i 2006-ės e mbylli mė nė fund kapitullin e diasporės, duke i lėnė emigrantėt shqiptarė, me nene tė posaēme, nėn juridiksionin e kishės greke dhe tė kishave tė tjera autoqefale.Qė tė merret dikush sot me shqiptarėt nė diasporė, pėr atė qė u pėrpoqėm ne nė Greqi e nė Kanada, njė aventurė e tillė, pra, do tė thotė tė kundėrshtosh vetė statutin e KOASH-it! Ndėrsa deri tani puna misionare nė diasporė ishte nė pajtim me statutin e kaluar dhe ekzistonte vetėm si “problem personal” me Janullatosin, Liolinėt dhe klanet myslimane qė i pėrdorin tė drejtat e shqiptarėve ortodoksė pėr interesat e tyre.
    Nuk mund tė fshihet se greqizimi i statutit shqiptar, pėrveē flirtimit me shtetin grek, ėshtė dhe njė kompromis i madh midis Janullatosit dhe patrikanės greke tė Stambollit, e cila ka disa vjet qė ka sugjeruar publikisht largimin e Janullatosit nga Shqipėria, duke marrė shkas nga ndryshimet e primatėve nė patrikanat greke tė Aleksandrisė e Jerusalemit, paēka se dy sinodet e kishave nė fjalė u pėrgjigjėn kundėr kanditaturės sė Janullatosit.
    Ēshqiptarizimi i statutit shqiptar ishte mėnyra mė e arritshme qė Janullatosi tė impononte papizmin e tij nė KOASH dhe pėrherėsimin e misionit politik grek nė Shqipėri. Kemi, atėherė, njė ndėrthurje interesash ku fitues del gjithmonė “vuajtėsi” i madh: nėn kultin e Janullatosit mund tė kryhen shumė, gjė qė nė tė kundėrt ėshtė thjesht e pamundur.
    Dhe mbasi i ramė nė pjesė Janullatosit mbi diasporėn, le tė ndalemi nė njė vėzhgim gjuhėsor. Le tė lexojmė edhe njė herė nenin 2 tė statutit tė ri: Anėtarė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė janė tė gjithė tė pagėzuarit nė Kishėn Orthodhokse dhe janė banorė tė Shqipėrisė, pa dallim origjine. Nėse ky tekst do tė ishte shkruar fillimisht nė shqipe, kėtu do tė formulohej “tė cilėt janė banorė” dhe jo “dhe janė banorė”. Nuk ėshtė shqip. Sepse vetėm pėrmes greqishtes, e sidomos asaj kishtare, mund tė pranohet njė trashėsi e tillė nė gjuhė shqipe – jo vetėm tek neni 2 i Statutit, por nė tė gjithė kėtė dokument kaq tė shkujdesur tekstualisht.
    Kėtu nxjerr brirėt absurdi tjetėr shqiptaro-grek: ndėrsa statutet e kaluara tė kishės shqiptare u parėshkruan shqip, dhe vetėm mė vonė u pėrkthyen nė greqishte pėr qėllime dytėsore, tanimė, mbasi ėshtė njohur e pranuar veēorizimi i shqiptarėve ortodoksė nė rajon, mbasi ėshtė konsoliduar autoqefalia shqiptare, mbasi terminologjia jonė zyrtare ėshtė ngurtėsuar, mbas gjithė kėtyre realiteteve qė na i kumbuan veshėt me kaq zulmė, pra, sendet ndėrsillen e bien kokėposhtė…
    Por nuk ėshtė vetėm luhatja a madhe gjuhėsore e Statutit 2006, e as hallakatjet kuptimore si pasojė e cilėsisė mjerane intelektuale tė KOASH-it sot. Tejet esperantos sė KOASH-it, tymi nė konceptim ėshtė i qėllimshėm, madje me nen tė posaēėm: Nė rast se lindin paqartėsi nė lidhje me interpretimin e saktė tė kėtij Statuti, kriter dhe tekst referimi pėrbėjnė Kanonet e Shenjta (Neni 3.2).
    Po si mund tė kėrkojmė gjithmonė tė kundėrtėn, pėr tė zhbėrė tė vėrtetėn? Sepse statutet janė pikėrisht e kundėrta, pėrsjellja e kanoneve tė lashta nė realitetet e sotme, dhe jo anasjelltas. Statutet pėrkthejnė bash kanonet, dhe nuk mund tė pėrkthehen prej tyre. Ēfarė mashtrimi, por dhe ēfarė mjerimi… Meqenėse u ndalėm tek gjuha e statutit, edhe nė kėtė nen qė pėrmendėm pėrkthimi ėshtė bėrė majmunēe, duke imituar sintaksėn greke, pa pikė ndjeshmėrie nė shqipėrimin e nuancave tė tekstit.
    Mė e madhe kėtu ėshtė tallja qė i bėhet kulturės shqiptare. Nėse e riprodhojmė kėtė imazh tė fytyruar, na shfaqet dikush qė duket sikur ka nxjerrė gjuhėn jashtė e shėnjon atje me shpotitje. Duket sikur thotė: E kemi bėrė kaq ēorbė KOASH-in, i kemi blerė kaq shumė myslimanėt, saqė, nėse ju shqiptarėt ortodoksė s’e gjeni dot fillin, hidhuni tė gjithė nė det; kush di not le tė shpėtojė, ndėrsa tė tjerėt humbshin…
    * * *
    A do tė guxonte Janullatosi tė bėnte njė ndėrhyrje tė tillė nė Statut nėse diaspora shqiptare shihej nga shqiptarėt si pjesė pėrbėrėse e trupit tė kombit? Nėse jo, pėrse nuk pati reagime pėr njė padrejtėsi tė tillė? E para qė duhet tė reagonte ishte peshkopata shqiptare nė Amerikė, e cila deri nė vitin 1967 ishte nėn juridiksionin e Tiranės, dhe nėse nuk ndalohej feja nė Shqipėri, mund tė vijonte ende sot si pjesė e KOASH-it. Ėshtė ajo peshkopatė qė mbahet me tė madhe nga myslimanėt, por qė nė thelb pėrdoret pėr interesa politike dhe hesht kur shkelen tė drejtat e ortodoksėve nė diasporė. Kulturė e mistershme!
    Ismail Kadareja qenkėsh profet mbi profetė kur, para se t’ia mbathte vetė nga Shqipėria, na quajti “jashtėqitja e kombit”, ne tė ikurve tė rinj. Madhėshtia e antitezės nuk ėshtė aspak aksident, pikėrisht se ky margaritar nuk i pėrket letėrsisė; sepse ishte atėherė kur rrėfenin zemrat, jo intelekti. Sepse urrejtja brendashqiptare pėr diasporėn ėshtė njėsoj e lashtė sa vetė shteti shqiptar. Le tė kujtojmė Nolin. Nėse vonesat pėr vizėn mund tė justifikohen, si mund tė shfajėsohet racizmi shqiptar ndaj tij, sidomos kur e quajtėn “evgjiti i Edėrnesė”?
    Diktatura komuniste ndėrtoi pikėrisht mbi kėtė frymė tė trashėguar nė kulturėn shqiptare, por e zyrtarizoi racizmin me luftėn e klasave, duke e ideologjizuar urrejtjen pėr shqiptarėt jashtė, e duke e kthyer atė nė virtyt tė domosdoshėm pėr tė mbijetuar brenda. Kujtoni sentimentin dhe ngazėllimin qė shkaktonte njė afrikan a oriental nė Kongres, dhe neverinė pėr vdekje kur dėgjohej emri i ndonjė “armiku” shqiptar jashtė. Gjithė diaspora shqiptare u njėsua nė ndėrgjegjjen e shqiptarit tė ri me emigracionin politik, me kundėrshtarėt e regjimit.
    Por jo vetėm kaq. Urrejtja e trashėguar e shqiptarit brenda pėr shqiptarin jashtė u bė njėsh me privimet dhe paaftėsinė pėr tė pranuar shkakun e vėrtetė nėn diktaturė, aq sa kur dikush siguronte njė udhėtim jashtė shtetit nė vitet 80, kur kthehej nė atdhe do tė urrehej nga tė gjithė; thjesht sepse nuk kishte se si tė mbushte atė zbrazėtirė shpirtėrore qė krijonte kėrshėria e tė ngujuarve pėr realitetin pėrtej.
    Kėshtu e gjeti shtetasin e Shqipėrisė viti 1991, atėherė kur urrejtja pėr shqiptarin jashtė u shndėrrua nė njė abuzim mendor e material ndaj tė mėrguarve tė rinj. Pėr ēudi, urrejtja nuk u pakėsua, pėrderisa gjeste tė reja tė shqiptarėve tė kthyer pėrkohėsisht pėr vizita, shkaktonin irritime tė mėdha pėr njė kulturė pjellė nė uniformė.
    Qysh nga 1990-a e gjer sot, nėse i vėzhgojmė komunitetet e reja shqiptare nė diasporė ndershėm, shquajmė se trajtimi i shqiptarėve jashtė nga shqiptarėt brenda ėshtė njė pasqyrė e sentencės sė Ismail Kadaresė, pavarėsisht nga larje-lyerja qė i bėjnė shqiptarėt njėri-tjetrit nė ligjėrimin publik. Qė tė pėlcasė armiku…
    Si rrjedhojė, pėr sa i pėrket diasporės ortodokse, zoti Janullatos e pati shumė tė lehtė. Ai nuk kishte arsye tė kapėrcente as Kadarenė, kullėn paralele, kryepriftin e fesė sė shqiptarisė, dhe as urrejtjen brendashqiptare. Pėrkundrazi, Janullatosi i pėrdori problemet dalė nga larmia vendore pėr qėllimet e tij jo kishtare, duke kryer njė shkombėtarizim tė ngadaltė tė ortodoksisė shqiptare, duke na imponuar njė statut tė tillė; duke jashtėqitur ortodoksėt.
    Artikull i At Foti Cici: Jashtėqitja e kombit
    Materiale te tjera mbi historikun e kishes ortodokse shqiptare gjenden ne http://bizantin.wordpress.com/2008/0...atutin-e-ri-2/

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    At Foti Cici: Kulti i Janullatosit nė statutin e ri

    U mbush njė vit qė nga fuqizimi i statutit tė ri tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė – nėntor 2006. A e keni lexuar ju statutin e ri? A keni dėgjuar, tė paktėn, tė shkruhet diēka, qoftė dhe njė artikull alla shqiptarēe mbi kėtė tekst nė parashtrime gjysmak, por nė pėrmbajtje tė tmerrshėm pėr tė ardhmen e ortodoksisė shqiptare?

    Atėherė, pyes, si ka mundėsi qė nė botėn shqiptare ngjallen sė vdekurish fytyra fisnike qė s’kanė qenė kurrė tė atilla, marrin mish e kockė fantazma pėrndryshe tė urryera tė historisė sonė, thirren me zėrin e turmės fuqiplote vdekatarė tė farės sonė, pėr t’u pėrjetėsuar enkas si heronj tė shqipove, apo, qė t’i biem mu nė kokė, fryhen si tullumbace e ngrihen me akullin funeral tė kombit tekste si ai i statutit ortodoks tė vitit 1929, por, me gjithė kėto marrėzi, pra, heshtet urtėsisht mbi statutin e ri tė komunitetit ortodoks, i cili ėshtė teksti mė antivendor qė ka imponuar ndonjėherė ortodoksia?

    Athua tė jetė thjesht neglizhencė qė, edhe mbasi njė viti, statuti i ri nuk ėshtė botuar ende nė gazetėn zyrtare tė KOASH-it, siē praktikohet kjo nė kishat autoqefale? Sepse kur bėhen ndryshime ligjvėnėse nė njė komunitet ortodoks, gjė qė ėshtė mė se normale pėr jetėn kanunore tė njė kishe tė gjallė, ato bėhen pėr t’i pėrqafuar e zbatuar anėtarėt, e jo pėr t’ua fshehur e mbuluar atyre.

    Sa tė mėdha janė kleēkat dhe hilet e kėtij teksti guximtar nė marrėdhėniet shqiptaro-greke? Pėr mė tutje, si ka mundėsi qė kryepeshkopata e Tiranės nuk harron tė publikojė nė sitin e saj edhe faktet mė tė rėndomta tė jetės personale tė kryepeshkopit, ndonjėherė tė pėrmasės banale, si dekorimi i Tij nė njė shkollė bujqėsore nė Greqi, a vdekja e njėrit prej gjirikėve tė Tij nė Athinė, por nuk publikohet nė faqen zyrtare tė KOASH-it statuti i ri? Nė fakt, atje nuk janė publikuar as statutet e kaluara, duke na e ngarkuar ne modestėve atė barrė, nė ShqiptarOrtodoks.com.

    Statuti u pėrpilua nė mėnyrė private dhe anonime, sepse nė kėsi rastesh krijohen komisione me teologė e juristė tė kishės, klerikė e laikė, tė cilėt punojnė nėn pėrkujdesjen e Sinodit, derisa arrihet nė draftin pėrfundimtar, para se t’i ushtrohet debatit dhe votimit. Madje ka raste kur drafti kthehet pėr plotėsime e ndryshime tė domosdoshme, sepse ėshtė krijesė njerėzore prandaj dhe asnjėherė e pėrkryer. Cilėt klerikė dhe laikė pėrbėnin komisionin e hartimit tė Statutit? Mister!

    Ėshtė fakt se Statuti u miratua pa kaluar nė procesin e rrahjes dhe plotėsimit tė tekstit nė asamble, siē ndodh rėndom nė kishat e tjera autoqefale. Kjo tradhtohet edhe nė luhatjet e frikshme gjuhėsore (kuptimore e drejtshkrimore) tė dokumentuara nė kėtė statut. Pėr mė keq, fakti se statuti i ri u miratua pa asnjė rezistencė nga kleri dhe pėrfaqėsuesit laikė tė famullive, ėshtė farefisnor me fenomenin tjetėr, me vizitėn e presidentit amerikan nė Shqipėri: pėrveē vjedhjes sė orės, nuk pati asnjė reagim qytetar kundėr politikave antidemokratike tė presidencės sė Bushit, ndryshe nga ē’ndodhi nė vende mė pak tė prapambetura se Shqipėria.

    Statuti u shkrua, u pėrkthye, u miratua dhe u fuqizua pa lejuar asnjė debat, pa e votuar fare, sepse nė thelb miratimi “njėzėri” (Neni 70, 2006), nėn njė frymė trysnie tė shumėfishtė, nėn terrorin shpirtėror qė ushtron Janullatosi ndaj klerit dhe besimtarėve, nuk ėshtė votim. Jo dhe jo!

    Statuti i fundit i kishės ortodokse nė Shqipėri ėshtė njė tekst pėr tė cilin vlen tė bėhet njė studim nga teologėt dhe studiuesit tanė. Duhet krahasuar ky statut jo vetėm me statutet e mėparshme, por dhe me statutet e e tjera tė kishave autoqefale, si dhe me tė drejtėn kishtare tė ortodoksisė.

    Bllokimi nga kryepeshkopi Anastasios i njė pėrfshirjeje akademike nė studimet shqiptare ortodokse, me mundėsi tė plota bibliografike e praktike, nuk mjafton pėr t’u tėrhequr nga detyrimet tona si pjesėtarė tė gjallė tė ortodoksisė shqiptare. Pėrndjekjet dhe kanosjet e njė misioni parakishtar nuk kanė fuqi tė mpijnė intuitėn tonė kishtare dhe detyrimin pėr tė reaguar kur zhbėhet karakteri vendor i Kishės.

    Nė kėta kapituj, atėherė, do tė rroken pikat mė rrėshqitėse tė statutit tė ri, jo nen pėr nen, sesa problem pėr problem. Do tė zbardhen ngjyresat e mėdha politike, do tė kallėzohet shpengimi i madh i zotit Janullatos, jashtė delikatesės dhe tėrthorizmave me tė cilat desh na u njėsua pėrgjatė rrėmujės sė pasdiktaturės. Do tė shohim edhe njė herė se pa kultin e Janullatosit njė dokument i tillė bie nė mosqenie, tingėllon absurd, ashtu siē ėshtė nė thelb, ndėrsa nėn hijen e kėtij kulti tė ri grek paudhėsia pėrnjimendsh ēiltėrohet dhe kanonizohet si e mbarė.

    Ky debat hapet me pėrgjegjėsinė pėr tė bezdisur kultin e Janullatosit, pėr tė irrituar sėmundjen e lavdisė. Ata qė e njohin mirė dinė se kėto janė ēastet mė tė tejdukshme tė shėrbesės sė tij nė Shqipėri, atėherė kur improvizimi ēalon dhe shfaqet njeriu. Bezdisja e atij qė zėvendėson Zotin nė ndėrgjegjjen e anėtarėve tė Kishės, ndėrsa i shkel, i abuzon e i manipulon ata, ėshtė shenjė jete nė spiritualitetin ortodoks. Ėshtė madje njė nga prirjet e thirrjet nė jetėn e krishterė. “Nėse nuk bezdis dikė, nuk je vėrtet i gjallė”…

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •