Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 100
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mafia vazhdon me kokfortesi punen e saje..

    Asnji dite te mos mbeten pa pune axhensite e autobusave.. as Pabet e diskot e Golemit.. Mafia do dhe ne Dimer te mbushe Thaset..
    Kosovaret jane zengjina.. ti rrjepim..
    Shqiperia eshte e sigurte.. Aty ska atentate..ska aksidente.. ec Mafie.. perpara..

    -ja cthot Gazeta:

    -------shekulli-----

    “Rrugës pamë autobusin e rrëzuar dhe u ndjemë pak keq për ata që vdiqën. Ishte një aksident i rëndë”

    Nxënësit kosovarë, sërish në Shqipëri

    Ata kanë lënë pas aksidentin tragjik dhe mendojnë se si t’ia kalojnë sa më mirë në Shqipëri

    Ened Janina

    Aksidenti tragjik i 14 tetorit ku humbën jetën 15 gjimnazistë kosovarë nuk i ka frenuar shokët e tyre që të vizitojnë Shqipërinë. Paraditen e djeshme një grup gjimnazistësh kosovarë nga qyteti i Ferizajt ka kaluar kufirin për të vizituar Shqipërinë. Me të njëjtin qëllim si ai i 15 të vdekurve në aksidentin tragjik, 102 gjimnazistë kosovarë kanë kaluar dje “kufirin e frikës”. Dy autobuzat e tyre kanë kaluar shumë lehtësisht deri në Durrës pa hasur asnjë problem. Edhe pse të frikësuar nga ajo që ka ndodhur pesë ditë më parë, gjimnazistët kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri. Mes dilemës së madhe për të ardhur apo jo në vendin tonë ata janë bërë grupi i parë i gjimnazistëve kosovarë që vizitojnë Shqipërinë pas aksidentit. Në mendjet e tyre duket sikur aksidenti nuk ka lënë asnjë shenjë dhe ata janë të bindur se Shqipëria nuk paraqet asnjë rrezik. “Ishte një aksident që mund të ndodhë kudo dhe kujtdo. Shpresojmë të mos i ndodhë askujt tjetër”,- thonë ata në lidhje me aksidentin dhe ndërkohë shikojnë natyrën e ashpër të veriut të Shqipërisë.
    Rreth orës 16.00 të ditës së djeshme dy autobuzët e gjimnazistëve të shkollës bujqësore të Ferizajt kishin ndaluar në afërsi të qytetit të Rrëshenit për të drekuar. Nxënësit kishin mbaruar drekën më parë se profesorët e tyre dhe po admironin natyrën e ashpër shqiptare. Ndërkohë profesorët ndodheshin ende në lokal duke drekuar së bashku me shoferët e autobuzëve. Askush prej tyre nuk diskutonte për aksidentin tragjik por mendonte për t’ia kaluar sa më mirë në Shqipëri. Grupe grupe gjimnazistët kosovarë ishin mbledhur pranë autobuzit dhe prisnin që të vazhdonin udhëtimin e tyre. Me një dëshirë shumë të madhe për të parë Shqipërinë ata kanë harruar atë që ka ndodhur. Nga përgjigjet që të japin të gjithë e dinë për aksidentin e pesë ditëve më parë por askush nuk ka dëshirë që të flasë. Disa të ndrojtur nga prania e mediave tregojnë se gjatë rrugës kanë parë autobuzin e rrëzuar në greminë. “Na erdhi shumë keq për atë që u kishte ndodhur kolegëve tanë, gjimnazistëve nga Malisheva. Rrugës pamë autobusin e rrëzuar dhe u ndjemë pak keq për ata që vdiqën. Ishte një aksident i rëndë. Ne nuk qendruam shumë pranë autobuzit sepse duam që të vahdojmë rrugën tonë”,- thotë një grup studentësh. Ata tregojnë se fillimisht kishin qenë të frikësuar për të ardhur në Shqipëri. Secili prej tyre kishte paguar 100 euro dhe kishin caktuar datën e nisjes, ditën e djeshme. Në momentin që kishin marrë vesh për aksidentin ishin trembur disi. Në shtëpitë e të gjithë studentëve ishte diskutuar në lidhje me këtë gjë por më në fund kishin vendosur që të niseshin. Shumë prej tyre, pasi shprehin keqardhjen e tyre e konsiderojnë tragjedinë një aksident që mund të ndodhë kudo dhe për këtë arsye nuk kanë frikë. Edhe profesorët e tyre shprehen të qetë në lidhje me vizitën dhe nuk mendojnë shumë për atë që ka ndodhur. Ata tregojnë se në fillim tek nxënësit janë shfaqur shenja frike por kjo gjë ka kaluar pas pak kohësh. Kur kanë hyrë në Shqipëri gjimnazistët nga Ferizaj janë ambientuar me natyrën dhe e kanë hedhur pas frikën. Teksa kanë mbaruar drekën në Rrëshen ata mendojnë vetëm për vendet e bukura që kanë lexuar nëpër librat e historisë por që tani kanë mundësinë t’i shikojnë vetë.



    18/10/2004

    -----

  2. #82
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... kosovare e shqiptare do ta vazhdojne te udhetojne te ajo rruge, por ishte momenti ters i "Maturanteve". Disa nga forumistat kujtuan ngjarjen e Llogarase me studentet e Bujqesorit, Brari kujtoi ngjarjen me nxenesit ne Liqenin e Prespes, une do te kujtoja aksidentin me nxenesit beratas te cilet ktheheshin nga Saranda. Deri sa shoferet gangsterre e qaf-lesha do te vazhdojne te ecin sikur ta kene prone private rrugen Kombtare, larg-qofte ai moment kur do te degjojme per aksidentin e rradhes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #83
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Rruga është rrugë. Aksidenti është aksident. Ndodhin gjithkund. Edhe në shtetet më të zhvilluara (nëse është në pyetje varfëria e Shqipërisë) e më demokratike (nëse është në pyetje pushteti).

    Prandaj, nuk kuptoj pse hahet kaq shumë *** në këtë temë për mafi e çkamos nga po ata njerëz që në vend të fjalës së ngushëllimit për viktimat e aksidentit, thurrin bejte sarkastike për llogari të veta partiake.

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Të shtunën në Malishevë i jepej lamtumira e fundit 16 gjimnazistëve, kryeministri në një nga lokalet më të famshme të Selanikut

    Shqiptarët në zi, Nano në buzuk


    D.Tanushi

    TIRANË – Kryeministri Fatos Nano e ka kaluar natën e së shtunës në një nga buzuqet (lokale tradicionalë në Greqi ku këndohet live) më të famshme në periferi të Selanikut, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Xhoana Nano. Në të njëjtën ditë, kur në Kosovë u ishte dhënë lamtumira e fundit 16 viktimave që humbën jetën gjatë një aksidenti në Fushë-Arrëz, në bazë të disa pamjeve të shfaqura mbrëmë nga “TV Klan”, i cili i referohej pamjeve të një televiozni privat grek “Alpha TV”, kryeministri shqiptar kalonte natën në buzukun “Ilia” të Selanikut. Po sipas këtyre pamjeve, kryeministri shfaqej me një palë syze të errëta, të cilat ai i kishte vënë pas operacionit që bëri në sy, në një nga spitalet e këtij qyteti grek. Në buzukun e njohur “Ilia”, Nano shfaqej i shoqëruar përveç bashkëshortes edhe nga biznesmeni i njohur Aleksandër Kalidhopulli. Në datën 15 tetor, ditën e premte kryeministri Fatos Nano kishte mbërritur në qytetin e Selanikut, ku kreu një ndërhyrje kirurgjikale okulistike në një klinikë të specializuar në këtë qytet, sipas njoftimit të Departamentit të Informacionit në Kryeministri. Sipas këtij njoftimi, ndërhyrja kirurgjikale periorbitalethe, e parashikuar, ishte kryer pas rekomandimit të mjekëve të specializuar okulistë. Ndërsa vetëm një ditë më pas, kur edhe Shqipëria, edhe Kosova ishin në ditë zie, kryeministri, së bashku me bashkëshorten dhe një grup miqsh të tij të afërt është shfaqur duke shijuar muzikën greke, pikërisht në një nga buzuqet e njohura të qytetit bregdetar grek. Sipas pamjeve të shfaqura në ekranin e “TV Klan”, çifti Fatos dhe Xhoana Nano kanë qëndruar në festë deri në orët e para të ditës së dielë, kur është ndezuar edhe atmosfera, nën ritmin e këngëve të njohura greke, të kënduara nga emra të njohur të kësaj muzike. Pamjet kanë treguar se Nano ishte ulur në një nga tavolinat kryesore të lokalit të njohur dhe mbi të dhe bashkëshorten janë derdhur karafila të shumtë, rit ky i buzuqeve greke. Sipas këtij riti të vjetër, në një mga momentet kulmore të festave, kur qejfi arrin majat, të rinj dhe të reja shpërndajnë pjata me karafila, të cilat kushtojnë nga 1 euro, çmim i cili varion në buzuqe të ndryshme dhe i derdhin mbi kokat e të pranishmëve. Në fakt kryeministri shqiptar nuk ka kërcyer, ashtu siç ndodh rëndom në ditë të tilla fundjave në këto buzuqe, por në një moment kryeministri shqiptar ka shtrënguar duart me këngëtaren greke, e cila duket se e kishte kuptuar rëndësinë e personave që qëndruan gjatë gjithë kohës në tavolinën kryesore. Pamjet, ku kryeministri shfaqej në një festë të tillë, pikërisht atë ditë, kur në Prishtinë organizohej ceremonia mortore për nxënësit kosovarë që humbën jetën në aksidentin e ndodhur në një nga rrugët e veriut të Shqipërisë kanë qenë pak kompromentuese për figurën e kryeministrit shqiptar. Një ditë më parë Shqipëria dhe Kosova shpallën ditën e zizë, ndërsa shumë ministra e deputetë shqiptarë shkuan në Prishtinë për t’u shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave. Kjo është hera e dytë që, kryeministrit shqiptar i ndodh të jetë jashtë vendit, pikërisht në momentet tragjike të kombit shqiptar.

    Precedenti

    Tragjedia e 9 janarit, Nano nuk ndërpreu pushimet

    Kryeministri Nano mungoi edhe në 9 janar, kur 21 shqiptarë që ishin nisur të kalonin ilegalisht brigjet e Jonit drejt Italisë mbetën në fund të detit. Atëherë sërisht Kryeministria u detyrua të sqarojë se kryeministri kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në tëmth në një spitalet e Stambollit, pasi as këtë herë kryeministri nuk u ndodh në vendngjarje. Në atë kohë Nano nuk preferoi të ndërpriste qëndrimin në Turqi e të kthehej në Shqipëri edhe pse i gjithë opinioni e akuzoi për këtë. Nano ishte ende në vazhdën e pushimeve të Vitit të Ri, ndërkohë që në krye të qeverisë ishte vetëm zv/kryeministri Namik Dokle. Opozita dhe disa shoqata joqeveritare si lëvizja “Mjaft” denoncuam qëndrimin indiferent të kryeministrit Nano. Madje pati edhe protesta të shoqëruara këto edhe me homazhe në nder të viktimave që humbën jetën në fund të detit për një jetë më të mirë. Ironia arriti deri aty sa kryeministri, kur mbërriti në Tiranë u prit me parulla dhe pankarta të mëdha në hyrje të Tiranës.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #85
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Une morra vesh per nje aksion popullor te ndertimit te mbrojtesave rrugore.
    Njeri nga udheheqesit e ketij aksioni tha: "Per shkak te mos vendosjese me kohe te mbrojtesave rrugore,qeveria eshte edhe pergjegjes moral per kete qe ndodhi".
    Kete e pash dje ne Top Channel.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #86
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Mafia vazhdon me kokfortesi punen e saje..

    Asnji dite te mos mbeten pa pune axhensite e autobusave.. as Pabet e diskot e Golemit.. Mafia do dhe ne Dimer te mbushe Thaset..
    Kosovaret jane zengjina.. ti rrjepim..
    Shqiperia eshte e sigurte.. Aty ska atentate..ska aksidente.. ec Mafie.. perpara..

    -ja cthot Gazeta:

    -------shekulli-----

    “Rrugës pamë autobusin e rrëzuar dhe u ndjemë pak keq për ata që vdiqën. Ishte një aksident i rëndë”

    Nxënësit kosovarë, sërish në Shqipëri

    Ata kanë lënë pas aksidentin tragjik dhe mendojnë se si t’ia kalojnë sa më mirë në Shqipëri

    Ened Janina

    Aksidenti tragjik i 14 tetorit ku humbën jetën 15 gjimnazistë kosovarë nuk i ka frenuar shokët e tyre që të vizitojnë Shqipërinë. Paraditen e djeshme një grup gjimnazistësh kosovarë nga qyteti i Ferizajt ka kaluar kufirin për të vizituar Shqipërinë. Me të njëjtin qëllim si ai i 15 të vdekurve në aksidentin tragjik, 102 gjimnazistë kosovarë kanë kaluar dje “kufirin e frikës”. Dy autobuzat e tyre kanë kaluar shumë lehtësisht deri në Durrës pa hasur asnjë problem. Edhe pse të frikësuar nga ajo që ka ndodhur pesë ditë më parë, gjimnazistët kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri. Mes dilemës së madhe për të ardhur apo jo në vendin tonë ata janë bërë grupi i parë i gjimnazistëve kosovarë që vizitojnë Shqipërinë pas aksidentit. Në mendjet e tyre duket sikur aksidenti nuk ka lënë asnjë shenjë dhe ata janë të bindur se Shqipëria nuk paraqet asnjë rrezik. “Ishte një aksident që mund të ndodhë kudo dhe kujtdo. Shpresojmë të mos i ndodhë askujt tjetër”,- thonë ata në lidhje me aksidentin dhe ndërkohë shikojnë natyrën e ashpër të veriut të Shqipërisë.
    Rreth orës 16.00 të ditës së djeshme dy autobuzët e gjimnazistëve të shkollës bujqësore të Ferizajt kishin ndaluar në afërsi të qytetit të Rrëshenit për të drekuar. Nxënësit kishin mbaruar drekën më parë se profesorët e tyre dhe po admironin natyrën e ashpër shqiptare. Ndërkohë profesorët ndodheshin ende në lokal duke drekuar së bashku me shoferët e autobuzëve. Askush prej tyre nuk diskutonte për aksidentin tragjik por mendonte për t’ia kaluar sa më mirë në Shqipëri. Grupe grupe gjimnazistët kosovarë ishin mbledhur pranë autobuzit dhe prisnin që të vazhdonin udhëtimin e tyre. Me një dëshirë shumë të madhe për të parë Shqipërinë ata kanë harruar atë që ka ndodhur. Nga përgjigjet që të japin të gjithë e dinë për aksidentin e pesë ditëve më parë por askush nuk ka dëshirë që të flasë. Disa të ndrojtur nga prania e mediave tregojnë se gjatë rrugës kanë parë autobuzin e rrëzuar në greminë. “Na erdhi shumë keq për atë që u kishte ndodhur kolegëve tanë, gjimnazistëve nga Malisheva. Rrugës pamë autobusin e rrëzuar dhe u ndjemë pak keq për ata që vdiqën. Ishte një aksident i rëndë. Ne nuk qendruam shumë pranë autobuzit sepse duam që të vahdojmë rrugën tonë”,- thotë një grup studentësh. Ata tregojnë se fillimisht kishin qenë të frikësuar për të ardhur në Shqipëri. Secili prej tyre kishte paguar 100 euro dhe kishin caktuar datën e nisjes, ditën e djeshme. Në momentin që kishin marrë vesh për aksidentin ishin trembur disi. Në shtëpitë e të gjithë studentëve ishte diskutuar në lidhje me këtë gjë por më në fund kishin vendosur që të niseshin. Shumë prej tyre, pasi shprehin keqardhjen e tyre e konsiderojnë tragjedinë një aksident që mund të ndodhë kudo dhe për këtë arsye nuk kanë frikë. Edhe profesorët e tyre shprehen të qetë në lidhje me vizitën dhe nuk mendojnë shumë për atë që ka ndodhur. Ata tregojnë se në fillim tek nxënësit janë shfaqur shenja frike por kjo gjë ka kaluar pas pak kohësh. Kur kanë hyrë në Shqipëri gjimnazistët nga Ferizaj janë ambientuar me natyrën dhe e kanë hedhur pas frikën. Teksa kanë mbaruar drekën në Rrëshen ata mendojnë vetëm për vendet e bukura që kanë lexuar nëpër librat e historisë por që tani kanë mundësinë t’i shikojnë vetë.



    18/10/2004

    -----
    Kosovaret vine te shohin vendin e tyre. Nese duan te bejne qejf ne PUB le te bejne, njerez jane dhe ata, boll lufte kane pare. Cfare eshte kjo llogjike elefanti keshtu. Si te them une tani, qe meqe Bush-i ka gjith naften e Amerikes un nuk do blej nafte, do udhetoj me kembe qysh sot e tutje. Do kesh qene ndonje hippie ti me siguri se ke tendenca rrevolucionaro-cheguevareske. Kosovaret le te vine dhe jane te mirpritur, nuk do mbajm vendin peng ne se kemi nje antikombetar mafioz qe qeveris vendin. Hajde poshte Vlora tani se e paske harru.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Rexhepi falenderim Nanos për ndihmën




    Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh falenderimi nga kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi. Në këtë mesazh zoti Rexhepi shprehet: “Si kryeministër i Kosovës më lejoni që në emrin tim, në emër të qeverisë së Kosovës dhe të tërë popullit të Kosovës t’iu falenderoj ju z.kryeministër, gjithë shtetin shqiptar dhe popullin e mrekullueshëm të Shqipërisë për ndihmën e shpejtë dhe të pakursyer me rastin e fatkeqësisë së ndodhur në Fushë Arrëz, më 14 tetor 2004.
    Shteti shqiptar si në kohë lufte e po ashtu edhe tani në paqe, në momente krizash dhe tragjedish i ka dalë dhe po i del në ndihmë Kosovës dhe qytetarëve të saj, andaj si kryeministër i qytetarëve të Kosovës shpreh mirënjohjen time më të thellë për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë”,- përfundon mesazhi i zotit Rexhepi drejtuar kryeministrit Nano.

    --------------------------------------------------------------------------------



    Ngjarje te tilla tragjike ndodhin dhe do ndodhin kudo ne bote dhe nuk ka pse te dramatizohen e politizohen ne kulm. Tersi atyre fatzinjve brenda.

  8. #88
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Ngushellime familjeve , aksident dhe tragjedi e rende po ju lutem mos shfrytezoni fatkeqsite per motive te ndyra politke se nuk ka lezet , aksidente ndodhin kudo ne bote dhe nga me te ndryshmet . Edhe nje here ngushellime.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Nano dhe ne

    "Nano kryeminister" eshte misherimi me i mire i shprehjes se cdo popull meriton qeverine dhe ka. Pasi e ka zberthyer me se mire psikologjine e turmes ne Shqiperi, kujtesen e saj prej struci dhe ne pergjithesi nivelin pertoke te emancipimit, ai nuk e ka per turp te mungoje ne Shqiperi qofte dhe ne dite zie me preteksin e nje operacioni i cili cuditerisht nuk priste dot dy-tre dite. Ashtu sic nuk e pati problem qe te lepinte cfare kishte thene para dy vjetesh per Cacin dhe Bacin e te bente antare te qeverise. Ashtu sic nuk e ka problem qe te deklaroje si dhurate nje Mercedes (Toni Bler para nja dy muajsh kishte refuzuar nje kitare te Bonos, kengetarit te U2, per arsye se ishte me e shtrenjte se 30 paund, niveli maksimal i nje dhurate ne UK). Ashtu sic nuk e ka problem qe te percudnoje protokollin shteteror dhe te beje gruan e tij (per te cilen ka kerkuar vete informacion zyrtar nga SHIK) zonje te pare kur nuk i takon. Ashtu sic nuk e ka problem qe te defreje ne te njejten dite kur po vete kishte deklaruar dite zie e cila kishte kaluar kufinjte shteterore dhe ishte bere zi kombetare. Kryeadministrator i Kosoves, qe nuk eshte shqiptar, nderpreu qendrimin jashte shtetit, per te marre pjese ne ceremonine mortore, por kryeministri shqiptar nuk e sheh te arsyeshme jo te shtyje nje operacion, por as te pakten te respektoje qofte formalisht rregullat e qeverise se vet. E thene ne gjuhen e kafenese, Fatos Nano, sidomos ne 2004, eshte kthyer ne nej hedonist qe, e thene vulgarisht, nuk e rruan fare per veprimet qe ben apo as per detyrimet formale qe ka si kryeminister i Shqiperise.

    Ai i ben te gjitha keto sepse e di qe ne kete vend cudia me e madhe tre dite zgjat. Sepse neser kur te vije dita e zgjedhjes, papergjegjshmeria jone kolektive e shoqeruar me mbizoterimin e injorances, sklerozes shoqerore dhe dozen e mjaftueshme te manipulimit do ti lejoje qe ne mos ne krye te pakten te kete paprekshmerine politike. Por te pakten TV Klan deshmoi nje levizje te medias qe papergjeshmeri te tilla do te jete me e veshtire per tu zhytur ne harresen e pas-trediteve.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ...
    Me Lejoni!
    Sa shum po me vjen keq, nga kjo Kacafytje!. ketu ne mesin e juaj "Vellezer Shqipetar' qe te Gjith Jeni Nje ,Qe te Gjith Jemi prej nji Gjaku TE Nje Kombi MOS Harroni?!. prandaj,duhet Shprehur Ndjenjen dhe Moralin e Njejt "NJERZOR". ne te Duhuren rast si ky qe Ndodhi Aksident ne Perplasjen e ketij Autobusi!" ne( Fush Arrez)- te Pukes! te Ketyre Nxenes Maturant!.TE Rinje Shqiptar Pavaresisht Nga Shqiperia. Nga Kosova. Tetova Maqedonija e vise tjera. Me Nji Fjal jan Shqiptar e patjeter se te kem nje Dhimbje te Perbashket e kjo na e mundeson Qe te ndihemi ma te BASHKUAR.!dhe KJO ISHTE NJE FATKEQSI si ky qe NDODHI SOT KA ndodh per te gjith... e shum raste qfar kan ndodh!!! te ndajm Bashk Dhimbjen Dhe Dashurin Shqiptare***Qfar do na Godit ne duhet te jemi te Gatshem per tu perballuar Qdo gjeje qe Ndodhin te papritura!.Ashtu dhe si u Treguan ata Shqipetar te Shqiperis po ne ket Rast fal ZOTIT*...Qe kan Shpetuar dhe shum te tjer nga Rreziku!Po nga Vellezerit Shqipetar Sigurisht Te Shqiperis Qoft dhe nga,( ISH lUFTA 1998-1999- ten nga Barbaret serb!!!
    Prandaj mos ti perfshijm te gjith me nje Fshiz se KEMI NEVOJ per Kontakte Vllazerore Shqipetarejo na lidh kjo na Bashkon e na Ben dhe ma te Fort ai Qe din e Ai Qe Don!.
    Gjthqkahes do i Vij Radha:
    mos e Beni te Munduren pa te Mundur. kjo Ishte dhe do jet e Perhershme Enderr e Ardhmeris per Nje Shqiperi te Madhe mos sot NESER nuk esht Qudi!* te Gjith e kemi Enderruar ket me Shekuj:
    Prandaj Mos merrni asgje me nxitim.!
    Duhet Forca e BASHKIMI Kombetar Nje Gjuh e Gjithanshem e( Perbashket)-
    Per te Realizuar ket Enderr KAQ te madhe akoma Duhet Koh dhe Pun e Afrim Mir kuptim te Perbashket.!SIGURISHT e jo Thashe te Theme KETO nuk vlejn per Burra.!Diqka Qe shkon Kurr nuk Vjen Dhe keta Thmi* TE KOSOVES ende pa e shijuar endrren e Femiris TE CILET E HUMBEN JETEN NE KET TRAGJEDI SHKUAN DHE KURR NUK VIJN)!!!
    Sot kemi nevoj per" Fjal" TE Ngrohta per ta Shmang Dhimbjen e Plagen e KOSOVEShe FAMILJEVE TE MATURANTVE TE MALISHEVES:

    Esht Diqka Qe Vjen nga se nuk shihet dhe as se pret (aksident)! pse ,i thon aksident e kjo esht e papritur...!
    Prandaj Duhet Pajtuar me ata Qka vjen nga "ZOTI"Xh.sh.nehu;
    Binduni kesaj dhe mos humbni Besimin Te ZOTI.
    (Perjashton mundesija) se diqka e "Till" esht, si na Shiqon, na percill na provon. nga kjo jet! ,ne Qiell a' ne tok?!.nga diqka kemi "Lind" dhe nga ajo do vdesim;ashtu Qysh e kemi fat ...duke patur parasysh sa jemi te aft tu' perballojm gjerave qe vin e shkojn.!
    e them nje rast konkret. po nga (ISH Gjyshi im)Njeri iLidhun me Fen Muslimane*. Qe Lidhej ne Namaz te 5 Vaktet e Dites;me nga 3-4 or.udhtojke per me Fal Gjuman per Qdo te Premteo t'thot,afer 20 klm;mos me shum nga Bjeshket e Nalta te Rugoves per ne Qytetin e Pejes te XHAMIJA E MADHE:
    Po Ky Njeri (ISH Shum BUJAR I Dashur)- dhe i Matur mes Shoqeris dhe MIQSIS*!
    Shum fjal kam marr nga Ai ata Qka i mbaj ne mend i Ruaj se shum nga ato Fjal te (Ish Babgjyshit H.LAJQI Rugov)!si per far "Rastit" dhe me ndihmojn kur i sjelli nder-mend.!
    erdha Deri te Kjo kur Thojke PEJGAMERIN A.L .Sela Muhamedin- e kish pa Dvet Ni Njeri Thojke po dhe ai (NJERI I MRRIM)-si thuhet dhe Engjull- O muhamed A.L.Sela?!.
    a mundish me dvet A.xh.sh.nehu nga Qka ka mem ardh egjeli i thot po e dveti pritum Qetu?!.kthehet dhe i thot prej (ujit)-thot ky Niri i Mrrim ai po keq tek asht, hajt e thuaj edhe niher , a' ban me ma ndrrua,dyqysh tjeter!thot ani sh.e dvet apet i thot ,prej Gjarprit,as kjo si pelqen . edhe niher ja ndrrojn i thot prej Ni Peme!.dhe u ban tri her nuk ka pas te drejt Tjeter dhe e len me Qata prej Peme hajt se ma kollaj, e zgjata pak me falni!.
    Po nje dit i Vjen Puna me Krastit Barqen dhe i duhet me Hyp Ne Pem. pasi thot si dua me u ruejt dhe prej kesaj, po s' ka pas kah ja man se Qaty e ka pas Kohen edhe me i shortua Pemet dhe kur ka Hyp ne at PEM i ka dal Gjarpri dhe e ka sulmuar esht gjuajtur ne Uj po aty ka Perfunduar dhe jeta e tij ! prej tri sendeve, qe ka dasht te ju ik! nga te trijat ka perfundua ma ne fund.! dhe ju kan kombinuar ashtu si e ka pas te Shkruar keshtu e thojke Plaku pra Gjyshi Im Njeri shum me Kapacitet dhe Inteligjent Po ne nji Mosh te Shtyer Vjeqare:Ai nuk esht kurr me as Vendin e Tij as kush nuk e Nxen***AI I ka kenduar Lahutes kengeve ma te Bukura te Historis Shqiptare Te (Muja Halilit. Gjergj Elez Alis. SI dhe BALOZIT TE ZI)!
    ...
    kaq me falni ju lutem as kuj nuk i kam dhan Emer te GJITHVE JU KAM PERFSHIR Qoft dhe veten Time ma ne fund.!
    e luas dhe Moderatorin se Qka nuk i pelqej ne te Shkruar Ti Fshij ato si kam dal jasht teme:
    me duket se pak e kemi Tepruar nga te gjith Ma se shumti po na ngacmon Politika e kemi marr dhe shum nga Bishti Po duam me shum se Qka nuk na perket...!
    TE JAU LEM ATYRE Qe jan duke u marr me keto Pun shum po ju PERZIHEM NEPER KEMB:
    Nga keto asgje nuk do te Arrijm Por nga puna e mir ose Fjal e mir.
    Me RESPEKT hajla:
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. I shpëtoi tragjedisë së Air France, vdes në aksident me makinë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 09:06
  3. Aksident ne Korce, perplasen 2 makina, 2 te vdekur
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:20
  4. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarë
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  5. Shuhet një familje shqiptare nga Ohri në aksident trafiku
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •