E Shtune, 16 Tetor 2004
NANO, SYRIN NE STAMBOLL, GISHTIN NE ATHINE
Ministri i Rendit Publik duhet te jape, minimumi, doreheqjen
Eshte e dhimbshme ajo cka po ngjet me shqiptaret qe drejtohen nga nje njeri qe nuk ka pike shpirti apo gjaku shqiptar. Ai quhet Fatos Nano. Eshte hera e dyte qe kryeministri i vendit, ne vend qe te rrije ne Shqiperi ne ditet e fatkeqesise kombetare, ben te kunderten; iken ne Greqi, tamam atje ku ka shpirtin dhe interesat. Ne Shqiperi rri vetem per te marre cka mund te perlaje tani ne ikje dhe qejfin e harene e ka gjetur ne vendin fqinj. Nga burime teper te sigurta, bile jashtezakonisht te konfirmuara, pardje ne mesdite zoti Nano sapo mori vesh qe aksidenti kishte sjelle vdekjen e nje morie njerezish ne Puke, ai ka qendruar deri ne ora 18.20 ne kryeqytet dhe me pas me nje urdi sirenash policie ka nxituar drejt Korces ku ka kaluar kufirin shqiptar per t'u leshuar ne krahet e nates ne Selanik te Greqise. Ne Shqiperi vazhdonte gjema e madhe e vdekjes se 16 jete bashkekombasish, bile jete krejt te njoma, pa harruar dhe shume te plagosur, kurse kryeministri shqiptar iken. Iken dhe gjen nje genjeshter si perhere se ka operacion per syrin!. Po a nuk ishte ai kryeminister qe pardje ne dreke, para aksidentit, zhvilloi mbledhjen e qeverise dhe lexoi, foli me ze te larte dhe me pas na qenka semure?! Arsyeja e vertete mbetet se e shoqja, Xhoana Nano, qe ka mbi supe nga i shoqi dekoraten e Gruas se Pare te Shqiperise, eshte fyer nga sipermarrja e dy vajzave te Presidentit Mosiu, te cilat kane organizuar keto dite ne Tirane nje takim me te gjitha First Lady te vendeve te Europes Juglindore. Pra nuk mund te pranoje Xhoana Nano qe vajzat e Moisiut ta sfidojne kaq hapur, ndaj qe te mos ishte ne Tirane e te pranonte sfiden publike, ka marre per hunde kryeministrin tone dhe e ka cuar ne Selanik. Larg Shqiperise! Nderkohe qe gjema e vdekjes alarmoi cdo shqiptar. Erdhi kryeministri i Kosoves me avion naten vone. Mberriten ministrat e Kosoves nga kufiri. Shkoi dhe u interesua ambasadori italian ne Tirane per shqiptaret e plagosur. Erdhi zv/shefi i UNMIK-ut nga Prishtina ne mesnate per t'u ardhur ne ndihme te plagosurve dhe per te ndihmuar ne lehtesimin e vuajtjeve per familjaret qe iu kishin vdekur femijet. Sapo zbriti vone ne darke nga avioni, zoti Moisiu nxitoi per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per t'u interesuar dhe per te ndihmuar njerezit e plagosur. Servet Pellumbi percoi mesazhin e forces dhe kurajos njerezore ne kete fatkeqesi. Ndersa kryebashkiaku Rama shkoi ne nje gjimnaz te Tiranes per t'u lutur me gjimnazistet per shpirtin e atyre qe vdiqen. Shkonte dhe vinte zv/kryeministri Dokle me shpirt neper dhembe duke kontribuar aq sa mundte. Kurse vetem nje njeri, qe eshte edhe pergjegjes per kete vend, nuk ishte, ose me mire nxitoi te ikte. Kryeministri yne ia mbathi perseri. Me keq se me 9 janar te ketij viti kur u mbyten ne Vlore 21 jete njerezish. Asokohe kryeministri ishte ne Stamboll dhe nuk pranoite pezullonte pushimet apo sajesen per rregullimin e syrit. E la vendin ne zi dhe vete ferkohej pishinave te Stambollit. As nuk iu shkoi familjeve per t'iu pire kafen e mortit, edhe kur erdhi pas tre ditesh te zise me 9 janar 2004. C'eshte ky njeri pa shpirt e pa zemer! Si mundet ai te gjeje genjeshtren e dyte se po shkon per syrin? Edhe sikur te jete e vertete ceshtja e syrit, perseri nje Burre Shteti e shtyn ate disa dite dhe merret me zine qe i ka pushtuar vendin e tij. Nese do te kishim kryeminister normal, pardje ai duhej jo vetem te shkonte ne Spitalin Ushtarak per t'i vizituar e per t'u dhene shprese atyre dhe neve si te qeverisur prej tij, por burrerisht duhej te kishte vajtur dhe ne Puke. Ky eshte kryeministri i njerezve! Ndersa Nano eshte kryeministri i klanit te tij te biznesit dhe i antivlerave njerezore.
Ne vend qe kryeministri te rrinte ketu ne Shqiperi jo vetem si garanci qe ky vend ka nje Burre Shteti qe interesohet per njerezit ne dite te veshtira e zie, ai ben te kunderten. Kryeministri duhej gjithashtu te bente mbledhjen urgjente te qeverise per kete ngjarje tragjike, ne mesnate. Te shkarkonte minimumi ministrin e Rendit Publik, Igli Toska. Ngjarje te tilla kombetare qe mbartin zi dhe dhimbje nuk kalojne pa masa te rrepta. Si mund te udhetonin gjashte autobuse me gjimnaziste me mbi 350 veta neper Shqiperi pa shoqerim me makina policie? Kush mund ta liroje nga faji kete ministri se gjoja nuk na kane lajmeruar!? Po a nuk kane kaluar kufirin keta autobuse varg dhe a jane regjistruar ne piken kufitare 350 gjimnazistet? Natyrisht qe po. Atehere si nuk e kane lajmeruar policia e rendit ministrin Toska se gjashte autobuse me nxenes kosovare kane hyre ne kufi dhe sipas Kodit Rrugor duhen shoqeruar me eskorte policie? Nese nuk funksionojne hallkat ne kete ministri, atehere Shteti merr masa: shkarkon personin pergjegjes qe ka deleguar ne kete ministri qe quhet Igli Toska. Ka apo nuk ka faj ai personalisht, fajtori mbetet ne kete ministri. Megjithese me e moralshme do te ishte qe vete zoti Toska, pasi te kishte shkarkuar drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Bajram Ibraj, si pergjegjes direkt, te jepte dhe vete doreheqjen. Tregonte se mbi te gjitha eshte njeri civil dhe jo sherbetor i Nanos. Nje pergjegjesi duhej edhe per ministrin e Transporteve, zotin Poci, porse pikesepari ministri i Rendit Publik, zoti Toska, duhej te largohej nga kryeministri. Por cfare te shkarkoje zoti Nano, nderkohe qe vete iken dhe ben qejf ne Greqi dhe leshon genjeshtren se po ben operacion syrin? Bile nuk eshte cudi qe te na nise neser ndonje fotografi, ku te duket se eshte i shtrire ne spital dhe me Xhoanen tek koka! Me pas, pasi te kete bere fotografine per median, ai do te shkoje ne kazino, ku syri i shikon eurot.
Kryeministri here shkon ne Stamboll per syrin, kurse gishtat i rregullon ne Greqi! Nese zoti Nano qenka i semure, atehere perse nuk i hap udhe nje kryeministri tjeter, po nga radhet socialiste, qe te drejtoje vendin. Si mund te durojne shqiptaret ku ekonomia eshte e semure, gjithashtu edhe kryeministri me i semure? A mundet te ecet me ne kete rruge, ku e keqja rendohet perdite? Ekonomia dhe jeta veshtiresohet, kurse kryeministri rropatet Greqise per te qetesuar trupin dhe syte.
Fatkeqesisht nuk kemi kryeminister. Dhe me keq kemi nje njeri qe do me shume vendin fqinj sesa Tiranen, ku qeveris.
Alban Mati
Krijoni Kontakt