Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 100
  1. #51
    Crazy-Albanian Maska e Tony Montana
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    Londer,UK
    Postime
    397

    Unhappy

    NGUSHELLIME
    nga Tony
    "MAKE WAY FOR THE BAD GUY"

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Shqipëri shpallet ditë zie


    Tiranë, 15 tetor (Kosovapress) Time: 10 : 28

    Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur që të shpallë të premten ditë zie kombëtare në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e shkaktuara nga aksidenti tragjik i autobusit me nxënës kosovarë që u rrëzua dje në një humnerë pranë Fushë-Arrëzit, gjatë udhëtimit nga Tirana për në Kosovë
    ----------------------------------
    Sot mbahet ditë zie në Kosovë


    Prishtinë, 15 tetor (Kosovapress) Time: 08 : 30

    Me propozimin e kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, të premten e ka shpallur ditë zie në Kosovë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe te shpresojme qe aksidente te tilla te mos ndodhin me kurre....

  4. #54
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152

    Tragjedia ne vendin e quajtur Ura e Bicajve

    Aksident në vendin e quajtur Ura e Bicajve

    Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur Ura e Bicajve, në Gjegjan, Kukës, ka ndodhur një aksident tepër i rëndë automobilistik. Një autobuz me udhëtarë që po shkonin në drejtim të Kosovës, ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në greminë.
    Me marrjen e njoftimit për këtë aksident, Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa të shpejta për të afruar ndihmesë në dhënien e ndihmës së parë dhe transportin e të plagosurve.
    Në vendngjarje u nisën katër helikopterë të Regjimentit Ajror të Farkës, që transportuan mjekë të Spitalit Ushtarak dhe trupa të operacioneve speciale.
    Spitali Ushtarak kaloi në gatishmëri për të pritur të dëmtuarit dhe për t’u garantuar atyre të gjithë ndihmën e nevojshme.
    Në vendngjarje është nisur dhe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko.

    Kryeministri Nano zhvilloi sot pasdite një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot, ku një autobus me nxënës kosovar, i cili udhëtonte nga Tirana për në Kosovë, është rrëzuar në një humnerë, pranë Fushë Arrëzit.

    Kryeministri Nano e informoi Kryeministrin Rexhepi për ngjarjen, si dhe për angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe strukturave përkatëse të ministrisë së Rendit, të Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe të Pushtetit Lokal, për të vepruar me shpejtësi dhe në kohën e duhur për përballimin e kësaj ngjarjeje. Ai bisedoi me z. Rexhepi rreth situatës së të plagosurve dhe masave të marra për transportimin e tyre dhe ndihmën e plotë mjekësore në spitale.

    President i Republikës Alfred Moisiu, i informuar për humbjen e jetës në aksidentin tragjik, të të rinjve kosovarë gjatë kthimit nga Rumania ku zhvilloi një vizitë zyrtare, shkoi direct nga aeroporti në spitalin ushtarak për të vizituar të aksidentuarit. Z. Moisiu shkoi pranë çdo të dëmtuari, u interesua pranë mjekëve për gjendjen e tyre shëndetësore dhe porositi personelin mjekësor të këtij spitali të bëjnë kujdes maksimal që ata të dalin nga gjendja në të cilën ndodhen.
    Në përgjegje të interesimit të medias pas vizitës së Presidentit Moisiu tha :
    “Erdha drejt nga aeroporti në spital, sepse unë e di ç’do të thotë të humbësh një fëmijë; është një fatkeqësi e rëndë, e papritur, që do kurajo për t’u përballuar. Bashkëkombasit tanë në Kosovë do ta gjejnë këtë kurajo. Pashë të sëmurët, bisedova me mjekët, drejtorin e spitalit, ambasadorin italian Jannuci, i cili shoqërohej nga katër specialistë italianë, të gatshëm për të dhënë ndihmën e vet mjekësore. Katër nga të aksidentuarit, që janë në gjendje më të rëndë, shpresojmë, që të dalin nga rreziku me mjekimin dhe kujdesin e personelit mjekësor në spitalin ushtarak. Në se nuk arrihet kjo, ne do të bëjmë ç’është e mundur për t’i dërguar jashtë për mjekim. U shpreh ngushëllimet e thella familjeve kosovare për këtë gjëmë të përbashkët, si për ata dhe për ne. Shqipëria do të mbaj zi kombëtare për këtë dramë, që ndodhi, sepse janë shqiptarë të rinj, që u varrosën. Për këtë organet përkatëse të nxjerrin mësime pasi për ditë po humbim jetë njerëzish në qarkullimin rrugor. Ato të mos merren me qejfmbetje, por të shohin punën, sepse janë të detyruar të japin llogari për këtë gjë. Ne nuk mund të lejojmë, që të na vriten njerëzit më shumë në kohë paqe se në kohë lufte. Në emër të popullit shqiptar ngushëlloj familjet për humbjet e rënda dhe uroj shërim të shpejtë të aksidentuarve”.

    Gjithashtu, Kryeministri Nano, në emër të Qeverisë Shqiptare, u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave të shkaktuara nga aksidenti.

    Të dy Kryeministrat kanë rënë dakort që ceremoniali për nder të viktimave të kësaj tragjedie të rëndë, të zhvillohet i përbashkët në Shqipëri e Kosovë.

    E Premte, 15 Tetor 2004
    Te vdekur - Tote

    RIFAT HOXHA

    AJET RAHMANAJ

    AGRON BERISHA

    MEKZAN SEITAJ

    BERAT SUKAJ

    XHEVDET SEITAJ

    VISAR KAFEXHOLLI

    LABINOT MORINA

    LULZIM KASTRATI

    ESAT HARULLAI

    XHEVDET SERTALLI

    BAJRAM ZEQIRAJ

    ESAT SEITAJ

    AJET MORINA

    NIKOLL QAFA

    Te plagosur - Verletzte

    MYSLI BYTYCI

    VISAR MORINA

    BAJRAM THACI

    DRILON DOKULLI

    HAJRUSH HOTI

    ASTRIT PACARIZI

    SHPEND TULAKU

    BLERIM TELAKU

    GAZMEND THACI

    SERIMET KRASNIQI

    SAMI MAZREKU

    LIRIDON LIMAJ

    QAZIM BALAJ (SHOFERI)

    AGOR ZOGAJ

    MARIN MEMAJ

    MYSLIM TREDHARAKU

    JETON MORINA

    LEURA KRASNIQI

    ASLLAN BAJRAMI

    LULZIM BERISHA

    DASHURIE JORIZAJ

    MIRJETA KRASNIQI

    BESNIK ZAVELAJ

    KUSHTRIM KRASNIQI

    ASTRIT KASTRATI

    MAJLINDA KRASNIQI

    FILLORETA THACI

    ERMIR MILLA (FUSHE-ARRES)

    FITIM RUDI

    FATMIR KASTRATI

    ARTAN SEITOLLI

    ARDITA THACI

    ARDITA MYFTARI

    MYRVETE HOXHA

    KUSHTRIM KRASNIQI

    GENC PACARIZI

    ARDITA ZURFA

    MIFAIL MORINA

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------------------------------

    Niset drejt Italise nje nga te plagosurat e aksidentit te djeshem. Ardita Zurtha u nis sot ne spitalin e Brindizit, me ndihmen e ambasadorit italian ne Tirane Atilio Masimo Ianuci. Nderkaq 15 te plagosurit e te tjere jane jashte rrezikut per jeten, dhe kane treguar castet e tmerrit. Ne spital ka qene sot kryeministri i Kosoves bajram Rexhepi dhe autoritetet shqiptare. Te rinjte kosovare, te cilet kishin ardhur ne Shqiperi per nje ekskursion humben jeten dje, ndersa autobusi me te cilin udhetonin drejt Kosoves ra ne humnere.

    -------------------------------------------------------------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------------------

    Presidenti Ibrahim Rugova ka marre nje telegram ngushellimi nga kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise Sali Berisha, ne te cilen thuhet: "Vdekja tragjike e bijve dhe bijave tuaj te dashur dhe plagosja e shume te rinjve dhe mesuesve te tjere te shkolles se mesme te Malisheves ka shokuar dhe zhytur ne pikellim te thelle jo vetem ju, familjet, prinderit, vellezerit, motrat dhe familjaret qe humben femijet, njerezit e tyre me te dashur, qytetaret e Malisheves dhe Kosoves, por edhe mua, familjen time dhe jam i sigurte edhe mbare shqiptaret. Aksidenti qe keputi jeten e femijeve tuaj ka sjelle gjeme te rende ne cdo vater shqiptare. Duke ndare me ju dhimbjen e madhe dhe zine e thelle per kete humbje te pazevendesueshme, une, Liria dhe tere familja ime urojme qe te plagosurit te sherohen sa me shpejt, lutemi se bashku me ju qe shpirtrat e djemve dhe vajzave tuaja te dashur qe nuk jane me te gjejne paqen e perjetshme dhe ju i dashur President, te dashur prinder dhe familjare te te rinjve qe humben sot jeten ne Fushe Arrez, te gjeni forcen e madhe shpirterore per te perballuar kete humbje te pakompensueshme", thekson ne mesazhin e tij te ngushellimet, Sali Berisha.

    ----------------------------------------------------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -------------------------

    Disa foto te tjera te tragjedise!

    -------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------------------------------

    Kryetari i Bashkise, Edi Rama dhe drejtoresha e Drejtorise Arsimore te Tiranes, Majlinda Keta, ishin ne mesdite ne shkollen Petro Nini Luarasi, ku se bashku me nxenesit e kesaj shkolle mbajten nje minute heshtje per viktimat e aksidentit, nxenes te shkolles se mesme "Abdyl Frasheri" ne Malisheve te Kosoves. "Shume nxenes", tha Rama "jane te gatshem te dhurojne gjak per bashkemoshataret e tyre qe mbijetuan nga ky aksident tragjik, ndersa nje nisme tjeter eshte nderrmare nga ata per mbledhjen e kontributeve per familjet e te ndjereve". Nxenesit e te gjitha shkollave te Tiranes mbajten sot ne mesdite, nje minute heshtje ne nderim te viktimave te aksidentit te djeshem, te ndodhur prane Pukes. Te rinjte kosovare, te cilet kishin ardhur ne Shqiperi per nje ekskursion humben jeten dje, ndersa autobusi me te cilin udhetonin drejt Kosoves ra ne humnere.

    -----------------------------------------------------------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------------------------------------------

    Prezenca e Organizates per Siguri e Bashkepunim ne Evrope (OSBE) ne Shqiperi shprehu sot hidherimin e saj te thelle per aksidentin e djeshem tragjik ne Puke. Permes nje njoftimi per shtyp, Prezenca e OSBE-se ne Tirane u shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave te ketij aksidenti dhe u uron sherim te shpejte te plagosurve. Prezenca bashkohet me dhimbjen e tyre ne kete Dite Zie Kombetare. Dje ne mesdite 16 maturante nga Malisheva e Kosoves, humben jeten si pasoje e renies ne humnere te autobusit me te cilen udhetonin drejt Kosoves.

    ------------------------------------------------------------------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Në emer tim personal dhe në emer të familjes time.. ju shpreh ngushllime 16 Familjeve që bijët e tyre dhe bijët e KOSOVÈS humben jetën në Fush-Arrëz. Një humbje e madhe për popullin E Kosoves dhe një humbje e madhe per prinderit e tyre.. dhe familjeve të tyre.
    Allahu qoft me ju dhe Allahu ju ndihmoft.. Allahu ne xhehnet.. Allahu na pjekt me ju.. sepse te gjith do te vdesim dhe do te vim ateje ku sot ndodheni ju.. vellezer\motra.
    Dhe te mbijetuarve\Plagosurve.. ju deshiroj sherim sa me te shpejt.. dhe Allahu ju ndihmoft edhe ju.. dhe Ngushllime per shoqket\vellerzit\motrat e juaj.

    Gjith te mirat..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. I shpëtoi tragjedisë së Air France, vdes në aksident me makinë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 09:06
  3. Aksident ne Korce, perplasen 2 makina, 2 te vdekur
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:20
  4. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarë
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  5. Shuhet një familje shqiptare nga Ohri në aksident trafiku
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •