Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 100
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ahh edhe per kete e gjetem fajtorin. Nano dhe Enveri.
    Sa km rruge u shtruan ne kohen e Sals? Sa km ne kohen e Nanon, dhe sa ne ate Enverit? Apo aty me maj te malit nuk vinte mesuesi i matematikes?

    Hej medet. Go get a life!

    Edhe kungulli ka me shume brume se mendimi i ketyre. A thua se nuk ka tragjedi e aksidente te tilla neper boten e urbanizuar! Vetem nje jave me pare nje autobuz me dhjetra femije u permbys ne Amerike dhe shume vdiqen? Nuk pame njeri te akuzoje qeverine, as Bushin dhe as Tushin. Ah po edhe per kete aksidentin ketu ne amerike e ka fajin Enveri dhe Nano.

    Xhahilet dhe muhaxhadinet e Sals qe nuk hodhen asnje km rruge sot akuzojne me fort se te gjithe. Kesaj i thone ta shqyesh ne 500 copa.

    Ne vend qe nje tragjedi te na bashkoje, ajo i kthen shqiptaret kunder njeri tjetrit. Ne vend qe te gjithe te qajne, te reflektojme, dhe te gjejne nje rruge shpetimi, ne kerkojme te grindemi dhe mallkojme njeri tjetrin. Edhe vajtimin ne urrejtje kunder njeri tjetrit e kthejme. Enveri ka 20 vjet i vdekur, por ai e paska fajin per aksidentin sot. Ah po prit se testikujt e Enverit kane shume lidhje me kete aksident. Cfare burrash, shiko me cfare merren, me bolet e Enverit qe i jane kalbur edhe kockat. Hajde dinjitet hajde. S'kane faj sa ishte gjalle ia lepine, tani hiqen si garipa dhe kakarisin. Ec e prit hair nga keta.
    Neser kur te vijne ne pushtet dhe te gjenden perpara tragjedive te ketilla, cfare mendoni ju se do bejne keta: do shtrojne me shume rruge? Me shpofshni mu ne hunde, ja prape me Enerin do merren, do fajesojne ate dhe keshtu e zgjidhin problemin. Po pse mos tia rasim edhe ZOgut fajin. Tek ia fusim kot, le tia fusim deri ne fund. Apo doni te shkojme edhe deri tek Skenderbeu qe nuk la pase asnje autostrade?! Cfare maskarai.

    Sa e peshtire, sa perverte, sa e felliqur. Njerez te ngushte, te vegjel, grindavece dhe qurrashe. Ja keshtu mund ti pershkruash shqiptaret ne keto raste. Nuk di per ke te qashe me pare, per ata qe iken apo per keta tutkunet qe zihen si dhi te egra me njeri tjetrin. Zoti na ndihmofte, se ne spaskemi ndermende te ndihmojme veten.


    Ngushellime familjeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 15-10-2004 më 01:47

  2. #42
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    ngushëllime familjarve dhe zoti qoftë me ju
    Ndryshuar për herë të fundit nga ment : 15-10-2004 më 01:59

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    Citim Postuar më parë nga White_Angel
    ok degnis se nuk e mbaj mend mire.
    -----------------------------------------------------------------------

    KUSH?!

    -----------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tragjedia me e rende qe ka perjetuar populli i Kosoves pas luftes...
    Valla mbeta i shtangur kur mora vesht kete lajm teper te hidhur...

    PS:
    Zoti i shperbleft me xhenet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gjimnazistët kosovarë ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri, kur autobuzi i tyre u përplas me një Benz. Dhjetëra të plagosur

    Humnera e vdekjes, 51 viktima


    Gjergj Marku & Bashkim Shala

    PUKË- Ka përfunduar tragjikisht ekskursioni në Shqipëri i një grupi gjimnazistësh kosovarë. 14 prej tyre kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Aksidenti fatal ka ndodhur në Fushë- Arrës kur autobuzi me nxënës kosovarë po i drejtohej qytetit të Malishevës, pas pesë ditësh qëndrimi në Shqipëri. Burime nga vendngjarja thanë për gazetën se tragjedia ndodhi pas përplasjes së autobuzit me nxënës kosovarë me një automjet tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga një shtetas nga Puka. Si pasojë e përplasjes, autobuzi me nxënës ka rënë disa metra poshtë në humnerë. Bilanci ka qenë tragjik. 14 nxënës të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” të Malishevës kanë gjetur vdekjen së bashku me drejtuesin e automjetit Benz, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

    Ngjarja

    Aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin e quajtur shkalla e Fushë Arrësit, rreth 500 metra në afërsi të këtij qyteti. Ka qenë ora 14:30, e ditë së djeshme kur dy automjetet, një autobus dhe një makinë tip Benz janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas burimeve të para policore, autobuzi i Kosovës, i shoqërisë Arbëria Turist i Suharekës, me targë 283 KS 293, vinte në drejtim të Fushë Arrësit dhe në të ndodheshin mbi 50 persona, pjesa më e madhe të cilëve gjimnazistë. Autobuzi pas të cilit vinin dhe 5 të tjerë me nxënës ekskursionistë nga Kosova, është gjendur papritur nën goditjen e një makine tip benzi që vinte në kah të kundërt. Rruga ka qenë e drejtë dhe e shtruar, ndërsa mendohet se shpejtësia e benzit ka qenë e madhe, ndërkohë që ajo i është avitur autobusit thuajse në mes të rrugës. Duke parë ardhjen përballë me shpejtësi të benzit me targa italiane SV 330604, që drejtohej nga Nikollë Qafa, shoferi kosovar i autobusit, Brahim Bala, është munduar që të manovrojë, për t’i hapur rrugë sa më shumë nga krahu i tij normal, madje duke e shtyrë gomën e parë të autobusit deri në bordurën, që kufizonte rrugën me greminën poshtë. Megjithë këtë devijim, të paktën nga matjet e bërë nga specialistët, rezulton se goditja e Benzit ka qenë tepër e fortë. Kjo dukej dhe nga devijimi i tij në afërsi të kodrës në anën e djathtë të rrugës. Ndërkohë që dhe motori i benzit ishte shkëputur nga makina. Kjo goditje ka bërë që autobusi, të spostohej edhe më nga bordura dhe gomat të kalonin matanë. Si pasojë, autobuzi me nxënës është përmbysur në greminë

    Interesimi kosovar

    Mësohet se në orët e para të aksidentit janë dhënë lajme kontradiktore, dhe se shpresohej se nuk kishte të vdekur, por vetëm të plagosur. Por ndryshe nga sa jepej në media, përmes celularëve të gazetarëve mësohej e vërteta e një kasaphane tragjike në fëmijët e shkollës së mesme Malishevë të Kosovës. Personi i parë kosovar, që ka kontaktuar me gazetarë vendas përmes telefonit ka qenë Veton Surroi, i cili tha se ishte nisur për në vendgjarje, ndërsa në Kosovë u ndërpre menjëherë fushata elektorale. Më pas mësohet se në Pukë kanë ardhur dhe ministri i Rendit shqiptar, Igli Toska, ai i Mbrojtjes, Majko dhe i Energjitikës, Viktor Doda, etj.

    Shkaqet

    Grupi hetimor që ka mbërritur për të zbardhur ngjarjen, shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik, ka punuar deri vonë, duke bërë matjet e duhura, por për arsye të errësirës që filloi të bjerë ende nuk ka dhënë përfundimet shkencore të kësaj tragjedie, por që në pohimet e para jozyrtare, thuhet se gjithçka ka ardhur nga goditja që makina tip benz e drejtuar nga Nikollë Qafa, i ka bërë në rrotën e pasme autobusit me nxënës që po ecte në drejtim të Kosovës. Mësohet se Nikollë Qafa ka vdekur, ndërsa një pasagjer tjetër me mbiemër Mema, po nga Fushë Arrësi, që ndodhej në sediljen e parë të benzit, kamarier në një lokal të Fushë Arrësit është në gjendje të rëndë.



    15/10/2004
    shekulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #46
    |Live Your Life| Maska e Zzanushjaa
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Postime
    83
    Tragjedi shume e madhe, sot ne Kosove eshte dite zije, qyteti im eshte i vdekur, shume maturant humben jeten,shkuan shendosh per te kaluar nje jave ne Shqiperi e u kthyen ne arkivole....nuk i dihet kesaj jete. Nuk kemi pse te akuzojm Shqiperin pasi qe gjera te tilla ndodhin edhe ne Kosove...para 15 diteve ndodhi nje aksident trafiku ku humben jeten 8 persona nder ta edhe nje foshnje 8 muajsh....shume rende.
    Ngushellime familjeve te tyre.
    ♥♥♥♥♥♥

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Angry

    LISTA
    E Premte, 15 Tetor 2004
    Te vdekur

    RIFAT HOXHA

    AJET RAHMANAJ

    AGRON BERISHA

    MEKZAN SEITAJ

    BERAT SUKAJ

    XHEVDET SEITAJ

    VISAR KAFEXHOLLI

    LABINOT MORINA

    LULZIM KASTRATI

    ESAT HARULLAI

    XHEVDET SERTALLI

    BAJRAM ZEQIRAJ

    ESAT SEITAJ

    AJET MORINA

    NIKOLL QAFA





    Te plagosur

    MYSLI BYTYCI

    VISAR MORINA

    BAJRAM THACI

    DRILON DOKULLI

    HAJRUSH HOTI

    ASTRIT PACARIZI

    SHPEND TULAKU

    BLERIM TELAKU

    GAZMEND THACI

    SERIMET KRASNIQI

    SAMI MAZREKU

    LIRIDON LIMAJ

    QAZIM BALAJ (SHOFERI)

    AGOR ZOGAJ

    MARIN MEMAJ

    MYSLIM TREDHARAKU

    JETON MORINA

    LEURA KRASNIQI

    ASLLAN BAJRAMI

    LULZIM BERISHA

    DASHURIE JORIZAJ

    MIRJETA KRASNIQI

    BESNIK ZAVELAJ

    KUSHTRIM KRASNIQI

    ASTRIT KASTRATI

    MAJLINDA KRASNIQI

    FILLORETA THACI

    ERMIR MILLA (FUSHE-ARRES)

    FITIM RUDI

    FATMIR KASTRATI

    ARTAN SEITOLLI

    ARDITA THACI

    ARDITA MYFTARI

    MYRVETE HOXHA

    KUSHTRIM KRASNIQI

    GENC PACARIZI

    ARDITA ZURFA

    MIFAIL MORINA





    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    "Maturante, pashe vdekjen me sy"
    E Premte, 15 Tetor 2004
    Ardita Thaci, gjimnazistja 18 vjecare nga Malisheva, rrefen castet e frikshme duke luftuar me vdekjen: "Asgje nuk kuptova, pasi isha ne gjume ne kohen kur ka ndodhur perplasja, vetem kur e pashe veten duke u rrokollisur poshte ne humnere. Kam dale vete por s’di sa kam qendruar pa ndjenja dhe u tmerrova kur pashe shume shoke te gjakosur te cilet i therrisja, por nuk me pergjigjeshin". Si i perjetoi zerat qe i kerkonin papushim, "pak ndihme"

    Manjola ZEKA

    TIRANE - Perpiqet te mbledhe veten dhe te fshije lotet me cepin e bluzes. Thote se eshte mire dhe se ka nevoje per rroba, pasi ka shume ftohte. Ne fytyre eshte gjithe balte, nderkohe qe edhe rrobat i jane zhubrosur dhe i ka me gjak. Per disa minuta qendron pa folur duke u munduar qe te kujtoje ato moment, megjithese gjithcka eshte e turbullut ne kujtesen e saj. Nje merak ka, "po shoket si jane, po prinderit ne Malisheve a jane ne dijeni te asaj qe ka ndodhur"- thote Ardita Thaci, vajza e plagosur nga Malisheva. Me pas ajo kujtohet te pyese mjeket: "Pse jam ketu, po te tjeret ku jane bre.

    "Udhetimi i ferrit"

    Isha bashke me mixhen (axhen) ku e kane lane ate"- jane fjalet qe shton 18 vjecarja Thaci, disa minuta me vone, pasi mjeket e spitalit Ushtarak, i kane bere nje vizite te shpejte. Ardita, eshte njera nga te plagosurat e akidentit tragjik qe ndodhi dje rreth ores 12.00 ne vendin e quajtur Ura e Bicajve, ne Gjegjan ne aksit rrugor Puke- Fushe-Arres, ku si pasoje humben jeten 14 gjimnaziste nga Kosova dhe mbeti i vdekur shoferi i Benzit 240 me te cilen u perplas autobuzi. Nderkohe qe mjeket mundohen ta qetesojne duke i thene se gjithcka shkon mire, ajo me vete thote: "Medet cfare tmerri, pot e tjeret ku jane, sa kane vdekur. E, me pas nuk mundet me te flase, pasi nje dhimbje e lehte i pershkon gjithe trupin. "Kembet i kam mire doktor, por krahun nuk e levize dot, me duket se me eshte mpire. Kam pasur shume ftohte e mezi e kam marre veten"- shton 18 vjecarja, gjendja e te ciles ishte disi me e lehte ne krahasim me shkoket e saj qe mberrinin njeri-pas tjetrit ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

    Po ktheheshin ne shtepi

    "Kaluam mire ne Durres. Per te gjithe ne ishin ditet me te bukura, do i mbanim mend, pasi ishte dhe viti i fundit. Gjithcka shkoi mire deri ne momentin e kthmit.(Me pas ajo leshon nje pasthirrme, (Ah, si na ndodhi kjo gjeme). Rruges ne autobus disa kendonin, te tjere degjonin muzike, po kishte dhe nga ata qe i kishte zene gjumi. E, une isha njera prej tyre. Dua te them se ne momentin kur ndodhi tragjedia, isha ne gjume. Nuk pashe si u perplasem dhe as kush na kaperdisi ne gremine. Di qe ku me doli gjumi, e pashe veten poshte ne humnere.

    "Me thirrnin per ndihme"

    "Nuk mbaj mend sa kohe kam qene pa ndjenja, por e di qe kam dale vete nga poshte autobuzit dhe me shume jam tmerruar kur kam pare shume shoke dhe shoqe te gjakosur, te cilet i therrisja dhe nuk me pergjigjeshin"- rrefen 18 vjecarja per gazeten, duke mos duruar me lotet. Ajo kujton se ne fillim e kane derguar ne nje spital tjeter, ku aty shton s eka pasur dhe xhaxhain e saj. "Po mua pse me sollen vetem ketu, te me kishin derguar ne Kosove se prinderit do te jene bere merak"- thote ajo.

    Pershtypjet per Shqiperine

    "Kishim pese dite ne Durres. U kenaqem shume. Pame shume gjera te bukura dhe ditet na iken shume shpejt. Mezi prsinim te ktheheshim ne Kosove qe tu tregonin per bukurite e Durrersit dhe vendeve te tjera qe vizituam. Ishim gjashte autobuze nga Malisheva, te cilet kishim ardhur ekskursion dhe shume prej nesh nuk e kishn vizituar me pare Shqiperine. Beme gjithe ato foto dhe thame se do i mbajme mend keto dite, por vetem kete gje nuk e kishim menduar. Oh, cfare tmerri, a dihet sa te vdekur jane, shton ajo me pas, pa mundur qe te flase me, pasi mjeket e moren per t’i bere nje grafi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Ngushellimet E Mija Me Te Sinqerta .
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 15-10-2004 më 04:52

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe njëherë ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë shqiptarëve. Ngjarje shumë e rëndë dhe siç e tha edhe presidenti Moisiu ne po na vriten njerëz në paqe më shumë se në kohë lufte. Fatkeqësi!
    I uroj shërim të shpejtë të lënduarëve dhe urojmë që fatkeqësi të tilla mos të na ndodhin kurrë më.

    Mendoj se do të ishte mirë që policia me radar të patrulloj gjithë kohën në rrugët e rrezikshme si kjo (të paktën në këto) dhe të mos lejoj që të shkilen rregullat e komunikacionit e veçmas shpejtësia. Poashtu do të ishte shumë mirë që anës rrugës të ndërtohen mure mbrojtëse që të evitojmë rënien në humnera të tilla, deri në ndërtimin e rrugës Durrës-Prishtinë, e cila duhet të ndërtohet sa më parë. Duhet shpejtuar punimet në të.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. I shpëtoi tragjedisë së Air France, vdes në aksident me makinë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 09:06
  3. Aksident ne Korce, perplasen 2 makina, 2 te vdekur
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:20
  4. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarë
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  5. Shuhet një familje shqiptare nga Ohri në aksident trafiku
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •