Kryeministri Rexhepi ngushëllon familjarët e të vdekurve në aksidentin në Pukë
Kryeministri, Bajram Rexhepi në emër të tij dhe të Qeverisë së Kosovës shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjet e personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësinë e rëndë rrugore në afërsi të Fushë-Arrëzës në Shqipëri, thuhet në telegramin e kryeministrit.
Kryeministri, Bajram Rexhepi, me rastin e fatkeqësisë në Fushë Arëz kërkon që dita e nesërme të shpallet ditë zie. Duke i’u drejtuar familjarëve kryeministri shprehet se e ndjen dhimbjen e thellë bashkë me familjarët që kanë humbur më të dashurit dhe se Qeveria e Kosovës do të bëjë çfarë është e mundur të ju dal në ndihmë familjeve të viktimave.
RTK 14/10/2004 18:37:18
----------------------------------------------------------------
Rexhepi niset për në Shqipëri
Prishtinë, 14 tetor (Kosovapress) Time: 18 : 31
Siç bëjnë të ditur burimet e Kosovapress-it, në në këto çaste pritet nisja e kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, për në vendin e fatkeqësisë në afërsi të Fushë Arrzës, ku sot në një aksident komunikacioni humbën jetën 14 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, që të gjithë nga shkolla e mesme “Avdyl Frashëri” të Malishevës.
Krijoni Kontakt