Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 100
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me thene te verteten ste kuptova dot mire hajla.
    Kto aksidente do vazhdojne te ndodhin per sa kohe qe shqiperia te jete vend i varfer.

  2. #92
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Qofte i lehte dheu qi mbulon!
    Ngushellime familjeve te tyre,ndonese ne te tilla raste nuk gjendet fjale te kuroje dhembjen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #93
    Nje ngjarje e hidhur dhe e dhimbshme, ne nje udhetim qe nuk pati kthim....
    Ngushullime te gjithe atyre qe humben te dashurit ne kete aksident.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #94
    Me lejen e autorit po vendos me poshte letren e ngushullimit nga Karlskrona e Suedise

    *******

    Dhembjen e pikëllimin i ndajmë bashkë

    Të dashur prindër, motra e vëllezër, miqë, shokë e të afërm,

    të dashur nxënës e mësimëdhënës të shkollës ”Abdyl Frashëri” të Malishevës,
    të dashur qytetarë të Malishevës e të gjithë trojeve shqiptare,

    të dashur shqiptarë,

    Lajmin për fatkeqësinë tragjike të 14 tetorit, si të gjithë shqiptarët kudo në botë, edhe ne bashkatdhetarët tuaj në Karlskronë - Blekinge të Suedisë e morëm me dhembje e pikëllim të thellë...

    Fjala na ngriu në fyt e loti në sy…

    Dhembja në kurbet është shumë e madhe, këtë e dijnë të gjithë, aq më shumë ata që e kanë provuar bukën e hidhur të kurbetit të mallkuar.

    Por edhe në këtë moment të vëshirë, ju lusim që të gjeni forcë e ta përballoni dhembjen e pikëllimin, sepse dhembjen e pikëllimin tuaj sot e ndani edhe me ne, siç e ndani me gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

    Në emër të bashkatdhetarëve me banim në Blekinge, në emër të anëtarëve të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Ardhmëria” në Karlskronë, në emër të prindërve shqiptarë të këtushëm, në emër të nxënësve të mi, në emrin e familjes sime dhe në emrin tim personal, ju lutemi që t’i pranoni ngushlimet tona, me lutjen që ju të bëheni të fortë dhe ta përballoni këtë dhembje, me dëshirën që të lënduarit të shërohen sa më parë dhe me shpresën që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrmë ndër shqiptarë!...

    Fjalët, sikur na janë ngrirë e nuk dalin në këtë moment kaq të vështirë, por me shpirt e me zemër lutemi: të vdekurëve ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë!

    Karlskronë, 14.10.2004

    Me respekt të thellë:

    Rizah Sheqiri,
    Shkrimtar, Mësimëdhënës dhe
    Kryetar i SHKSH ”Ardhmëria” në Karlskronë - Suedi
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Nano Feston Zine Kombetare

    Ajo cka pane dje shqiptaret ne TV Klan, ishte vertet irrituese. Transmetimi i ketij televizioni tregonte nje kryeminister te lumtur dhe sidomos hedonist, ne diten kur te gjithe shqiptareve iu prish humori dhe fundjava me vdekjen tragjike te 15 gjimnazisteve kosovare ne veri te Shqiperise, teksa ktheheshin ne shtepite e tyre, pas nje vizite turistike ne Shqiperi. Perseri, diten e shtune, kryeministri Nano, ne vend qe te ishte ne zine kombetare per vdekjen e 15 gjimnazisteve, ndodhej ne buzukun me te madh te Selanikut ne Greqi duke festuar.

    Ngjarja tragjike i perkiste totalisht edhe vendit tone, pervec Kosoves, jo vetem pse ndodhi brenda territorit, por sepse behej fjale per bashkekombasit tane qe kishin kaluar disa dite te vecanta ketu dhe po largoheshin gjithe mbresa.

    Ndjeshmeria e treguar nga te gjithe shqiptaret, si me ndjekjen e ngjarjes, me gatishmerine per te dhuruar gjak dhe per te ardhur ne ndihme, tregoi se aksidenti tragjik i mbertheu shumicen ne nje pikellim te thelle.

    Teksa po vihej re se kishte nje element qe e bente kete ngjarje te dukej si e pavleresuar nga dikush, u kuptua shpejt se ishte mungesa e radhes e kryeministrit tone. Ai prape nuk ishte ketu, por kilometra larg dhimbjes, larg solidaritetit.

    Sigurisht, prania e tij nuk do te ndihmonte ne uljen e dhimbjes. Ai nuk ka tashme as imazhin, as autoritetin per te qene ngushellues per ndokend. Por mosprania e kryeministrit te vendit na demton te gjitheve nga pak, na ben ne shqiptaret qe e kemi Nanon kryeqeveritar, qe te ndihemi ne borxh me vellezerit kosovare.

    Nderkohe qe zyra e shtypit e kryeministrit njoftonte diten e shtune paradite se Nano eshte nisur drejt Greqise ku do t'i nenshtrohet nje operacioni ne sy, ndaj nuk ndodhet ne Shqiperi ne kete dite zie kombetare, del se kemi te bejme me nje mashtrim publik. Nano mund te kishte bere nje nderhyrje kirurgjikale, por kjo nuk e ka penguar ate qe te beje aheng, ndersa bashkatdhetaret e tij u ngulen para televizorit duke percjelle me menyren e tyre viktimat tragjike.

    Fakti qe ai kishte kohe per te kaluar ore te tera ne nje pub, te jep te drejten te mendosh se ai kishte po kaq kohe edhe per t'u kthyer.

    Gazeta "Koha Jone" dha e para me tituj te medhenj se "operacioni" ishte i gjithi nje mashtrim i madh i kryeministrit, pasi, sipas gazetarit tone ne Greqi, zoti Nano nuk do t'i nenshtrohej asnje operacioni ne sy, se flitej vetem per nje pastrim sporadik qe mund te priste me jave, pra nuk kishte emergjence.

    Kurse ne Shqiperi diten e premte vdiqen 15 gjimnaziste nga Kosova dhe kryeministri ne vend qe te rrinte e te drejtonte fatkeqesine kombetare, ceremonine dhe masat e rastit, preferoi ikjen me bashkeshorten ne buzuqet e Selanikut, ku kendohej dhe defrehej gjithe naten.

    Kur "Koha Jone" dha te shtunen e te dielen lajmin se kryeministri po mashtron, shume prej deputeteve socialiste e quajten kete si nje hakmarrje te botuesit Lesi ndaj zotit Nano. Por kur dje TV Klan dha te plota pamjet e zotit Nano ne buzuk me Xhoanen, dhe bashke me ta edhe disa biznesmene shqiptare, atehere deputetet socialiste u binden, bile shume ministra te kabinetit thane se: "Ky eshte nje turp i madh kombetar, ndaj ai duhet te jape urgjent doreheqjen e parevokueshme!".

    Ky ishte opinioni i shumices se deputeteve te majte dje ne Parlament, natyrisht pa llogaritur te djathtet, mendimi i te cileve dihet per kryeministrin. Mashtrimin e kryeministrit Nano e zbuloi TV Klan me pamje qe nuk mund te mohohen nga asnje. Ate e kane dhene dhe disa televizone greke.

    E gjithe kjo ngjarje e shemtuar kryeministrore ka vetem nje ane te mire: triumfin e medias se lire per te gjetur dhe treguar te vertetat qe mbulon propaganda e Fatos Nanos.

    Shqiptaret dhe te majtet, te cileve iu perket ky kryeminister, nese duan te sherohen nga ky turp dhe mashtrim publik i zotit Nano, duhet ta zbythin kete here nga froni ku ka hipur dhe mbahet me thonj dhe me pretekste optike. Me thonj qe nxjerrin gjak shqiptaresh te varfer gjithandej. Edhe me 9 janar te ketij viti kur u mbyten 21 jete shqiptaresh ne tragjedine e Karaburunit, kryeministri bashke me Xhoanen eglendiseshin ne Stamboll te Turqise dhe rregullonin lekuren ne pishinat turke.

    Tre dite nga dita e tragjedise se 9 janarit beri zoti Nano qe te soste ne Tirane dhe nuk pranoi as te shkonte ne ndonje familje per te ngushelluar, megjithe lutjet e ministrave dhe politikaneve afer tij. I lutej me 9 janar dhe sidomos me 10 janar te ketij viti, Gramoz Ruci, kryeministrit tone, qe te linte Stambollin e te kthehej urgjent ne Atdhe, pasi vendin e kishte pushtuar vdekja dhe zia e Karaburunit. Nuk erdhi as me 9 ne darke, as me 10, por vetem me 11 pasdite. Imagjinoni nje zot shtepie qe i ka rene kobi ne familje dhe nuk do t'ia dije nese kane vdekur njerezit e familjes. Si mundet ky njeri te kete gjak, shpirt dhe gjera te tjera te natyres humane? Keshtu pra ndodh me kryeministrin tone, i cili eshte aktualisht zot shtepie ne Shqiperi. Nano ne te mire e ne te keq eshte zoti i Shqiperise, kur eshte kryeminister. Jo se ka veti te ketilla, por sistemi yne i qeverisjes i jep keto atribute. Ndaj nuk ka se si justifikohet ai ne mosqenien e tij ne Shqiperi ne ditet e zise dhe hallit kombetar. Ai e ka bere zakon qe me shume rri jashte shtetit i rrethuar nga biznesmene qe i paguajne faturat, porse edhe me i papergjegjshmi nga kryeministrat e nje vendi, ne ditet e renda per shoqerine vjen urgjent ne vendin e tij. U kthye nga Brukseli kryeadministratori i Kosoves te shtunen dhe shkoi ne varrimin e gjimnazisteve ne Malisheve. Ai as shqiptar nuk eshte, por beri detyren njerezore, etike dhe shteterore. Kane ndodhur fatkeqesi te peraferta e bote, por kane vrapuar presidentet dhe kryeministrat e tyre me nje fryme per t'iu gjendur prane familjeve te viktimave. Kurse kryeministri yne ishte ne Tirane te premten, diten e tragjedise, dhe iku me vrap per ne buzukun e Selanikut per t'u defryer, sic e pame qarte ne TV Klan. Nje turp te tille nuk e di se si e pranon PS-ja dhe aleatet e majte? Si mund te heshte Gramoz Ruci qe njihet edhe si nje lab me burreri te spikatur? Po Namik Dokle qe u genjye nga kryeministri diten e premte ne darke kur i ka thene se po shkon per syrin. Po Edi Rama qe nuk e lidh asgje me kete klike mafioze ne PS? Po Ben Blushi e Fatmir Xhafa, dy ministra korrekte e dinjitoze ne ate kabinet rrumpalle te Nanos? Po Pandeli Majko qe shkoi me iniciativen e tij ne Malisheve per te nderuar cka mund te nderohej, si mund te rrije ne ate kabinet dhe t'i thote "Po, shef", nje kryeministri qe na solli kesi turpi.

    Dje TV Klan na dha nje dokument te shkelqyer per te pare fytyren e vertete te kryeministrit aktual. Ishte ne daten e zise duke festuar ne Selanik, kurse ketu ka genjyer se ka syrin e semure! Nje mashtrim qe do ndeshkim. Per te sqaruar lexuesit, praktika per te prenotuar vendet ne nje buzuk eshte qe lajmerohet patjeter, minimumi nje dite perpara. Pra qe te premten ne darke, diten e aksidentit ne Fushe-Arrez, zoti kryeminister ka zene vendet per ne buzuk ne Selanik. Cfare turpi! Te tille mashtrues nuk ka pare kombi qe nga koha e Hamza Kastriotit. Me e pakta qe mund te beje ky kryeminister pas ketij diskretitimi publik eshte te jape doreheqjen, duke iu kerkuar falje shqiptareve dhe ne vecanti 16 viktimave te cilet ai i braktisi per buzukun e Selanikut.

    Marre nga www.kohajone.com.
    JETA ËSHTË E BARABARTË ME HARRESËN
    KURSE VEPRA ME KUJTESËN

    Shefki Popova

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Cfare pret nga keta politikane medioker, me aftesi komike drejtuese. Nuk eshte ky as rasti i pare dhe as i fundit, qe KM yne mjekerlesh nuk eshte ku duhet kur ja ka nevojen shteti.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga tironci kuqezi
    Me thene te verteten ste kuptova dot mire hajla.
    Kto aksidente do vazhdojne te ndodhin per sa kohe qe shqiperia te jete vend i varfer.


    citim hajla, ateher,z.TIRONCI. Fshini (kacijat) ne krah e mos rrahni Fjal neper mes te Internetit.!ose me mir esht qe te aktivizoheni dhe ju Tironca ne INVESTIME- per rruget Shtetin e Juaj te pakten! Pase Qe nuk me paski kuptuar.tani kam bindjen qe me kuptuat.mqse nuk esht koha per kacafytje dhe njiher po e shprehi as per konkurime,se jemi duke e shprehur Ngushllimet ma te Thella SOT PER TRAGJEDIN E NDODHUR te KOSOVES per keta Nxenes Qe lan KAQ PLAG TE MADHE...!
    Do e them dhe ket se( kur thehet kerri gjejm rrug sa te duash) prite punen e pa u ba se kur te behet mos ben za!.
    esht tjetra se Qysh e kam shprehur, dhe me par. qe ti s' me paske kuptuar Shoku TirOnci.esht dhe nga "Zoti" kjo qe ndodhi! absulutisht, do te thot aty e kan pas te caktuar Jeten...!kjo qe ka ndodh, ka ndodh... e ne nuk kemi Qka te gjejm kaq shum Fjal. Duhet me u pajtuar me ket se AKSIDENTE NDODHIN-ku do ne BOT.neper Rruga te asfaltuara siq e din dhe ti vet se sa duket Po e njifke Ameriken. a je atje a nuk je se di por -kur vje rreziku vjen dhe nuk mundish me prit e as Qe je ne dijeni nga te vjen e kjo esht per keso rasteve nuk ve ne faj askend...!se pse?se nuk ishte i pari e as i mramti ky autobus duke kaluar andej kendej kufijve SHQIPERI KOSOV:
    kaq me falni!

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Përshendetje te gjithve...meqense me vones po inkuadrohem ne kete teme "ngushtllimi per viktimat e fush-arrëzes" dhimbja vertet është e madhe per lulet e rinis ju qoft i lehtë dheu...ngushtllimet e mia kryefamiljarve dhe gjithe bashkobasve te mi dhe sherim te lenduarve...

    Gjithashtu unë personalishtë deshiroj qe t'i flm gjithë popullit shqiptarë mbrenda RSH dhe atyre jasht kufijve por ne veqanti Tiranës Zyrtare qe kurrë nuk ndali doren por gjithmon na u gjind ne krahe ne kohen kur patem nevoje si ne luftë po ashtu edhe ne kete rast te aksidentit e X raste te tilla i ter populli u ngrit ne kemb dha maksimumin ehhhhhhh q'me qante zemra ne vete kur ndegjoja ne tv- deklaratat e politikanve nga te dy anet,pandeli majkos,etj etj,dhmibja ishte aq e madhe per për humbjen e atyre cunave,por Zemra mu bë MAL,duke pa pjesë te videoincizimeve,deklarata, nga kendi ime pash Nenen ka ndihmon femiun e saj jetim,sepse Kosova pa Tiranën është jetim,kafshat per serbin.....

    Pandeli Majko-s i qoft hallall gjiri i nënës,është nje politikan i fortë spaku ne deklarata kunder armiqve te perbetuar te Shqiptarve,është nje njeri koke e zgjuarë gjithmonë gjindet aty ku e keron detyra ne qdo kohe,moment i gatshem..mendimi imë,por duke mos i lene anash edhe politikanët tjerë,ama Pandeli Majko me deklaratat e tij ne kohen e luftes së Kosovës,dhe gjat gjithë kohës së pas luftës dhe me aksidentin e fundit...,nuk e di ama jam ne gjendje jeten me flijuarë për at njeri......duket te është Mashkullë qe per gjak nuk vritet.

    Shmeki
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    JO' nuk esht von kurr!per ti ndar- "Dhimbjet e as Ngushllimet" ne mes njani tjetri!.
    Se Ti diqka po i afron Njeriut Qoft dhe KRYEFAMILJARVE TE MALISHEVES SOT.
    Falemnderit Shmeki.Vertet Ishin dhe jan te gjitha ato Fjal DHE DHIMBJE NE MESIN E TE GJITH SHQIPTARVE KU DO QE NDODHEN: Natyrisht, Qe Ju jeni MBURR per Pjesmarrje te Pandeli Majko I SHQIPERIS ne Ceremonin e 15. Maturantave Te KOSOVESalishev)!--ISHTE DHE DO MBETET NJI KUJTIM PERHER I REN TE VITIT 2004:Per te gjith Shqiptare mbren dhe jasht Atedheut.! Te Verteta dhe te Emoncionuara...!ISHIN DHE DO MBETEN KUJTIMET DHE PLAGET TE MBAR KOSOVES - NGA TE SHPERNGULUNIT NGA TROJET E VETA!!!( Nga nacisti serb)!!!TE Shperngulur nga Dhuna e (TERRORI I KULQEDRAVE DHE MJEKRROSHAVE SERBO SLLAV)!!!Vrasjet Dhunimet Maltertimet ,si nuk kan te sosur per ti kujtuar ajo "Plag" nuk harrohet Kurrr ajo "Plag" nuk Sherohet kurrrr!!!--==Qfar ka perjetuar Nje Popull CIVIL...! Evuakimin e mija Qytetarve te KOSOVES gjat LUFTES se Vitit -1998-1999-ten-NE SHQIPERI-e TJERA VISE SHQIPTARE KET E DIM MIR TE GJITH!!!
    Ishte dhe DO mbetet nje kujtim PER HER I REN.! PER DESHMORET DHE PLAGET E KOSOVES.!
    Ne te gjitha raste te Duhura! ne nje shkall te vogel a po te madhe. Duhet te jemi sa ma te angazhuar te aktivizuar vertet per tu Ballafaquar Qdo Setuate qe kemi nevoj per nje mbeshtetje! kudo qe jemi. ku do qe ndodhemi. Jemi Nje KOMB ShQIPETAR.
    Kjo na afron. na ben ma te Guximshem, dhe me te Dashur per njani Tjetrin.
    Lerini se dhe ata ose ay "Nano" qe po Flitet rreth tij. per Qellimet dhe Faktet e Bera te tija ni Dit Dalin ne shesh (se nuk shkon kungulli mbi uj gjitjmon) Lereni se dikur ka me i pa te gjitha GABIMET E BERA.! jo vetem ai por dhe shum e shumm tjer Qfar kan( hakmarr)?! mbrend njani Tjetri...! Vera vjen nga dera se edhe ajo esht STIN Si te Tjerat nuk mundet me dal nga Rrethi!!!
    Kjo BOT nuk esht FORMUAR (dje dhe sot)!-Po me shek:e te Gjith Historive te Shenuara dhe keto te Sodit do'tshenohen dhe do shkruhen per te miren e per te keqen!!!
    Po Ai Shkrimtar Shqipetar.Qe ka shkruar dhe shkruajn sot. nuk Guxon te shkruaj thash e te theme por-ate/o te Verteta Njerzore REALITET:
    me respekt hajla!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Se pari shpreh ngushellimet e mia me te thella familjeve qe kane humbur te afermit e tyre, euroj sherim sa me te shpejte e sa me te lehte te plagosurve.
    Se dyti desha te them dikujt qe Shqiperia i duket vend i mallkuar, qe Shqiperine e Shqipen te mallkuar e quajne vetem dy vende ne bote. E meqe Shqiperia zgjatet prej Arte e ne Nish gati eshte mire qe ky personi ne menyre demokratike te zgjedhe nje vendbanim tjeter, meqe s'i pelqen Shqiperia! Te zgjedhin ne Jug te Artes apo ne veri te Nishit, perderisa eshte mese e dukshme qe kane pikepamje,ide e ideale te njejta!
    Se treti i shpeh ngushellimet e mija edhe familjes Qafa. Ne menyre te vecante, babait te Nikolles, Z. Ndrece, tre vellezerve dhe nuses se Nikolles. Nga B.A.

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. I shpëtoi tragjedisë së Air France, vdes në aksident me makinë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 09:06
  3. Aksident ne Korce, perplasen 2 makina, 2 te vdekur
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:20
  4. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarë
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  5. Shuhet një familje shqiptare nga Ohri në aksident trafiku
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •