Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 100
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Aksident i rendë automobilistik ne Fushë-Arrëz

    Sot ne rrrugen e Fushe_Arrezit , duke udhetuar per ne Kosove , nje autobuz me 40 kosovar , ka rrene ne nje humner ... Nuk dihet akoma gjenja e tyre , nga disa telefonata morem vesh se deri tani jane nxjerr 12 te vdekur . Per detaje te reja neqofte se ndonje di me sakte te na shkuaje ne kete teme .

    Kjo eshte nje fatkeqsi nderkombetare . Gjithmon ne te tilla raste faji mbetet jetim , edhe pse shteti eshte pergjegjes per rruget qe jane te pa fortifikuara , ku ndodhen te tilla humnera . Nuk mund te flas me gjate sepse nuk dihet se si ka ndodhur kjo fatkeqsi .




    Shpreh ngushllimet e mija per te gjitha familjet e ketyre fatkeqve , ku fati i tyre ishte e shkruar , qe te vdisnin ne kete humnere .

    Me keqardheje Alba
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 14-10-2004 më 10:30
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Bie ne gremine nje autobus ne Fushe-Arrez, 11 te vdekur, 31 te plagosur

    Bie ne gremine nje autobus ne Fushe-Arrez, 11 te vdekur, 31 te plagosur

    Lajmi i ores 3:20 PM

    TIRANE (14 Tetor) - Nje aksident tragjik ka ndodhur rreth ores 14.00 ne afersi te Fushe-Arrezit. Nje autobus ne te cilin udhetonin shtetas kosovare ka rene ne nje gremine, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 31 te tjereve. Ende nuk ka te dhena per fatin e pasagjereve te tjere dhe bilanci i viktimave eshte provizor. Sipas te dhenave te para, autobusi i nisur mengjesin e sotem nga Tirana ne drejtim te Kosoves, ka devijuar tek Ura e Bicajve ne Gjegjan dhe me pas ka rene ne humnere. Mesohet se forca te shumta speciale dhe helikoptere nga ministria e Mbrojtjes dhe e Shendetesise ndodhen ne vendngjarje. Edhe forcat e policise se Kukesit jane mobilizuar per shpetimin e sa me shume personave, duke i transportuar ne spitalet me te aferta. Sipas policise, shkaku i aksidentit mendohet se ka qene terreni rreshqites pas rreshjeve te diteve te fundit. ro/ro (BalkanWeb)

    kush ka informacione nga ndonji burim tjeter le te lajmrohet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Sot ne rrugen e fushe_Arrezit , duke udhetuar per ne Kosove , nje autobuz me 40 kosovar , ka rrene ne nje humner , . Nuk dihet akoma gjenja e tyre , nga disa telefonata morem vesh se deri tani jane nxjerr 12 te vdekur . Per detaje te reja neqofte se ndonje di me sakte te na shkuaje ne kete teme .

    Kjo eshte nje fatkeqsi nderkombetare . Gjithmon ne te tilla raste faji mbetet jetim , edhe pse shteti eshte pergjegjes per rruget qe jane te pa fortifikuara , ku ndodhen te tilla humnera . Nuk mund te flas me gjate sepse nuk dihet se si ka ndodhur kjo fatkeqsi .


    Shpreh ngushllimet e mija per te gjitha familjet e ketyre fatkeqve , ku fati i tyre ishte e shkruar , qe te vdisnin ne kete humnere .

    Me keqardheje Alba
    Alba pershendetje:

    Piksepari ngushellimet e mija familjeve te viktimave. Alba mos jep aludime pa pasur nje informacion te sakte mbi shkaqet e aksidentit, Ska faj shteti nese nje shofer eshte ne gjume, i pire, apo i sterlodhur nga udhetimet e gjata. Po te jap nje informacion mbi nje sondazh te zhvilluar ne shqiperi perse ndodhin aksidentet, nje nga arsyet me te shumta eshte shpejtesia e larte dhe mos-zbatimi i rregullave te qarkullimit rrugor. Gjithsesi eshte e dhimbshme persa ka ndodhur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bie ne gremine autobusi me 70 pasagjere; 12 vdesin, 38 plagosen
    Sot rreth ores 14.40 minuta, në Fushë Arrëzes, tek vendi i quajtur Ura e Bicajve në Gjeqan, ka ndodhur një fatkeqësi e rendë trafiku. Autobusi i cili qarkullonte në relacionin Prishtinë – Tiranë, është rrokullisur në një humnerë. Sipas njoftimeve të pera në fatkeqësi kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë plagosur 38 të tjerë. Lajmin ia ka konfirmuar Radio Kosovës zëdhënësja e policisë shqiptare, Edlira Teferiqi. Helikopteret e Ministrise se Shendetesise dhe asaj te Mbrojtjes jane nisur per ne vendngjarje.




    Edhe forcat e policise se Kukesit jane mobilizuar per shpetimin e sa me shume personave, duke i transportuar ne spitalet me te aferta. Sipas policise, shkaku i aksidentit mendohet se ka qene terreni rreshqites pas rreshjeve te diteve te fundit.

    Posted by: EH/Rkstaff on Oct 14, 04 | 3:20 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Burime policore ne Puke njoftojne se 12 persona kane vdekur dhe 38 te tjere jane plagosur si pasoje e aksidentit te rende te ndodhur rreth nje ore me pare ne Fushe-Arrez. Ende nuk dihet numri i sakte i pasagjereve qe udhetonin nga Tirana drejt Prishtines, ndersa mesohet se ne vendin e ngjarjes jane nisur helikoptere te Ministrise se Shendetesise e Mbrojtjes. Njoftime nga Ministria e Rendit bejne te ditur se te plagosurit jane vendosur per momentin ne spitalin e Fushe-Arrezi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Vertet shume lajm prekes. Ngushellime te afermve!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    AKSIDENTI, SHKON NE 14 NUMRI I VIKTIMAVE
    Ka shkuar ne 14 numri i te vdekurve si pasoje e aksidentit te sotem tragjik ne Puke. Sipas nje njoftimi te Ministrise se Rendit, behet fjale per 20 te plagosur 10 prej te cileve jane ne gjendje te rende per jeten. Ne spitalin e Pukes kane shkuar ne Ministri i Rendit, ai i Mbrojtjes dhe kreu i policise. Burime nga vendngjarja njoftojne se pasagjeret qe udhetonin me kete autobus, kane qene ne moshe te re.



    top_chanel
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ngushellimet e mija familjeve te viktimave. Vertet lajm i hidhur. Ne ate rruge dhite i thyejn kembet e jo me te kaloj autobuzi. Paguaj njerezit taksa per rruget dhe ja ... shume keq po me vjen. Zoti i shperblefte me Parajse.
    RIPPR

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Transportohen me helikoptere te gjithe te vdekurit dhe te plagosurit e aksidentit tragjik te dites se sotme ku humben jeten nje numer ende i papercaktuar plotesisht i nxenesve te nje shkolle te mesme te malisheves ne Kosove.Te dhena kontradiktore per numrin e viktimave pas aksidentit te rende te ndodhur tek Ura e Bicajve ne Gjegjan, kur nje autobus ra ne nje gremine 100 metra te thelle. Flitet per 11 te vdekur dhe rreth 30 te plagosur. Mesohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e perplasjes se autobusit me nje makine tip benz. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe ambulanca dhe mjeke nga spitali i Shkodres, ndersa sipas mjekeve te spitalit te Pukes, ky spital nuk ka mundesi te perballoje numrin e te plagosurve dhe ka kerkuar ndihme me mjeke e automjete nga rrethet e tjera te vendit. Mesohet se pasagjeret kane qene gjimnaziste, nxenes te shkolles "Abdyl Frasheri" ne Malisheve. Nderkaq, sipas nje deshmitari ne vendngjarje, Dritan Lika, ne autobus mund te kene qene rreth 70 pasagjere. Ai sqaron se helikopteret kane transportuar te gjithe viktimat dhe te plagosurit.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2004
    Postime
    8
    Arrin në 14 numri i vdekurve në aksidentin në Fushë Arrëz Rajon

    Qazim Pukaj, drejtor i shtëpisë së shëndetit në Pukë, ka konfirmuar se numri i të vdekurve nëaksidentin fatal në Fushë Arrëz ka arritur në 14.


    Të lënduarit lehtë janë ndaluar pë trajtim në Pukë, ndërsa të lënduarit rëndë janë dërguar me helikopterë në spitalin e Shkodrës, si dhe në spitalin ushtarak në Tiranë.
    .................................................. .................................................. ..............................
    Ngushëllime të gjitha famijljeve që i humbën të afërmit e tyre ndërsa te lënduarve u dëshiroi shërim sa ma të shpejt.

    Dani.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. I shpëtoi tragjedisë së Air France, vdes në aksident me makinë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 09:06
  3. Aksident ne Korce, perplasen 2 makina, 2 te vdekur
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:20
  4. Greqi, aksident vdesin tre emigrante shqiptarë
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 07:02
  5. Shuhet një familje shqiptare nga Ohri në aksident trafiku
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •