Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Me deren e banjes hapur

    qekurse kam qene femije,
    kokemadh e surrat palare,
    e pastaj pubertetas masturbues,
    apo adoleshent pijanik,
    kam pasur dicka te shtrenjte,
    e kam dhe tani,
    nje vegim te rrjedhshem ne shkretetire.

    pasqyren do t'a thyej pasi te rruhem.

    dua te tretem ne lavdi dhe fame,
    te qendroj si pike referimi
    prej mermeri te bardhe,
    se arin do ma kete vjedhur koha.
    dua te jem i pavdekshem
    e perjetesine po e kerkoj ne mijera fjale,
    per momentin, ndodhem perpara pasqyres.

    pasqyren, pasi te rruhem do e thyej

    e kuptoj sa i vogel jam
    e nuk me lodh aspak vogelsia.
    krenaria, thone, nuk eshte virtyt,
    por medalje qe i jep vetes.
    heshtjen e cmojme vetem ne vete te dyte,
    urtesine t'a vleresojne te tjeret.

    pasi te rruhem, do thyej pasqyren

    gafe!
    veten rraf,
    nje shenje pellembe me skuq ne qafe,
    nje zhurme e tmerrshme,
    mbase pa shkak,
    e nuk degjohet nje qen
    qe leh perjashte.

    do e thyej pasqyren pasi te rruhem

    lartesimi me eshte kthyer ne obsesion,
    ndoshta e kam ngaqe jam shtatshkurter,
    ndersa ne mjeker kam nje brime,
    e syte ngjyre m'uti i kam,
    shpirtin e kam te pshurrur,
    me shqiponja dykrenare e mat.

    pasi te rruhem do thyej pasqyren.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Kullaaaaaaaaaaaa.
    Nuk e di pse me duket me e bukura poezi e shkruar ne tetor(ose qe e lexoj une ne tetor) nga te gjitha poezite qe jane shkruar ne kete muaj , ose qe kam lexuar une. cilado te jete ( jane shume ato qe jane shkruar ne tetore, por edhe ato qe kam lexuar une cdo tetor nuk jane pak te siguroj).
    (e kam fjalen per tetoret e poezive...padyshim)
    Sinqerisht URIMEEEEE!

  3. #3
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    nje poezi e vecante...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-10-2004 mė 14:41
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    kshu e bukur duket po per tu kuptu hic





    LeNNoN
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    lennon! kuptoje si te te vije! megjithate me behet qejfi qe e kupton neper kanale te estetikes dhe e quan te bukur. mua kjo me kenaq shpirtin. falemnderit! edhe qe njerezit i cudis, prape me pelqen. falemnderit dhe marsela.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-10-2004 mė 14:41
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga kulla

    dua te tretem ne lavdi dhe fame,
    te qendroj si pike referimi
    prej mermeri te bardhe,
    se arin do ma kete vjedhur koha.
    dua te jem i pavdekshem
    e perjetesine po e kerkoj ne mijera fjale,
    per momentin, ndodhem perpara pasqyres.

    pasqyren, pasi te rruhem do e thyej

    e kuptoj sa i vogel jam
    e nuk me lodh aspak vogelsia.
    krenaria, thone, nuk eshte virtyt,
    por medalje qe i jep vetes.
    heshtjen e cmojme vetem ne vete te dyte,
    urtesine t'a vleresojne te tjeret.

    pasi te rruhem, do thyej pasqyren
    Ke nje menyre te shkruari qe te ben krej te vecant nga shume te tjere.
    Te kam lexuar,po te lexoj,dhe do vazhdoj te te lexoj,per nje arsye te thjeshte.Ndjej kenaqsi.
    Urime.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    meqenese dikush ka shprehur me ze te larte mendimin se nuk ka kuptuar gje, apo dikush tjeter i censuruar per arsye qe s'kane te bejne fare me vargjet me lart eshte cuditur, mendoj se duhet te them te verteten dhe te pranoj mendimin e maces. hihihi. kete e pergatita ne kujtim te ditelindjes te enver hoxhes.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  8. #8
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    e diele

    puna te dielen eshte moskokecarese,
    e lehte,
    e kendeshme,
    shakate leshohen te lira nga gjuha
    e turren si tufa kuajsh pa fre,
    gjithkush prane teje eshte
    po aq i lirshem,
    po aq i lumtur.

    extrensik,
    kupton qe je miku me i mire
    e me i vlefshem qe bosi ka.

    perfiton nga situata
    dhe guxon te kerkosh ngritje rroge,
    bosi qesh edhe me fort,
    me lot ne sy,
    "dor, je dora vete"
    te thote sinqerisht,
    "sa shakaxhi qe je",
    shton me ironi.

    por,
    duhet te me falni,
    se genjej...

    te diela te tilla jane te rralla,
    si e diela me diell,
    por jane keto ato qe mbahen mend.

    sot qe nje e diele e zakonshme,
    e bute si nje thele vici,
    gjysem e pjekur ne zgarre,
    e ftohte si nje sallate me djath dhie,
    e vertete si vera shoqeruese pas pune.

    te dielave pas pune,
    televizor.
    qofte programi i kanalit tim te preferuar,
    qofshin kater filma
    te marre me qera ne dyqan,
    edhe pse s'ka asgje te sigurt
    pervec Zotit,
    dihet se mediumi eshte mesazhi.

    e diel,
    pastaj me rradhe nga fillimi,
    e diel,
    e diel,
    e diel,
    e diel,
    e diel,
    e diel,
    e diel.

    ah sikur te gjitha ditet te ishin e diele.
    kam takim me dentistin kete te diel,
    e kam frike dentistin,
    bie llafi,
    po varja,
    le te mos mendoj per te,
    sot eshte e diel.

    te dielen gjumi eshte i embel,
    e diela m'i vodhi po aq embel
    keto vargje,
    pune e madhe...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 05-12-2004 mė 20:57
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Tema tė Ngjashme

  1. Nikollė Lesi ngatėrron derėn e banjės
    Nga cikita nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 11:30
  2. Uji i banjes dhe dielli e zbukurin fyttyren tuaj
    Nga babadimri nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 10:25
  3. Rroba banje alla braziliane pėr meshkuj nė plazh
    Nga viganv nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 17:34
  4. Vetvrasjet, problem kombėtar i shqiptarve!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •