Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Enveri i donte fshataret..

    Me rastin e 16 tetorit le te kujtojme Enver Hoxhen me nje nga bėmat e tije ne te "mire" te Popullit..

    Gazeta Shqiptare

    ---


    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon mbledhjen e Byrosė Politike tė 1956 ku Enveri vendosi qė fshatarsisė t'i hiqeshin bagėtitė dhe kundėrshtimin e vetėm tė ministrit Maqo Ēomo

    Enveri nė Byro: "T'ja heqim delet fshatarėve"


    ----------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Unė them qė kjo tabllo qė paraqiti Maqua me shokėt e Ministrisė sė Bujqėsisė nuk ėshtė nė frymėn e kolektivizimit tė bujqėsisė, kjo ėshtė pėr njė individ tė mirė dhe nuk lejon tė ecėsh pėrpara nė shpejtimin e kolektivizimit. Sipas mendimit tim nuk duhet tė bėhen lėshime nė kėtė drejtim. Ēėshtje tjetėr ėshtė qė fshatari si ēėshtje tė rėndėsishme ka tokėn dhe pastaj vjen bagėtia. Kur tė vijė ēėshtja qė partia ta bindė fshatarin tė futet nė kooperativė, pėr tė futur tokėn, kjo ėshtė njė gjė ndihmėse. Pastaj pėr dėshirėn qė ka ai pėr kooperativėn duhet t'ia fusim edhe pėr bagėtinė qė ėshtė ekonomi ndihmėse. Pastaj ta marrim konkretisht, kėto nuk ka kush i ushqen, prandaj ėshtė mė mirė qė neve tė shikojmė se ku do tė kullosi bagėtia kolektive se sa ajo individuale se ashtu na dalin dy probleme". Kėshtu ėshtė shprehur Enver Hoxha nė mes tė tjerash nė diskutimin e tij, nė njė nga mbledhjet e Byrosė Politike tė gushtit tė vitit 1956, kur udhėheqja e lartė komuniste e partisė shtet tė asaj kohe po merrte nė analizė kolektivizimin e fshatarsisė kooperativiste. Proces-verbali i kėsaj mbledhje i cili ka qenė i klasifikuar si tepėr secret, botohet pėr herė tė parė pas deklasifikimit tė njė sėrė dokumentave arkivore nga ana e Arkivit Qėndror tė Shtetit nė Tiranė. Nė atė mbledhje janė marrė pėr diskutim edhe pesė ēėshtje tė tjera, por nė shkrimin qė po botojmė mė poshtė, ne po japim tė plotė vetėm atė pjesė tė mbledhjes ku Enver Hoxha dhe anėtarėt e tjerė tė Byrosė Politike tė asaj kohe, kanė diskutuar pėr heqjen e bagėtive nga oborret e fshatarsisė kooperativiste. Ajo pikė e asaj mbledhje qė ish-diktatorit komunist tė Shqipėrisė dhe udhėheqjes sė lartė tė partisė shtet qė ai kryesonte, i kushtoi vetėm disa minuta kohė pėr tė diskutuar dhe marrė vendim, solli mė pas rrėnimin e plotė jo vetėm tė fshatarsisė shqiptare, por tė gjithė vėndit, duke e ēuar Shqipėrinė drejt katastrofės e cila u ndal vetėm nė fillimin e viteve '90 me shėmbjen e atij regjimi.

    Proces-verbal i mbledhjes sė Byrosė Politike tė Komitetit
    Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Mė datėn 15.8. 1956
    Byroja Politike e K.Q. tė PPSH. mė datėn 15 gusht 1956 mori nė shqyrtim kėto ēėshtje:
    1. Mbi caktimin e delegacionit tė partisė qė do tė marrė pjesė nė Kongresin e VIII tė PK tė Kinės, si dhe tė delegacionit qeveritar qė do tė veje nė RP tė Mongolisė dhe RDP tė Koresė.
    2. Mbi dėrgimin e pėrgjigjes shokut Hurshov pėr kohėn e ardhjes nė vėndin tonė.
    3. Mbi pagėn orare tė punėtorėve qė punojnė pa norma dhe kategorizimin
    e disa procesve tė punės.
    4. Mbi numrin e bagėtisė personale qė duhet tė kenė familjet e kooperativave bujqėsore .
    5. Mbi emėrimin e shokut Mihal Prifti njėkohėshisht edhe ministėr
    fuqiplot nė Republikėn e Finlandės.
    6. Mbi takimin e shokut Enver me ministrin jugosllav, Arsa Milatoviē.


    Vendimi i Byrosė

    Pika e katėrt e mbledhjes: Mbi numrin e bagėtisė personale qė duhet tė kenė familjet e kooperativave bujqėsore

    Shoku Enver Hoxha: Pastaj kemi edhe ēėshtjen e bagėtive pėr oborret e kooperativave bujqėsore. Shoku Hysni Kapo: Nė statutin e sotėm tė kooperativave bujqėsore ėshtė caktuar sasia e bagėtive pėr ēdo oborr. Komisioni qė ėshtė ngarkuar pėr studimin e statusit dhe Ministria e Bujqėsisė, janė tė mendimit qė tė qėndrojė pėrsėri norma qė ekziston. Neve e pamė kėtė me aparatin e Komitetit Qėndror, unė bisedova edhe me shokėt Muratov e Krillov dhe ata ishin tė mendimit qė tė pakėsohet norma qė ėshtė sot. Ne mendojmė qė tė kufizohet numri i bagėtive pėr ēdo familje kooperativiste. P.sh. nga 1-4 lopė ose buallica qė u lejohet njė familjeje kooperativiste nė bazė tė statutit ekzistues tė caktohet 1-2 lopė ose buallica. Po kėshtu edhe pėr delet etj, siē paraqiten nė relacion. Po tė marrim parasysh vendet e tjera si Bullgarinė dhe Rumaninė, ata kanė mė pak. Prandaj neve themi qė mund tė bėhet njė zbritje e tillė sipas pasqyrės qė ėshtė paraqitur. Ne e ngremė tani kėtė ēėshtje pse do tė botohet projekt-statuti i kooperativave dhe pastaj nuk ėshtė mirė qė nė kongres tė bėhen korrigjime tė mėdha. Kėta tė Ministrisė sė Bujqėsisė kanė frikė se mos kjo do tė shkaktojė njė hezitim nga ana e fshatarėve pėr tė hyrė nė kooperativa. Shoku Pilo Peristeri: Ata thonė qė nuk kemi kullotė. Shoku Hysni Kapo: Pėrveē bagėtisė kolektive kėtu duhet menduar edhe pėr ushqimin e bagėtisė individuale. Puna ėshtė qė kėto tė jenė pėr tė plotėsuar nevojat e tyre. Neve na ndodh sot qė disa fshatarė tė kenė bagėti individuale mė shumė se ajo e kolektivizuar. Ne demokracinė popullore kanė shumė kufizime. Shoku Maqo Ēomo: Neve qysh nė fillim e diskutuam kėtė ēėshtje qė ta mbajmė kėtė numėr ose jo megjithėse ėshtė i madh. Ne mendojmė qė tė mbahet pėrsėri kjo normė duke qenė se jemi nė fazėn e kolektivizimit dhe kjo do tė bėjė qė tė mbajmė edhe ato qė kemi. Ne nuk mund tė marrim nė krahasim Rumaninė ose Bullgarinė pse kanė 2-3 ha tokė kopėsht personal. Ne themi qė kjo ēėshtje tė mbetet nė statut siē ishte, por tė vėmė njė nen ku tė thuhet se asambleja tė vendosė numrin mė tė ulėt, dhe kjo bėhet me punė politike. Shoku Gogo Nushi: Unė jam i mendimit qė ta zbresim numrin e bagėtive personale ashtu siē thotė shoku Hysni, pse e para ėshtė ēėshtja e prokupacionit tė njerėzve dhe ana tjetėr ėshtė ēėshtja e kullotės pėr tė cilat duhet t'u caktojmė sipėrfaje tė mėdha pėr kullota. Unė them qė ėshtė mė mirė ta bėjmė kėtė tani se sa pastaj. Shoku Rrapo Dervishi: Ne nė Gjirokastėr kemi pasur propozime tė zbritet numri i bagėtive personale sepse ka ndodhur qė fshatari mban pėr vehte pjellat dhe kolektivizon shterpat. Nė fillim kjo do tė ketė njė farė rezistence, por mė pas do tė rregullohet. Unė nuk e quaj kėtė masė si tė vėshtirė pėr kooperativat ekzistuese se sa pėr ato qė do tė ngrihen. Shoku Spiro Koleka: Mė duket qė neve duhet tė largohemi nga ajo qė kemi pasur pse kėto shifra qė kemi inkurajojnė ato tė ekonomive private. Po tė shikojmė nė Bullgari, ato e ulėn numrin e bagėtisė nė njė lopė ose buallicė kurse neve e lėmė 1-2 lopė ose buallica, ata kanė 3-5 dhen kurse neve e lėmė 15-20 krerė. Unė them qė neve tė vendosim sipas propozimit tė kėtyre shokėve dhe kjo ėshtė dalja nė bazė tė situatės qė kemi. Shoku Beqir Balluku: Edhe unė jam pėr zbritjen e numrit tė sotėm tė bagėtive personale sepse bagėtitė e oborreve po na kthehen nė kope dhe kjo do tė sjellė qė kėta tė interesohen mė tepėr pėr kopenė e tyre se sa pėr kooperativėn. Shoqja Liri Belishova: Unė mendoj se ne tani jemi nė kohėn e kolektivizimit dhe nė kėtė fazė duhet tė favorizojmė futjen e fshatarėsisė nė kooperativa. Pastaj ata tė vendeve tė tjera po e zgjerojnė kurse neve po e ulim numrin e tyre. Ekonomia ndihmėse ėshtė njė ndihmė pėr plotėsimin e nevojave tė tyre dhe neve kjo na intereson. Pėrsa i pėrket kullotave ata kanė mundėsi t'i sigurojnė pėr vehte mė lehtė kurse pėr ato tė kolektivizuarat ėshtė mė zor t'i ushqesh. Pastaj neve pse ta vendosim kėtė nė masa administrative, po tė jemi tė fortė mund t'a bėjmė me anėn e bindjes. Shoku Haki Toska: Nė Korēė shumica e fshatarėve tė kolektivizuar nuk i kanė arritur kėto norma dhe bėjnė luftė pėr t'i arritur. Unė them qė ėshtė mė mirė qė kėtė t'i ulim sa mė parė. Shoku Rita Marko: Ato tė Bullgarisė dhe tė Rumanisė janė mėsuar me lopė kurse fshatari jonė ėshtė mėsuar me dele dhe e llogarit njė lopė me 20 dele. Unė mendoj qė tė mos shpejtohemi dhe mos bėjmė qė kjo ta kufizojė delen nė njė kohė qė duhet ta shtojmė.

    Shoku Koēo Theodhosi: A ka mundėsi kooperativisti qė tė mbajė 20-30 dele, lopė, derra etj me atė ushqim qė ka?
    Shoku Hysni Kapo: Nuk ka mundėsi dhe do tė vijė njė kohė qė t'i sigurojmė ushqimin nga ana e shtetit. Puna ėshtė qė sot nuk e kanė kėtė shifėr dhe nėqoftė se do ta korrigjojmė ėshtė mė mirė qė kėtė ta bėjmė tani se sa mė pas kur do tė kemi mė shumė tė pakėnaqur. Shoku Enver Hoxha: Unė them qė kjo tabllo qė paraqiti Maqua me shokėt e Ministrisė sė Bujqėsisė nuk ėshtė nė frymėn e kolektivizimit tė bujqėsisė, kjo ėshtė pėr njė individ tė mirė dhe nuk lejon tė ecėsh pėrpara nė shpejtimin e kolektivizimit. Sipas mendimit tim nuk duhet tė bėhen lėshime nė kėtė drejtim. Ēėshtje tjetėr ėshtė qė fshatari si ēėshtje tė rėndėsishme ka tokėn dhe pastaj vjen bagėtia. Kur tė vijė ēėshtja qė partia ta bindė fshatarin tė futet nė kooperativė, pėr tė futur tokėn, kjo ėshtė njė gjė ndihmėse. Pastaj pėr dėshirėn qė ka ai pėr kooperativėn duhet t'ia fusim edhe pėr bagėtinė qė ėshtė ekonomi ndihmėse. Pastaj ta marrim konkretisht, kėto nuk ka kush i ushqen, prandaj ėshtė mė mirė qė neve tė shikojmė se ku do tė kullosi bagėtia kolektive se sa ajo individuale se ashtu na dalin dy probleme. Tani kullotat janė tė numėruara, nga njė anė kemi direktivėn e Kongresiet dhe duhet tė hapim toka tė reja. Ne do tė interesohemi pėr kolektivat. Praktikisht ai nuk ka ku t'i ushqejė ato. Eshtė e vėrtetė qė nga kjo masė tani do tė mbeten disa tė pakėnaqur por nesėr do tė jenė mė shumė, prandaj mė shumė t'a bėjmė qysh tani. Unė them qė nė interes tė kooperatizizmit, tė tė ardhmes etj ėshtė qė neve tė vendosim kėtė. Prandaj unė jam dakord me atė qė propozojnė shokėt e aparatit, bile unė isha me Spiron qė dhen dhe dhitė tė ishinmė pak, por mė mirė tė mbete sipas pasqyrės qė ėshtė paraqitur.
    Si pėrfundim e gjithė Byroja politike ėshtė dakrod qė numri i bagėtive personale i familjeve kooperativiste tė jetė sipas pasqyrės qė ėshtė paraqitur nga ana e aparatit tė Komitetit Qėndror. Shoku Maqo Ēomo: Unė e kuptoj kėtė qė thoni ju por them se pėr konditat e sotme nuk ėshtė mirė tė bėhet. Shoku Enver Hoxha: Kjo nuk ėshtė e drejtė qė thua ti, me i lėnė mė shumė bagėtive ekonomive individuale, pse kjo e pengon kolektivizimin. Nė fund vendoset qė pėr kėtė ēėshtje tė dalė njė protokoll i Byrosė Politike, i cili t'u dėrgohet pėr njoftim sekretarėve tė parė tė komiteteve tė partisė tė rretheve e tė qarqeve dhe tė vihen nė dijeni kuadrot kryesorė tė partisė e tė shtetit.

    (Protokolli pėr kėtė ēėshtje ėshtė diktuar nga shoku Enver dhe mban Nr. 26 / A datė 15.8.1956)
    Mbajtėsi i proēesit Sadik Myftiu (A.Q.SH. Fondi 14 /AP V.1956 d.47 fq.39)

    ----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po te vesh re.. del se ata qe ishin per tja - ire nenen fshatarit qe ish 70% e kombit mbeten byroiste te perjetshem.. sikurse hysni Kapo Spiro Koleka Rrapot e manushet me shoke me ne krye Dullen.. e ata qe mendonin tu a linin ndonje lope a dele me shume fshatarit perfunduan burgjeve.. sikurse Maqo Como e Koc Theodhosi.. me shoke..

    konkluzioni..


    - iji nene te te thone Baba.. kte bente enveri..

    jepu me shum buk e qumesht e te fusin thiken ne shpine..

    nje cop dokument e flet shume..

Tema tė Ngjashme

  1. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  2. Ish-besnikėt rrėfejnė ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:23
  3. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58
  5. Enveri ne Drilon
    Nga edmko nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 20:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •