Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Dedikim

  1. #1
    ... e permbytur Maska e Atlantida
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    9

    Dedikim

    Ktheu, nuk kam mbetur as hije !

    U nise ngadale, pa lote, pa dhimbje. Ike per parajsen e luleve. Por, edhe atje lart, mbi re, zemra ime tė vjen pas. Sikur ta dija, se ikja jote do me trazoj kaq shume, do me le kaq te zbrazet jeten, do te gjeja fjalet me te bukura per ty, do te marshoja me te dy kembet mbi krenarine time.

    Tash bej nje jete pa arome, pa ngjyre, pa emocione.

    A eshte kjo jete ?

    Kur dal nga shtepia, s’di pse dal, kur kthehem s’di pse kthehem. Asgje s’eshte me si me pare. Pyes veten kush jam ? Pse fisurimet e jetes jane kaq tė pamshira ? Kur zbardh dita s’kam deshire t’a leshoj shtratin. Dua te vazhdoj, ne imtesi, t’i rikomponoj misteret e nates. Dua qe ende te vazhdojne.
    Kur vjen nata kam frike, se do ta kaloj edhe nje nate te errte pa gjum, pa enderra. Shpesh kerkoj fytyren tende, syte e ty, zerin tmerresisht melodioz, te qeshurat, me ulje e zbritje zeri sikur ujvaret qe here bien furishem nga lartesia, here qetesohen ne liqej te vegjel. Por, asgje ! Ti je tash vetem nje jehone qe nga large, edhe pse shterrshem te degjoj, me me trazon shpirtin.
    Shpesh kerkoj dikend te me bej shoqeri, nje mik, ne kalimtra, nje te huaj, qofte ai edhe i ēmendur apo memec, vetem t’i pershperis te veshi ate qe sa e sa here t’i kam thene ty.

    Dua te hakmirrem, s’kam fuqi…

    Jam e humbur ne sekretet tona…

    Ktheu, nuk kam mbetur me as hije !!!

  2. #2
    ... e permbytur Maska e Atlantida
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    9
    … Rruge e pandricuar…

    Ja tash u mbushen disa jave qe ne nuk jemi pare, e megjiathe, une kurre nuk besoj qe t’i ke ikur pergjithmone. Kurre nuk besoj qe me ke lene ne shoqeri me vetmine. Ne ēdo moment, me behet qe e degjoj zerin tend dhe i shoh syte e tu qe shendrisin si kristale. Gjithe kjo me bene te ndihem keq, sepse nuk eshte realitet, sepse ti vertete je shume larg.

    Ēdo minute qe rrjedh larg teje eshte si nje urragan qe ma rremben zemren.
    Nuk pushoj se menduari dhe pyes ne heshtje, cili eshte gabimi im ? Kur me kujtohen bisedate tona te gjata, pas te cilave fillonim dashurine pasionante dhe shterngimet qe ma zinin frymen, por qe t’i doja.

    Tash kur eshte ora e gjumit, i afrohem krevatit duke ditur se gjumi nuk do te me ze . Megjitahte, ndihem mire kur vjen nata, sepse keshtu te gjej me lehte ne imagjinaten time. Ah imagjinata! Ikja jote edhe kete ma ka dobesuar shume. Por prap nuk di sesi ia arrij te gjej, te flas me ty. Shpesh i shtrij duarte dhe me behet se te preku. Dashuria ime per ty eshte me e madhe se vuajtjet, prandaj ēdo nate jam me ty. Shpesh e qes doren ne zemer dhe i ndiej palpitjet e saj qe ndryshojne sa here e kam mendjen te ti. Jane me te shpejta, shpesh te ērregulluara. Sa kam deshire te ma mundesosh te tregoj edhe nje here zjarrin qe kam per ty. O zot, sa me mungojne ledhatimet tua, peshperitjet e embela.
    Ne kete moment te imagjinoje afer meje, e ti, here me flet me dashuri, here me mbulon buzet me puthje te ngrohta. E ndiej perktheljen tende nga shikimi yt qe me shprish gjakun, ma lnur si me kerrhanze, me tubullon mendjen, me shtrin per toke, po ai shikim aq shkaterrues qe me bene te ēmendur. Madje, nese do ta dijsh, jam ne rruge te sigurt kah ēmenduaria.

    Ritmet e rruges simfoni morti...

  3. #3
    ... e permbytur Maska e Atlantida
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    9
    Muza nuk vdes

    Bjen shi vjeshte.

    Curril…

    Tashmė tri javė, nuk ndalet.

    E ti, i qete, para dritares se dhomes tende kafshon bishtin e stilolapsit, sepse, Muza jote duket se vendosmerisht ka hy ne greve.
    Ajo nuk ta ka lene asnje note per ta ushqyer inspirimin.

    Asnje gjurme!

    Asgje !

    Me shikim te trubullte, te ka lene ne meshiren e konstalacioneve qe formojne pikat e shiut ne xham, poet i dashur, te shoh duke kerkuar imazhe me formen e tyre te rastit. Gishtat te flirtojne me hijen e gotes me shikimin krjtesisht te humbur ne horizontin e paane… Ne ngrysjen e kesaj dite te zbrazte, faji (i pafaleshem) i muzes ne greve te ēmend. Nuk dua ta them, me qellim, por dije qe me nuk do te kthehem.

    Kurre…

    Tash e di qe kam qene vetem nje ashkel e mberthyer ne celulat e vdekura te lekures tende, duke te derguar panderpre helme per rimen tende te embel per poezite e ndiera qe grisin edhe zemrat me te pandjenja. Te kam derguar dhe ende te dergoj, sepse te dua. Nuk kam hezituar te rrezikoj jeten per ēdo frymarrje tenden. Nga frika se do te humb, o Zot, sa here e kam imagjinuar shpaten e Demokleut, me maje te ngulur ne qafen tim te njom. Sa here kam dashur te aktivizohet, vetem e vetem, te na bashkoje ne nje vdekje te perbashket.

    Duhet te iki.

    Ndoshta do te vij te shoh prap. Ndoshta do te vij sigurisht, nje mbremje me stuhi, nese mbijetoj humbjen tende, gjithnje duke shpresuar qe ti te mos dijsh asgje, te mos kesh asnje shenje per ekzistimin tim.

    Mos harro.

    Muza nuk vdes.

    Jo.

    Ajo eshte udherrefyese ultime e poetit.

    Por…

    Kur serish dielli ta ledhatoje fytyren, vend meje, do te thote se une kam vdekur, e distiluar ne xhamin e dhomes tende, e mbushur me berthamen tende per te vdekur para syve tu, duke gjemuar kengen e zemres time, te padukshme dhe te plagosur.

    Unė…

    E panjohura…

    Muza jote...

Tema tė Ngjashme

  1. Ukė Bytyēi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 06:29
  2. Shoqerite e reja te krijuara ne forum
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-12-2003, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •