Shpėrthimi i tritolit plagos inspektorin e policisė rrugore. Atentatit i shpėtojnė bashkėshortja dhe djali i tij
Tritol policit pėr hakmarrje
Hakmarrja pėr shkak tė detyrės mbetet pista kryesore e policisė, pėr atentatin ndaj Bardhi Zeqos
Artur Qoraj
TIRANĖ- Shpėrthimi i njė sasie tritoli nė garazhin e makinės masakron njė ekspert tė policisė rrugore. Bardhi Zeqo, i transferuar vetėm njė javė mė parė nė policinė e Kukėsit, ėshtė dėmtuar rėndė, ndėrkohė qė makina e tij ėshtė shkatėrruar plotėsisht. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė afėrsi tė Kryegjyshatės Bektashiane nė Tiranė, rreth orės 07.30 minuta tė mėngjesit tė djeshėm. Burime nga policia e Tiranės, pohojnė se mbetet mister motivi i kėtij atentati me lėndė eksplozive, ndėrkohė qė dyshohet pėr hakmarrje pėr shkak tė detyrės. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, ekspertėt e kriminalistikės kanė arritur nė pėrfundimin se qėllimi i autorėve, ende tė paidentifikuar ka qenė eliminimi fizik i efektivit, qė vetėm njė javė mė parė ishte transferuar nė qytetin verior nga Policia Rrugore e Tiranės.
Ngjarja
Shpėrthimi i tritolit ka tmerruar gjithė banorėt e Shkozės, por mė shumė bashkėshorten dhe djalin e ekspertit tė policisė, tė cilėt po prisnin qė Bardhi Zeqo tė nxirrte makinėn nga garazhi. Bashkėshortja e tij ka kėrkuar ndihmė, ndėrkohė qė eksperti i policisė rrugore ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė mjediset e spitalit ushtarak tė Tiranės. Sipas mjekėve tė Spitalit Ushtarak tė Tiranės, 45- vjeēari Zeqo rrezikon tė humbė shikimin nė tė dy sytė, ndėrsa ka fraktura tė rėnda nė njėrėn kėmbė, tė djathtėn, dhe nė pjesė tė tjera tė trupit. Pritet qė sot nė mėngjes tė niset pėr nė Itali me ndėrmjetėsimin e Ministrisė sė Rendit Publik. Mėngjesin e djeshėm, Zeqo po bėhej gati tė nisej pėr nė punė, sė bashku me tė shoqen, Ritėn, dhe djalin, qė i kanė shpėtuar pėr mrekulli atentatit. Sipas ekspertėve, mekanizmi i autorėve tė paidentifikuar ka funksionuar. Ata kanė vendosur tė paktėn dy kallėpe tritoli brenda nė autoveturėn Benz 190 dhe siguresėn e ndezėsit e kanė lidhur me derėn e makinės. Zeqo ka hapur qepenin e garazhit, duke provokuar ndezėsin dhe mė pas shpėrthimin, viktimė e tė cilit ka mbetur vetė.
Hetimet
Pista e vetme qė po heton policia e Tiranės dhe specialistėt e Ministrisė sė Rendit ėshtė ajo e njė hakmarrjeje tė mundshme pėr shkak tė detyrės qė Zeqo kryente. Vetėm prej njė jave, eksperti i policisė rrugore ishte transferuar nga Tirana nė Kukės dhe nė kėtė itinerar po shikohen konfliktet e tij dhe kėrcėnimet qė ka patur direkt apo indirekt. Familjarėt nuk kanė pranuar tė flasin rreth ngjarjes duke ndenjur tė ftohtė ndaj mediave. Burime tė policisė saktėsuan se motivi ėshtė i qartė: vrasje e mbetur nė tentativė pėr shkak tė detyrės. Por mbetet mister shkaku konkret i vendosjes sė tritolit. Specialistėt kanė analizuar edhe marrėdhėniet e 45- vjeēarit Zeqo me komshijtė dhe tė afėrmit. Ekspertėt kanė gjetur gjurmė tė tritolit nė vendngjarje, edhe pse tė pakėta. Autorėt qė dyshohet tė kenė qenė dy persona, kanė arritur tė kapėrcejnė murin rreth dy metra tė lartė tė familjes Zeqo. Njėri prej tyre ka ruajtur lėvizjet e banorėve tė lagjes, ndėrsa tjetri ka hyrė brenda oborrit. Burime tė policisė thanė pėr Shekulli se Zeqo e mbante gjithnjė garazhin tė hapur, duke mos e mbyllur tėrėsisht. Kjo ka favorizuar autorėt qė tė vendosnin sasinė e eksplozivit. Specialistėt mendojnė se autorėt kanė vepruar tė paktėn pas orės 02.00 tė mėngjesit, kur ėshtė edhe kulmi i gjumit. Asnjė nga tė zotėt e shtėpisė nuk ka ndier zhurmė. Atentati ėshtė finalizuar pikėrisht rreth orės 07.30 tė mėngjesit, kur Bardhi Zeqo doli nga porta e vilės sė tij dykatėshe nė Shkozė dhe iu drejtua garazhit, ku kishte autoveturėn private me targa Tirane.
Krijoni Kontakt