Me anėn e syve dhe tė fjalėve mund tė shėrojė edhe sėmundje tė vėshtira. Pėrveē mjeteve klinike, sekreti i tij ėshtė hipnoza. Aktualisht, arrin tė mjekojė dhėmbėt, duke hequr dhimbjet me anėn e saj, pa anestezi, sidomos tek ata qė kanė frikė nga dentisti.
Dr. Rasim Vrioni ėshtė diplomuar nė universitetin e Ankarasė, nė Fakultetin e Stomatologjisė Estetike. Nė njė intervistė pėr gazetėn Panorama ai tregon eksperiencėn e tij, si dhe tė gjitha tė fshehtat e hipnozės.
Kur jeni njohur pėr herė tė parė me hipnozėn?
Para tre-katėr vjetėsh rashė nė kontakt me njė mjek, i cili aplikonte hipnozėn mjekėsore nė Turqi, dr. Ali Eshref Myezinoglu, i cili ėshtė, aktualisht, kryetari i Shoqatės sė Hipnozės Mjekėsore nė Turqi. Duke parė atė, mė lindi edhe mua dėshira qė ta mėsoja, ta pėrvetėsoja dhe ta aplikoja, duke qenė se nė Shqipėri hipnoza mjekėsore nuk ėshtė shumė e njohur.
Duhen prirje tė veēanta pėr ta praktikuar hipnozėn?
Hipnoza nuk kėrkon prirje tė veēanta, as trashėgimi. Thjesht, kėrkon tė jesh i formuar nga ana teorike e tė punosh me njerėz qė e zbatojnė kėtė metodė nė praktikė. Nuk ėshtė se ka nevojė pėr fuqi tė mbinatyrshme, pėr faktin se ėshtė njė fenomen i natyrshėm qė nuk ka lidhje me magjinė dhe me gjėra tė jashtėzakonshme.
Cila ka qenė eksperienca juaj e parė me hipnozėn?
Njė shoku im i klasės, nė vitin e tretė tė fakultetit, i cili kishte alergji ndaj dorezave plastike qė i pėrdorin dentistėt, dorezat e lateksit. Atij, nė mometin kur vinte dorezat e zakonshme, i fillonin kruarjet, skuqjet dhe entje tė pėrgjithshme. Edhe nėse kishte kontakte me sytė dhe hundėn, pėrsėri i nisnin shqetėsimet nė kėto organe. Vendosėm ti bėnin seancat dhe pas pesė takimeve arritėm e ia hoqėm alergjinė nga lateksi, i dorezave plastike. Meqenėse ishte hera e parė, unė kisha nevojė qė tė bėja shumė praktikė dhe nė atė ambient shokėsh i kam pėrdorur shpesh si kavje, kuptohet, me dėshirėn e tyre, duke u pėrmirėsuar gjithnjė e mė shumė. Dhe pastaj, nisi puna me pacientėt, por kryesisht, nė fushėn e stomatologjisė.
Si e pėrdorni ju si stomatolog hipnozėn?
Konkretisht, e pėrdorim pėr heqjen e frikės sė pėrgjithshme nga dentisti, heqjen e dhimbjeve tė ndryshme, pėrshtatjen me protezat. Mė vonė, kam pasur njė rast me alergji, me dėshirėn pėr tė lėnė duhanin, pėr tė rėnė nga pesha e tė tjera raste tė lehta tė kėtij tipi. Ndėrsa aktualisht, jam duke punuar me njė vajzė me atak paniku, mė konkretisht, ajo nuk mund tė qėndrojė e vetme. Nė momente tė caktuara ka frikė, rrahje tė shpeshta zemre, nuk mund tė kalojė rrugėn e vetme, duhet tė ketė patjetėr dikė me vete. Mbas dy seancash, patėm pėrmirėsim te kjo paciente dhe pas katėr seancash, ėshtė pėrmirėsuar dukshėm. Njė tjetėr pacient ėshtė njė i ri qė ka dyshime pėr ambientin qė e rrethon, ka ndjenjėn e mosbesimit. Ka qenė edhe njė vajzė 13-vjeēare me probleme tė urinimit natėn, njė tjetėr djalė 17-vjeēar qė i mbahej goja pėr shkaqe psikologjike.
A ka mundėsi qė pas njė farė kohe tė rikthehen pėrsėri shqetėsimet qė kurohen me anėn e hipnozės?
Kjo ėshtė nė varėsi tė shqetėsimit; nėse hipnoza bėhet pėr fitimin e besimit nė vetvete, atėherė ėshtė e mjaftueshme njė ose dy seanca qė tė duket pėrmirėsimi. Nėse bėhet pėr trauma nga e kaluara, duhet patjetėr edhe ndihma e psikologut, sepse nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm puna e hipnoterapistit, atėherė duhet njė trajtim njė deri nė tre muaj dhe pas njė viti mund tė ketė nevojė pėr seanca rifreskimi. Pėr heqjen e zakoneve tė duhanit, alkoolit ose drogės, mbas gjashtė muajsh ndjehet nevoja e njė seance rifreskimi, qė nuk zgjat mė shumė se 15 minuta, nė mėnyrė qė tė forcohet ai zakon i ri qė ėshtė vendosur te pacienti.
Ju vetė, keni praktikuar ndėrhyrje mjekėsore te pacientėt?
Po, vetėm nė fushėn e stomatologjisė. Ka shumė njerėz, nė fakt, qė kanė frikė nga dentisti nė vendin tonė ose ka shumė qė nuk e tregojnė. Unė kam pasur njė paciente 12-vjeēare, tek e cila kam bėrė katėr mbushje dhėmbėsh pa anestezi. Njė rast tjetėr ka qenė njė vajzė 21-vjeēare qė ka bėrė njė mbushje tė gradės sė tretė, mbushje dhėmbi me heqje nervi, dhe ajo ka ndjerė shumė pak dhimbje.
Ēfarė gjendje ju krijohet pacientėve nė gjendjen e hipnozės?
Nė seancėn e parė, njė pjesė e mirė e pacientėve nuk mund ta pėrkufizojnė se ēfarė ndjejnė, thjesht ėshtė njė ndjesi mes gjumit e tė qenurit zgjuar. Ndėrsa, mbas seancės sė dytė ose tė tretė, pacientėt e pranojnė qė kanė qenė nė gjendje hipnoze. Pacientėt janė tė ndėrgjegjshėm nė ato momente dhe thonė qė nuk kanė ndjerė asgjė. Ajo ēfarė pėrjetojnė ėshtė njė gjendje qetėsie e pėrgjithshme, mendore dhe fizike. Pėrqendrimi nė ato momente ėshtė nė maksimum, pacienti nuk dėgjon mė zhurmat nga ambienti, nuk dėgjon mė zėrat e thjeshtė dhe nuk kthen pėrgjigje, edhe sikur ti flasėsh; ai pėrqėndrohet vetėm te zėri i mjekut. Mund tė arrish tė krijosh edhe efekte tė ngrohjes e tė ftohjes, pacienti krijon ndjesinė e relaksimit tė tė gjithė muskujve tė trupit dhe kėto mund tė vazhdojnė pėr njė farė kohe. Kėto quhet efekte posthipnotike dhe pacienti vazhdon ta ndjejė veten ashtu si ia rekomandon mjeku. Mund ti krijosh imazhe, nga mė tė ndryshmet, ato qė ai ka mė me qejf dhe ai i kalon para syve, sikur ėshtė duke i jetuar realisht. Mund ta bėsh tė ndjejė aromėn e njė luleje, por kushti ėshtė qė pacienti duhet patjetėr ti ketė pėrjetuar mė parė ato imazhe dhe aroma.
Tė gjithė njerėzit mund ta pėrjetojnė hipnozėn?
Nėse flasim me pėrqindje, rreth 15 pėr qind nuk e pėrjetojnė fare hipnozėn, 65 pėr qind pėrjetojnė njė shkallė tė mirė tė hipnozės, 20 pėr qind hyjnė shumė thellė nė hipnozė dhe me kėta mund tė arrihet tė bėhen edhe operacione pa anestezi, mund tė pėrfitosh edhe ato efekte qė njė farė kohe janė pėrdorur nga agjentura ruse. Moshat mė tė pėrshtatshme janė fėmijėt mbi moshėn gjashtėvjeēare, sepse njė person qė tė hyjė nė hipnozė, duhet tė jetė i pjekur nga ana mendore, qė tė arrijė tė pėrqendrohet. Mosha ideale ėshtė 10- 15 vjeē deri nė 45 vjeē dhe pas kėsaj moshe, ėshtė pak mė e vėshtirė pėr tė hyrė nė hipnozė, pasi fillon harresa, mospėrqendrimi etj. Ka shumė rėndėsi edhe besimi te mjeku, niveli i inteligjencės duhet tė jetė mesatar, personat e pashkolluar ose ata qė kanė probleme mendore e qė kanė zhvillim tė vonuar mendor, nuk mund tė hyjnė nė hipnozė.
A ėshtė i rrezikshėm pėrdorimi i hipnozės nga njerėz tė papėrgjegjshėm?
Po, sepse ai mund tė cėnojė interesat materiale ose fizike tė personave. Mund tė krijohet njė gjendje paralize te njė person dhe ky pacient duhet tė paguajė qė tė shėrohet. Ėshtė njėsoj sikur tė marrėsh njė orėndreqės tė tė rregullojė kompjuterin.
Vendi ynė a e ka njė ligj pėr tė lejuar ose ndaluar kėtė lloj metode?
Jo, nuk ka ligj. Vendet e tjera si SHBA-ja dhe Anglia e kanė pranuar, qė nė vitet 50, me ligj hipnozėn si mėnyrė kurative mjekėsore, qė mund tė aplikohet vetėm nga mjekėt e pėrgjithshėm, stomatologėt dhe psikologėt klinikė. Te ne nuk ka asnjė mjek qė e pėrdor, aktualisht. Te ne ka qenė qė nė vitet 50 prof. Ylvi Vehbiu, qė e ka praktikuar, por mė pas u la nė harresė. Tani profesori ėshtė nė Amerikė. Mė shumė se njė ligj ėshtė e nevojshme qė kjo terapi tė njihet nė vendin tonė e tė zhvillohet.
A ėshtė e shėndetshme hipnoza?
Natyrisht, pasi nuk pėrdoret asnjė ilaē dhe nuk ka asnjė efekt anėsor.
Ēfarė ėshtė hipnoza?
Dr. Vrioni shpjegon se fjala hipnozė vjen nga greqishtja e vjetėr hypnos, emėr me tė cilin identifikohej Perėndia e Gjumit nė Greqinė e Lashtė. Hipnoza ėshtė njė gjendje e veēantė, nė tė cilėn vėmendja dhe shkalla e pėrqėndrimit, si dhe e sugjestionimit, ėshtė shumė e lartė. Personi i hipnotizuar duket sikur flė, ndėrkohė qė ai ėshtė plotėsisht i ndėrgjegjshėm dhe truri punon normalisht. Gjatė seancės sė hipnozės, pacienti kupton, dėgjon e i analizon ato ēka i thotė mjeku dhe pėrpunon nga fjalėt qė i thotė mjeku, vetėm ato qė janė nė pėrputhje me mendimet, bindjet dhe formimin e tij moral. Personi i hipnotizuar ėshtė mė i sugjestionueshėm dhe pėrjeton njė gjendje ndryshe nga normalja, shpjegon dr. Vrioni.
Ja cilat janė fushat e pėrdorimit tė hipnozės
Hipnoza pėrdoret nė fushėn e stomatologjisė, nė fushėn e psikogjisė, pėr heqjen e fobive tė ndryshme si vetmia, lartėsia, kafshėt, errėsira, trajtimi i panikut, heqja e stresit, e kujtimeve tė padėshiruara etj. Njė tjetėr fushė e pėrdorimit ėshtė lėnia e duhanit, rėnia nga pesha, heqja e dhembjeve tė migrenės, sinozitit, dhembjet e mesit, tė shpinės, dhembjet muskulore, nevralgjitė etj. Nė lidhje me ēlodhjen trupore e mendore, mjeku mund ti mėsojė pacientit autohipnozėn dhe ai nė kėtė rast hyn nė hipnozė sa herė ka nevojė. Hipnoza pėrdoret edhe pėr motivimin personal, shtim tė vullnetit pėr tė mėsuar, pėr tė mbajtur mend gjėrat, pėr tė pasur siguri nė vetvete, por edhe pėr sėmundjet e lėkurės, alergjitė, lythat etj. Sėmundjet seksuale dhe ērregullimet e tjera seksuale, me karakter psikologjik, impotenca etj., arrijnė tė shėrohen me anėn e hipnozės. Fusha tė tjera janė heqja e dhimbjeve tė shtatzanisė, lehtėsimi i krizave tė astmės, mbajtja e gojės, probleme me dhėmbėt, si dhe urinimi nė shtat te fėmijėt, gjė qė ėshtė plotėsisht e kurueshme.
Krijoni Kontakt