Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 152
  1. #121
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Bianconero
    Pershendetje bardheblu!

    Me duhet nje foto e Indrit Fortuzit, mund te me ndihmoje ndonjeri?
    Faleminderit

    Forca kuqeblute
    Kėto gjeta Bianconero:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #122
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Tirana, Bushi, nė vend tė Fortuzit


    Aranit MURAĒI



    Alban Bushi ėshtė shumė pranė rikthimit nė kampionatin tonė. Nuk ėshtė ēudi qė edhe njė herė tifozėt e Tiranės tė shohin nė gjirin e skuadrės sė tyre, nė sfidėn e parė zyrtare tė kėtij viti, njė lojtar tjetėr tė kalibrit tė kombėtares. "Bushi ėshtė njė lojtar qė ka dalė nga gjiri i Tiranės, ndaj e mirėpresim te skuadra jonė," - deklaron sekretari i kampionėve nė fuqi, Shkėlqim Muēa, duke zyrtarizuar nė njėfarė mėnyre interesimin e klubit kryeqytetas pėr sulmuesin e njohur. Ndėrkohė, njė burim tjetėr brenda klubit bardheblu thekson se gjatė dy ditėve tė fundit palėt kanė nisur bisedimet. Pėr momentin, marrėveshja ka "ngecur", sepse klubi bardheblu ėshtė nė pritje tė konfirmimit tė fundit tė lojtarit. Madje mėsohet se gjatė bisedimeve Bushi nė fillim fare i ka kėrkuar Tiranės plot 100.000 dollarė. Por duke qenė se shuma e deklaruar nga donatorėt pėr pasuesin e Fortuzit do tė jetė jo mė shumė se 80.000 dollarė dhe nė kėtė pikė drejtuesit e Tiranės kanė kėmbėngulur pėr tė mos lėshuar pe, goleadori kuqezi mėsohet ta ketė pranuar kėtė shumė, duke thėnė nė fund se ėshtė i gatshėm t'i rikthehet formacionit bardheblu. Por mė parė atij i duhet tė zgjidhė kontratėn me skuadrėn turke, Istambulspor. Sidoqoftė, sipas gjasave, ka tė ngjarė qė Tirana dhe Bushi ta nisin sė bashku fazėn e tretė tė kėtij kampionati. Pėr "boom"- in e radhės pritet zyrtarizimi i drejtuesve tė Tiranės. Edhe sekretari i kampionėve thotė se, nėse Bushi pranon e rikthehet, do tė diskutohet hollėsisht pėr shumėn qė do tė pėrfitojė. "Njė gjė ėshtė e sigurt pėr Bushin, - sqaron Muēa. - Nėse vjen, dera ėshtė e hapur pėr tė. Pėr kontratėn dhe gjithēa tjetėr nė lidhje me rikthimin e tij, ne do tė ulemi dhe do tė bisedojmė hollėsisht pėr tė arritur marrėveshjen. Megjithatė, deri dje pasdite nuk kishte asgjė konkrete. Menjėherė sapo ta konkretizojmė merkaton tonė me Bushin, apo ndonjė tjetėr, ne do ta deklarojmė zyrtarisht emrin e tij. Dėshira jonė ėshtė qė ta sjellim lojtarin brenda 2-3 ditėve, para fillimit tė fazės sė tretė," - thotė Muēa. Ndėrkaq, sekretari Muēa dhe trajneri Starova, gjatė ditėve tė fundit kanė biseduar gjatė dhe shpesh pėr sa i pėrket merkatos sė dimrit. Prej disa ditėsh kėrkohet me ngulm njė sulmues dhe njė mbrojtės.
    Megjithatė, blerja e Bushit bėhet edhe mė shumė e realizueshme, sepse mė tej sekretari i Tiranės deklaron: "Po, ėshtė e vėrtetė dhe njėkohėsisht normale tė konsultohem me trajnerin, madje kėtė e bėj ēdo ditė. Nga bisedat tona mund tė them se pėr momentin nuk bėhet fjalė fare pėr lojtarė tė kampionatit shqiptar, qė luan me skuadrat rivale tė Tiranės. Por ne nuk jemi shumė tė interesuar edhe pėr lojtarė tė tjerė tė huaj. Pak a shumė, skuadrės sonė i duhet njė futbollist cilėsor, i kalibrit tė kombėtares, siē ėshtė shumica e grupit tonė," - pėrfundon Muēa.
    Pra, para fillimit tė fazės sė tretė, emri i sulmuesit mund tė jetė goditja mė e mirė e Tiranės nė merkaton e dimrit, pėr tė mbyllur njė herė e mirė "ēarjen", qė shkaktoi ikja e Fortuzit. Alban Bushi luan nė Turqi me Istambulsporin, pas largimit tė Fortuzit dhe interesimit tė donatorėve pėr njė lojtar tjetėr sulmi, duket se do ta pėrfundojė karrierėn vėrtet nė Shqipėri. Vetėm pak ditė mė parė, Bushi ka deklaruar nga Turqia se dėshiron ta pėrfundojė karrierėn nė vendin tonė me atė skuadėr qė e ka nisur, pra me Tiranėn. Tifozėt presin realizimin e premtimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #123
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Kėto gjeta Bianconero:
    Faleminderit shume StormAngel
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  4. #124
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bianconero,
    Tek www.futbolli.com ke edhe foto galerinė e Sk Tirana.
    Mbase gjen edhe fotot tjera.

    P.S: S`ka pėrse.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #125
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Starova: Merkatoja mbaron mė 31 janar.

    Merkatoja e Tiranės nuk ėshtė mbyllur vetėm me blerjen e Bakallit, sepse trajneri i kampionėve nė fuqi, Sulejman Starova, pas stėrvitjes sė djeshme la tė nėnkuptohej se mund tė ketė blerje tė tjera. "Unė nė fakt besoj te ky grup dhe po punoj pėr ndeshjet e gjysmės sė dytė tė kampionatit. Por kjo nuk do tė thotė se merkatoja jonė ėshtė e mbyllur. Data e mbylljes ėshtė 31 janari, ēka do tė thotė se deri atėherė i kemi dyert e hapuara," - sqaron trajneri i Tiranės. Mė tej, njėshi i stolit bardheblu flet pėr grupin e futbollistėve, para ndeshjes sė parė tė vitit 2005. Dje ai e ka pasur pėr herė tė parė tė gjithė grupin nė dispozicion, teksa i janė kthyer elementėt mė cilėsorė tė skuadrės. "Jam i kėnaqur me gjendjen e pėrgjithshme tė skuadrės. Para ndeshjes sė radhės me Shkumbinin, mund tė them se ėshtė konsoliduar mė nė fund grupi, pasi gjatė ditėve tė fundit na mungonte shumica e elementėve cilėsorė. Pra, presim ta nisim sa mė mbarė fazėn e tretė," - thekson nė fjalėn e tij trajneri i Tiranės, Sulejman Starova.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Postime
    31

    merkato

    Un s'e di se si do t'ja dalin pa ''ZOGUN'' po prap ket kamjonat e kemi gati te sigu
    rum.Po c'a do bojn kto donatoret per TIRONEN kur nuk qen te zot me majt ZOGUN

  7. #127
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar mė parė nga CIM MUCA
    Un s'e di se si do t'ja dalin pa ''ZOGUN'' po prap ket kamjonat e kemi gati te sigu
    rum.Po c'a do bojn kto donatoret per TIRONEN kur nuk qen te zot me majt ZOGUN
    Me sa nigjova une ZOGU kishte dash me ik vet ke IRAKLIS ...

    gjithsesi ZOGU osht lojtari me i mire qe kena nxjerr 10 vjecarshin e funit

    U ka pas fol per lokun ose bushin me mire per tu kthy ke tirona po nuk ran dakort me pagesen e tij pasi BUSHI kerkote 100.000 euro nvit ,ndersa tirona i jepte vetem 80.000 edhe sdi ca do bohet me tutje ,se merkatoja myllet me 31 do zoti po kthehet prap ke TIRONA qe tbojme i cik buj ne champions league se kampjonatin e kena tmor dhe ket vit !!!

    TIRONA-SHKUMBINI 2-0 sot ne fier me gola te merkocit dhe mukes 4 pike para ELBASONIT

  8. #128
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Zgjohet Tirana, kampionėt s'falin mė.

    Kampionėt kanė fituar bindshėm nė Fier pėrballė Shkumbinit, ku ka shkėlqyer kapiteni Muka.

    Tirana nuk fal mė. Kampionėt nė fuqi e kanė nisur fazėn e tretė me "fytyrėn" qė i ka karakterizuar shpeshherė, atė tė kampiones. Bardheblutė, nė pėrballjen e parė zyrtare tė kėtij viti, janė detyruar tė udhėtojnė disa kilometra larg kryeqytetit, por megjithatė asgjė nuk i ka penguar tė seleksionojnė fitoren e radhės. Nė takimin e fundit tė javės sė parė, djemtė e Starovės kanė mposhtur 2-0 Shkumbinin, duke u dhėnė fund disa luhatjeve tė ēuditshme qė hasėn nė katėr ndeshjet e kaluara. Dje, nė tapetin e saposhtruar tė stadiumit tė Fierit, "Loni Papuēiu", ekipit tė Starovės i ka mjaftuar vetėm pjesa e parė pėr t'i dhėnė "shuplakėn" e radhės Shkumbinit. Dy gola tė shėnuar nė kėtė pjesė, njė nga Eldorado Merkoēi dhe i fundit nga kapiteni Devi Muka, i kanė mjaftuar Tiranės pėr njė tripikėsh, qė pėr momentin konsiderohej shumė i vlefshėm, jo vetėm pėr trajnerin Starova, por edhe pėr kreun e klasifikimit. Nė fillim tė ndeshjes, tė dyja skuadrat dukeshin tė motivuara pėr fitore. Kryeqytetasit e nisin mė me vrull lojėn dhe qė nė fillim aksionet e tyre kishin theks sulmues, ēka linte vend pėr t'u nėnkuptuar se trajneri bardheblu dėshironte ta zgjidhte sa mė parė rezultatin nė favor tė Tiranės. Por si mund tė ndodhė ndryshe, kur dihet nga tė gjithė se kjo skuadėr i ka tė tėra kushtet e nevojshme pėr ta fituar njė ndeshje normale tė kampionatit? Shkumbini e kishte tė pamundur tė depėrtonte nė portėn e kryeqytetasve, sepse jo vetėm qė pėrballej me njė mesfushė shumė tė organizuar tė Tiranės, por edhe nė mbrojtje duheshin llogaritur lojtarė tė kalibrit tė tillė, si Geri Ēipi. Kėshtu, Tirana, duke qenė e sigurt nė mbrojtje, me dyshen Xhafa-Merkoēi kėrkonte me ngulm golin. Ky i fundit, nė momentin ideal, pas njė asisti tė kapitenit Muka, nuk fal portėn peqinase. Mė tej, miqtė, edhe pse janė pėrpjekur tė rrezikojnė portėn e Hidit, nuk kanė mundur dot tė shėnojnė pėr tė barazuar rezultatin. Shkumbini i ėshtė afruar vetėm njė herė golit, nė njė rast me protagonist Stojkun, qė goditi shtyllėn. Tė njėjtėn gjė bėn mė vonė edhe E. Bulku pėr bardheblutė. Kur fraksionit tė parė po i vinte fundi, kapiteni Muka, i cili vazhdimisht ka shkėlqyer gjatė organizimit tė lojės, nuk mbetet pas edhe nė shėnimin e golave, sepse falė klasit tė tij, i ka dhėnė njė "krehje" tė dytė Billės, duke e mbyllur shumė herėt takimin nė favor tė bardhebluve. Pas kėtij goli, Tirana e qetėsoi lojėn dhe miqtė dalėngadalė u dorėzuan pėrballė kryesuesve. Kėshtu, pjesa e dytė ishte mė e mirė pėr Shkumbinin, qė e dominoi lojėn, por pa arritur tė gjejė hapėsira nė mbrojtje. Edhe pse jo mė shumė emocionuese, pjesa e dytė mbyllet me tė njėjtin rezultat si nė pjesėn e parė. Pra, i tėrė takimi mbyllet me njė fitore tė pastėr dhe tė merituar tė Tiranės, qė e ka nisur fazėn e tretė me petkun e kampiones, duke qenė se jo vetėm kryeson kampionatin, por mbart nė gjirin e saj edhe lojtarė tė kalibrit tė kombėtares sonė.
    Sulejman Starova, trajner i Tiranės: "E kishim vlerėsuar maksimalisht kėtė ndeshje, sepse pėrballė kishim njė skuadėr tepėr tė fortė. Nga ana tjetėr, na duhej shumė fitorja pėr vetė pozitat e kreut tė klasifikimit. Golat e shėnuar qysh nė pjesėn e parė na e lehtėsuan punėn dhe mė tej loja jonė ishte mė e thjeshtė. Edhe pse vazhdojmė tė jemi vetėm 4 pikė larg nga vendi i dytė, nuk duhet ta humbasim pėr asnjė ēast vigjilencėn. Djemtė luajtėn tė mobilizuar gjatė gjithė ndeshjes. Jam i kėnaqur me atė ēka dhanė nė fushėn e lojės."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #129
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Merkoēi: Mjafton fitorja, jo golat.

    Tirana i rikthehet fitores, por edhe Eldorado Merkoēi i ėshtė kthyer formacionit bazė. Madje lojtari ėshtė rikthyer me njė gol shumė tė rėndėsishėm, qė pas hmbjes me Dinamon i ka hapur "derėn" fitores sė parė zyrtare tė bardhebluve pėr kėtė vit. Sulmuesi i njohur i Tiranės flet pas rikthimit nė formacionin e parė, duke theksuar se nė fund tė fundit mė i rėndėsishėm se goli mbetet fitorja e skuadrės: "E rėndėsishme ishte fitorja e Tiranės. Ne duhet ta fitonim kėtė ndeshje dhe fakti qė ia arritėm qėllimit mė gėzon mė shumė se goli qė shėnova nė fillim tė lojės ndaj Shkumbinit. Ne luajtėm tė gjithė pėr njė qėllim dhe pėr pasojė kontribuan pak a shumė tė gjithė njėlloj pėr kėtė tripikėsh tepėr tė rėndėsishėm. Tashmė skuadra jonė mbetet nė krye, por pas disa rezultateve jo fort tė pėlqyeshme nė javėt e fundit. Duhet tė vazhdojmė me kėtė ritėm," - shprehet nė fillim tė fjalės sė tij lojtari i kampionėve nė fuqi. Mė tej, pėr tė ardhmen e tij, Merkoēi, qė ėshtė kthyer vetėm nė javėn e parė formacionit tė parė thekson: "Kam qenė i dėmtuar, madje nė sfidėn kundėr Shkumbinit nuk isha nė formėn e duhur. Para pak kohėsh kam bėrė njė operacion nė gishtin e madh tė kėmbės, ēka mė ka penguar, ose mė ka mbajtur larg fushės sė blertė. Pra, ka qenė njė ndėr faktorėt qė ka ndikuar nė aktivizimin dhe paraqitjen time. Megjithatė, pas ndeshjes sė Shkumbinit pres tė luaj nė tė ardhmen pėr tė dhėnė kontributin tim pėr Tiranėn. Njė sulmues ka pėr detyrė tė shėnojė sa mė shumė gola dhe unė nuk mund tė pretendoj tė kundėrtėn. Megjithatė, sė pari duhet tė vij 100% nė formė," - vijonė mė tej Merkoēi. Nė fund tė fjalės sė tij, lojtari komenton ecurinė e kėtij kampionati, duke qenė optimist pėr tė ardhmen e Tiranės. Sipas tij, nuk diskutohet fare titulli kampion nėse skuadra luan me impenjimin e ndeshjes sė fundit. "Tirana ėshtė nė krye. Por pėr t'ia dalė mbanė, nė pjesėn e mbetur tė sezonit nuk duhet ta lėshojė vendin e parė. Ekipi ynė ėshtė favorit nė dy fronte. Sė pari, ne luajmė pėr titullin kampion, por do tė luajmė me tėra forcat pėr tė fituar edhe Kupėn e Shqipėrisė. Tirana duhet tė tregohet e vėmendshme nė ēdo ndeshje, sepse pėr mua ėshtė nė gjendje tė fitojė pėrballė tė gjithė skuadrave tė kampionatit tonė. Ajo qė na gėzon ėshtė fakti qė nė skuadėr nuk ka krizė, sepse ekipi, pas njė barazimi apo humbjeje, i kthehet menjėherė fitores, njė rezultat qė i shkon gjithmonė pėr shtat Tiranės," - pėrfundon sulmuesi i Tiranės.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #130
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Patushi: Egnatia, rast pėr t'u shkėputur.

    Tirana jo vetėm synon tė fitojė ndeshjen e radhės kundėr Egnatias, por shpreson qė kėtė javė tė shkėputet nga ndjekėsi mė i afėrt, Elbasani, i cili ndodhet 4 pikė larg dhe tė shtunėn do tė luajė me Lushnjėn nė fushėn e kėsaj tė fundit. "Tirana nuk i diskuton ndeshjet me asnjė skuadėr tė kampionatit, qoftė kur luan brenda, qoftė edhe jashtė fushės sė vet. Nė Rrogozhinė do tė shkojmė pėr njė fitore bindėse pėr tė ruajtur pozitat e kreut tė klasifikimit. Me ekipin rrogozhinas i kemi fituar dy ndeshjet e para dhe tani besojmė se do tė fitojmė edhe tė tretėn. Nuk ka diskutim qė Tirana futet nė fushė vetėm pėr njė qėllim. Barazimi jashtė fushės sonė konsiderohet humbje. Megjithatė, ne e kemi nisur shumė mirė fazėn e tretė dhe tani shpresojmė tė shkėputemi pėrfundimisht nga vendi i dytė. Elbasani ka njė ndeshje mė se tė vėshtirė nė Lushnjė, qė do tė thotė se, nėse gabon kėtė javė, ne kemi rastin ideal pėr ta thelluar diferencėn me tė. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė qė tė heqim vėmendjen nga ndeshja e Rrogozhinės dhe tė nėnvlerėsojmė kundėrshtarin tonė. Duke qenė se do tė luajmė nė njė fushė tė amortizuar, fitorja mund tė jetė mė e vėshtirė nga ē'mund tė mendohet, prandaj duhet tė jemi qė nė fillim tė mobilizuar. Pikėsėpari, duhet tė japin maksimumin pėr tė fituar pėrballė Egnatias," - thekson futbollisti i mesfushės sė Tiranės. Kėsisoj, pėr Patushin, Tirana mbetet ekipi mė i arrirė, sepse kushtet e skuadrės sė tij tė tilla janė nė krahasim me tė tjerėt. "Ne vazhdojmė tė qėndrojmė nė krye dhe njėkohėsisht tė mos konkurrohemi fort nga tė tjerėt. Ekipi ynė e ka filluar mirė fazėn e tretė, duke lėshuar njė sinjal pozitiv drejt titullit tė tretė kampion. Tirana ėshtė mėsuar tė fitojė dhe asnjė rezultat tjetėr nuk i shkon pėr shtat kėsaj skuadre. Edhe pse ekipi ynė e mbylli fazėn e dytė nė krye tė klasifikimit dhe nė gjirin e saj aktivizohen shumė futbollistė cilėsorė, merkatoja jonė pėrsėri vazhdon tė jetė aktive. Pra, kjo skuadėr ėshtė mėsuar tė qėndrojė nė krye, ēka nėnkupton se ne do tė mbetemi gjithmonė nė vend tė parė tė klasifikimit," - thekson lojtari i formacionit bazė tė bardhebluve. Nė fund tė fjalės sė tij, pas dy titujve kampionė me kryeqytetasit, Patushi shpreson tė seleksionojė trofe tė tjera. "Pėr mua, Tirana ėshtė kulmi i karrierės sime, sepse me kėtė fanellė kam fituar shumė. Nė dy sezonet e shkuara kam dalė dy herė kampion. Ky ėshtė sezoni i tretė dhe premisat janė pėr tė fituar edhe tė tretin radhazi. Nė kėtė mes nuk mund tė lė pas dore kupėn, njė trofe qė mė mungon te Tirana. Pėr mė tej, nė kupat e Europės, mendoj se ka kohė. Mė parė duhen pėrmbushur objektivat e kampionatit," - shprehet nė fund Patushi, njė nga pikat mė tė forta tė mesfushės sė Starovės.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •