kam nje laptop dhe nje pc.dua te krijoj nje network(ndermjet te dyve) qe te dy kane network adapter. dhe jane te lidhur me network cable, por nuk mund te arrij te bej lidhjen, mund te me ndihmoni cfare lloj set up duhet te bej
kam nje laptop dhe nje pc.dua te krijoj nje network(ndermjet te dyve) qe te dy kane network adapter. dhe jane te lidhur me network cable, por nuk mund te arrij te bej lidhjen, mund te me ndihmoni cfare lloj set up duhet te bej
hI
Se pari duhet nje kabell UTP kryq . dmth nje koke e bere normale dhe tjetra kryq.
Tek Tcp/ip e te dy kompjuterave vendos nga nje ip dhe subnet mask sa per qejf .
mund te perdoresh dhe netbios.
Bye
Kablli kryq quhet "cross over" nese planifikon ta blesh ne shitore. Ne te dy anet e kabllit jane konektore te njejte RJ-45, vetem fijet jane te lidhura ndryshe.
Konfigurimi i kompjuterit te pare:
IP: 192.168.0.1
Subnet mask: 255.255.255.0
Konfigurimi i kompjuterit te pare:
IP: 192.168.0.2
Subnet mask: 255.255.255.0
Ne te dy kompjuteret e shenon workgroup me emer te njejte dhe aktivizon file & print sharing.
Skemen e kabllit cross-over e ke ne foton e bashkangjitur:
The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.
Korigjim:
Konfigurimi i kompjuterit te dyte:
IP: 192.168.0.2
Subnet mask: 255.255.255.0
Ne fakt, mund te perdoret cilido numer prej 1 deri 253, si numer i katert i IP adreses, nese subnet mask eshte 255.255.255.0
Pra, me rendesi eshte qe kompjuteret numrin e fundit te IP mos ta kene te njejte.
The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.
Nese Njeri nga Kompjuterat eshte PC / Win XP, nje eshte LapTop me O/S Win 98, ndersa i treti eshte ose mendohet te jete Mac OS 10.1 .....Ne fakt, mund te perdoret cilido numer prej 1 deri 253, si numer i katert i IP adreses, nese subnet mask eshte 255.255.255.0
PC me LapTop lidhen me njeri tjetrin ndermjet nje Wired Router e cila ka vete 4 porta dalese dy prej te cilave jane lidhur njera me PC njera me LapTopin dhe dy jane te lira. Internet Connection eshte Cable dhe pretendohet qee Macu te shtohet ne nje nga portat e Routerit.
Pyetje...???
1. Shfaqet IP-ja statike e Macut pasi lidhet ne Router? (IP'ja dinamike nese nuk jam gabim eshte e percaktuar nga Internet Provideri qe ne kete rast eshte Rogers AT&T)
2. A ka ndonje mundesi menyre per ta gjetur kete PowerBook (Mac OS) pasi eshte lidhur ne Internet ose me sakte pikerisht kete NoteBook dhe si???
3. A ka ndonje mundesi ti ndryshohet IP-ja origjinale dhe ti zevendesohet me nje tjeter NoteBook-ut (Mac O/S)
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Supozoj qe router-i eshte edhe modem (cable/adsl)?!
Ne kete rast adresa dinamike (e dhene nga ISP) i
jepet nderfaqjes se jashtme te router-it (router<->ISP).
Adresat statice IP je ti qe i vendos ne çdo makine, dhe keto
vlejne per nderfaqjet e brendshem te router-it:
PC<->router
Laptop<->router
Mac<->router
Keto adresa jane speciale, perdoren vetem ne rrjetet
lokale (192.168.x.x ose 10.0.0.x) dhe nuk njihen
kur del jashte intranetit. Pra llogjikisht me keto
adresa tre kompjuterat e ty nuk kane mundesi
te lidhen ne internet, por supozoj qe router-i
ka te aktivuar NAT (Network Address Translator).
NAT lejon qe te tre kompjuterat te lidhen ne internet
me adresen qe ISP i ka dhene router-it duke zvendesuar
adresen statike lokale me te.
Tani pas kesaj hyrje po jap pergjigjet :-)
1. edhe sikur te shfaqet, eshte e pamundur te identifikohet
pasi keto adresa siç e thashe me larte jane te pa vlera
ne nivelin e internetit, shume persona qe kane rrjete te
vogla lokale vene si adrese statike 192.168.0.1 ...
2. Po, por jo me ane te IP-se.
Eshte ajo qe quhet adrese MAC (Medium Access Control) e cila eshte unike dhe e lidhur me karten eternet. Kjo adrese
llogaritet sipas nje algoritmi qe siguron unicitetin dhe eshte
e regjistruar ne hardwar-in e kartes eternet.
Ka formen : 00-25-BA-XX-XX (Hexadecimal)
3. Nderro karten eternet ... per te nderruar adresen MAC.
Adresa IP lokale (192.168. ...) nuk te prish shume pune ... pasi
nuk te identifikon ne munyre unike.
Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 17-10-2003 më 05:45
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Shume e drejte dhe te falenderoj per mundimin. Nga pak kerkime lart e poshte krijova te njejten ide por ajo qe me ndalon tashti eshte se karta e ethernetit nuk eshte dhe aq e lehte per tu zevendesuar. Ne rradhe te pare PowerBooku eshte Apple, dhe mesa lexova neper manualet online ka nje Built-In Ethernet Card. Nese ka ndonje mundesi zevendesimi do isha shume kurioz ta dija...??2. Po, por jo me ane te IP-se.
Eshte ajo qe quhet adrese MAC (Medium Access Control) e cila eshte unike dhe e lidhur me karten eternet. Kjo adrese
llogaritet sipas nje algoritmi qe siguron unicitetin dhe eshte
e regjistruar ne hardwar-in e kartes eternet.
Ka formen : 00-25-BA-XX-XX (Hexadecimal)
P.s. Ka ndonje menyre tjeter lidhjeje midis PC. dhe PowerBook duke perdorur portat USB por pa perdorur Routerin...???
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Nazdar te gjitheve!
Para ca kohesh u mundova te lidhja 2 PC ne rrjet(LAN) me nje twisted-pair cable, i cili ishte i gjate +-20m! Rezultati: nuk u be e mundur lidhja!
Kur pyes te njohur, nje pjese me thote qe nuk eshte problem gjatesia a kabllit ne keto raste, ndersa pjesa tjeter me thote qe gjatesia maximale nuk duhet ti kaloje 5-6 m!
tani per tani, realizimi i kesaj lidhjeje me nje kabell kaq te shkurter nuk eshte i mundur!
mendoni se eshte faji i kabllit, apo ndo1 setting, si psh. nje firewall i aktivizuar. sepse mszh qe me shfaqi windows-i ishte gjithmone i njejte:
no cable plugged-in!!!
nuk eshte ndo1 problem qe kerkon urgjence, sepse edhe rendesia e tij nuk eshte e konsiderueshme!
pyeta vetem sa per ide!
ju flm!
::|maDes!gn © 2009|::
sorry por nuk kuptova mire "twisted-pair cable". eshte i theni serial/parallel domethene serial port A - serial port B ??? nqs eshte ky atehere me duket se ka nje kufi te caktuar deri na sa mtr duhet te jete , pas ataj duhet "perforcuar" sinjali. mua me duket se limit nuk eshte me shume se 5m, e shumta fare.
sidoqofte , gjeja me e thjeshte qe mund te besh eshte te blesh nje hub te vogel (nja 10-20 euro,5 sim.conn. ) e pastaj nuk ke problem fare. vetem qe duhen edhe netw card 2. po qe se i ke me karta rrjeti ik bli hub e mos e mendo fare per serial/parallel connection. peace
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
po pra, ate punen e hub-it e di une!
kjo ishte vetem nga ana teorike si pyetje!
po, ajo lidhje eshte! nga nje network card ne nje tjeter!
rrofsh per pergjigjen!
::|maDes!gn © 2009|::
po nuk nxitoj per ta blere hub-in, se per pune 2 muajsh, edhe konvikti im futet ne rrjetin e shkolles, ku perfshihet edhe i-net 24/7. kjo ishte nje si tip fiksimi per te bere ndo1 loje ne LAN me nje shok!
flm
::|maDes!gn © 2009|::
hi
kablli qe ke perdorur dmth UTP ka kufirin e vet deri ne 95-100 m kjo gje eshte e sigurte.
Problemi mund te jete ne komunikimin e dy network adapterave , provoje ti konfiguroni kartat qe te komunikojne ne 100 Mbsp te dyja me njera tjetren.
mos i ler Auto kartat.
Problemi tjeter kontrolloni kabllin se mund te jete i demtuar , dhe duhet patjeter kabell kryq ose ne anglisht twisted.
C:\>tracert GOD
Unable to resolve target system name GOD.
kjo qe thote sentinus eshte e vertete.
Gjithshtu ship qe t'i kesh pjese te te njejtit Workgroup.
Po pate problem shkruj perseri ketu.
Cheer,
Oni
p.s. Si e ke emrin ti lal? Student je ne Prage. Mbase njifemi. Oni
tani kuptova cquhet twisted pair ... passo. atehere kemi rregullat e ethernet.
po sgjete rruge me keto qe thane cunat m3 me pare, shiko njehere edhe firewall e xp megjithese sbesoj te jete kjo. por njehere isha ne lan dhe shikoja vetem 1/2 e atyre qe ishin brenda. kur hoqa firewall e xp i pashe te gjithe. peace
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
Tungjatjeta te gjitheve,
Problemi im i radhes eshte ky:
Une kam dy compjutera nje Desktop dhe nje Laptop + kam dhe nje kavo LAN.
Te dy compjuterat e kane skeden lan.
Tani kur une e lidhe kavon lan ne te dy PC nuk ndodh asgje!!!!
A mund te me ndihmoni juve se si munde te bej konfigurimin?
Pres Pergjigjen Tuaj.
Hajt Tungjatjeta dhe me nje Fitore Ishalla me Kazakistanin.
Sqarohu cfare windows ke ne kompjuterat qe do te lidhesh, si e ka emrin skedari LAN dhe cfare kabell po perdor? Mundohu te lexosh ndonje numer ne kabell si RJ-45, Cross, CAT.
Lidhja e telave te kabllit (shiko ngjyrat) duhet te jete si ne skemen me poshte. Nje koke duhet te jete ndryshe nga koka tjeter. Po te jene njesoj eshte kabell i gabuar.
Edi
Kompjuteri ka te instaluar WIN XP,kavoja lan lexon " FTP CAT.5 CABLE 100 MHZ AWG26X4P PATCH TYPE".
Praktikisht une ket kabell e perdor
kur vete ne internet kafe ku njeren fishe e lidhe tek switcher i internet kafes dhe tjeterin
e lidhe tek skeda e rrjetit e kompjuterit tim.
Duke pare tek pjesa trasparente e fishave dalloje tek te dy fishat disa kabla
qe kane te njejte radhitje ngjyrash tek te dy fishat.
Akoma nuk te kam kutpuar se cfare kerkon te besh. Ne postimin e pare mu duke sikur po lidhje desktop me laptop me nje kabell. Ne postimin e dyte po thua qe po mundohesh te lidhesh kabllin me switch te internet kafes.
Po kerkon te ndertosh nje rrjet midis ty kompjuterave per te ndare skedare? Apo kerkon te lidhesh ne internet duke perdorur rrjetin e internet kafes?
Nuk te jap dot pergjigje specifike tani por te kujtoj se Windows XP ka procese (wizards) kastile per rrjetin dhe mund ta fillosh tek START > SETTINGS > CONTROL PANEL > NETWORK CONNECTIONS. Aty kliko mbi New Connection Wizard ose shko tek FILE > NEW CONNECTION. Pergjigju pyetjeve qe te jep windowsi dhe nuk duhet te kesh problem per tu lidhur.
Nqs kerkon te lidhesh me Internet Kafe, pyet administratorin e rrjetit per konfiguracionin qe duhet te perdoresh.
Nqs ke bere ndryshime themelore ne regjister ose me konfiguracionin e kompjuterit, perdor komanden START > RUN > netsh interface ip reset ndryshime.txt per te kthyer konfiguracionin origjinal te windows per lidhjen ne rrjet (TCP/IP).
Pasi te besh kete, rifillo windows dhe provo te lidhesh perseri.
Edi
Degjo Edspace,ne radhe te pare feleminderit per kujdesin qe po tregon.
Tani une nuk kam problemi me u lidh ne inetrnet kafe!!!
Pra une perdore pa probelem kete kabell ,qe te shkruajta siper,per tu lidhur me internetin.
P R O B L E M I I M E S H T E:
Tani problemi qendron ketu une dua te lidh desktopin me laptopin duke perdorur kabllin e siper permendur,gjithashtu kam perdor dhe New Connection Wizard por pa rezultat!!
Di ndonje menyre tjeter ose me te detajuar ti ???
Hajt Tungjatjeta Dhe FORCA SHQIPERIA.
o mister porblemi qendron qe ti nuk mund te lidhesh dy kompjutera bashke me nje kabell normal rrjeti si ai qe perdor ne internet kafe pasi aty perdor switchin qe e mundeson kete pune dhe kablli rrjetit eshte i thjeshte cka do te thote qe ngjyrat jane vendsosur njesoj ne te dy anet e kabllit.
Per te lidhur dy kompjutera pa nevojen e nje hub-i ose switych-i ti duhet te besh nje kabell te ri ku kokat ne te dyja krahet jan te lidhura ne menyre cross-over ose me mire ta ka treguar edspace ne figuren me lart. Per kete gje shko kerko ne ndonje servis kompjuterash nje kabell cross-over dhe pasi dy kompjuterat te jene lidhur me te duhet te konfigurosh tek Control-panel->network settings-> Local area connection -> properties->tcp/ip->properties duhet ti vendoesh te dy kompjuterat me te njejten adrese dhe subnet si psh njeri duhet te ket ip address 10.0.0.2 dhe netmask 255.0.0.0 dhe tjetri ip address 10.0.0.3 netmask 255.0.0.0 dhe pastaj tek control-panel-> system -> network identification-> workgroup duhet te kesh te njejten "label" ose me mire te njejten fjale qe keta kompjutera te komunikojne lehtesisht por zakonisht kjo e fundit eshte njelloj per te gjithe nqs nuk e ke nderruar ose WORKGROUP ose MSHOME.
Pastaj duhet te aktivizosh sharing dhe meqe flitet per windows xp duhet te lejosh ne control panel -> system -> remote connection -> allow remote connection duhet ta kesh te klikuar qe kompjuterat te shikojne rersource e njeri tjetrit. pastaj mund te besh cka te duash me ta.
se harrova sharing mund ta aktivizosh duke klikuar tek mycomputer mbi nje hardisk aty me butonin e djathte te mouse-it kliko tek sharing dhe pastaj ndiq udhezimet eshkruajtura aty.
Shpresoj te te ndihmoje mirupafshim
Krijoni Kontakt