Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 90
  1. #51
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Në kompjuterin tim punon por më duket se duhet të përdorësh magjistarin (setup wizard) që të punojë.

    Ndiq edhe këto hapa. Po nuk punoi as me këtë nuk di ç'të të them më shumë.

    Tek Windows XP

    1. Shko tek start > programs > accessories > communications > network setup wizard

    2. Zgjidh This computer connects directly to the Internet dhe shtyp next


    3. Zgjidh rrjetin që ka lidhje në internet dhe shtyp next


    4. Vendos një emër për kompjuterin. Përdor vetëm shkronja dhe numra, me pak se 8.

    5. Për workgroup windowsi përdor MSHOME. Po të duash e ndryshon por më mire lëre ashtu.

    6. Kur të të pyesë windowsi për setup disk, mund të zgjedhësh flopi ose mqns ti ke CD të windows, zgjidh Use my windows XP CD

    7. Shtyp butonin finish dhe rifillo kompjuterin



    Tek Windows 2000

    1. Fut CD e Windows XP dhe prit të të dalë menuja e instalimit

    2. Zgjidh Perform additional tasks

    3. Zgjidh Set up home or small office network

    4. Kur të shikosh Select a connection method zgjidh This computer connects to the Internet through another computer


    5. Vendosi kompjuterit një emër ndryshe nga Windows XP por përdor të njëjtin workgroup si tek Windows XP.

    6. Vazhdo me next dhe zgjidh Just finish the wizard

    7. Shtyp butonin finish dhe rifilloje kompjuterin

    Tani provo të lidhesh në internet nga windows 2000. Nqs nuk punon, përdor komandën ipconfig /all tek të dy kompjuterat dhe komandën nsw.log tek Windows XP dhe hidh informacionin në forum siç ke bërë më lart.
    Edi

  2. #52
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Në rregull, do ta provoj këtë pak më vonë sepse tash nuk kam rrymë. Jam me agregat me kompjuterin e dytë. Nëse as kjo s'funksionon edhe unë po dorëzohem. Ju kërkoj falje për mundimin dhe kohën.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  3. #53
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Jupiiiiiiiiiiiiiiiii.
    Më në fund pas shumë peripecive i lidha dy kompjuterët me internet. Wizardi ishte ai që e rrumbullakoi punën. Edhe pse në Windows 2000 nuk pranonte të bënte konfigurimin e rrjetit përmes CD-së së XP-së prapëseprapë e gjeta rrugëdaljen për këtë.
    Të falënderoj nga zemra, zotëri Edspace. Përqafime!!!
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2005
    Postime
    57

    Si të ngre një rrjet lokal (LAN)

    hapat qe duhen ndjekur per te bere nje local rrjet, a mund te me ndihmoje ndokush .
    dmth cdo gje qe duhet bere per te lidhur 2 pc me njeri-tjetrin
    mbetem mirenjohes per ndihmen
    balada
    Ishim mire atehere kur ishim keq!?

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    pershendetje

    balada sikur ta perdorje kerkimin do ta kishe gjetur shume shpejt tema te tilla ke tek rrjetat e kompjuterve
    nese mendon dy pc ti lidhesh se bashku shiko ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=40743

  6. #56
    Walking on Clouds Maska e elektron2
    Anëtarësuar
    29-04-2006
    Postime
    35
    une kam nje problem me kete lidhje po i shkruaj te gjitha ip si duhen por nuk po lidhet te gjitha sene tjera jane ne rregull si workgroup i njejt etj, por prap nuk don te lidhet a ka mundesi nje ndihme te vogel ne lidhje me kete ?

  7. #57

    Si Mund Te Lidh Pc Me Laptop

    Kam nje problem qe po mi ben nervat kacurrel.Po mundohem qe te lidh laptopin e nje shoku me pc tim.Dua ti lidh per te bere shkembim dosjesh e gjera te tilla si psh te luajme nje loje ne rrjet.Me sa di une kjo lidhje quhet LAN(lokal arena netuork).
    Te dy kompjuterat kane porta paralele dhe karta rrjeti.Une e provova ne kete menyre : i lidha kompjuterat me nje kabllo te tille si ai qe perdor per te lidhur telefonin me modemin,hapa kontrol panel per te bere nje lidhje te re tek internet options por pa rezultat.A di ndonjeri ta shpjegoj procesin e lidhjes dhe te japi me shume informacion rrreth LAN dhe cfare kushtesh duhet te plotesojne kompjuterat qe te kryejne lidhjen LAN.

  8. #58
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga DITMIR ZHUKA
    Kam nje problem qe po mi ben nervat kacurrel.Po mundohem qe te lidh laptopin e nje shoku me pc tim.Dua ti lidh per te bere shkembim dosjesh e gjera te tilla si psh te luajme nje loje ne rrjet.Me sa di une kjo lidhje quhet LAN(lokal arena netuork).
    Te dy kompjuterat kane porta paralele dhe karta rrjeti.Une e provova ne kete menyre : i lidha kompjuterat me nje kabllo te tille si ai qe perdor per te lidhur telefonin me modemin,hapa kontrol panel per te bere nje lidhje te re tek internet options por pa rezultat.A di ndonjeri ta shpjegoj procesin e lidhjes dhe te japi me shume informacion rrreth LAN dhe cfare kushtesh duhet te plotesojne kompjuterat qe te kryejne lidhjen LAN.

    nuk di shume reth lan po une kur transferoj gjithcka nga desktopi ne laptop perdor nje kabell qe quhet pclinq eshte shume i mire i lidh kompjuterat te dy bashke dhe i transferon fajllat shume lehte une e kam blere nga kjo faqe eshte super http://www.homenethelp.com/web/review/pc-linq.asp ose mund ta gjesh ne COMP USA po qe se ke dyqan andej.
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  9. #59
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Per te bere ket gje te duhen keto gjera.

    1 CrosOver Cat3,Cat5,Cat5e,Cat6 ( ose FireWire cable )
    2 CD e windows
    3 Njohuri fillestare ne kompjuter.
    4 Opsjonale Nje switch ose HUB(per mua hub eshte shpenzim i kote)

    MEnyra se si mund ta besh kete lidhje jane 2 nje duke perdorur nje switch per te lidhur keta kompjutera ose e dyta kur mund ti lidhesh keta kompjutera bashke me njeri tjetrin. Menyra se si i lidh keta kompjutera me njeri tjetrin varet se cfare kablli perdor FireWire apo Ethernet. Menyra me e thjeshte e me mepak shpenzime eshte perdorimi i nje kablli Ethernet CrosOver. Nese do specifikime se cfare eshte crosover cable me thuaj te te jap me shume shpjegime reth ti po eshte dicka qe mund ta blesh ne cdo dyqan kompjuteri.
    Pasi te kesh bere kete lidhje duhet te konfigurosh file sharing ne te dy kompjuterat.
    kur te arish ne kete pike me thuaj se cfare sistemesh operimi ke edhe cfare cilen procedure do ndjekesh edhe te te jap me shume info ne lidhje me konfigurimin,

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  10. #60
    Kam disa gjera qe nuk i kuptoj nga postimi i mesiperm.
    Cfare eshte CrosOver Cat3,Cat5,Cat5e,Cat6 ( ose FireWire cable ) po HUB?
    Laptopi ka windows xp home editioin kurse kompjuteri im eshte thjesht xp.
    Diskun e xp e kam.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •