Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 16 deri 30 prej 90
  1. #16
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Sqarohu cfare windows ke ne kompjuterat qe do te lidhesh, si e ka emrin skedari LAN dhe cfare kabell po perdor? Mundohu te lexosh ndonje numer ne kabell si RJ-45, Cross, CAT.

    Lidhja e telave te kabllit (shiko ngjyrat) duhet te jete si ne skemen me poshte. Nje koke duhet te jete ndryshe nga koka tjeter. Po te jene njesoj eshte kabell i gabuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Edi

  2. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    35

    Ja infot qe me kerkove.

    Kompjuteri ka te instaluar WIN XP,kavoja lan lexon " FTP CAT.5 CABLE 100 MHZ AWG26X4P PATCH TYPE".
    Praktikisht une ket kabell e perdor
    kur vete ne internet kafe ku njeren fishe e lidhe tek switcher i internet kafes dhe tjeterin
    e lidhe tek skeda e rrjetit e kompjuterit tim.
    Duke pare tek pjesa trasparente e fishave dalloje tek te dy fishat disa kabla
    qe kane te njejte radhitje ngjyrash tek te dy fishat.

  3. #18
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Akoma nuk te kam kutpuar se cfare kerkon te besh. Ne postimin e pare mu duke sikur po lidhje desktop me laptop me nje kabell. Ne postimin e dyte po thua qe po mundohesh te lidhesh kabllin me switch te internet kafes.

    Po kerkon te ndertosh nje rrjet midis ty kompjuterave per te ndare skedare? Apo kerkon te lidhesh ne internet duke perdorur rrjetin e internet kafes?

    Nuk te jap dot pergjigje specifike tani por te kujtoj se Windows XP ka procese (wizards) kastile per rrjetin dhe mund ta fillosh tek START > SETTINGS > CONTROL PANEL > NETWORK CONNECTIONS. Aty kliko mbi New Connection Wizard ose shko tek FILE > NEW CONNECTION. Pergjigju pyetjeve qe te jep windowsi dhe nuk duhet te kesh problem per tu lidhur.

    Nqs kerkon te lidhesh me Internet Kafe, pyet administratorin e rrjetit per konfiguracionin qe duhet te perdoresh.

    Nqs ke bere ndryshime themelore ne regjister ose me konfiguracionin e kompjuterit, perdor komanden START > RUN > netsh interface ip reset ndryshime.txt per te kthyer konfiguracionin origjinal te windows per lidhjen ne rrjet (TCP/IP).

    Pasi te besh kete, rifillo windows dhe provo te lidhesh perseri.
    Edi

  4. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    35

    Ja pra....

    Degjo Edspace,ne radhe te pare feleminderit per kujdesin qe po tregon.

    Tani une nuk kam problemi me u lidh ne inetrnet kafe!!!
    Pra une perdore pa probelem kete kabell ,qe te shkruajta siper,per tu lidhur me internetin.

    P R O B L E M I I M E S H T E:
    Tani problemi qendron ketu une dua te lidh desktopin me laptopin duke perdorur kabllin e siper permendur,gjithashtu kam perdor dhe New Connection Wizard por pa rezultat!!

    Di ndonje menyre tjeter ose me te detajuar ti ???

    Hajt Tungjatjeta Dhe FORCA SHQIPERIA.

  5. #20
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    o mister porblemi qendron qe ti nuk mund te lidhesh dy kompjutera bashke me nje kabell normal rrjeti si ai qe perdor ne internet kafe pasi aty perdor switchin qe e mundeson kete pune dhe kablli rrjetit eshte i thjeshte cka do te thote qe ngjyrat jane vendsosur njesoj ne te dy anet e kabllit.
    Per te lidhur dy kompjutera pa nevojen e nje hub-i ose switych-i ti duhet te besh nje kabell te ri ku kokat ne te dyja krahet jan te lidhura ne menyre cross-over ose me mire ta ka treguar edspace ne figuren me lart. Per kete gje shko kerko ne ndonje servis kompjuterash nje kabell cross-over dhe pasi dy kompjuterat te jene lidhur me te duhet te konfigurosh tek Control-panel->network settings-> Local area connection -> properties->tcp/ip->properties duhet ti vendoesh te dy kompjuterat me te njejten adrese dhe subnet si psh njeri duhet te ket ip address 10.0.0.2 dhe netmask 255.0.0.0 dhe tjetri ip address 10.0.0.3 netmask 255.0.0.0 dhe pastaj tek control-panel-> system -> network identification-> workgroup duhet te kesh te njejten "label" ose me mire te njejten fjale qe keta kompjutera te komunikojne lehtesisht por zakonisht kjo e fundit eshte njelloj per te gjithe nqs nuk e ke nderruar ose WORKGROUP ose MSHOME.
    Pastaj duhet te aktivizosh sharing dhe meqe flitet per windows xp duhet te lejosh ne control panel -> system -> remote connection -> allow remote connection duhet ta kesh te klikuar qe kompjuterat te shikojne rersource e njeri tjetrit. pastaj mund te besh cka te duash me ta.
    se harrova sharing mund ta aktivizosh duke klikuar tek mycomputer mbi nje hardisk aty me butonin e djathte te mouse-it kliko tek sharing dhe pastaj ndiq udhezimet eshkruajtura aty.
    Shpresoj te te ndihmoje mirupafshim

  6. #21
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nqs do qe ti lidhesh kompjuterat direkt me njeri tjetrin pa ndonje aparat ndermjetes si switch, hub, router, atehere te duhet nje kabell qe quhet crossover dhe telat e kabllit jane te lidhur si ne skemen qe kam treguar me lart.

    Nqs kablli nuk ka ate skeme, nuk mund ta lidhesh direkt:
    Kodi:
    =========    ============       
    |laptop |====|  desktop |
    |       |    |          |
    =========    ============
    por duhet te perdoresh nje shperndares si switch, hub, router:

    Kodi:
    ====================
    |   shperndares    |
    |                  |
    |__-____-___-____-_|
       |             |
       |             |
       |             |
       |             |
    =========    ============       
    |laptop |    |  desktop |
    |       |    |          |
    =========    ============
    Pra, o duhet te gjesh nje kabell te sakte, ose duhet te perdoresh nje shperndares.
    Pasi ben lidhjet, perdor perseri Wizard te Windows dhe nuk besoj te kesh probleme.
    Edi

  7. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    35

    Ok

    Shume Faleminderit, Tani do te filloj te provoj ketet menyre.

    Hajt Tungjatjeta dhe Forca Shqiperia.

  8. #23
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Shikoni, edhe unë jam i interesuar për këtë lidhjen që po diskutohet këtu.
    Unë i kam dy kompjuterë - që të dy kanë LAN kartelë. E kam të lidhur njërin kompjuter me internet dhe kur dua të punoj me internt në kompjuterin tjetër ia heq kabllon nga kompjuteri i parë. E kam të lidhur me modem. Për t'i lidhur dy kompjuterët më duhet një hab që kushton mjaft. A ka ndonjë mundësiu tjetër më të lirë dhe po aq efikase si habi? Kompjurterët janë në një dhomë dhe nëse flasim për kabllo vazhduese do të duheshin ndoshta nja 10 metra makamimalisht. A keni ndonëj ide përveç habit?

  9. #24
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Goni,

    Varet ku jeton ti, por ndryshimi midis një kablli të përdredhur (crossover) 10 metra dhe një habi nuk mendoj të jetë i madh. Biles ka mundësi që kablli të kushtojë më shumë se habi.

    Ka plot faqe në internet ku mund ti blesh hab-et rreth $10 por edhe në dyqane si Best Buy, Circuit City, Micro Center, i gjen aty tek $20-$30. Kjo e fundit ka një ulje për këtë muaj për të gjitha paisjet e rrjeteve. Në faqen e hapjes i bëjnë reklamë një router për të ndarë internetin në 4 porta për 8 dollare.
    http://www.microcenter.com/

    Pra nqs ke lidhje me kabëll (cable modem) bën lidhjen :
    modem - > router -> kompjuteri 1, 2, 3, 4

    Për më shumë rreth router dhe ndarjen e internetin lexo edhe këtë temë:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=36223

    Nqs router të duket i shtrenjtë, zgjidh midis hab ose kabllit crossover. Hab sigurisht që është më i mirë dhe lejon që të shtosh kompjutera të tjerë në të ardhmen. Po të blesh hab sigurohu që ka të njëjtën shpejtësi si kartat e rrjetit që ke në kompjutera që të kesh shpejtësinë maksimale. (p. sh. 10/100Mbps).

    Pasi bën lidhjen me hab ose kabëll të përdredhur po të kesh të instaluar windows 2000 ose XP mund të bësh edhe ndarjen e internetit. Me windows 95, 98, Me mund të ndash skedarët por për ndarjen e internetit duhet ndonjë program shtesë.
    Edi

  10. #25
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636

    :)

    Shiko, unë e kam Windows XP, SP2. Jetoj shumë larg nga ti - gati në planet tjetër . Jam në Kosovë. Dhe lidhjen e kam marrë për tre kompjuterë por momentalisht jam vetë dhe nuk po mund ta lidh me askënd që ta kem më lirë. Lidhja është dashur të vijë me router dhe modem por ISP-ja ime ma mundësuan që të mos ta marr router-in pasi jam vetë. Kështu që si duket nuk më ka mbetur tjetër vetëm habi apo?
    Kështu si jam nuk jam aspak keq por po kam dëshirë t'i bart në mënyrë të thjeshtë dosjet dhe skedarët në Network dhe po ashtu thjesht - kam dëshirë ti'i lidh dy kompjuterët në rast se e kam dikë në shtëpi që të mund ta shfrytëzojmë internetin njësoj .

  11. #26
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pashë që po postoje vonë dhe shpresoja se do ishe në Amerikë ose të paktën në evropën përëndimore. Ti e paske gdhirë në forum gjithë natën.

    Nuk të kuptova mirë për punën e router dhe shërbimin e ISP-së.

    Ideja është kjo:
    N.q.s. ISP të lejon 3 adresa IP të ndryshme, ti mjafton të blesh një hab dhe të lidhësh në të kabllin e modemit dhe 2 kabllot e kompjuterave që ke. Pastaj do konfigurosh kompjuterin që të kenë IP të veçanta.
    Kompjuteri i parë mund të ketë adresën: 192.168.10.3
    Kompjuteri i dytë mund të ketë adresën: 192.168.10.4

    Pyet ISP për konfigurimin e saktë se ato i dhashë sa për shëmbull.
    Në këtë mënyrë që të dy kompjuterat do kenë lidhje direkte me internetin.

    N.q.s ISP të lejon vetëm 1 IP atëherë ti ke dy mënyra:

    1- Ndarja me Router
    Do blesh router dhe do bësh lidhjen si në figurën më poshtë:

    Me këtë mënyrë ti përdor vetëm një IP por të gjithë kompjuterat lidhen në internet pa problem, sikur të kishin lidhjen e tyre të internetit. Kompania e internetit nuk mund ta kuptojë se sa kompjutera ke të lidhur.

    Nqs i ke paratë, router është zgjidhja më e mirë.

    2- Ndarja me Windows XP.
    Me këtë mënyrë një prej kompjuterave do ta lidhësh direkt me modemin e internetit. Ky kompjuter do jetë server dhe do shpërndajë internetin tek kompjuteri tjetër, por që të lidhet te kompjuteri tjetër do duhet të instalosh edhe një kartë të dytë rrjeti. Pra serveri do ketë 2 karta rrjeti, njërën që lidhet me modemin e internetit dhe tjetrën që lidhet me kompjuterin e dytë. Shiko foton që kam bashkëngjitur më poshtë.

    Kjo mënyrë të lejon ndarjen e skedarëve, si dhe internetit, por duhet të blesh një kartë të re rrjeti, duhet të hapësh kompjuterin ta instalosh, si dhe serveri duhet të qëndrojë ndezur që ti japë internetin kompjuterit të dytë. Sic e shikon ka ca shpeza dhe punë, prandaj dhe të thashë që mënyra më e mirë është me router.

    Ti shikoji vetë çmimet dhe vendos për mënyrën që të përshtatet më mirë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Edi

  12. #27
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Faleminmderit shumë edspace.
    Këto që the ti i kam ditur. Prandaj unë kam shkruar këtu për ndonjë solucion tjetër jashtë routerit dhe habit.
    Pra u kuptuam se mua më duhet ta blej habin. E këtë e bëj ndonjëherë më vonë. Tash për tash nuk e kam për urgjencë.
    Edhe një herë faleminderit për përpjekjen miqësore.
    Shumë përshëndetje.

    P. S. Si në Kosovë si në Evropë Perëndimore, njësoj bre ...përkundrazi ata të Evropës Perëndimore po punojnë më shumë dhe nuk i sheh aq shpesh në atë kohë që ishe ti në forum a?

  13. #28
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Edhe diçka. Çfarë karte është ajo karta tjetër që nevojitet për lidhjen nr. 2 që e përshkrove? A është e njëjta kartë LAN që e kam unë në të dy kompjuterët apo një tjetër lloj? Këtë do ta bëja me siguri sepse megjithatë Routeru kushton shumë shtrenjtë sa vetë modemi. Diku 110 euro.
    Më trego konkretisht për atë kartë dhe a është e njëjtë si LAN kartela (VIA Rhine II Fast Ethernet Adapter)???

  14. #29
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nuk ka rëndësi nqs është njësoj apo jo. Mjafton që karta e dytë e LAN të ketë të njëjtën shpejtësi si të tjerat por nuk ka rëndësi se çfarë modeli është e kush e ka prodhuar.
    Edi

  15. #30
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Eh në rregull. Do ta provoj këtë mundësi. Faleminderit shumë. Në këtë rast e vlen. Kur të bëj diç do të shkruaj këtu të tregoj se a ka pasur efekt.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •