Gazeta ime lokale "Norrköpings Tidningar" shkruan sot për dashurinë, ose më mirë të themi për jetën seksuale. Firma e prezervativeve (kondomëve) Durex ka bërë një anketim në planin ndërkombëtar për jetën seksuale në shumë vende, dhe ja rezultati:
Hulumtimi përfshin 350 000 njerëz. Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit, e marrin vendin e parë! (Ata jetojnë pra sipas reputacionit, apo jo?). Në vendin e dytë janë grekët me 133 herë, ndërsa ne suedezët jemi mbetur të turpëruar: vetëm në vendin e 33-të me 94 akte dashurie në vit! Harroni filmat erotike suedeze - e vërteta është e hidhur!
Turpi ynë bëhet edhe më i madh kur na krahasojnë me fqinjtë tanë: Islandezët 119 herë (janë në errësirë të plotë për gjysmën e vitit dhe me natyrë të egër, shpjegimi im), norvegjezët 102 herë, danezët 101 herë dhe finlandezët 97 herë në vit. (se finlandezët janë aq të dobët sa ne suedezët e di mirë - dy gratë e para në jetën time ishin finlandeze!)
Dihet se japonezët janë shumë të zënë me punë - edhe duke shikuar filmat pornografike në televizion - dhe ata nuk kanë kohë për seks, me 46 herë në vit janë në vendin e fundit në botë!
Pak më mirë në Hongkong dhe Singapore (të dy me 79 herë).
Hulumtimi merr parasysh edhe preludet e aktit të dashurisë, ku thailandezët janë më të papërmbajtur me 11,5 minuta dhe anglezët që duan të ndizen ngadalë përdorin 22,5 minuta, dhe gati të njëjtë janë gjermanët me 22,2 minuta.
Në këtë aspekt nuk ka shumë dallime midis vendeve nordike: islandezët dhe suedezët 19,8 minuta secili, finlandezët 19,7 minuta, norvegjezët 18,1 minuta dhe danezët 18 minuta.
(Kur e lexoj dhe përkthej këtë, një pyetje po lind në trurin tim: A kanë detyruar njerëzit në hulumtim të shtrihen me kronometër në dorë - ose si alternativë, a kanë pasur vezhguesit e tyre prezent në këto raste?)
Orgazmat sigurisht janë të lidhura me përgatitjet. Ndezja bën rezultatin më të mirë n'Itali, ku 61% prej pjesëmarrësve deklarojnë se ata kanë orgazëm çdo herë kur bëjnë seks. Suedezët edhe një herë zhgënjim: vetëm 33% kanë orgazëm çdo herë, dhe Suedia vendoset në vendin e 30-të. Për mua përsonalisht një farë ngushëllimi se finlandezët rezultojnë në vetem 24%, ndërsa kinezët janë në fund të listës me 19%. Këshilla ime për gratë kineze, pra: ato duhet të kërkojnë një burrë nga Italia!!!
Kuptohet se shifrat nuk janë të njëjta për burrat dhe gratë: 45% prej burrave arrijnë në orgazëm çdo herë, vetëm 17% prej grave. Shifra dëshpëruese....
Suedezët dhe danezët fitojnë kampionatin botëror për seks pa dallim! 64 përqind pohojnë se ata kanë bërë seks me një person pa e ditur prejardhjen (personalitetin) e tij/saj. Shifra mesatare për botën është 35 përqind. Më të kujdesshëm janë spanjollët (!) me 26 përqind,vietnamezët me 24 përqind dhe hindianët me 20 përqind.
Pyetja e fundit: Ku janë shqiptarët??? Besoj se ata/ato nuk përfshihen në hulumtim, sepse me merr mendja se ata/ato mund të konkurrojnë me francezët...... Si mendoni ju?
Tani, mos më qortoni për temën, kam shkruar çka tregohet në gazetën e ditës së sotme, "Norrköpings Tidningar". Bashkë me artikullin botohet një fotografi, ku një grua franceze duket jashtëzakonisht e kënaqur me partnerin e saj! Desha të shtoj se gazeta në fjalë është shumë e respektuar, konservatore, dhe nuk merret me sensacione.... Dhe pikërisht për atë arsye e botova këtë tekst, si rezultat i një studimi serioz shkencor!!
Ullmari
Krijoni Kontakt