Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Kujtime te nje Gjykatesi

    gazeta panoram

    ---

    Faqe 12/13 - Speciale
    19Prill 2004

    intervista III

    Ish-nėnkryetari i Gjykatės sė Lartė tregon se si e ka jetuar Plenumin e 8-tė tė KQ tė PKSH dhe goditjen e Mehmet Shehut


    Mustafa Qilimi: Si e kam jetuar Kongresin e I-rė tė PKSH ku nisi kulti i Enver Hoxhės

    Luan Kondi

    Vijon nga numri i kaluar

    Ish-anėtar i Grupit Komunist tė Shkodrės qė nga viti 1938, Mustafa Qilimi, tregoi pėr gazetėn “Panorama” aktivitetin e tij nga viti 1938 deri nė vitin 1942. Ndėr tė tjera ai tha se si u skedua si antifashist e u arrestua disa herė. Qilimi tregoi arsyet e largimit nga Shkodra ku kreu gjimnazin dhe u vendos nė Tiranė ku veprimtaria e tij antifashiste do tė rritej ndjeshėm. Ai shpjegoi njohjen me personazhet e lėvizjes si Qemal Stafėn, Vasil Shanton, Ramadan Ēitakun, Koēo Tashkon, Pandi Kriston, Kristo Themelkon, Sotir Vullkanin, Enver Hoxhėn, Tahir Kadarenė apo dhe takimet me Enver Hoxhėn nė dyqanin “Flora”, tė cilin sė bashku me dy tė tjerė e ruajti nė demonstratėn e 28 tetorit tė vitit 1941 nė Tiranė.

    Mė tej, Mustafa Qilimi rrėfen situatėn nė grupet komuniste nė prag tė themelimit tė PKSH-sė. Ai hedh dritė mbi aksionin e komunistėve shqiptarė, pėr tė marrė Miladin Popoviēin nga kampi i internimit nė Peqin dhe si e organizuan aksionin Mustafa Gjinishi dhe Mustafa Kaēaēi, tė dy aktivistė tė GKSH-sė. Mė pas, ai shprehet edhe pėr formimin e PKSH-sė, nė bazė tė bisedės qė ka bėrė me Miladinin nė shtator tė vitit 1944 dhe dėshmon se PKSH nuk e ka formuar Enver Hoxha, por formimi i saj erdhi nga pėrpjekjet e vazhdueshme tė grupeve, pėr tė arritur njė dakordim mes tyre. Nė vijim tė intervistės Qilimi dėshmon pėr vizitėn e Qemal Stafės nė Delvinė nė prill tė vitit 1942, krijimin e Qarkut tė Gjirokastrės dhe si ishte raporti mes Ballit Kombėtar dhe lėvizjes nė atė qytet. Interesant ėshtė tregimi i 84-vjeēarit pėr pėrpjekjen me armė me Ballit Kombėtar dhe forcave tė Divizionit Italian nė Gjirokastėr ku mbetėn tė vrarė disa nga krerėt e lėvizjes nacionaliste. Kapitullimi i Italisė ėshtė njė tjetėr ngjarje qė ka mbetur nė kujtesėn e Mustafait, ku ai kujton se u bashkėveprua me italianėt pėr tė marrė nga ata armė dhe municione. Ēfarė detyrash ka kryer Qilimi pas Ēlirimit dhe si e kujton ai goditjen e Mehmet Shehut nė Plenumin e tetė tė KQ tė PKSH, Koēi Xoxes nė vitin 1948 nė Kongresin e Parė, ku nisi tė krijohej dhe kulti i Enverit dhe tė tjera kujtime interesante. Pėr mė tepėr ndiqni nė vijim intervistėn e Mustafa Qilimit

    Qemal Stafa kur ishte nė Gjirokastėr shkoi pėr arsye pune edhe nė Delvinė apo jo?
    Qemali nė prill tė vitit 1942, erdhi pėr punė nė Gjirokastėr dhe pasi mbaroi punė me riorganizimin e rinisė bėri dhe njė vizitė nė Delvinė. Nė tė vėrtetė Qemali nuk shkoi nė asnjė vend tjetėr veēse nė Delvinė, ku ndenji katėr netė dhe pėrveēse nė shtėpinė time, ai ndenji nė shtėpitė e Edip Ēuēit dhe Nebi Ballkės. Na mblodhi dhe na dha udhėzime se si duhet tė punonim. Dua tė them se qyteti i Delvinės kishte familje tė njohura si vatra patriotike si Ēinirajt, Abazajt, Ēuēajt, Shametajt e shumė e shumė tė tjera. Qemali na tha se duhet tė futeshim nė kėto familje dhe tė shfrytėzonin traditat e tyre patriotike. Kėshtu u bė. Kur u shpėrnda trakti i parė i PKSH nė Delvinė, e kėtu erdhėn me vonesė kuptohet, tė gjithė ishin pro thirrjes qė ju bėhej pėr luftė kundėr fashizmit. Kishte edhe disa persona tė nxitur edhe nga njerėz qė vinin nga jashtė Delvinės si Ismail Haki Taxati, Zenel Gjoleka, Rasim Babameto, Hasan Pilafi, Azis Ēami, qė donin tė krijonin njė farė organizate nacionaliste, por nuk patėn sukses. Qė nė fillim nė Delvinė u zgjodh njė kėshill i qytetit (nacionalēlirimtar), pėrpara Konferencės sė Pezės, edhe nė tė u zgjodhėn edhe nacionalistė, pra kishte njė bashkėveprim, qė zgjati deri pėpara kapitullimit tė Italisė fashiste, kur shumė persona u shkėputėn nga lėvizja, nė sajė tė propagandės shumė tė madhe qė bėri udhėheqja e Ballit Kombėtar. Nė krye tė atyre qė erdhėn tė bėnin propagandėn pėr Ballin Kombėtar ,ishte Bahri Omari. Madje, ai kėrkoi tė bėnte dhe njė takim me ne dhe u realizua. Takimi ishte pėr atė, se si duhet tė shkonim nė harmoni. Nė Delvinė Balli Kombėtar u krijua me disa njerėz tė larguar nga lėvizja, por qė tė gjithė ata kishin tė afėrm tė ingranuar aty. Deri nė vitin 1943, pas kapitullimit tė Italisė, si rezultat i propagandės qė bėri Dervish Rexhepi, u shkėputėn shumė njerėz nga lėvizja e u lidhėn me ballin kombėtar, sidomos ata, qė ishin lidhur me teqenė e tij. Ai mundėsoi krijimin e disa kėshillave balliste krahas atyre nacionalēlirimtare. Solli nė Delvinė edhe njė ēetė me lazaratas dhe libohovitė me nė krye Jonuz Topullin, kushėririn e Ēerēiz Topullit. Kjo influencoi nė njė farė mėnyre pėr tė kthyer disa njerėz.

    Ēfarė ndodhi pas kapitullimit tė Italisė?
    Pas deklaratės sė Badolios, Kryeministrit Italian, qė thoshte se ushtarėt dhe oficerėt italianė ose duhet tė bashkoheshin me partizanėt ose duhet tė hipnin nė anije e tė ktheheshin nė Itali. Nė kėtė kohė ne i kishim kėrkuar komandantit tė Regjimentit tė Ushtrisė Italiane nė Delvinė qė tė na dorėzonte armatimin dhe ushqimet. Ai vendosi tė luftonte. Por kėtij i kishin shkuar qė t“i merrnin me forcė armatimet dhe ushqimet ballistėt, ai hapi zjarr nė ajėr dhe kazermave ju vuri flakėn e shkoi nė Gjirokastėr sė bashku me forcat, tė bashkohej me forcat e Divizionit atje, ku ka marrė pjesė nė “Luftėn e Grehotit”.

    Cila ėshtė e vėrteta e kėsaj lufte ku janė vrarė disa krerė tė Ballit Kombėtar?
    Nuk ėshtė bėrė luftė nė Grehot midis ballistėve dhe italianėve. Ajo qė ėshtė thėnė deri tani nuk ėshtė e vėrtetė. Me sa di unė, gjė qė e kam mėsuar nga vetė komandanti i Divizionit Italian, Kiminelo, qė ka qėndruar nė Delvinė gjashtė ditė dhe ne kemi pasur shumė marrėdhėnie tė mira me tė, mėsova se ballistėt kishin shkuar atje, pasi kishte vajtur Bedri Spahiu me shokė pėr tė biseduar. Ballistėt, duke pasur frikė se italianėt do tė dorėzoheshin te partizanėt, shkuan dhe bėnė presion qė tė dorėzoheshin tek ta, pra t“u jepnin armėt dhe t“u dorėzonin kazermat si ish aleatė tė tyre. Kiminelua nuk kishte pranuar t“u dorėzohej atyre, pasi kishte parasysh urdhėrin e Bodolios, qė thoshte ose me partizanėt ose nė bregdet pėr t“u imbarkuar. Ai shprehej pėr luftė kundėr gjermanėve. Pas refuzimit qė iu bėri komandanti i Divizionit, ballistėt tentuan tė futeshin me forcė, por nuk i lejoi roja dhe ata e vranė ushtarin. Me tė mėsuar pėr kėtė Kiminelo urdhėroi tė gjithė mitralierėt qė tė hapnin zjarr dhe nė kėtė breshėri mbetėn tė vrarė shumė ballistė si dhe Hysni Lepenica, qė ishte komandant ēete nė Vlorė dhe meqė ai erdhi nė pėrforcim tė njė pėleshjeje me armė nė Libohovė mes partizanėve dhe ballistėve, ku kėta tė fundit ishin dorėzuar, u kthye pėr Vlorė. Rrugės gjeti disa forca balliste qė qėndronin pėrpara postbllokut tė kazermave tė Divizionit Italian dhe qėndroi bashkė me ta. E zgjodhėn edhe drejtues tė tyre si mė tė pėrgatiturin dhe mė me emėr dhe nė momentin e hyrjes nė kazermė,e vranė. Bashkė me tė u vranė shumė krerė tė ballit tė asaj zone. Kėtu forcat nacionaliste pėsuan dėm tė madh,pasi humbėn shumė kuadro.

    Si veproi mė pas Kiminelua, komandat i Divizionit Italian nė Gjirokastėr?
    Nė kėto rrethana Kiminelua, pa pritur as forcat e regjimentit tė Tepelenės e Pėrmetit, u nis pėr nė Sarandė.

    Edhe ajo qė thotė Bedri Spahiu qė Kiminelua pranoi tė dorėzojė armėt, nuk ėshtė e vėrtetė. Ne kishim urdhėr nga Komiteti Qarkor, qė t“i bėnim pritė Divizionit Italian dhe mblodhėm forca vullnetarė se nuk kishim forca partizane, pasi ato ishin tė impenjuara nė luftėn e Konispolit kundėr gjermanėve, dhe shkuam e i bėmė pritė. Nė tė vėrtetė nuk ia dolėm dot t“i ndalnim se ishte njė divizion i tėrė. Bėmė kompromis me ta nėpėrmjet komandantit tė regjimentit tė Sarandės me tė cilin u takuan Jaho Gjoliku dhe dy shokė tė tjerė. Shokėt i morrėn njė letėr komandantit tė regjimentit italian nė Sarandė dhe sė bashku me ta edhe unė shkuam te Kiminelua e u takuam me tė. Komandanti i Divizionit Italian na tha se do tė takoheshim nė Delvinė dhe ashtu u bė. Ndenjėn gjashtė ditė nė Delvinė, pėr arsye se nė Sarandė ishin grumbulluar shumė forca italiane dhe nuk kishte mundėsi strehimi. I kemi trajtuar shumė mirė. Erdhėn vaporėt italianė pėr t“i marrė dhe morrėn njė pjesė prej tyre, qė ishin ushtarakė tė regjimentit tė Sarandės, kryesisht tė sėmurėt. Kur u kthyen pėrsėri anijet italiane pėr t“i marrė u diktuan nga gjermanėt, tė cilėt hapėn zjarr mbi to dhe i asgjėsuan. Pas kėsaj u vjen njė urdhėr se gjoja tė dilnin nė Porto Palermo, pasi atje do tė mbėrrinin anijet, pėr t“ju ruajtur goditjes nga gjermanėt si vend mė i mbyllur, por qė rezultoi gėnjeshtėr. Kiminelo dhe forcat e tij u kthyen dhe kontaktuan me ne, pėr tė na pyetur se ē“duhej bėrė. Ne i thamė se duhet tė luftonin kundėr gjermanėve. Tentuan ta bėjnė njė gjė tė tillė, por nuk i rezistuan dot jetės sė vėshtirė tė malit dhe u dorėzuan te gjermanėt. Kėta tė fundit i pushkatuan, tė parin Kiminelon, pastaj ish-komandantin e regjimentit tė Delvinės dhe njė tjetėr pranė njė rrapi nė hyrje tė Sarandės. Tė tjerėt i morrėn dhe i shpunė nė Limion, atje pushkatuan 120 italianė. Disa tė tjerė, qė dėgjuan kėshillat tona, sidomos personeli i spitalit shėrbeu shumė mirė nė ndihmė tė partizanėve tė plagosur deri nė pėrfundimin e luftės. Disa ushtarė dhe oficerė u organizuan nė batalionin “Mateoti”, qė mori pjesė nė luftime kundėr gjermanėve nė pėrbėrje tė Brigadės sė 19-tė.

    Jeni anėtarėsuar nė parti qė me themelimin e saj…
    Po. Kur u themelua PKSH unė kam qenė nė iranė nė njė celule treshe tė grupit tė Shkodrės. U vendos qė tė pėrpilohej njė listė me 200 vetė qė do tė ishin anėtarėt e parė tė PKSH. Gjysma e anėtarėve tė partisė, duhet tė ishin nga Grupi i Shkodrės dhe ai i tė Rinjve dhe pjesa tjetėr nga GKK. U bėnė listat qė mė pas u studiuan nga njė grup shokėsh, caktuar nė mbledhjen themeluese dhe unė sė bashku me Qendro Cicin ishim nė listėn ku u miratuan anėtarėt. Kėtė na e komunikuan dhe ndenjėm pėr disa kohė nė Tiranė, pėr tė kryer detyra partie. Qėndroja ishte shumė aktivist dhe qė nė fillim nė pėrbėrje tė GKSH ai merrte lajmet nga Radio Londra dhe i pėrkthente e informonte udhėheqjen e grupit pėr tė shkruar komunikatat. Edhe pas mbledhjes themeluese tė partisė vazhdoi ta kryente kėtė detyrė. Pas ikjes sime nė Delvinė, Qendroja mori nė celulė shokė tė tjerė dhe mė vinte mirė qė ajo organizatė, u bė njė nga mė tė mirat e Tiranės, sidomos nė drejtim tė shtypit. Kur u largova nga Tirana shkova nė Komitetin Qėndror, kėshtu quhej atėherė, ndodhej atje ku sot ėshtė rruga Ali Demi. Takova Enverin dhe Qemalin dhe bisedova me ta. Enveri mė tha se do tė shkoja me detyrė nė Gjirokastėr. I thashė se nė tė vėrtetė nuk doja tė shkoja atje, por meqenėse nė Tiranė nuk po jetoja dot ishte mė mirė tė largohesha. Doja qė tė shkoja nė Ēetėn e Pezės, po Enveri mė kishte thėnė se ajo ēetė ishte ende nė formim e sipėr dhe nuk kishte vend pėr ilegalė tė tjerė. U pėrshėndeta dhe pėrpara se tė lagohesha Enveri mė tha tė mos dėshpėrohesha qė po shkoja nga Tirana nė Delvinė, pasi sipas tij komunistėt do tė shkonin nė tė katėr anėt e Shqipėrisė, do tė ngrinim popullin nė luftė dhe na duhej patjetėr qė tė punonim nė tė gjithė qytetet e fshatrat. Enveri mė dha edhe disa kėshilla inkurajuese mė shumė. Po ashtu Qemal Stafa, nga qė nuk ishte krijuar akoma Komiteti Qarkor i Gjirokastrės, mė dha njė letėr rekomandimi pėr Muzafer Asqeriun.

    Pas largimit shkova nė Gjirokastėr dhe atje siē e thashė edhe mė sipėr, nuk ndenja shumė pasi u vendosa pėrfundimisht nė Delvinė ku sė bashku vendosėm tė krijonim celulėn e parė tė PKSH nė kėtė qytet.

    Cilat ishin detyrat qė kryet pas Ēlirimit tė vendit?
    Pas Ēlirimit tė vendit kam punuar nė Mbrojtje, mė pas nė Gjykatėn Ushtarake tė Gjirokastrės, e pėrsėri nė forcat e Mbrojtjes. Kam punuar disa kohė nė degėn politike tė Divizionit tė Mbrojtjes, nga i cili mė larguan.

    Pėrse ju larguan?
    Mė kujtohet se nė atė kohė u bė njė mbledhje nė kinemanė e ushtarit ku ishte edhe drejtori i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė dhe kėshillari i tij jugosllav. Diskutohej pėr zgjedhjet nė ushtri, qė do tė fillonin nga Divizioni i Mbrojtjes. Ishte hera e parė qė zgjedhjet bėheshin nga poshtė. Mbas kėtyre orientimeve, ndėrkohė isha kryetar i Degės Politike tė Divizionit tė Mbrojtjes, bėra ndarjen e punės pėr shokėt e tjerė dhe pėr vete mora pėrsipėr tė shkoja nė dy-tre organizata. Pas mbledhjeve nė Durrės e nė Fier, pėrfundova nė Gardė, qė atėherė varej nga Divizioni i Mbrojtjes. Nė Gardė, pasi punova rezolucionin e mbledhjes mė dolėn disa probleme. Nė kėtė kohė ishte bėrė edhe Aktivi i Partisė pėr zbėrthimin e materialeve tė Pleniumit tė 8-tė tė KQ tė PKSH, nė tė cilėn ishte rrėzuar nga funksionet Mehmet Shehu, dihet me ato akuza tė thėna disa herė. Rreth kėsaj ēėshtjeje nė Gardė mė bėnė disa pyetje. Mė kujtohet se njė nga pyetjet ishte: “A ėshtė Mehmeti trim?” U thashė se Mehmeti ishte i njohur si trim. Mė pas, vijuan me njė tjetėr pyetje, qė kishte tė bėnte me atė qė mund tė quhej spiun apo jo Mehmeti. Iu pėrgjigja se nė koferenca nuk doli kėshtu. Kishte atje ndonjė mendim se a mund ta konsideronim si tė tillė Mehmetin, por vetė Koēi Xoxja ka thėnė se nuk ka materiale qė ta vėrtetojnė kėtė. Njė tjetėr pyetje lidhej me atė se cili ishte mendimi i Enver Hoxhės pėr Mehmet Shehun. Iu thashė se Enveri e kishte ministėr nė kabinetin e tij, vėrtet iku nga posti i Shefit tė Shtatmadhorisė, por mbeti ministėr i Komunikacionit. Them se tė gjithė ata qė mė bėnė pyetje mbetėn tė kėnaqur nga pėrgjigjet e mia dhe mė pėrcollėn me brohoritje Enver, Enver. Koēi Xoxe i dėgjoi kėto brohoritje dhe kėrkoi tė merrte informacion se ē’bėhej nė Gardė. Atėherė Enveri rrinte nė njė godinė me Koēin. U morr vesh qė unė kisha qenė atje pėr mbledhje dhe mė thirrėn nė Komitetin Qendror. Aty, pasi informova Xhavit Qosen, pėr atė qė kishte ndodhur, ai m’u sul e mė kritikoi se pse nuk kisha informuar pėr pyetjet qė mė ishin bėrė pėr Mehmet Shehun. Nė fakt u thashė se ato nuk ishin tė asaj shkalle sa tė vinin alarmin, siē qemė porositur, dhe kėshtu qė nuk e pashė tė arsyeshme qė tė njoftoja. Xhaviti mė tha se: “nuk e ke bėrė mirė detyrėn, sepse eprori yt Rrahman Parllaku qė kishte asistuar nė Korēė, ku dikush i kishte thėnė se nuk mund tė pranonte qė Mehmeti ishte frikacak, njoftoi menjėherė KQ tė PKSH. Pra, ai e ka bėrė mirė detyrėn, ti nuk e ke bėrė atė”. Propozuan ēmobilizimin tim nga ushtria dhe mė thanė se do tė kaloja nė pushtet. Unė ika dhe nuk kundėrshtova dhe kur propozimi kishte vajtur te Koēi Xoxe, qė mė njihte mirė kishte thėnė se “si ėshtė e mundur qė njė kuadėr tė tillė ta hiqni menjėherė pėr kaq gjė. Do ta ulim nė detyrė dhe do ta lėmė ende nė ushtri”. Kėshtu, mė transferuan nė Vlorė, nė Brigadėn e Kėmbėsorisė, nė njė kategori mė poshtė nė detyrė dhe trajtim.

    Ēfarė kujtoni nga puna nė Vlorė?
    Tė them tė drejtėn nė Vlorė kam kaluar mirė. Madje, mė caktuan nė njė komision pėr tė marrė pjesė nė konferencat pėr zgjedhjet nė parti, qė kryesohej nga zėvendėsdrejtori politik Pėllumb Dishnica. Mė pas, mė caktuan pėrgjegjės pėr njė mbledhje model qė do tė bėhej pėr Gjirokastrėn, Vlorėn dhe Korēėn, pėr zgjedhjet nė parti. Shkuam dhe pashė qė nė tribunė kishin venė fotografi tė Marsit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit dhe poshtė tyre fotot e Koēit dhe Titos. Pra, mungonte Enveri. Mė shqetėsoi kjo dhe e bėra problem. Koēi Xoxes i raportuan se po ju hapja shumė probleme, por pėrsėri ai mbajti qėndrim tė mirė, duke thėnė se kisha tė drejtė, pasi shokėt e kishin bėrė kėtė me kokė tė tyre dhe pėr kėtė, duhet tė diskutohej njėherė nė Byronė Politike. Kjo u diskutua atje dhe u vendos qė tė mos ishte as Tito dhe as Koēi, por tė ishin vetėm klasikėt e marksizmit. Pas kėsaj erdhi Plenumi i 11 i KQ tė PKSH dhe pak mė vonė zgjedhjet e delegatėve nė kongres.

    Si i kujtoni zhvillimet e punimeve tė Kongresit tė Parė tė PKSH?
    Isha njė nga delegatėt e brigadės nė kėtė Kongres dhe i kam ndjekur me shumė vėmendje tė gjitha ato qė ndodhėn aty. Madje nė kėtė Kongres, kam diskutuar kur u bė lista e kandidatėve pėr nė KQ tė PKSH. Diskutova pėr Peēo Kagjinin, i cili vėrtet kishte qenė Sekretar i Qarkorit nė Gjirokastėr, por mendoja se nuk ishte njė kuadėr qė e meritonte tė ishte nė KQ, pasi kishte tė tjerė me mė shumė merita se ai. Enveri mė miratoi,por Hysniut nuk i erdhi mirė qė diskutova nė njė frymė tė tillė, dhe ai atėherė ishte drejtor politik i ushtrisė. Madje, pas diskutimit tim u vendos unanimishe qė tė hiqej nga lista personi nė fjalė. Pas pėrfundimit tė punimeve tė Kongresit, doli me tė madhe lufta kundėr trockizmit. Njė fjalim tė ashpėr mbajti nė atė kohė Gjin Marku. Ndėr tė tjera ai tha: “Nuk duhet tė japė llogari pėr kėtė nėnshtrim tė Partisė sonė, ndaj politikės jugosllave, por edhe vetėm Koēi Xoxe, por e gjithė Byroja Politike siē ėshtė, pasi nuk ishte Koēi i parė”. Pra, ai bėri aluzion kėtu pėr Enver Hoxhėn. Por nė mbrojtje tė Enverit u ngrit Mehmet Shehu, i cili e ngriti nė qiell dhe sulmoi mjaft ashpėr Gjin Markun. Mehmet Shehu tha se “Enveri e ka shpėtuar Shqipėrinė disa herė nė fillim nga ndėrhyrja anglo-amerikane, sė dyti nga ndėrhyrja Jugosllave dhe tani qė mori vesh rrugėn tradhtare tė PKJ, ai menjeherė u distancua dhe u lidh me Bashkimin Sovjetik”. Mehmeti e lavdėroi shumė Enverin dhe pėr mendimin tim qė aty fillon kulti i Enverit, qė deri atėherė nuk ishte shumė i prerė pėr dėnimin e Koēit. Po ashtu E.Hoxha e pa se Mehmeti ishte njė aleat i fortė pėr tė dhe kėrkoi qė tė vinte menjėherė aty Koēi Xoxe, pėr tė dhėnė llogari. Shkuan e morrėn Koēin dhe e sollėn nė Konferencė. Ai nuk u pyet fare, por vetėm dėgjonte me vėmendje. Nė njė pushim tė Konferencės, sė bashku me Halim Ramohito dhe Hajdar Aranitasin, shkuam te Koēi. Gjatė Konferencės doli se Hajdari kishte vrarė Q.Ll dhe e kishte paraqitur sikur e kishin vrarė diversantėt. Pėr kėtė i ishte ngarkuar pėrgjegjėsia Koēit. Kur shkuam dhe e takuam, Koēi e pyeti Hajdarin se ēfarė kishte. I iu pėrgjigj: “Pėrse mė bėre kriminel. Vrava njė shok dhe ti mė fute nė kėtė rrugė ku sot do tė jap llogari”. Atėherė Koēi i tha se nuk kishte asnjė dijeni pėr vrasjen e kėtij personi prandaj duhet t’i kėrkoni llogari Nesti Kėrenxhit dhe Gafur Ēuēit. Kur mė thanė se u vra ai person, miratova pa ditur rrethanat e vdekjes sė tij. Me kėtė pėrgjigje iu dha tė dyve se Halimi kishte qenė komisari i atyre forcave. Pasi iu pėrgjigj atyre mė pyeti se ē’kisha unė, dhe i thashė se kisha ardhur thjesht pėr tė shoqėruar dy tė tjerėt dhe se ndaj personit tė tij, nuk kisha asnjė rezervė.

    Kjo qė ne shkuam te Koēi Xoxe, i kishte rėnė nė sy Bedri Spahiut, dhe ai mė takoi dhe mė pyeti se ē’punė kisha me Koēin, dhe pse isha takuar me tė. Ia tregova se pėrse e kishim takuar dhe bisedėn qė kishim bėrė me tė. Ai i tha edhe Hysniut, por nuk i dha shumė rėndėsi ēėshtjes. Nė Kongres u diskutua edhe pėr Beqir Ballukun. Ai ishte i pezulluar nga detyra, pasi e kishte bėrė Koēi shef tė Shtatmadhėrisė, kur hoqėn Mehmetin dhe kishte kaluar nė Ministrinė e Bujqėsisė nė njė drejtori tė parėndėsishme. Meqė Gjini u pa qė ishte kundėr, u diskutua qė tė vendosej nė vend tė tij Beqiri dhe kjo u realizua kur Enveri tha fjalė shumė tė mira pėr tė. Enveri mė kujtohet qė ka thėnė: “Beqiri vėrtet ka pasur presione nė Beograd pėr ardhjen e forcave jugosllave nė Shqipėri, por pėr ēdo gjė ai mė ka njoftuar mua. Unė kam qenė nė brendi tė tė gjitha atyre qė janė thėnė dhe pėr ēdo gjė ai ka kėrkuar mendimin tim”. Enveri u duartrokit dhe kėtu nisi dhe rehabilitimi i Beqirit. Pas Kongresit u hoq Gjin Marku nga detyrat qė mbante, dhe drejtor politik e zėvendėsministėr i Mbrojtjes, u bė Hysniu dhe shef i Shtamadhėrisė u ngjit Beqiri.

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Mustafa Qilimi anėtari i Gjykatės sė Lartė dhe mė pas zėvendėskryetar i saj
    Cilėt ishin disa nga gjyqet mė tė rėndėsishme nė shkallė kombėtare ku ka marrė pjesė Qilimi
    Gjyqi famėkeq i Dali Ndreut dhe Liri Gegės, si u arrestuan dhe cilat ishin akuzat pėr ta
    Pėrse Enveri urdhėroi dėnimin me vdekje tė dy bashkėluftėtarėve tė tij

    ---

    intervista IV

    Flet Mustafa Qilimi dėshmitar i disa ngjarjeve tė rėndėsishme tė viteve 1948-1954 dhe njeriu qė ka gjykuar disa gjyqe “armiqsh”


    “I dėnuam me vdekje Dali Ndreun dhe Liri Gegėn, qė t'i falte mė pas Enveri”

    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Mustafa Qilimi, tregoi pėr gazetėn “Panorama” aktivitetin e tij nga viti 1938 deri nė vitin 1942 si dhe arsyet se pse e skeduan si antifashist dhe e arrestuan disa herė. Po ashtu, ai shpjegoi veprimtarinė e tij nė Tiranė si dhe njohjen me personazhet e lėvizjes Qemal Stafėn, Vasil Shanton, Ramadan Ēitakun, Koēo Tashkon, Pandi Kriston, Kristo Themelkon, Sotir Vullkanin etj. Ai foli edhe pėr takimet me Enver Hoxhėn nė dyqanin “Flora” apo dhe situatėn nė grupet komuniste nė prag tė themelimit tė PKSH-sė. Mustafa Qilimi hodhi dritė mbi vizitėn e Qemal Stafės nė Delvinė nė prill tė vitit 1942, krijimin e Qarkut tė Gjirokastrės.

    Ai dėshmoi edhe pėr raportin mes Ballit Kombėtar dhe lėvizjes nė atė qytet. Nė vijim tė intervistės sė tij, Qilimi tregon njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė vitit 1952, gjyqin e Dali Ndreut dhe Liri Gegės. Pėrse sigurimi arrestoi Ndreun dhe Gegėn. Ēfarė u shfrytėzua pėr ngritjen e akuzave dhe si u pėrpilua dosja gjyqėsore. Cilat ishin akuzat false pėr ta dhe si u zhvillua procesi gjyqėsor. Pėrse Enveri donte tė dėgjonte tė gjitha ato qė do tė thuheshin nė gjyqin e montuar. A ishin tė bindur gjyqtarėt pėr dhėnien e dėnimit kapital? Pėrse KQ i PKSH kėrkoi dėnimin me vdekje tė tė pandehurve. Ēfarė u tha Enveri njė ditė para dhėnies sė vendimit dhe pėrse ai u shpreh: “Do t’i dėnojmė si persona tė vjetėr tė agjenturės jugosllave. Me kėtė nuk do tė dėnojmė Daliun dhe Lirinė, por Jugo-sllavinė pėr veprimtarinė e saj. Ta marrė vesh Jugosllavia qė ne jemi nė gjendje tė zbulojmė armiqtė qė ky vend mundohet tė nxisė kundėr pushtetit popullor”. Tė fshehtat e njė ekzekutimi makabėr. Pėr mė tepėr lexoni nė vijim intervistėn e Mustafa Qilimit.

    Pas Kongresit u kthyet pėrsėri nė Vlorė, apo jo?
    Mbas njė farė kohe, kur u ktheva nė Vlorė, punonim rezolucionin e Kongresit, erdhi edhe Enver Hoxha. Pėr ushtrinė u organizua njė aktiv mė vete, jo bashkė me konferencėn e partisė qė bėri rrethi. Enveri foli dhe mbeti shumė i kėnaqur nga oficerėt e Vlorės, nga ne qė drejtonim byrotė e regjimenteve, batalioneve etj. Me rastin e ardhjes sė Enverit organizuam njė darkė. Enveri u kėnaq shumė nga entuziazmi i oficerėve. Nė kėtė darkė erdhi edhe Mehmet Shehu, i cili kishte qenė nė Gjirokastėr pėr tė punuar rezolucionin, Shefqet Peēi nga Delvina, ku, gjithashtu kishte shkuar tė punonte rezolucionin. Kaluam njė darkė tė paharruar, aq sa tė gjithė mbetėm tė kėnaqur. Enveri ndenji disa ditė mė pas pėr pushime, pasi ishte tepėr i lodhur nga puna nė Kongresin e I-rė tė PKSH. Ai i kėrkoi Rrapo Dervishit, sekretar i Parė i KP sė Vlorės, se donte tė takohej me oficerėt e brigadės pėr tė ngrėnė njė darkė. Mua mė njoftoi Rrapoja dhe mora me vete njė shokun tim, Seidin Avdinė, i pezulluar nė atė kohė nga detyra e komisarit tė Brigadės dhe shkuam pėr tė ngrėnė darkė me Enverin. Ndenjėm deri vonė dhe Enveri nė atė darkė u tregua dashamirės me ne, na tregoi pėr jetėn e tij, pėr konfliktet dhe se si kanė dashur ta izolojnė Koēi me shokė, apo dhe se si ai, kishte kaluar disa herė nė pozita pesimiste dhe ikte pėr t’u shlodhur nė pyll, atje ku sot janė Varrezat e Dėshmorėve. Gjithashtu, na ka folur me hollėsi pėr takimin qė bėri me Stalinin. Ndėr tė tjera, ai na tha edhe njė gjė qė mė ka mbetur nė mendje. Pėrpara Stalinit, Enveri kishte bėrė autokritikė pėr ē’ka kishin ndodhur deri atėherė nė lidhje me marrėdhėniet tona me Jugosllavinė, duke u shprehur se pėrgjegjės ishte edhe ai, e ndoshta nuk ishte i denjė pėr tė qėndruar nė krye tė partisė. Sipas bisedės me Enverin, Stalini nuk kishte pranuar qė ai tė largohej nga posti i drejtuesit tė partisė, duke i thėnė se Enveri duhet ta bėnte kthesėn e partisė. Stalini kishte pranuar se gabimi ishte i sovjetikėve, pasi nuk na kishin ndihmuar direkt, por nėpėrmjet Jugosllavisė.

    Enveri na tregoi edhe tė tjera gjėra pėr jetėn e tij dhe nė fund i bėra njė pyetje pėr atė letrėn qė i ishte dėrguar KQ tė PKSH pėr shkrirjen e Komitetit Qarkor tė Gjirokastrės si inekzistent. Ai mė tha se nuk kishte dalė personi, por dyshimet ishin pėr Qemal Karagjozin.

    Mė pas ju u emėruat nė Gjykatėn e Lartė dhe mė pas do tė ishit zėvendėskryetar i saj. Mund tė na thoni se si e morėt kėtė detyrė?
    Tė jem i sinqert, nė Gjykatėn e Lartė shkova me kėrkesėn time. Kur isha nė Drejtorinė Politike tė Ushtrisė u sėmura nga mushkritė, e pėr t“u kuruar ndenja gjashtė muaj nė njė spital tė Ēekosllovakisė, ku bėra edhe njė operacion. Kur u ktheva mė caktuan nė detyrėn e komisarit tė Divizionit nė Korēė, mirėpo duke qenė i sėmurė mė duhej tė rrija pranė mjekėve. Iu luta Brahim Dervishit, shefit tė Shėndetėsisė nė Ministrinė e Mbrojtjes, qė tė mos mė dėrgonin nė Korēė. Ky i fundit ndėrhyri tek Hysniu, qė mė thirri dhe mė tha se do tė shkoja nė Korēė, por do tė mė ndihmonin duke vendosur njė shef tė mirė tė degės ushtarake dhe, madje mė jepnin mundėsi qė tė vija nė Tiranė sa herė tė doja. Mė kėrkuan qė tė punoja sa tė mundesha. Mė pas u anulua vajtja ime nė atė detyrė dhe mė thanė se duhet tė zgjidhja njė vend pune. Pasi mėsova nga Siri Ēarēani, qė bėhej riorganizimi i drejtėsisė, se pėrpara vitit 1951 kanė ekzistuar dy Gjykata tė Larta, ajo e Republikės pėr ēėshtjet civile dhe ajo Ushtarake, e dy Prokurori tė Pėrgjithshme. Meqė ndodhi vendosja e bombės nė Ambasadėn Sovjetike, Byroja Politike vendosi qė tė bėhej bashkimi i gjykatave dhe nė krye tė vinin personat qė kishin shėrbyer nė gjykatat e mėparshme. Kėshtu kryetar i Gjykatės sė Lartė u bė Shuaip Panariti, qė ishte kryetar i Gjykatės sė Lartė Ushtarake dhe prokuror Siri Ēarēani, qė ishte kryeprokuror i Pro-kurorisė Ushtarake. Kėshtu u bė edhe me nėnkryetarėt, me pėrjashtim tė Bilbil Klosit, qė mbeti nga kuadrot e vjetėr, qė pėrfitoi edhe nga ajo qė kishte ndodhur me Manol Konomin, i cili nuk kishte pranuar qė tė firmoste Dekretin e Kuvendit: “Se njerėzit qė bėjnė akte terrorite duhet tė shkojnė nė gjyq pa prokuror dhe avokatė”, e hoqėn si ministėr Drejtėsie. Nė kėtė kohė erdhi nė Ministrinė e Drejtėsisė Manush Myftiu, qė e mbante provizorisht atė vend.

    Shkuam nė Gjykatėn e Lartė dhe shumica e kuadrove ishim ushtarakė. Kolegji Ushtarak kishte dhjetė anėtarė, kurse kolegjet e tjerė kishin nga dy-tre anėtarė. Filluam nga puna dhe ecėm mirė. Gjatė kohės qė qėndrova nė Gjykatėn e Lartė pati disa grupe armiqėsore tė ardhur nga jashtė dhe tė brendshėm. Kemi bėrė disa gjyqe si Gjykatė e Lartė, kryesisht grupeve tė diversantėve qė vinin nga Jugosllavia apo dhe tė tjerė tė ardhur nga ajri, deti dhe toka, duke filluar qė me Et“hem Ēakon, Zenel Shehun e shumė e shumė tė tjerė.

    Si nėnkryetar kam marrė pjesė nė drejtimin e gjyqeve nė disa gjykata, qė quheshin gjyqe nė rang kombėtar, gjyqe qė nuk apeloheshin, pra vendimet e tyre ishin tė formės sė prerė. Kemi pasur relata shumė tė mira me KQ tė PKSH dhe kjo ka dalė nga analizat qė bėheshin atėherė. Kemi pasur disa konflikte me shokėt e Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt nuk ishin tė kėnaqur me disa dėnime, dhe pėr kėtė kemi shkuar disa herė pėr ballafaqim nė KQ, ku na ėshtė dhėnė neve e drejta.

    Enveri, pothuajse tė gjitha rastet ka mbajtur anėn e organeve tė drejtėsisė, bile nė disa raste i ka thėnė Siriut dhe Aranitit: “Juve jeni barrikadė dhe postbllok pėr Ministrinė e Brendshme. Jo tė gjithė ata qė arreston kjo ministri duhet tė dėnohen. Ministria e Brendshme e mat punėn e saj me sa grupe zbulon dhe arreston, kurse ju e matni punėn tuaj me atė se sa drejt i keni dhėnė kėto vendime”. Vetėm nė dy gjyqe ka pasur ndėrhyrje nga KQ i PKSH se nė raste tė tjera nuk ka ndodhur njė gjė e tillė.

    Nė vitin 1954 ju keni marrė pjesė nė gjykimin e Dali Ndreut dhe Liri Gegės. Ēfarė kujtoni nga gjyqi i tyre?
    Nuk mė hiqet nga kujtesa mėnyra se si ėshtė zhvilluar gjyqi. Ky gjykim u bė nė njė situatė shumė alarmante pėrsa i pėrket agjenturave jugosllave. Nė dosjen hetimore u shkruajt dhe, madje, u tha sikur agjenturat jugosllave donin ta rrėmbėnin Daliun. Kėshtu qė pėr ruajtjen e tij u morėn masa tė rrepta. U pėrforcua gjykata me roje, u krijua njė Komision Qeveritar qė do tė merrej me sigurimin e zhvillimit tė gjyqit dhe mbrojtjen e gjyqtarėve. Komisioni kryesohej nga Beqir Balluku.

    Pėrpara se tė zhvillohej gjyqi, Enveri nuk ka qenė i bindur pėr akuzat qė i bėheshin Daliut nga Ministria e Brandshme, ndaj ai urdhėroi qė ta dėgjonte gjyqin me veshėt e tij. Kėtė ma ka thėnė Bilbil Klosi. Pėr tė realizuar kėtė ndėrlidhėsit e Ministrisė sė Mbrojtjes bėnė njė punė kolosale, aq sa pėr gjithė natėn vendosėn ndėrlidhjen nga salla e deri tek Enveri.

    Si u pėrgatit ky gjyq?
    Kur erdhi dosja nė gjykatė, u vendos qė Trupin Gjykues ta drejtoja unė. Dosja kishte shumė mangėsi dhe ne e kthyem pėr plotėsim atė. Pėr kėtė shokėt e Ministrisė sė Brendshme raportuan nė KQ tė PKSH, duke e vėnė nė dyshim ēėshtjen e gjykimit nga ana ime tė Daliut dhe Lirisė. Ata mendonin se unė nuk isha i predispozuar qė Daliu dhe Liria tė dėnoheshin me vdekje. Mė thirrėn nė KQ dhe mė thanė se gjyqin nuk do ta drejtoja unė, por Aranit Ēela, ndėrsa prokuror do tė mbetej ai qė kishte qenė edhe mė parė, Vangjel Kocani. E pranova atė qė ndodhi dhe kalova anėtar i thjeshtė i Trupit Gjykues. Kur u prezantua Trupi Gjykues u tha se kryetar ishte Aranit Ēela, kryetar i Gjykatės sė Lartė, anėtar unė, nėnkryetar i kėsaj gjykate dhe anėtar i tretė, Lori Dimoshi, anėtar i Gjykatės sė Lartė. Gjyqi u bė me dyer tė mbyllura rigorozisht. Mė parė gjyqe tė tillė ishin bėrė me pjesėmarrje, kuptohet me njerėz tė ftuar dhe, madje vendosnin edhe artopolantė jashtė sallės, pėr tė dėgjuar populli, ndėrsa nė kėtė rast u bė gjithēka nė konspiracion tė madh. Nuk u lejua tė merrte pjesė nė proces as ministri i Drejtėsisė. Nė sallė ndodheshin vetėm Trupi Gjykues, disa shokė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, dy policė dhe tė pandehurit.

    Filloi gjyqi u lexuan akuzat dhe qė nė fillim Daliu u ngrit dhe tha se nuk i pranonte ato. Kur ia lexuam akuzėn Lirisė, kjo u tregua mė e dobėt nga Daliu, pranoi disa gjėra dhe tha se ēuditej se si nuk i pranonte ato ai.

    Nė tė vėrtetė, ata tė sigurmimit, Daliut i kishin marrė njė firmė nė letėr tė bardhė dhe mė pas atje kishin shkruar se gjoja ai thoshte: “Liri nuk kemi nga t“ja mbajmė, prandaj duhet t“i tregojmė tė gjitha ē“kemi bėrė dhe tė bėjmė autokritikė”. Kur Daliu tha se nuk e pranonte akuzėn, Liria ndėrhyn duke i thėnė se si nuk e pranonte atė, pasi e kishte bėrė edhe Lirinė ta pranonte atė. Atėherė Daliu qė nuk po kuptonte gjė pyeti se ē’ishte kjo letėr.

    Qė kėtu u pa se gjyqi ishte i dyshimtė dhe kishte kamuflim nė tė dhe tė tjera gjėra tė parregullta.

    Ku u zhvillua gjyqi?
    Gjykimi i Dali Ndreut dhe Liri Gegės u bė nė njė sallė tė veēantė, qė pėrdorej pėr gjyqe speciale, pranė Gjykatės sė Lartė, atje ku sot ėshtė Telekomi. Nė kėtė sallė bėheshin ato gjyqe qė nuk duhet tė merreshin vesh.

    Pasi pėrfundoi hetuesia, tė pandehurve iu bėheshin akuza: se ishin spiunė tė Jugosllavėve, se bėnin agjitacion dhe propagandė pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor, se kishin tentuar tė arratiseshin jashtė shtetit.

    Sė bashku me Dali Ndreun dhe Liri Gegėn gjykoheshin edhe Petro Bullati e Astrit Gega, vėllai i Lirisė. Aludohej se ky i fundit kishte dijeni mbi veprimtarinė e Daliut dhe Lirisė, dhe akuzohej se edhe ai ishte pjesėmarrės nė veprimtarinė tė quajtur armiqėsore. Ndėrsa Petro kishte bėrė njė gjė shumė tė thjeshtė nė kėtė histori. Me sa di unė, sekretari i Ambasadės Jugosllave nė Tiranė, nga Kosova, Rexhep quhej, njė person shumė aktiv, qė ishte dhe pėrgjegjės i zbulimit jugo-sllav, i kėrkonte Petro Bollatit, kuadėr i vjetėr i luftės e burri i motrės sė Vasil Shantos, i kishte kėrkuar njė shėrbim kėtij tė fundi. Petro ishte me origjinė maqedonse dhe i ishte vėnė shtetėsisė jugosllave, por nuk i ishte dhėnė leja e largimit. Kur shkoi tė merrte lejen, jugosllavėt, vetė Rexhepi, i kėrkon t“i bėnte njė “nder”. Ai donte tė takohej me Dali Ndreun dhe Liri Gegėn, dhe Petroja qė kishte thėnė se i njihte shumė mirė ua kishte premtuar takimin, qė, sipas tij, ishte brenda mundėsive. Petroja u kishte shkuar nė shtėpi dhe u kishte thėnė se Rexhepi donte t“i takonte dhe ata e pranuan ftesėn e jugosllavit pėr takim, qė u bė nė parkun “Rinia”. Atje, sipas dosjes, thuhet se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr gjėra tė pėrgjithshme. Rexhepi u kishte dhėnė lajmin gazmor se i kishte lindur dhe njė vajzė dhe tė nesėrmen Daliu dhe Liria kishin shkuar pėrsėri dhe e kishin takuar nė hotel “Dajti”, atje flinte Rexhepi, me njė tortė pėr ta uruar pėr lindjen e vajzės. Kaq ishte veprimtaria e tyre “agjenturore”, e pėr kaq quheshin spiunė tė jugosllavėve.

    Ēfarė ishte shkruar tjetėr pėr Daliun e Lirinė nė dosjen gjyqėsore?
    Sipas atyre qė kam parė, nė dosjen gjyqėsore tė kėsaj ēėshtjeje, del se mė pas Daliu shkoi nė Sllovė, nė shtėpinė e tij, sė bashku me Lirinė. Kėta tė dy kishin kohė qė ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit, qė nuk munguan edhe nė kėtė largim nga Tirana. Daliu kishte shkuar tė qėndronte disa ditė nė shtėpinė e tij, pasi djalin e kishte tė sėmurė. Duke e nuhatur qė vėzhgohej nga sigurimi, vendosi tė kthehej nė Tiranė. Sigurimasat qė ishin pėrgatitur ta arrestonin nė tentativė pėr arratisje, gjoja, i kishin marrė tė gjitha masat dhe e vunė Daliun nė pranga. Dihej qė akuza ishte tentativė arratisjeje. Tė jem i sinqertė, kishte njė farė baze pėr akuzėn e agjitacion-propagandės, gjithnjė duke iu referuar asaj kohe, pasi qė tė dy, Daliu dhe Liria, kishin pakėnaqėsi pėrsa i pėrket trajtimit tė tyre dhe pėr kėtė kishin folur edhe me persona tė tretė, persona tė afėrt ose jo. Njė gjė tė tillė e kishin shprehur edhe nė biseda me Astritin, vėllanė e Lirisė.

    Erdhi puna qė do tė jepej vendimi. Araniti thotė se do tė ishte mirė tė konsultohej me KQ tė PKSH. Shkoi nė takim atje dhe i thanė se duhet tė jepnim dėnim me vdekje. Vetė Enveri ia kishte thėnė njė gjė tė tillė, por kishte shtuar se nuk do t“i ekzekutonin. Shprehimisht i kishte thėnė: “Do t’i dėnojmė si persona tė vjetėr tė agjenturės jugosllave. Me kėtė nuk do tė dėnojmė Daliun dhe Lirinė, por Jugosllavinė pėr veprimtarinė e saj. Ta marrė vesh Jugosllavia qė ne jemi nė gjendje tė zbulojmė armiqtė, qė ky vend mundohet tė nxisė kundėr pushtetit popullor”. Erdhi Araniti dhe na tha se duhet qė Daliun dhe Lirinė, ta dėnonim me vdekje. Ne nuk ishim pėr dėnimin me vdekje tė tyre. Nuk ishte kollaj tė dėnoheshe me vdekje. Pėrsėri shkoi Araniti nė KQ tė PKSH, bisedoi me Enverin, Rita Markon, Hysniun, dhe pėrsėri atje i thanė tė njėjtėn gjė si edhe mė parė. Bile aty, kur Araniti ishte shprehur se ne ishim kundėr vendimit tė dėnimit me vdekje, atij i ishte thėnė se vendimi duhet tė ishte kolegjial dhe jo me shumicė votash. Pra duhet tė kishte unanimitet. Kėshtu u bė dhe i dėnuam me vdekje, edhe pse nuk justifikohej ky dėnim, dhe mė pas mėsuam se janė ekzekutuar. Pra nuk ndodhi ashtu siē na ishte thėnė, dhe madje ende sot nuk dihet vendi i ekzekutimit. Ndėrsa Petro Bollatit iu fal dėnimi me vdekje. Astritit ia hoqėm bashkėpunimin dhe i lamė vetėm agjitacion-propagandėn dhe e dėnuam me 5 vjet heqje lirie...

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Dėshmia e Mustafa Qilimit pėr Konferencėn e Tiranės
    Pėr ēfarė u kritikua udhėheqja e PKSH dhe Enver Hoxha
    Kush ishin diskutantėt mė tė zjarrtė dhe si shkoi nė Vlorė pėr tė marrė Enverin, Mehmet Shehu
    Si ndryshoi rrjedha e ngjarjeve dhe ē“pėsuan diskutantėt kritikė



    ---------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-10-2004 mė 17:15

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-09-2014, 19:58
  2. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. cfare vendosi gjykatesi??
    Nga skender76 nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:09
  4. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  5. Pjesė nga deshmia e Dr. Rugovės nė Hagė
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-10-2002, 17:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •