Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Filmi shqiptar ne bote

    Ne Kine gjen ende filma shqiptare, tashme te riprodhuara ne sistemet e reja VHS apo DVD: Kina e cudirave dhe magjia e filmave shqiptare


    Kozmonautet e pare tregojne se nga te gjitha veprat njerezore vetem Muri i Madh Kinez mund te dallohet me sy nga lartesite kozmike. Ky mur gjigand, gati gjashte mije kilometra i gjate, i ndertuar dymije e dyqind vjet me pare eshte nje nder shtate mrekullite e botes.
    Kur europiani i pare, Marko Pollo, vizitoi Kinen, teteqind vjet me pare, per tu kthyer perseri pas disa vjetesh ne vendlindjen e tij, ne Itali, per te shkruar nje liber me kujtime nga aventura e tij kineze shkroi kaq gjera te cuditshme per ate vend sa qe ne vend te lavderimeve u burgos si nje mashtrues i madh. Edhe ne shtratin e vdekjes kur prifti i kerkoi te pranonte se kishte genjyer, se vetem keshtu shpirti i tij do te mund te shkonte ne parajse ai me gjysme zeri leshoi sentencen e fundit: Nuk kam treguar as gjysmen e cudirave qe kam pare ne ate vend.



    Nje nder shkrimtaret me ne ze, amerikania Perl Bak, u dashurua kaq shume me Kinen e fillimshekullit te kaluar saqe kaloi po aq vite sa Marko Pollo atje duke na lene trashegim librin e saj me te suksesshem “Toka e mire” ku himnizon virtytet me fisnike te ketij populli te lashte.



    Duke njohur fare pak historine e vendit qe i ka dhene botes kaq shume zbulime te rralla ishte per mua gjithmone nje enderr per te prekur sado pak kete realitet magjik dhe mundesia per te vizituar Kinen mu duk si nje dhurate e Zotit.



    Eshte detyre e historianeve dhe sociologeve te analizojne se si dhe pse ne njezet vjetet e shekullit te kaluar gjate historise mijeravjecare te Kines ishin vitet e nje miqesie te rralle me Shqiperine. Ne ato vite te percarjes se madhe te bllokut komunist, Kina pranoi te kete miqesi vetem me nje vend te vogel europian te quajtur Shqiperi. Ne ato vite Kina ndertoi shume vepra te rendesishme industriale dhe beri qe ne Shqiperi te ngrihen hidrocentrale te permasave europiane, kombinate dhe uzina moderne shume prej te cilave per fat te keq ju ka ngelur vetem emri, po per kete fajin nuk na e kane kinezet. Nga ana tjeter Shqiperia ne ato vite eksportoi ne Kine ate qe kishte asokohe me te miren: kulturen dhe artin e saj. Ansamblet shteterore te kengeve dhe valleve i rane kryq e terthor Kines, nderkohe qe i madhi Loro Borici pregatiste per disa vite me rradhe ekipin kombetar te futbollit kinez, kurse filmat shqiptare te dubluar ne gjuhen kineze paten nje numer marramendes spektatoresh dhe lajtmotivet e muzikes se filmave transmetoheshin dhe kendoheshin nga miliona kineze. Ishte koha e nje Revolucioni te cuditshem qe u njoh nga bota me emrin Revolucioni Kulturor Kinez, qe mund te quhej si te donte, vec kulturor nuk ishte. Kina po kalonte nje moment te rende. Ligjin e benin gardistet e kuq dhe kushdo qe u kundervihej atyre e pesonte shume keq. Dhe ne keto momente aty shfaqeshin plot njezet filma shqiptare. Shkrimtarja disidente kineze Jung Chang, qe prej vitesh jeton ne Londer, ne librin e saj te njohur ne gjithe boten “Pulebardhat e egra” duke kujtuar ato vite te tmerrshme nder te tjera shkruan se i vetmi kujtim pozitiv per ate kohe mbeten momentet e lumtura kur shkonin ne kinema per te pare filmat shqiptare qe ne nje fare menyre ishin e vetmja dritare e Europes qe u jepte shpresen se nje dite gjithcka do te ndryshonte. Duket si sentence e personazheve te Joneskos ne dramen absurde “Duke pritur Godone”, por keshtu ka qene vertet.

    Sot Kina ka ndryshuar teresisht dhe Revolucioni Kulturor ka ngelur si nje kujtim i hidhur, por nuk ka ndodhur keshtu me filmin shqiptar. Kultura boterore ka vershuar nga te kater anet botes, njezet stacione kombetare televizive transmetojne pa nderprerje gjithcka qe ndodh ne boten e artit dhe kultures boterore, qindra stacione lokale funksionojne ne shume provinca te Kines qe tashme numeron mese nje miliard e treqind milione banore, ndersa ne magazinat qe shesin gjithcka qe prodhon bota e kryesisht muzike e filma amerikane gjen ende edhe filma shqiptare tashme te riprodhuara ne sistemet e reja VHS apo DVD.



    Nje nder propagandistet me te medhenj te filmit shqiptar eshte prezantuesi me popullor i televizionit kinez Cui Jong Juan (po kaq i njohur sa Ardit Gjebrea apo Adi Krasta per ne). Ai eshte koleksionisti me i madh i katalogeve te filmave nga e gjithe bota. Deri tani me tre mije broshurat e katalogeve te tij ai rradhitet ne vend te pare. Sot ne Kine kane dale ne mode librat autobiografike te personaliteteve te shquara nga fusha te ndryshme te jetes. Libri i ri i Cui Jong Juanit titullohet “Jeta ime” dhe ne te shume vend zene kujtimet per filmat shqiptare. Deri me sot jane shitur nje milion e dyzet mije kopje. Ai eshte dhe iniciator i botimit te nje albumi me muziken e filmave me te mire nga e gjithe bota. Albumi titullohet “Ngadhnjim mbi vdekjen” dhe kenga e pare eshte ajo e te madhit Feim Ibrahimi ne filmin qe mban vet titullin e albumit. Pasi ka perfunduar ciklin televiziv “Historia e kinemase” Cui ka filluar ciklin e ri “Magjia e filmit shqiptar”. Ai se shpejti do te vije ne Shqiperi per te intervistuar emrat me ne ze te kinemase shqiptare. Ky cikel do te ilustrohet me fragmente nga filmat e autoreve qe do te intervistohen. Edhe pse regjisori dhe aktori i madh kinez Gjan Ven eshte bere nje emer prestigjioz me cmimet e ndryshme nderkombetare, nuk nguron te pohoje se ne rinine e tij ai eshte ndikuar nga fryma e thelle realiste e filmave shqiptare.



    Ne prag te Festes Kombetare te Kines do te organizohet nje “Jave e filmit kinez” ne Tirane. Duket se vitin e ardhshem edhe ne Pekin do te kete nje “Jave te filmit shqiptar” e nese kjo do te ndodhe vertet z.Cui thote: “Le te vijne edhe filmat e rinj shqiptare qe kane fituar cmime ne festivale te ndryshme. Vetem me miqte dhe shoket e mi qe adhurojne filmin shqiptar sallat e kinemave do te jene te mbushura plot e perplot.



    Plot tridhjete e pese vjet me pare, ne qershor te vitit 1969, Radio Pekini filloi transmetimin e saj ne gjuhen shqipe. Sot nje redaksi e ketij emisioni e perbere nga tete kineze dhe nje shqiptar transmeton tre here ne dite per tre ore e gjysme ne gjuhen shqipe per shqiptaret e Shqiperise, Kosoves e gjithe te tjeret kudo qe te ndodhen. Gjate ketyre viteve ka pasur shume kthesa politike ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kines e megjithate nga valet e Radio Pekinit asnjehere nuk eshte degjuar nje fjale e keqe per Shqiperine dhe shqiptaret. Zhai Huailu, eshte redaktore e rubrikes “Kultura kineze”. Sapo e takon, ajo te thote me mburrje se ka qene studente ne Fakultetin e Historise e Filologjise ne Universitetin e Tiranes dhe prej tridhjete e shtate vjetesh korrespondente, perkthyese dhe folese e Radios se jashtme kineze ne gjuhen shqipe. Fale kontakteve me shqiptaret, por sidomos lidhjes ne internet ajo eshte e mireinformuar per gjithcka ndodh ne kulturen shqiptare, te flet per cmimet e filmave shqiptare qe kane fituar ne Kane, Tokio apo Kiev dhe behet keq kur e informoj se edhe “Tirana viti zero” ka fituar ne Selanik cmimin e filmit te huaj me te mire. Si eshte e mundur qe i ka shpetuar kjo gje? Dhe si per kompensim te tregon se si gjate Revolucionit Kulturor te rinjte filluan te mesojne ne mase kitaren e kur gardistet donin t’i ndalonin ata u thoshin se s’po benin gje tjeter vec se po imitonin nje personazh nga filmi shqiptar qe luan edhe ai kitare, edhe pse eshte revolucionar. Qe prej asaj kohe kitara eshte nje instrument shume i perhapur ne Kine”, e mbyll biseden Zhai.



    Eshte e pamundur ta njohesh Kinen gjate nje vizite te shkurter, por kur viziton Murin e Madh kinez e sidomos zbulimin me te madh arkeologjik te shekullit te kaluar te njohur me emrin “Ushtria e terrakotave” apo me mire si “Mrekullia e tete e botes”, kupton se ke hyre ne nje bote cudirash me vlera te rralla. Pekini e sidomos Shangai me ndryshimet e tyre marramendese te bejne te mendosh se ai vend shume shpejt do t’i jape botes surpriza te tjera te cilat padyshim do te fillojne me Lojerat Olimpike te 2008-s qe per kinezet tashme kane filluar. Qeveria kineze tashme ka akorduar per Lojerat Olimpike 300 miliarde dollare. Cudia kineze sapo ka filluar.
    Nga:
    Piro MILKANI (“Shekulli”)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Sigurisht qe ka filma ne shqip akoma ne kine per shkak te marrdhenieve diplomatike qe kemi pasur me Kinen ne kohen e enverit , gjithashtu mbaj mend qe baba im me ka then sepse ka pasur rastin te shkoje ne kine gjate asaj periudhe qe kur kishte shkuar atje bashke me shoket e grupit te tij kishin pare ne kinema premieren e filmit "Beni ecen vete " te dubluar ne kinezce lol ishte shume funny thoshte ai sepse tingullonte cuditshem ne kinezce biles emri i filmit me duket se ne kinezce thuej
    Beni cen qe or smth like this hahahaha
    !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •