"Himni i Flamurit" ka ringjallur kujtime pėrpjekjesh qė pėrbėjnė burim pėr atdhedashurinė, sepse ka rrėnjė tė thellė nė zemrat shqiptare
Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"
Nga Prof. Ramadan SOKOLI
Dihet se "Himnin e Flamurit" e ka kompozuar Ciprion Porumbesku (1853 - 1883) nga Moldavia nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, kur po studionte nė konservatorin e Vienės. Atje, nė kryeqytetin e ish-perandorisė austro-hungareze u kėndua nga njė grup koral i studentėve tė shoqatės Rumani June (Rumani e Re) Himni "Pe-al nestin steag", himn qė ushtroi njė ndikim tė madh gjatė pėrpjekjeve tė popullit rumun pėr pavarėsi dhe qė mė vonė u bė himn kombėtar i tyre. (Pas ēlirimit, rumunėt e zėvendėsuan me njė himn tė ri).
Po tė kėrkojmė burimin e motivit tė kėtij himni, mund tė gjendet shumė mė larg. Siē do tė shihet mė poshtė, motivi i kėtij himni i ka prindėt ndėr disa balada kolorsiake tė hershme, ndėr disa kėngė tė punės si dhe ndėr disa kėngė patriotike tė traditės gjermane. Gjendet gjithashtu nė disa kėngė punėtorėsh tė traditės ēekosllavake. Dėshmitė mė tė hershme pėr kėtė motiv janė hasur nė traditat gjermane. Sė pari, nė njė baladė epike tė shekullit XVI me titull "Es spielt ein Ritter und einer Magd" (Shembull muzikor Nr.1)
Tė njėjtin fillim anakruzik me shkapėrcim nė kuarte, tė njėjtin arpezh tonesh nė kuintakordin e tonikės qė vjen si njė kėngė apo si himn, motiv tė cilin nė kėto pėrmasa mund ta gjejmė nė vepra madhore sinfonike. Rėndom njė motiv i huaj mund tė shfrytėzohet me dashje, por si citat, anasjelltas rastis rėndom qė njė autor pa dashje, e si tė thuash pa vetėdije, pėrsėrit diēka tė krijuar nga tjetėrkush. Ndėrkohė pėr shkak tė lajthitjeve tė kujtesės pandeh se ka krijuar diēka tė re.
Ka edhe raste ku nuk ēalon kujtesa, por ndėrgjegja e vetė autorit qė ngatėrron me dashje krijimtarinė e mirėfilltė me punėn e kopsistit (fjala krijimtari kėtu nuk ka ndonjė vėshtrim metafizik tė shpikjes nga hiēi). Askush nuk lind i ditur, por mėson diku nė ndonjė shkollė ose nga ndonjė mjeshtėr, duke pėrfituar nga pėrvoja si dhe duke pėsuar pak a shumė ndikimin e tyre. Elementėt e ndikimit tė shkollės ose tė mjedisit tė huaj pėrligjen deri diku nė punimet e autorėve tė rinj, por ndėrmjet imitimit dhe krijimtarisė sė mirėfilltė ka njė shkallėzim tė gjėrė qė shkon nga stili origjinal deri tek ajo dobėsi qė quhet "plagjiaturė". Sesi duhet kunduar rasti nė fjalėt ndikim i mjedisit tė studimeve apo pėrvetėsim i pjesshėm, imitim i vetėdijshėm, reminishencė e rėndomtė, apo diēka tjetėr, sikush le ta gjykojė ashtu si t'i duket mė e arsyeshme. Gjithsesi Himni i Flamurit kompozuar nga Ciprian Porumbesku qėndron si kompozim, pavarėsisht se ndėrtimi i gjymtyrės kryesore qė pėrbėn gjysmėn e temės sė parė, ėshtė pothuajse i njėjtė me motivin steriotip tė atyre kėngėve tė hershme gjermane qė u cekėn mė lart, dhe se pikėrisht nga kjo temė e huazuar zė fill shtjellimi i kėtij himni.
Pėrpjekjet e rilindasve pėr tė shkruar njė himn shqiptar
Pėrpjekje pėr tė shkruar njė himn shqiptar ka patur edhe nga poetė dhe muzikantė patriotė, qė gjatė Rilindjes Kombėtare iu digjej zemra dhe shpirti qė kombi ynė i stėrlashtė tė kishte shtetin e vet dhe gjithēka qė rrjedh prej tij, si flamurin, himnin kombėtar. Pra, simbolet e njė shteti.
Nga kėto vjersha, me pathos po citojmė njėrėn prej tyre qė ėshtė:
O flamur i Shqipėrisė,
Ti je ndera e gjaku i jonė
Sot u ngrite nė Vlorė
Udhėrėfyes i trimėrisė
Mbi ty Shqipja hapi fletėt
U bashkua me ty Shqipėria
Qoft'e lirė si ti pėrjetė
E madhnoftė Perėndia
Sytė si dielli tė lėshojnė rreze
Shqipninė anembanė shiqoje
Prej Tivari e te Preveza
Shpejt hap krahėt e mbroji
Shqipe ngreje djelmėninė
T'ipet zani e kushtrimi
Se anmiqtė e Shqipėrisė
E shkelnė, burra ku ini!
Merr Flamurin ndėr thonj shqipe
Gjithė trimije tė vrullojė
Pėrmbi male, brigje hype
Kufinit jashtė armiqtė dėbo!
Kėtė vjershė e muzikoi Thanas Floqi, i cili nė jetėshrkimin e tij ka shėnuar se asokohe e kėndonin pėrditė nė Vlorė dhe mė poshtė ka shprehur keqardhjen qė "s'e pėrdorėm pėr himnin e flamurit tonė". Shtojmė se, ndėrkohė pėr kėtė flamur janė pėrshtatur e janė pėrhapur edhe kėngė tė tjera, por asnjėra syresh nuk arriti tė zgjidhej si himn kombėtar i miratuar me dekret shtetėror. Pėrshembull, shih a) Hil Mosi: (Libėr kėngėsh botuar nė Vlorė mė 1925 f. 80), gjithashtu Gaqo Avrazi dhe Zoi Xoxa, me pėlqimin e Kėshillit tė Ministrisė, sė atėhershme e cila vuri nė dispozicion shumėn e ēmimit, shpalli njė konkurs sė pari, pėr tekstin e njė himni tė ri, duke ftuar pėr pjesėmarrje (kundrejt njė shpėrblimi prej 2000 franga ari pėr fituesin) tė gjithė shkrimtarė shqiptarė.
"Lidhja e "Himnit tė Flamurit" me njė ēmim tingėllues tė hollash ėshtė njė frymėzim i pafat"
Mė poshtė do tė shihet pėrse u shpall ky konkurs i njėanshėm (vetėm pėr tekstin) kur dihet se ky himn sa nė tekst aq edhe nė muzikė nuk ėshtė origjinal shqiptar. Rev/"Java", vėl. I, 24 prill 1937. "Shumėkush e gjeti tė pavend shpalljen e atij konkursi dhe filloi tė kritikohej mendimi i komisionit qoftė nė biseda tė lira andej-kėndej qoftė nėpėrmjet letrave nė redaksitė e gazetave dhe tė revistave. Ndėsa shtypi i asohershėm nė fillim u rezervua tė shkruante: "rreth kėsaj pike delikate".
Sė pari, guxoi tė shfaqte mendimin haptazi revista "Pėrpjekja shqiptare", e cila nė numrin 7 tė vitit 1927 f.24. nxorri kėtė shėnim: "Duhet tė pohohet se lidhja e Himnit tė Flamurit me njė ēmim tingėllues tė hollash ėshtė njė frymėzim i pafat. Nuk na e merr mendja se do tė gjendet sot njė poet shqiptar qė tė pranojė tė shpėrblehet me njė ēmim franga ari pėr njė vepėr tė tij qė do tė caktohet si Himni i Flamurit.
Ky parashikim i redaksisė sė asaj reviste nuk u vėrtetua, siē do tė shihet mė poshtė. Sodoqoftė redaksia e revistės sė lartpėrmendur shfaqte mendimin se Himni i Flamurit nuk mund tė ndryshohet, sepse Himni i Flamurit ashtu siē ėshtė sot, u bė pronė e kombit. "Iu fut nė gjak". Ky himn, i brymosur me ndjenjėn patriotike dhe intelektualėve tė pragut tė Pavarėsisė, krijoi kushte dhe rethana historike, duke u ngjizur me kėtė frymė patriotike. Prandaj, kėshtu siē ish sipas tyre i pėrgjigjej mė fort kushteve historike tė vendit tonė, kur nevojitej si asnjėherė tjetėr bashkimi kombėtar.
Mbi flamurin tonė ėshtė shkruar bashkim
Poeti Dr.Lasgush Poradeci, nė artikujt e tij, ballafaqoi poezinė e Bersanit (tė pėrkthyer nga vetė ai nė gjuhėn shqipe), me pėrshtatjen e Asdrenit.
Mbi flamurin tonė
(Zaharia Borsan)
Mbi flamurin tonė ėshtė shkruar bashkim
Bashkim nė vetėdije dhe nė ndjenja,
Dhe nėnė hijen e tij tė madhėrishme
Do pėrballim ēdo goditje.
Nė luftėn e rėndė trembet ai
Qė vetė ėshtė i arratisur
Po ne tė bashkuar nė ēdo kohė
Do jemi, do jemi mundės.
E armatosėn dorėn tonė
Qė tė mbrojmė njė vend tė shtrenjtė
E drejta jonė ėshtė zotėronjėse
Dhe qėllimi jonė i shenjtė.
Dhe nė librin e pėrjetėsisė shkruan
Se shumė kombe do humbasin
Po Rumania jonė e shtrenjtė
Pėrjetė, pėrjetė do lulėzojė
Ja edhe teksti i mėposhtėm sipas Asdrenit
Rreth flamurit tė pėrbashkuar
(Asdren)
Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshirė e njė qėllim
Tė gjithė atij duk'iu betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtar
Kush ėshtė burrė nuk frikohet
Por vdes, por vdes, si njė dėshmor.
Nė dorė armėt, do t'i mbajmė
Tė mbrojmė atdhenė nė ēdo kėnd.
Tė drejtat tona ne si ndajmė
Kėtu armiqtė s'kanė vend.
Se zoti vetė tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmbi dhe.
Po Shqipėria do tė rrojė
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne .
Pėrpjekjet pėr njė himn origjinal, me ngjyra kombėtare
Gjatė historisė sė himnit tonė, ka patur vazhdimisht ide dhe mendime tė intelektualėve, qė pėr hir tė krenarisė kombėtare, kanė shfaqur vazhdimisht ide pėr ta patur himnin tonė origjinal, me ngjyra kombėtare dhe tė mbėshtetur nė motivet e traditės sonė kombėtare me tekst dhe muzikė. Kjo kėrkesė e natyrshme, por dhe e domosdoshme u bė objekt diskutimesh nė kuadėr tė 25-vjetorit tė pavarėsisė, nė vitin 1937. Pėr kėtė arsye, u ngrit njė juri, e cila, pasi shqyrtoi vjershat e 76 pjesėmarrėsve, zgjodhi vetėm dy syresh, tė cilat ia paraqiti Komisionit Qendror. Anėtarėt e kėtij komisioni u zunė ngushtė, sepse nuk po dinin pėr cilėn nga ato dy poezi tė vendosnin. Siē shkruante me kėtė rast gazeta e Korēės (12 gusht 1937) pėr njėrėn syresh u shprehėn se ishte "njė chef d'oeuvre sublime, majestouz", kurse tjetra ishte popullore. E para, kishte fantazi sublime extraordinaire", por ishte shumė e vėshtirė pėr veshin e popullit, nė vend qė tjetra ishte nė njė gjuhė qė mund t'i pėlqejė vulgut, por nuk e dhanė definitivisht mendimin e tyre.
Nuk po zgjatemi me prapaskenat dhe me dallaveret e kėtij konkursi, pėr tė cilat nuk heshti as shtypi i asokohshėm (shih Gazeta e Korēės, datė 1 shtator 1937), por po kufizohemi tė vėmė nė dukje, se pasi u zgjodh, mė nė fund vjersha e nėnshkruar me pseudonimin "Osua i ri" (Beqir Ēela), mbetej pėr tė menduar pėr muzikėn e saj. Pėr kėtė qėllim pritej qė tė vinte njė kompozitor i ftuar enkas nga Italia. Me tė drejtė redaksitė e disa revistave tė lėnduara nė sedrėn kombėtare, u acaruan dhe shpėrthyen me njė sėrė artikujsh interesantė nga kjo pikėpamje. Ja pėr shembull, se ēka shkruante "Gazeta e Korēės" mė datėn 19 gusht tė vitit 1937: "Komisioni pėr kremtimin e 28 Nėntorit po bėn njė padrejtėsi tė madhe ndaj kompozitorėve tanė. Marrim vesh me hidhėrim se melodia, muzika, do t'i besohet njė tė huaji. A nuk ėshtė turp qė iu japim njė shuplakė kaq tė fortė kompozitorėve tanė? Dhe ata tė gjorėt se meritojnė, se megjithė shpėrfilljet dhe dekurajimet prapėseprapė janė munduar tė pėrhapin muzikėn ndėr ne, t'i japin vendit tonė njė faktor qytetėrimi. Tė paktėn, mė thosh njė mik, tė bėjmė njė konkurs internacional dhe tė pranojmė dhe kompozitorėt tanė nė atė konkurs, pėr njė kėngė apo njė himn, por edhe njė vepėr madhore me pėrmasa sinfonike. Kėto krijime u ekzekutuan gjatė njė mbrėmjeje nga orkestra frymore e kryeqytetit.
Pra, ndryshe nga sa thuhet nė njė enciklopedi tė huaj, u ekzekutuan nga njė kor vashash shqiptare nė prani tė vetė autorit (shih Enciklopedia della Musica-Rizzilo Ricordi Milano 1972 vėll. IV. Fq. 130.) Ekzekutimi u bė nė sallėn e Bashkisė nė prani tė komisionit tė katėr himneve tė kompozuara nga konkurentėt Luigj Filaj (1898-1978), Kristo Kono (1907-1991) Pjetėr Dungu (1907-1989) dhe E.A.Mario (pseudonimi i poetit dhe kompozitorit italian Xhovani Gaeto 1884-1961, autor kėngėsh shumė tė pėrhapura asokohe nėpėr Itali, ndėr tė cilat spikat veēanėrisht ("Legjenda del Pive" kompozuar mė 1918) i ardhur enkas nga Italia. Siē parashikohej konkursin e fitoi ky i fundit. Njė faksimile e himnit tė zgjedhur u botua asokohe nė gazetėn "Drita" dhe nė revistėn "Java" Nr.28 tė vitit 1937, ku pranė firmės sė kompozitorit si pėr ironi ėshtė shėnuar qartė edhe data e vitit fashist (E.A. Mario, Tirana 11-octobre, 1937. XV). As me kėtė rast nuk heshti "Gazeta e Korēės, e cila shkruante: "Siē duket Himni i Flamurit u pranua nga qeveria dhe pritet tė dalė urdhėri pėrkatės pėr t'i detyruar shqiptarėt ta pranojnė himnin kombėtar. Himni i vjetėr qė simbolizonte vetėamėshimin pėr lirinė e atdheut quhet i papėrshtatshėm! U bė mirė ose jo, do tė gjykojė historia. Neve sot nga shtyllat e kėsaj gazete urojmė qė shembulli i ndėrrimit tė himnit kombėtar tė mos pėrsėritet dendur" Me kėtė rast nuk mungoi ndonjė kritikė e butė nė drejtim tė himnit fitues (shih Luigj Fitaj: Dy fjalė mbi Himnin e ri nė revistėn "Java" mė 31 tetor 1937.
"Himni Kombėtar i Flamurit tė bashkuar dhe gjeneza e tij", sipas Poradecit
Pothuajse pesė vjet mė vonė, domethėnė gjatė vitit 1942, poeti ynė Lasgush Poradeci (ish-sekretar i pėrgjithshėm i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit botoi nė 14 numra tė fletores "Tomorri" artikullin me titull: "Himni Kombėtar i Flamurit tė bashkuar dhe gjeneza e tij". Pėrmes kėtij artikulli, ai tregonte me ē'kritere e sajoi Asdreni himnin e lartpėrmendur pas shpalljes sė Hyrrijetit, domethėnė mė 1908. Ky atdhetar i shquar mbajti me atė rast njė fjalim tė gjatė dhe nxorri vjershėn tė frymėzuar tė cituar mė sipėr.
Polemikat pėr himnin e flamurit nė shtypin e kohės vazhduan. Sidomos nė numrat e gazetės "Java", e cila nė numrin 21 (gusht 1937) shkruante pėr kėtė ēėshtje: "Njė herė bėhet himni. Prandaj ne jemi tė mendimit tė mos e ndryshojmė se historia nuk ndryshohet" Dhe nė numrin 23 tė po atij viti nėn titullimn: "A duhet ndryshuar Himni i Flamurit" shtonte: "Eshtė e vėrtetė se himni i sotshėm i flamurit tonė ėshtė njė kopjim i njė himni tė huaj. Por a thua se kjo formon njė asrye tė fortė pėr zėvendėsimin e tij?" Pra edhe redaksia e kėsaj reviste e shihte si tė panevojshėm zėvendėsimin e Himnit tė Flamurit, sepse "ky himn ka udhėhequr sa e sa ėndrra dhe entuziazmuar shpirtėra", sepse ka ringjallė kujtime pėrpjekjesh qė pėrbėjnė njė burim pėr atdhedashurinė, sepse ka rrėnjė tė thellė nė zemrat shqiptare dhe kėto zemra do tė ndjejnė dhimbjen mė tė madhe kur tė lėndohen e tė shkulen ato rrėnjė". Gjithashtu e njė mendjeje me redaksinė e revistės sė lartpėrmendur ishte edhe Gazeta "Korēa", e cila nė numrin e 12 gushtit tė vitit 1937 shkruante se ėshtė gabim ndėrrimi i Himnit tė Flamurit me tjetėr tė ri, i cili disi i mirė qoftė kurr nuk mund tė ngjallė atė entuziazėm tė flaktė patriotik tė tė parit. Po kjo gazetė, nė numrin e 23 gushtit tė atij viti shkruante: "Himni ynė i vjetėr i flamurit duhet tė mbetet si kujtim historik dhe si simbol i luftėrave pėr liri. Asnjė himn tjetėr nuk mund ta zėrė vendin e tij, duke hyrė nė shpirtin e popullit, si ka hyrė marshi "Rreth flamurit" Dhe do tė jetė gabim i madh qė kjo kėngė e bukur patriotike, e cila qė prej 30 vjetėsh po entuziazmon zemrat e shqiptarėve tė zėvendėsohet zyrtarisht me njė himn tė ri". Pėr mė tepėr Gazeta e "Korēės", nė numrin e 1 shtatorit tė atij viti botoi njė artikull tė gjatė prej 5 shtyllat nėn titullin: "Si varroset njė himn qė kėndohej me njė burrėri nė kohėrat e robėrisė dhe tė gjakut e vendin e tij e zė njė tjetėr i thurrur nė kohė paqeje". Ndėr shtyllat e kėsaj gazete u botuan edhe kėto fjalė tė njė veterani. "Himni i Flamurit tė mos ndėrrohet pse ai u thurr nė kohėn e robėrisė kur gjaku shqiptar vlonte pėr liri, kur populli shqiptar zuri tė ndjejė kombėsi, njėjėsi e vėllazėrim". Ėshtė me interes tė ndalemi e tė shoshisim disa ide dhe pikėpamje qė u parashtruan edhe aso kohe nė shtypin e vitit 1937.
Pak histori nga formimi i himneve tė huaja
Dihet se himnet kombėtare janė si tė thuash pėrfaqėsimi poetiko - muzikor i popujve pėrkatės, ashtu siē janė stemat dhe flamujt pėrfaqėsimi i tyre figurativ. Nė pėrgjithėsi, gjeneza dhe pėrhapja e tyre lidhet me ndonjė ngjarje historike tė shėnuar pėr jetėn e kombit, por ndonėse disa syresh kanė lindur nė rrethana lėvizjesh politiko-shoqėrore tė rėndėsishėm, krahas himneve origjinale tė kompozuara qėllimisht nė rrethana tė pėrcaktuara nuk mungojnė himnet e pėrqafuar mė vonė tė huazuar nga vende tė ndryshme. Mjafton tė pėrmendim si shembull, nė Francė, mė 1817 ka patur edhe raste pėrshtatjesh tė tilla si himni i Rusisė cariste kompozuar mbi fjalėt e dy strofave tė shkruara nga autorė tė ndryshėm konkretisht mė parė u shkrua strofa e dytė nga P.Cajkovski mė 1814 dhe pastaj 20 vjet mė vonė, u shkrua strofa e parė nga Aleks Lėoft (1799-1870) me urdhėrin e Car Nikollės sė parė. Kėtė himn e nxorri jashtė pėrdorimit Revolucioni i Tetorit mė 1917. Vjersha e himnit grek ka qenė shkruar mė 1823, ndėrsa muzika e tij u kompozua pas afro 20 vjetėsh nga Nikolaes Manxaras. Mund tė pėrmendim shumė himne kombėtare tė kompozuar nga autorė tė huaj, pėr shembull himni zyrtar i Spanjės, i cili u zėvendėsua pas vitit 1931, ka qenė kompozuar nga njė autor anonim gjerman, ndėrsa himnin e SHBA e ka kompozuar njė autor anglez. Pėrveē kėtyre mund tė pėrmendim himnin e Bolivisė, kompozuar mė 1845 nga italiani Bente Vincenti. Dikur Egjipti pat pėrshtatur si himn njė marsh instrumental tė kompozuar mė 1871.
Ndėr shembuj tė njohur mund tė pėrmendin rastin e himnit kombėtar hungarez, i cili dikur zėvendėsoi marshin e Rakocit, pas njė konkursi tė shpallur mė 1842 e tė fituar nga kompozimi i Franc Erkilit (1810-1893). Theksojmė se edhe ky kompozim ka qenė zėvendėsuar fill pas dy vjetėsh nga njė tjetėr himn i zgjedhur nėpėrmjet njė konkursi zyrtar. Disa himne kundruar nga pikėpamja e hijėshisq sė tyre nuk paraqesin vlera tė mėdha artistike, madje mund tė mos kenė shumė vlera as si krijimtari origjinale. I tillė ėshtė rasti i himnit polak kompozuar nga Kuprinski, duke shkėmbyer njė nga ariet e operas frenge "Le secret" tė Y.P.Solie (1796). I tillė ėshtė gjithashtu rasti i himnit kombėtar portugez kompozuar mė 1822 nga Don Pedro I. Theksojmė se ngrehina e kėtij himni shtjellohet porsi ariet e vjetra italiane ku pėr mė tepėr dallohet njė frazė e tėrė (Viva, viva, viva e Rey) krejt e njėjtė me atė tė himnit kombėtar grek.
Nė miratimin dhe nė vlerėsimin e disa himneve, kanė ndėrhyrė edhe faktorė subjektivė, madje nganjėherė nė mėnyrė vendimtare. Rėndom vetė efekti i tyre emocionues kushtėzohet mė fort nga rrethanat se sa nga cilėsitė pėrkatėse. Sidoqoftė dihet se shumė himne kombėtare kanė ushtruar ndikime tė rėndėsishme si nė kohė paqeje ashtu edhe nė kohė lufte. Bukur e pat thėnė Viktor Hygo se, "gjysma e fitoreve franceze i detyrohet Marsejezės". Me tė drejtė mallėngjehen veteranėt, luftėtarėt e njė ideali kur dėgjojnė kėngėt qė dikur kėndoheshin nė rrethana pėrpjekjesh historike, sepse ato kėngė u kujtojnė ditėt e betejave e tė flijimeve pėr liri, u kujtojnė ēastet e gėzueshme tė fitoreve, sepse nė ato kėngė gjejnė vetveten dhe shokėt e luftės. Edhe tek ne, ėshtė e kuptueshme lidhja e disa veteranėve me Himin e Flamurit qė i bashkonte "me njė dėshirė, me njė qėllim". Ky himn qė lidhet me rrethana historike aq tė rėndėsishme pėr vendin tonė, ashtu si sa e sa kėngė patriotike tė huazuara pa qenė si njė armė e fortė politike.
Sosėm, pothuajse nė mbarim tė "ekskursionit" rreth historikut tė himnit tonė tė flamurit, meqenėse ky historik vijon ende. Prej vitit 1956 e kėtej, tri herė ėshtė shpallur konkurs pėr njė himn tė ri, meqė vetė sedra kombėtare kėrkon qė mospėrfaqėsohemi me njė krijim tė huazuar. Mjerisht nuk u zgjodh asnjėri nga konkuruesit e shumtė, sepse kėrkohej e pritej diēka mė e goditur. Nė kėtė dėshtim ndikuan padyshim edhe ngatėrresat e prapaskenat partiake tė zgjedhės komuniste. Sidoqoftė, nėse ndėrkohė shpata e Liktorit dhe ylli pesėcepėsh u hoqėn nga flamuri ynė si simbole tė huazuara, vallė a duhet tė pranojmė njė himn kombėtar tėrėsisht tė huazuar? Urojmė qė botimi i kėtij shkrimi tė shėrbejė si nxitje pėr njė himn tė ri tė kalitur nė kullėn e zjarrit tė pėrvojės sonė. Qė tė jetė zėri kushtrimor i zemrės sė popullit tonė e qė tė pėrshkohet nga afshi i kėsaj zemre tė madhe. Shkurt, tė jetė i gatuar me intonacione kombėtare qė tė prekė ndjenjat e dėgjuesve shqiptarė.
Edhe gjashtė vjet na ndajnė nga 100-vjetori i Shpalljes sė Pavarėsisė. Do kisha shumė dėshirė dhe uroj qė nė kėtė pėrvjetor tė 100, kombi ynė tė ketė himnin e tij me poezi dhe muzikė shqiptare.
RD
Krijoni Kontakt