Gurax
Diskutant i rregjistruar
Posts: 1
(3/26/02 11:34:34 pm)
Letra e Mbretit Zog presidentit Roosvelt (Rosefelt)
Zoti president,
I frymezuar nga tete pikat e deklarates se Atlantikut,kam nderin t'i ve ne
dukje Shkelqesise S'uaj sa pason:
1- Shqiperia ka qene viktima e pare ne Evrope e nje sulmi te paprovokuar te
nje sulmi te Italise fashiste me 7 prill 1939.
Ka qene e para qe i kundershtoi agresionit me ane te forces,megjithese i
mungonin plotesisht mjetet moderne.Populli shqiptar vazhdoi gjithmone t'i
qendroje pushtuesit me gjithe fuqite e veta.
Me 10 qershor 1940,dita qe Italia hyri ne lufte,Legata Mbreterore Shqiptare
ne Paris (e njohur zyrtarisht prej qeverise franceze),riperseriti boterisht
deklaraten pas se ciles nje gjendje lufte vazhdon te egzistoje mes Shqiperise
dhe Italise.
Me 29 tetor 1940,te nesermen e sulmit italian kunder Greqise,duke vepruar
me cilesit e mia statutore dhe njemendje me qeverine t'Ime,i paraqita Sh. Tij
Ministrit te Greqise ne Londer bashkepunimin e vendit Tim kunder armikut te
perbashket.Nje oferte e njejte i eshte bere ne emrin tim Sh. Tij, Ministrit te
Jugosllavise ne Londer,te nesermen e sulmit italo-Gjerman kunder vendit te
tij.
2- Shqiperia,sikunder dhe vendet e tjera te pushtuara,ka jashte tokes se vet
kombetare organe statutore,legalisht te zgjedhur prej popullit shqiptar dhe
nderkombetarisht te njohur.Vendi Juaj,me sa dijme,nuk ka njohur
perfundimin e pushtimit italian te vendit t'Im.Shqiperia vazhdon te jete antare
e Lidhjes se Kombevet.
3- Ne kete kushte,me cilesine time si perfaqesonjes legal i Shqiperise,kam
nderin t'i lutem Shkelqesise s'Uaj te kete miresine,te shqyrtoje gjendjen e
Shqiperise dhe t'i jepet mundesia qe te lozi rolin e saj ne luften kunder
armikut te perbashket te demokracive.As morali nderkombetar,as te drejtat e
njeriut,as oportuniteti politik i castit dhe aqe me pak arsye te rendit
lendor,nuk mund te justifikojne nje trajtim te ndryshem per Shqiperine nga
ana e Fuqive te Medha aleate.
Nje note me kete iu eshte drejtuar fuqive qe jane mbledhur ne Konferencen
Nderkombetare te Londres.Interesimi i qarte dhe aktiv qe vendi Juaj i madh
tregon per kete lufte boterore,i japin sigurisht te drejten dhe i imponojne
detyren qe drejtesia nderkombetare te jete per te gjithe kombet.
Vendi im do dhe mundet t'i beje sherbime ceshtjes se perbashket.Zbatimi i
parimeve te pranuara per te gjithe kombet e roberuar,pa bere nje perjashtim
per Shqiperine,do t'i heqi nje arme te fuqishme propagandes se armikut.
4-Jam i sigurte,se,duke perfaqesuar nje popull te lire,qeveria e Shteteve te
Bashkuara do te cmoje te drejtat e popullit shqiptar,dukeleftuar per
ngadhnjimin e te drejtes nderkombetare e te nje paqeje te drejte e te
vazhdueshme.Qeveria e Juaj do te marre,e shpresoj,masat e nevojshme qe
koj drejtesi e kjo paqe te mos i mohoen nje populli qe nuk kerkon tjeter
vecse nje inkurajim te vogel per te shtuar me teper luften qe ay ben.Do t'a
gjeje kete inkurajim si ata te te gjithe atyre popujve qe vuajne dhe luftojne si
ay.Opinioni publik nderkombetar da ta gjeje ne kete politike,pervojen e
pakundershtueshme qe demokracite luftojne per nje ideal dhe per parime qe
nuk lejojne perjashtime.
Me kete shprese u lutem Z. President,te pranoni shprehjen e konsiderates
t'ime me te larte.
Londer, me 23.9.1941
ZOG I PARE
MBRET I SHQIPTAREVE
__________________________________________________
Gurax
Diskutant i rregjistruar
Posts: 2
Re
U mundova te mos ndryshoj asnje shejnje pikesimi bile as edhe ndonje fjale
qe nuk tingellon shume akademike ne krahasim me Shqipen e sotme. Besoj
se stili me te cilin letra eshte shkruar e tregon vet kete me se miri.
p.s.
Sa per dijeni kjo ishte thjesht nje mini aperitiv.
_________________________________________________
brari
Lezeti i Muhabetit
Posts: 2033
(3/28/02 1:15:39 pm)
Ahmet Zogu ishte burre i vertete.
Te lumte Gurax.
Ke bere nji kryeveper.
Ne kte periudhe Zogu dhe Nolit i beri thirrje per pajtim dhe bashkepunim dhe
Noli ju pergjigj pozitivisht kesaj Ftese.
Komunistet me vone ja "shenuan ne biografi" Fan Nolit kete kthese por ne
fakt Noli tregoi mencuri ashtu si duhet te tregoje atdhetari ne momente
kardinale.
Zogu ishte njeri i Unitetit.
Askush si AI nuk dinte te bente MIQ ne te mire te Atdheut.
Te mendosh se ne cfare gjendje ishte Shqiperia kur ai ju vu puneve dhe e
beri SHTET.
Enveri kurre nuk tha.. Zogu me beri me shkolle.. Mosmirnjohes..
Enveristet ..nji..dy i thone njerezve..Enveri ju beri me shkolle.
Po Enverin ,hysnine , Mehmetne e Spiron e Manushne kush i beri me Shkolle..
Mao ce duni??
__________________________________________________
Albasoul
President
Posts: 1447
(3/28/02 3:12:07 pm)
Re: Letra e Mbretit Zog presidentit Roosvelt (Rosefelt)
Material me te vertete me vlere. Bravo Gurax. Do te isha i interesua te dija
burimin nga eshte nxjerre dhe nese materiali eshte perkthyer nga anglishtja
ne shqip apo keshtu ka qene?
Kjo eshte pjese e asaj historie qe na eshte mohuar per nje kohe shume te
gjate. Publikimi dhe njohja me te eshte per te miren tone dhe kombit.
_________________________________________________
Gurax
Anetar i ri
Posts: 17
(3/28/02 6:43:56 pm)
Re: Letra e Mbretit Zog presidentit Roosvelt (Rosefelt)
Kjo leter eshte e botuar egzaktesisht si e e kam postuar dhe ne forum ne
faqet e fundit te nje liberthi botuar ne fillim te viteve 90 me titull DIPLOMATE
AMERIKANE PER MBRETIN ZOG.
Materiali nuk eshte i perkthyer por i shkruar Shqip.Kam pershtypjen se eshte
e palejueshme nga ana protokollare per nje mbret ti drejtohet ne gjuhe te
huaj dikujt tjeter,kushdo qofte ai.mbase kete leter e shoqeronte dhe nje
perkthim ne anglisht.
Ne qofte se deshironi mund te postoj pjese te tjera nga ky liberth kur te kem
kohe.
__________________________________________________
Albasoul
President
Posts: 1453
(3/29/02 12:58:43 am)
Re: Letra e Mbretit Zog presidentit Roosvelt (Rosefelt)
Gurax, materiale te tilla mund te postoni direkt edhe tek faqet e Albasoul
nese jeni i rregjistruar atje. Mjafton te klikoni mbi "Kontributi juaj" nga
menuja majtas dhe te mbushni formularin.
Me respekt
Albo
Krijoni Kontakt