Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805

    Fantastike.......

    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Suigeneris dhe LeveLyBrunnett ju falenderoj per ndjekjen dhe ju pershendes me nje poezi tip leter me poshte.

    Faleminderit hon dhe ne te tilla raste ta Shperblefsha....
    ****************************************

  2. #32
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Indrit, bravo plako, i ke ra telit te mergimtarit me kto poezi, por mos i bie shum se do e kpusesh....2 poezite e para lexova, me qajt nuk qajta, por ama ishin top fare!!!

    Ke ndonje poezi kushtu vellait???

  3. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    Pergezime. Gjithcka qe ke shkruar qenka shume e bukur

    Pergezime
    Flm Zemerushe, me bukur eshte kur te lexojne
    te falenderoj.

    Citim Postuar mė parė nga Homza
    Indrit, bravo plako, i ke ra telit te mergimtarit me kto poezi, por mos i bie shum se do e kpusesh....2 poezite e para lexova, me qajt nuk qajta, por ama ishin top fare!!!

    Ke ndonje poezi kushtu vellait???
    Homza flm qe me ke lexuar megjithese pjeserisht, per vellane nuk kam ndonje poezi per vete faktin se skam vella.
    Flm edhe nje here.

    Flm edhe ty LoveLyBruneTT ju pershendes te gjitheve
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #34
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Nenes.

    1.
    Nene, letra lote erdhi
    Nuk e di k'tu kush e solli!
    Lotet porsi shi mi derdhi
    Zemren si termet ma drodhi.

    2.
    S'pashe korrier ate ta sillte
    Pluhuri e kish mbuluar
    Pa e hapur dhimbje rrjedhte
    Lot qe s'kishin te pushuar.

    3.
    Sa peshonte, oh moj nene
    Sa veshtire ta ngresh nga toka!
    Ah nuk paska me te rende
    Se loti qe rrjedh nga nena.

    4.
    E di nene qe kam gabuar
    Ka njeri qe nuk gabon?
    Te kam lene te vetmuar
    Te me presesh ne ballkon.

    5.
    Me ty i keq jam treguar
    Qe kur isha foshnje ne djep
    Sa here naten te kam zgjuar
    S'te kam lene nje cast te qete.

    6.
    Me trupin tend, ti me ushqeve
    Jo nente dite, nente muaj plot
    Lodhje asnjehere nuk ndjeve
    Sa e mire ke qene, o Zot.

    7.
    Sa te gjata nete te dimrit
    Ngrice, bore, perreth acar
    Qe te gjithe nen jorgan flinin
    Dora jote rrinte jashte.
    8.
    Dhe sa here qe semuresha
    Ti me rrije permbi koke
    Luteshe qe te sherohesha
    Te dy bashke derdhnim lot.

    9.
    Lotet rrjedhnin papushuar
    Mbytej vendi perplot lot
    Luteshe e pergjeruar:
    Ma shero djalin O Zot!

    10.
    Ishe me e mira shoqe
    Prane meje kurdohere
    Ta di shpirti se sa hoqe
    Su shperbleve asnjehere.

    11.
    Lexoj letren sot penduar
    Jetes pas ja kthej shiritin
    Po une nene c'te kam dhuruar
    Ne kembim per gjithe sherbimin?

    12.
    Une - te lashe te vetmuar
    Ika renda neper bote
    Asnje leter s'te kam shkruar
    Te kam bere te derdhesh lot.

    13.
    Ika nene te lashe te vetme
    I pabese u tregova
    Tere sherbimin qe me bere
    Per nje cast e injorova.

    14.
    Ka dite gjumi, me s'me merr
    Kthehem letren te lexoj…
    Nje dhimbje ne shpirt me ther
    Dot nuk mundem ta mbaroj.


    15.
    Nis lexoj nje rrjesht a dy
    Me nuk mundem te vazhdoj
    Lot me rrjedhin neper sy
    Rrotull vij, nuk di c'te bej.

    16.
    Shpesh mundohem ta mbaj veten
    Por ce do su mbaka dot
    Malli yt po ma shkul zemren
    S'di cte bej, kridhem ne lot.

    17.
    Nene, ta kam thyer zemren
    Ndaj penduar vajtoj sot
    Fale birin tend te vetem
    Me fal edhe ti O Zot.

    18.
    Sot po te dergoj k'te leter
    Do blej zarfin menjehere
    Ndersa vete do vij dite tjeter
    Me pellumbat ne pranvere.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #35
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Tete mars!

    1.
    Nje brenge kaq e madhe sot
    Si nje lecke zemren ma gris
    Sa shume me trondit, o Zot
    Shemb dhe muret e shtepise.

    2.
    Ne vesh mbeti receptori
    Nuk po vjen zilja moj nene!
    Me genjen alb-telekomi
    Thote se linja eshte e zene.

    3.
    Ah,dhe ky dreq celulari
    Mu prish sot per tete mars
    Nuk di se cfare dreqin pati
    Dot nuk coj asnje mesazh.

    4.
    Ah kjo brenge kjo andrralle
    Zemren sot gjak ma plagosi
    E zene linja, provo prape
    Me genjen dhe vodafoni.

    5.
    Prape mundohem te ze linjen
    Ne vesh e mbaj receptorin
    Tashme nene e degjoj zilen
    He pra hapma telefonin.

    6.
    Ndoshta jam vonuar pak
    Por nuk munda ta ze linjen
    He pra nene pse nuk e hap?
    Pse ma plagos ende zemren?

    7.
    Ndoshta nene me mban meri
    Mos e thente I Madhi Zot
    Ndoshta nuk je ne shtepi
    Qe se hap k'te telefon.

    8.
    Ndoshta zemra kot merzitet
    Nuk eshte kusht sot te te flas
    Nene te dua te gjithe ditet
    Dhe jo vetem per tete mars.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    INDRIT,

    Keto dy poezi jane vertete madheshtore.
    Te pergezoj me gjithe zemer. Ndjenja te thella te derdhura ne leter.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  7. #37
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Bravo Indrit.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  8. #38
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Poeti
    INDRIT,

    Keto dy poezi jane vertete madheshtore.
    Te pergezoj me gjithe zemer. Ndjenja te thella te derdhura ne leter.
    flm per vleresimin poet, eshte kenaqesi te shkruash per nenen e sidomos kur lexohesh nga dashamires

    Fioreal flm nga zemra edhe ti
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #39
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Me vjen te ulerij si bishe
    as ulerima sma heq merakun
    Dua te ndizem zjarr porsi pishe
    shpirtin ta djeg, ti ve cakmakun
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #40
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ingrid pergezime per te dy poezite e reja qe ke shkruar ketu

    Me kane pelqyer shume dhe te them te drejten me kane futur me shume ne meditime dhe me kane zgjuar shume mallin

    Sinqerisht

    Zemrushja

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •