Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    kurrė s'do ta kuptosh Maska e hope_thebest
    Anėtarėsuar
    06-02-2006
    Vendndodhja
    nė njė shtėpi tė vogėl
    Postime
    64
    Shume te bukura...na rrengjethe mishin...komplimente Indriti
    Ti mė ke bėrė magji, se nuk ka mundėsi tė tė dua kaq shumė unė ty!!

  2. #22
    ŲŠЮ§ ® Maska e White_Wolf
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Vendndodhja
    ŦǾЯÖйЂŌ ®
    Postime
    59
    Puckuriza puckuriza ne e bere mishin.
    Po nje per babane nuk ke more se dhe ai sikur vuan!!!
    A GOOD FRIEND IS LIKE A PC:Enters Your Life,Saves You In His Heart,Formats Your Problems & Never Deletes You.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Indrit,
    Te pergezoje per poezite! Ishin plote ndjenje dhe prekese.

    Pune te mbare mik!

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Hope_thebest flm qe me ke ndjekur, te pershendes.

    Citim Postuar mė parė nga White_Wolf
    Puckuriza puckuriza ne e bere mishin.
    Po nje per babane nuk ke more se dhe ai sikur vuan!!!
    Ne fakt babait si kam bere ndonje poezi te vecante pervec dy stofave ne poezine e femijerise:

    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Femijerise

    6.
    Mė kujtohet dhe babai
    Kur me duar sytė mi mbyllte
    Lart drejt llampes kur me ngrinte
    Gushe e faqe kur mi puthte.

    7.
    Kur koken ma perkedhelte
    Sa herė qe me ngrinte lart
    Kur ēdo ditė para me jepte
    Qe te blija marmallate.

    .
    Se di por sme vijne gjera ne tru, fundja po shkrove per nenen gezohet edhe babai po he

    Ariani te flm mik, suksese edhe ty ne jete
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Me poezine e meposhtme pershendes te gjithe antaret ne mergim e qe jane larg nenave dhe te gjithe ato qe kane lexuar qofte nje germe nga kjo teme.
    Nderkohe do ju lutesha te mos perqendrohimi shume ne anen artistiko-letrare te poezise se e di qe nuk eshte e arritur, por ama kapuni fort pas mesazhit te saj.
    Indriti.

    Zemra e nenes!


    Nje here nje djali capken
    I kish thene nje tregtar:
    Me sjell k'tu zemren e nenes
    Te te mbush flori e ar.

    Djalit i pelqei si duket
    Madje u gezua fort
    Tha: nje plake e c'me duhet
    Qe as veten se mban dot.

    Do mbushem tha, me ar, flori…
    Pse te shkoje ky rast dem?
    Kam nevoje per pasuri
    Ndersa nena dy grosh s'ben.

    Nuk mendoi me shume djali
    Nenen mori me pahir
    U ngjit lart ne nje shpat mali
    Qe me thike ate ta there.

    Me ne fund ne maje e shpuri
    Si termet u drodh dhe mali
    Ne kuti kur zemren vuri
    Trupin flaku si gur zalli.

    S'qe vec mali qe u drodh
    U zemerua edhe qielli
    Qe nga lart rrufe leshon
    Dallge e shkume shfryn dhe deti.

    E tere bota ju erresua
    S'dinte nga po hidhte kembe
    Duke ecur u rrezua
    Atje tutje mbi nje gjemb.

    Dhimbjen dot nuk e duroi
    E cfare dhimbje ka nje gjemb?
    Plot dhimbje dy fjale shqiptoi
    Oh moj nene, sa me dhemb.


    Ate cast zemra e nenes
    Nga kutia ish rrezuar
    Kishte rene ne mes te ferres
    Plot me gjemba ish mbuluar.

    Ne ate gjendje te mjeruar
    Dot as fryme nuk merrte mire
    Me keqardhje shqipton fjalet:
    Oh c'mu vrave more bir!

    Atehere djali kuptoi
    Sa me vlere ish zemra nenes
    Me ate nuk barazohej
    As floriri i gjithe botes.

    I penduar per ckish bere
    Lotet si krua ju derdhen
    Oh c'te bera,oh moj nene
    Oh me thike ta cava zemren.

    U pendua por qe vone
    Me nuk gjente ngushellim
    Vetes thiken ja drejton
    Dhe ky qe i vetmi cmim…

    Zemra nenes e pergjakur
    Djalit pa ti enden syte
    Oh cme bere more bir
    Me vrave per here te dyte.

    Vella e moter moshatare
    Ke nje nene ne shtepi
    Lere boten, nuk vlen fare
    Sa e nenes dashuri.

    Keto fjale ty ti drejtoj
    Vellai im moshatar
    Ty dhe vetes ti tregoj
    S'shitet nena me dollar.

    Kemi ikur neper bote
    Iken dimer e pranvere
    Harrojme qe kemi nje nene
    Harrojme qe na prźt ne dere.


    Sot dhe ne, nenat braktisim
    Te kthejme koken pas harrojme
    Harrojme se nje dite do vdesim
    Falna Zot, nuk dime se c'bejme.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shume e bukur!

    Indriti te falenderoj per poezine (dhe pershendetjen ).

    Edhe sikur te mos kishte as rime, as nje fjale te zgjedhur, as melodi (i ka keto? )...mjafton te gjallerosh ne mendje skenen kur nje zemer e shkeputur nga kraharori i thote te birit vrases, " U vrave bir?"

    Veēoj strofen:
    Citim Postuar mė parė nga © Indriti
    Zemr' e nėnės e pėrgjakur
    Djalit pa ti enden sytė.
    "Oh, ē'me bėre bir i dashur
    Mė vrave pėr herė te dyte."

  7. #27
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805
    Indrit poezi shume prekse .... te mrekullueshme
    ****************************************

  8. #28
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Suigeneris dhe LeveLyBrunnett ju falenderoj per ndjekjen dhe ju pershendes me nje poezi tip leter me poshte.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Letra e papostuar!

    1.
    Biri im per ty po vuaj
    Ndaj nje leter po te shkruaj
    Ke aq kohe ke ikur larg
    Me ke lene mbytur ne vaj.

    2.
    Diellin shoh kur perendon
    Ty te pres lart ne ballkon
    Ah them, shkoi dhe nje dite
    Nuk po mundem dot me prite

    3.
    Nje dite shkoi perplot dhimbje
    Me nje pjese te jetes sime
    Tashme nga jeta fshihet nje dite
    Ne koken e bardhe shtohet nje thinje.

    4.
    Nje thinje ne dite ma shton pleqeria
    E dy te tjera semundja, vetmia…
    Nje brenge te madhe ne dite ma shton malli
    Qe kaq larg me ike, u ndame per se gjalli.

    5.
    Lart permbi ballkon mesnata me gjen
    Nje kotje e shkurter nenen e genjen
    Me thote u lodhe,ndaj shtrihu pak ne shtrat
    Ketu eshte ballkoni, neser do gdhije prap.

    6.
    Kur shtrihem ne shtrat tere trupi me dhemb
    Ndjehem aq e lodhur si ndjej duar, kembe…
    Ndoshta trupi nenes eshte kredhur ne shtrat
    Por mendja e zemra, tek ti me rrine,larg…

    7.
    Gezimi e gjumi larg jane arratisur
    Qe diten kur djali prej shtepise ka ikur
    Mundohem te fle por gjumi s'me merr
    Ne krevat vervitem, ty te pres ne dere.

    8.
    Qe kur je larguar te zeza kam veshur
    Syri vec ka qare, buza kurre s'ka qeshur
    Ah te drejte ka buza e si te qeshe valle?
    Kur gjak pikon zemra, s'di ku ta derdhe malle.

    9.
    Ah gjumi s'me merr, vertitem ne shtrat
    Yjeve ju flas dhe henes se bardhe
    Eshte therrmuar zemra,ndare njeqind cope
    E vetme kam mbetur, s'kam te tjere shoke.

    10.
    Ah nuk kam gjume jo, e ne shtrat perdridhem
    Henen bej te qaje, kur ne trishtim kridhem
    Tere naten me yjet e henen derdh lot
    Hallin ju a tregoj, por s'me ndihmojne dot.

    11.
    O yll i shenderitshem, o ti hene e bardhe
    Birin tim te vetem mos e shihni valle?
    Ju lutem tregomeni tani e ku ndodhet
    Shtrat a ka ku fle, ka me cfare mbulohet?

    12.
    Nese nuk e shihni dilni e kerkoni
    Kur ta keni gjetur te fala mi coni
    Thoni te do nena, malli e ka marre
    Me ty do te rrije e nuk do dollare.

    13.
    Thoni te do shume, ti je me i miri
    Sa ti s'vlen dollari madje as floriri
    Te kthehet i thoni plot mall po e pres
    Drejt ne sy ta shoh e me pas te vdes.

    14.
    I thoni se nenes tek ti i rri mendja
    Dhe kur e merr gjumi, ti i del ne endrra.
    Por ajo eshte enderr me sy s'te ka pare
    Te gezon nje cast, por nuk ta heq malle.

    15.
    Kjo enderr e shkurter qe zgjat nje sekond
    Ne vend te heqe malle me shume ta shton
    Ah te ben te digjesh, ndoshta s'me ze bese
    Por do ta provosh, kur te kesh djale vete.

    16.
    Tere naten e gjate keshtu e kaloj
    Me henen e bardhe qaj e bisedoj
    Por kur vjen agimi hena dot s'duron
    E perfshin trishtimi iken, perendon…



    17.
    Une serish e vetme, lotet si ndaloj
    Shfletoj tere albumet ty te te shikoj
    Nje foto kartoni shrengoj si e marre
    Me ka djegur malli dot se shuaj zjarre.

    18.
    Serish behet dite, mbi ballkon te pres
    Shikimin nga rruga shpesh here e tres
    Por ne rruge shikohen vetem pleqte, te ngahtit…
    Kane mbetur vetmuar, ne meshire te fatit.

    19.
    Enderroi nena te te shohe me nuse
    Per nje nip,nje mbese, per tu bere gjyshe
    Me niper e mbesa te isha rrethuar
    E jo keshtu qyqe, qe qan e vetmuar.

    20.
    Vajza per te cilen, ndjeve dashuri
    Tashme eshte martuar, ka edhe femije
    Asaj si ve faj, priti kohe te gjate
    Por ti nuk u ktheve su bere i gjalle.

    21.
    Ah o bir i nenes c'te te them me pare
    Me keputi malli, syte me digjen zjarr
    E si te mos digjen, jam vetem, si qyqe
    Nuk kam nip, as mbese as, djale as nuse.

    22.
    E vetme kam mbetur ndaj dergjem ne lot
    Te gjithe me braktisen vec te madhit Zot
    Ai eshte I Vetmi qe ma kupton hallin
    Me duart lart lutem, nenes ti ktheje djalin.

    23.
    Kthehu biri im, ne beson nje Zot
    Dhe dije se nena pa ty nuk rri dot
    Te ka porositur Zot I Madheruar
    Nenes ti sherbesh,mos ta lesh vetmuar.

    24.
    Te ka thene perjete te qendrosh ne nenen
    Ta lumturosh duhet, jo t'ja thyesh zemren
    Dije kush ja thyen zemren nenes, babes
    Nuk ka per tja ndjere as eren parajses.



    25.
    Ah,sa here ka thene Zot I Madheruar
    Kush e gezon nenen me te jam gezuar
    Kush e le pasdore, a zemren ja lendon
    Nuk merzit vec nenen,Mua me zemeron.

    26.
    Gezimi i Zotit eshte ne gezim te nenes
    Kur ja ndrit fytyren,si fytyre e henes
    Kur nenen nderon ashtu sic i ka hije
    Zoti ta shtron rrugen me kurore lavdie

    27.
    Zemerim I Zotit eshte ne lot te prindit
    Kur ja nxin fytyren si ngjyre e ullirit
    Kur e ben te prese, ja mohon sherbimin
    Vete me doren tende e kerkon mallkimin.

    28.
    Oh, ti je im bir, prandaj nuk te nem
    Zemra s'te mallkon prandaj mos u tremb
    Cfaredo qe te besh prape je biri im
    Ke qene e do mbetesh zjarr i shpirtit tim.

    29.
    Shkroi nena letren, ne poste e dergoi
    Punonjesi i saj, zarfin, s'ja postoi
    Skam pare si ky zarf, shih sa shume rendon!
    Ska avjon ta marre, ne toke e rrezon.

    30.
    Nena shkroi letren plot mall e plot lot
    Beri ta postoje por s'arriti dot
    Prape e mori letren, thelle nje gji e vuri
    Per te pritur vjeshten,t'ja jape ndonje pellumbi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 03-03-2006 mė 15:22
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Pergezime. Gjithcka qe ke shkruar qenka shume e bukur

    Pergezime

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •