Bravo Indirit...!!!
Poezit jan shum te bukura dhe te dhimbshme.
Aman se lotet po me shkojne qe nuk kam zemer te lexoj me tutje.
Me Respekt,
Arbresha
Bravo Indirit...!!!
Poezit jan shum te bukura dhe te dhimbshme.
Aman se lotet po me shkojne qe nuk kam zemer te lexoj me tutje.
Me Respekt,
Arbresha
shume te bukura te gjitha shkrimet por dy poezite e para me preken jashte mase shume. shume te bukura dhe shume te dhimbshme.
me thane se ne amerike rruget ishin te shtruara me ar por kur erdha ketu pashe qe jo vetem nuk ishin.... por me prisnin mua t'i shtroja
edona:
Te falenderoj qe me ke lexuar dhe me vjen mire qe mundohesh te reflektosh ne kontekstin pozitiv.
Ajo qe dua te them eshte se emigrantet shqiptare duhet ta kthejne edhe koken pas ndonjehere tek prinderit e tyre dhe te mos i lene si te braktisur.
Arbresha dhe RremujeTR:
flm qe me keni lexuar edhe per vleresimin flm
Me respekt.Indriti![]()
Injoranca nuk zhduket me top
Nėna
Tė flas sonte pėr nėnėn, s'besoj tė tė mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalėn nėnė shqiptove pėr herė tė parė! Qė tė dy u kujdesėt pėr mua, por se ē'mė thotė zemra, vetvetiu nėnėn kėrkon mė shumė.
Nuk di nga t'ia nis, ashut siē nuk kam ditur e mundur asnjėherė, ta vlerėsoj tė plotė figurėn tėnde o nėnė.
Nėnė, unė u rrita, madje tashme do filloj te rrudhem e plakem, por sado thinja tė mė dalin nė kokė dhe sado rudha t'i shtohen futyrės sime, pėr ty do tė mbetem pėrherė biri yt i vogėl, biri yt foshnjėrak, dhe saherė tė mė marrė malli, do ta mbeshtes kokėn nė prehėrin tėnd,do tė qėndroj aty nėn kėnaqėsinė e ledhatimeve tė tua.
Sa i ėmbėl ledhatimi yt! Sa e butė dora jote! Ajo dorė qė iu besua djepi! Ajo dorė qė iu besuan brezat! Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet tė jesh ti nėnė pėr kėtė mision human qė tė ėshtė besuar, pėr ato vlera tė larta dhe pėr atė dashuri,dhimshuri e mėshirė qė Zoti i botėrave ka mjellė nė zemrėn tėnde!
Tani, tani po mė vijnė nė mendje, kujtime nga mė tė bukurat, kujtime pėr tė cilat mė merr malli!
Kush mė mbarti brenda vetes pėr nėntė muaj me radhė?
Kush m'i njomi buzėt pėr herė tė parė?
Kujt i prishej gjumi kur unė qaja?
Kujt i dridhej zemra kur unė sėmuresha?
Ishe ti, nėnė,
Kush kujdesej pėr mua?
Kush vraponte pas meje kur unė rrėzohesha
dhe e ėmbėltonte me puthje vendin e vrarė?
Ishe po ti, nėnė, ti ishe.
Kush mė fali dashuri, ngrohtėsi e ledhatime?
Kush mė mėsoi tė dua, tė jem i butė, i ėmbėl dhe i sjellshėm?
Ishe ti, nėnė,Ti nėnė e shtrenjtė.
O nėnė, fjalėt dorėzohen pėrpara asaj qė ndjen zemra. E shoh se jam shumė i paaftė tė them atė qė ti meriton!
Njėherė dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte mė sė shumti mėshirėn e tij. Ai iu pėrgjigj:
"Nėnės tėnde."
"Po pastaj?"
"Nėnės tėnde"
Sėrish e pyetėn: "Po pastaj"
"Nėnės tėnde" u pėrgjigj. Dhe kur e pyetėn pėr tė katėrtėn herė, u pėrgjigj "Babait".
Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.
Vijon-------------
Injoranca nuk zhduket me top
Nena Ime e dashur.
Tė falenderoj ngaqė ke folur me mua dhe qė mė ke bėrė shoqėri kur isha nė barkun tėnd; ngaqė mė ke thėnė "dita qė linde ti ishte dita mė e lumtur e jetės sime"; pėr pėrqafimet dhe puthjet qė mė ke dhėnė; ngaqė e pėrsėrisje pa u mėrzitur "nėnė, nėnė, nėnė" derisa e mėsova; ngaqė mė vije mbrapa me shami qė tė mos fshija hundėt me mėngėt e trikos; ngaqė mė nxitje qė tė pyesja pėrherė "pėrse, pėrse, pėrse"; pėr buzėqeshjet e tua aq tė ngrohta; ngaqė ishe shoqja ime mė e mirė; ngaqė mė besoje mua; ngaqė nuk ishe njė nėnė qė mė doje vetėm prej sė largu; ngaqė kur isha sėmurė mė prisje tek koka tėrė natėn; ngaqė ke qarė me mua; ngaqė ke qeshur me mua; ngaqė mė thoje "tė dua"; ngaqė nuk mė thoje "tė pata thėnė"; ngaqė mė the pa i fshehur lotėt se do tė merrte malli kur po ikja larg; ngaqė sa herė qė ulesh nė tavoline mė kujton mua se a kam ē'tė ha, ngaqė mė mėsove se asgjė nuk fitohet lehtė dhe as suksesi pa mundim; ngaqė m'i ke dedikuar mua vitet mė tė bukura tė tuat; ngaqė mė ke mėsuar tė shpreh dashurinė, respektin; ngaqė je njė nėnė e mrekullueshme...
Dhe mbi tė gjitha, ngaqė je nėna mė e mirė nė univers...
Flm nene e dashur..
Injoranca nuk zhduket me top
Na preke me keto vargje indrit.Me pelqejne shume te gjitha krijimet sidomos dy te parat.
Po vecoj.....
"nuk kam nevoje per pasuri
se thesari im je ti."
Tamam ashtu eshte. Mami im me thoshte dikur "floriri i vogel i mamit" dhe eshte komplimenti qe me ben me te lumtur.
kalofsh pushime te bukura dhe bofsh qef ene per ne te tjeret.![]()
If I Only Could....
ci rit ciliminjt dashuria e nenes dhe perkedhelit
reth e qark botes
:)
Shum te bukura indiriti komplimentet e mia
Kurbetit.
O kurbet te rafte gjema
Se di, ndoshta te ka rene
Ah ne dere me prêt nena
Te vetmuar e kam lene.
O kurbet te marrte lumi
Se di, ndoshta te ka marre
Ka aq kohe qe s’me merr gjumi
Kam lene nenen duke qare.
O kurbet te marrte djalli
U shofsh e te hengert grenja
A se sheh me dogji malli
Qafen thefsh, u shkulsh nga rrenja…
O kurbet te humbte emri
U harrofsh , u shofsh per fare
Se na bere larg te vemi
Ah na bere per pese pare.
O kurbet te marrte tufani
E te flakte tutje ne ferr
a se sheh me vrau malli
shpirt e zemer mi ka ther.
O kurbet qofsh i mallkuar
Ti je pjelle e mallkimit
Ah me le kaq te vetmuar
Nen ombrellen e vajtimit.
O kurbet u djegsh u nxifsh…
Te nxifte tymi te djegte zjarri
I mallkuar qofsh perjete
Se na ndave per se gjalli.
Injoranca nuk zhduket me top
Nënes
Pluhuri i këpucëve të saj është po aq i shtrenjtë sa syrmeja dhe fytyrat e fshira nga ky pluhur janë të larta sa fytyrat e vendosura në fronin e arte.
Ajo eshte një qënie e dhimbshur dhe këtë dhembshuri e tregon ne gjithë jetën e saj. Të qënurit nënë është e lidhur me fëmijën e saj, me atë që thërret: “Nënë!”. Nëse nuk është fëmija, nëna nuk mund të jetë nënë. Nëna që luan rolin e një heroine. Ajo është në mendje, në zemra dhe në qiej. Ka nëna që zënë vend në letra, në pena dhe në romane.
Dheu është nëna e farës, burimi është nëna e lumit, Hava(Eva) është nëna e njerëzimit, Merjemi nëna e një shpirti, Emine nëna e gjithë së vërtetës…
Gjithmonë nëna është e lidhur me femijen e saj dhe djali apo vajza e saj mbeten fëmijë për te madje edhe nëse lyhen me argjend ne floke.
Jeta e saj eshte lidhur me ate, qe naten ja prish gjumin, dhe dhe qe e kerkon vazhdimisht, ne buzeqeshjen e tij, ne lotet e tij dhe madje edhe ne gjume.
Ti je nje heroine e vertete dhe nuk mund te shperblehesh me fjale pa marre parasysh embelsine e tyre.Shpesh here kur isha i vogel te thoja te dua ne vesh, e tani qe te kam llarg serish ta dhem ne vesh, me ane te telefonit.
Loti yt shpesh here perzihej me timin, e qeshura jote me te qeshuren time shenderroheshin ne nje...sa bukur eshte te jesh prane teje , te flasesh me ty...
O nëna ime e pafat që vuan nga zemra, që sytë e tu janë të mbushur me lotë; kush qe ai që t’i bëri të gjitha këto? Kush ta theu zemrën? T’i thyejmë ato duar.
Tashmë mos qaj më, o nënë! Retë që janë formuar nga lotët e tu janë ngritur deri në horizont. Të gjithë ne po vrapojmë drejt rënkimit tënd, në buzët tona kemi këngën e shpëtimit, po vijmë drejt syve që qajnë me lajmin e gëzueshëm. Në emër të gjithë njerëzimit ne ulëm kokën dhe të kërkuam faljë moj nënë!
Të lutem nene me fal, për capkenlleqet e mija madje edhe për largimin larg teje... Më fal , me fal, me faaaaaaaaaaal...
Injoranca nuk zhduket me top
Krijoni Kontakt