Te thirret kryeministri ne Komisionin e Jashtem e t'i thuhet qe eshte me keq se Milloshevici.

Markel Bejdo

Nese Enver Hoxha perdori kete teze per te ruajtur pushtetin e tij absolut, Nano sot perdor kete teze per te mbrojtur dhe ruajtur ekonomine e tij kriminale. Keshtu e ka perkufizuar lideri demokrat, Sali Berisha, reagimin e Nanos ndaj kritikave te nderkombetareve gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se. Sipas Berishes, rrebeshit te panderprere te paralajmerimeve serioze, te kerkesave te drejta te institucioneve nderkombetare, ne radhe te pare te BE, NATO, Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore, kerkesat qe jane nje kusht vendimtar per integrimin e Shqiperise ne BE dhe NATO, kryekleptokrati i vendit ju pergjigj me tezen (nuk mund te jemi nxenes vazhdimisht). (Kjo eshte nje teze totalisht reminishente e te shkuares sone me te hidhur. Nese Hoxha perdori kete teze per te ruajtur pushtetin e tij absolut, Nano sot perdor kete teze per te mbrojtur dhe ruajtur ekonomine e tij kriminale. Kjo eshte nje teze tmerresisht e rrezikshme. Kryeministri duhet te thirret me urgjence ne Komisionin e Jashtem te parlamentit, ne menyren me urgjente sepse me kete teze ai synon te largoje Shqiperine me shpejtesi te madhe nga procesi i integrimit(, tha Berisha. Kreu i demokrateve u kerkoi deputeteve qe me transaprence te plote duhet t'u qartesojne shqiptareve se jo sot, por te pakten edhe disa dekada nese duan ta shohin veten te shkeputur nga varferia dhe mjerimi, nese duan te shohin vendin tone nje vend te zhvilluar, nese duan te kapercejme problemet madhore te trasheguara dhe te krijuara, ka vetem nje rruge, ajo e nxenesit te mire. (Historia ka provuar se kane kapercyer shekuj dhe dekada, vetem ato vende qe kane zgjedhur per veten e tyre ne procesin e integrimit praktiten e nxenesit te mire. Hidhni syte drejt historise se Irlandes qe sot eshte bere nga nje vend 30 vjet me pare shume i varfer, nje nga vendet me ritmet me te shpejta te zhvillimit ne bote. Po keshtu, edhe fqinji yne jugor, vetem tre dekada me pare perplitej ne kthetra diktatoresh, se ku ka arritur me praktiken e nxenesit te mire(, theksoi Berisha. Sipas tij praktika e nxenesit te mire eshte praktika e suksesit, e integrimit. Gjithashtu ai u kerkoi deputeteve demokrate thirrjen e menjehershme te kryeministrit ne Komisionin e Jashtem. (Duhet t'i thuhet se je nxenesi me i keq pas Milloshevicit ne historine e Europes pas shembjes se perdes se hekurt. Teoria e Nanos eshte nje teori remineshente, e cila nuk nuk synon asgje tjeter vecse interesat e tij te ekonomise riminale dhe per t'i ruajtur dhe mbrojtur ato), tha Berisha.