KFOR-i gjerman kurre nuk do te lejoje perseritjen e marsit ne Kosove
Shtruk po ashtu ka theksuar se Kosova eshte e rendesishme per Gjermanine ne kuptimin e ndertimit sa me te shpejte te nje shoqerie demokratike per te gjithe
.
Prizren, 5 tetor - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Shtruk gjate qendrimit te djeshem ne Prizren ka thene se KFOR-i gjerman kurre me nuk do te lejoje perseritjen e ngjarjeve te marsit ne Kosove. "Ushtria gjermane ka bere nje pune te mire per shpetimin e jeteve te njerezve edhe pse fatkeqesisht nuk kemi arritur t'i shpetojme te gjithe", ka thene Shtruk.
Keto komente Shtruk i beri pas akuzave qe i jane bere nga organizata nderkombetare ushtrise gjermane se gjate marsit ka deshtuar te mbroje jeten dhe pronen e serbeve ne qytetin e Prizrenit, qe eshte zone e pergjegjesise te paqeruajtesve gjermane te KFOR-it.
Ministri Shtruk tha se ushtria gjermane eshte ne Kosove per te mbrojtur jeten e te gjitheve dhe eshte e kenaqur qe kjo eshte arritur edhe pse nuk jane shpetuar te gjitha jetrat e njerezve.
Ai tha se ushtria e vendit te tij ka nje mandat ketu me numer te madh ushtaresh dhe se ne Kosove eshte me teper se gjysma e ushtareve gjermane qe ndodhen ne misione jashte Gjermanise.
Shtruk po ashtu ka theksuar se Kosova eshte e rendesishme per Gjermanine ne kuptimin e ndertimit sa me te shpejte te nje shoqerie demokratike per te gjithe.
Sipas tij, ne Kosove nuk ka ende siguri te madhe dhe se gjendja nuk eshte stabile. Mirepo, duke marre parasysh se ne tetor mbahen zgjedhjet, qytetaret duhet t'i degjojne keshillat e UNMIK-ut dhe te tjereve qe parlamenti i Kosoves te kete siguri dhe se siguria ne Kosove te jete ne nivel, ka thene Shtruk.
Nga: Flaka
Krijoni Kontakt