perSHENDETje
Kur e hapa kete teme nje mikesha ime qe ishte ulur prane po me thoshte se eshte budallallik. Por po me behet me te vertet qejfi qe tema ka ngjallur interes te disa anetare. Nganjehere njeriu duhet te kembenguli qe bota te kuptoj se ajo qe quhet budallallik sot mund te quhet neser zgjuaresi.
Nejse, nga shkrimet e juaja dolen ne pah nje ser problemesh te cilat per mua quhen "probleme te dyta" se "problemi paresor" eshte kthimi i ketij simboli te Shqiptarizmit ne vatren e Shqiptarizmit (nuk me interesojne qellimet dhe pikepamjet fetare e politike te Nolit por puna e tij domethenese per nje vend qe ka nevoje per cdolloje ndihme). Te poezia qe na solli Albo duket qarte se dhe Noli si Shqiptar i flakte vuante nga "sindromi shqiptar"-dallimi krahinor- por meqenese jane konkluzionet e Nolit besoj se duhet t'i jepet nje fare peshe, qe mos te them peshe e madhe. Nga andej e tutje, Noli i perket Shqiperise, sic i perkasin edhe Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Abdyl/Naim/Sami Frasheri dhe shume Shqiptare te tjere qe linden jashte Shqiperise dhe vdiqen jashte saj por duke pasur gjithmone nje qellim. Ne saj te punes se tyre neve sot flasim Shqip (dhe jo Serbisht, Greqisht, Turqisht ose Italisht) dhe i themi vetes Shqiptare (e jo Serb, Grek, Maljazes ose Turq etj). Pra me pak fjale keta njerez me vetdijen ose pa vetdijen tone jane bere pjese e jetes sone, perderisa mendojme ne Shqip. Pra keta njerez nuk i perkasin as Tiranes, as Pukes, as Permetit, as Prishtines, as Shkupit, as Janines etj. keta i perkasin cdo vendi ku triumfon Shqiptarizmi. Por problemi i rivendosjes se eshtrave duket me teper praktik. Nuk eshte llogjike per mendimin tim qe varret e ketyre njerezve te rijne neper vende ku i mbulon harresa ose ku i jepet pak rendesi. Nuk them se duhet t'i shenterojme ose duhet te bejme kurbane para tyre por do ishte me mire per ta dhe per ne qe dhe akoma te vdekur te ngjallin mallengjim dhe zgjim te nje popull qe me shume se kurre ka nevoje per fuqizim ne vlera patriotike, kulturore, ideologjike dhe tradicionale. Per mendimin tim duhet qe te gjehet nje vend i bukur afer Tiranes ( e zgjedh Tiranen vetem per shkaqe praktike,eshte kryeqytet, aty jetojne 1 milion Shqiptare dhe vizitohet pothuajse nga shumica e Shqiptareve te tjere) dhe aty te vendosen eshtrat e te gjithe Rilindasve, te cilet do vizitohen nga nxenesit e shkollave por edhe Shqiptaret e tjere. Mbi cdo varr duhet te ekzistoj nje shkrese qe tregon me pak fjale punen e te ndjehurit. Nga andej e tutje nese dicka e tille eshte e veshtire atehere zgjidhje e mire do ishte qe eshtrat te vendosen te Varrezat e Deshmoreve te Kombit te qytetit te prej'ardhjes te te ndjehurit. Saper ata qe kane qytet prej'ardhjeje vende ku sot nuk ka Shqiptare perseri zgjidhja do ishte kryqyteti ose nje qytet shqiptar per te cilin heroi ka dhene kontribut te madh.
Ky ishte mendimi im i varfer, ajo qe mbetet eshte puna. Une per vete nuk di si te krijoj nje peticion per ceshtjen dhe ku ta dorezoj. Nese ndonje anetar e mer persiper jam i sigurte se do gjej perkrahjen e shume personave dhe besoj se nuk do nguroj njeri per te firmosur.
falemiNDERit
Krijoni Kontakt