perSHENDETje
Sot po lexoja perseri per nje nga bijte me te arte te ketij kombi, per Fan Nolin. Ky prijes shpirteror i Shqiptareve si shume te tjere lindi per Shqiperine dhe vdiq per Shqiperine por kurre nuk e shijoi ate. Lindi jashte atdheut dhe vdiq jashte atdheut i lodhur dhe i sulmuar nga llumi i nje kombi. Ne poemen e tij "Mojsiu ne mal", Noli shprehet me hidherim per syrgjinosjen e pesuar:
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.
Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
Qysh nga viti 1924 deri ne vitin 1965 (kur dhe vdiq) Noli u sillte neper bote per Shqiptarine por i gjemuar nga autoritetet shqiptare (biles ekzistonte dhe nje ligj zogist qe e denonte me vdekje) nuk mundte t'i afrohej Shqiperise. A nuk mendoni se erdhi dita qe Noli t'i kthehet Shqiperise? A nuk mendoni se kjo do ishte edhe deshira e Fan Nolit, sidhe e shume atdhetareve te tjere qe i kushtuan jeten e tyre ketij atdheu?
Besoj se do ishte ide e mire krijimi i nje peticioni qe kerkon kthimin e eshtrave te Nolit ne Shqiperi.
falemiNDERit
Krijoni Kontakt