Me teper se nje teme te re diskutimi, kjo teme ka si objekt te saj nje informacion ne lidhje me nje nga trashegimite letraro-kulturore boterore, biblioteken Herzogin Anna Amalia ne Weimar te Gjermanise, biblioteke e cila eshte e shpallur edhe si Monument i Trashegimise se Kultures Boterore prej UNESCO-s.

Me date 3 shtator te ketij viti, si pasoje e nje zjarri te rene ne kete ndertese, jo vetem u demtua catia dhe nje pjese e viles ku gjendej Biblioteka Anna Amalia, por shume nga ekzemplaret e cmuar te kesaj biblioteke jane demtuar nga zjarri i rene. Pas luftes se trupave zjarrefikese per te shuar zjarrin, tani vendin e tyre e kane zene me dhjetra studente te universiteteve te ndryshme gjermane, si edhe me dhjetra specialiste, te cilet po perpiqen te bejne te pamunduren, per te restauruar dhe per te shpetuar keshtu pjesen me te madhe te atyre ekzemplareve, te cilat per nje kohe te gjate kane kaluar neper duart e Johann Wolfgang von Goethe, te Friedrich Schiller, te Wieland dhe te shume gjenive te tjere te letersise gjermane dhe boterore.

Historia e nderteses se bibliotekes


Qendren e saj kryesore biblioteka e ka ne "Grünen Schlößchen" ("Keshtjelleza e gjelbert"), te cilen baroni Johann Wilhelm e ndertoi nga viti 1562 deri ne 1565 si pallati kryesor princeror ne mes te nje parku te madh. Arkitek ishte mjeshtri i Renaissance Nicol Gromann. Nga 1761 deri ne 1766 ky pallat u shnderrua nen regjine e baroneshes Anna Amalia ne biblioteke dhe pamja e brendshme dhe fasada e jashtme iu pershtaten shijes se shekullit te 18te. Shkelqimin e kesaj ndertese te rinovuar e perben "Das Rokokosaal", salla rokoko, e cila gjendet ne katin e pare te kesaj ndertese.

Me sugjerimin e Goethe-s u ndertua nga 1803 deri ne 1805 nje ndertese lidhese mes bibliotekes dhe Kulles se vjeter te Qytetit, e ndertuar ne vitin 1453. Kulla vete u shnderrua nga 1821 deri ne 1825 ne nje magazine librash dhe ploteson nje ndertese te periudhes neogotike. Vecorine karakteristike te kesaj kulle e perben nje shkallare e vjeter ne forme spirale me origjine prej Weidaer Osterburg kolona berthame e se ciles eshte gdhendur prej nje trungu ahu te vetem. Me 1849 mbaruan punimet e fundit ndertimore, teksa shtesa u zgjerua edhe me dy akse dritaresh nga veriu. Keshtu pra, ndertesa fitoi pamjen, te cilen ka sot, me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Goethe-s, pervjetor i cili u festua ne kete biblioteke.

Qe prej fillimit, ne ekspoziten e kesaj biblioteke benin pjese piktura te ndryshme vaji, buste, gravura bakri dhe harta, globe dhe medalje. Arkitektura, thesari artistik dhe gjendja e librave ne harmonine e tyre perfaqesonin per shekullin e 18te rendin e diturise boterore. Salla Rokoko e Anna Amalia Bibliothek - e mbajtur deri me sot gati-gati e pandryshueshme - eshte nje shembull singular i kendveshtrimit te kozmosit shpirteror te epokes se atehershme.

Historia e Herzogin Anna Amalia Bibliothek

Biblioteka vete eshte me e vjeter se Salla e Rokoko-se. Fillimisht ajo ishte e vendosur ne keshtjellen e qytetit. Si themelues i bibliotekes se Weimar-it mbahet Baroni Wilhelm Ernst (1662 - 1728). Qe prej vitit 1691 e tutje, teksa plot 500 libra te inventarizuar, te trasheguar nga nje kontrate ndarjeje trashegimie iu shtuan gjendjes se pasur te librave, filloi edhe ruajtja dhe shumezimi me qellim te caktuar i koleksionit te librave te baronit dhe menaxhimi i tyre prej dijetareve te mirenjohur, te cilet baroni i emeroi si bibliotekare. Nje hyrje-dalje liberale ne kete biblioteke, pavaresisht se biblioteka qe ne fillimet e shek. 18te quhej publike, u be e mundur vetem ne vitin 1766, teksa ky koleksion kaloi ne ndertesen, ne te cilen gjendet edhe sot. Merita per zhvillimin e metejshem te bibliotekes i takon baroneshes se re Anna Amalia. E mbetur e ve me 19 vjec, ajo mbeti deri ne mbushjen e moshes se djalit te saj Carl August, me 3 shtator 1775, regjentja e shtetit te vogel Sachsen-Weimar-Eisenach. Per shkak te meritave te saj ne lidhje me biblioteken, te ciles ajo i la trashegim edhe te gjithe koleksionin e saj te pasur muzikor, me rastin e 300 vjetorit te themelimit te bibliotekes, ne vitin 1991, kesaj biblioteke iu dha emri i baroneshes Anna Amalia.

Ne vitet pas shpernguljes ne "Grünes Schlößchen", biblioteka pesoi nje ngritje te pabesueshme, nga 30 000 vellime, qe ishte gjendja ne vitin 1766, ne vitin 1832 kjo biblioteke numeronte 132 000 vellime. Spektri i koleksionit eshte i nje gjeresie universale, ne te jane te perfaqesuar denjesisht Historia, Arti dhe Literatura europiane. Me 1797, Baroni Carl August ngarkon Johann Wolfgang von Goethe dhe ministrin e tij Voigt kryembikqyrjen e bibliotekes. Goethe dhe Voigt reformuan drejtimin e brendshem te bibliotekes, zgjidhen problemet e ndertimit dhe bene te mundur ne ngritjen e buxhetit si edhe per shtirjen ne dore te ekzemplareve te vecante. Ne kohen e Goethe-s, biblioteka e Weimar-it bente pjese ne dymbedhjete bibliotekat me te rendesishme ne Gjermani.

Ne fundin e shekullit te 19te, si pasoje e renies se te ardhurave te baroneve si edhe rritja rapide e prodhimit te librit, u ngadalesua edhe zhvillimi i bibliotekes se Weimar-it. Koleksioni tashme permblidhej pak e nga pak vetem ne historine e Landit Thüringen si edhe ne literaturen klasike gjermane. Pas shperberjes se Herzogstum Sachsen-Weimar-Eisenach, biblioteka u emerua ne Biblioteka e Landit Thüringen dhe iu dhane dytra ne edukimin popullor. Buxheti ne vitet njezet dhe tridhjete ishte shume i paket dhe aspak i krahasueshem me bibliotekat e landeve te tjera. Gjate luftes se dyte boterore, librat dhe objektet kryesore te kesaj biblioteke u shperngulen dhe librat dhe ndertesa mbeten te paprekura nga lufta. Ne saje te nje ndryshimi strukturor ne fushen e librit ne RDGj, me 1969 shtepia me tradita te pasura u bashkuam me bibliotekave te vogla te instituteve kombetare te kerkimit dhe te perkujtimoreve te literatures klasike gjermane ne Weimar. Kjo biblioteke speciale, e themeluar ne 1954 kishte si berthame te saj koleksionin e librave te Shoqerise Goethe dhe mbante emrin "Biblioteka Qendrore e Klasikes Gjermane". Kete emer e mbajti deri me 1991. Ne kete periudhe berthama e koleksionit te kesaj biblioteke u perqendrua ne literaturen gjermane te periudhes 1750 deri me 1850 dhe hoqi dore nga funksioni i saj si biblioteke rajonale.

Nga 1991 e deri me sot, kjo biblioteke mban emrin e kujdestares se saj me te madhe, Herzogin Anna Amalia, dhe ben pjese prej vitesh ne listen e Trashegimise Kulturore Boterore te UNESCO-s.
Biblioteka sot drejtohet prej "Stiftung Weimarer Klassik" dhe sponzorizohet nga dhurata private dhe te organizatave te ndryshme kulturore.

Zjarri i rene me 3 shtator shkaktoi jo vetem nje dem material, por edhe nje dem shpirteror, pasi emri i bibliotekes Anna Amalia eshte i lidhur ngushte me emrat e poeteve dhe mendimtareve me te medhenj gjermane dhe boteror si Goethe, Schiller, Wiland etj. Nese gjithmone thuhet per Gjermanine "vendi i mendimtareve dhe i lirikeve", biblioteka Anna Amalia eshte deshmi e gjalle e kesaj.

Llogaritjet e para per shumen e mundshme, qe duhet per te restauruar librat e demtuar prej zjarrit, supozohen deri ne 50 milione euro. Qeveria gjermane, per kete qellim caktoi nje fond prej 5 milione eurosh, gjithashtu ne nje depozite te vecante, qytetaret gjermane derdhin shuma parash, te cilat do te sherbejne per restaurimin e librave dhe te nderteses se bibliotekes Anna Amalia.
Fale teknologjise se perparuar, pjesa me e madhe e librave ka shpetuar, edhe pse gjysem te shkrumbuar, dhe jane vendosur ne frigorifere gjigand ngrirjeje, ne temperatura minus 20°Celcius. Librat me pas nxirren nje nga nje dhe pasi u hiqen lageshtira dhe shkuma e fikesave te zjarrit ne dhoma te posacme vakuumi, ne nje proces teknologjik te vecante ndahen fletet nga njera tjetra, pa u grisur, dhe ato faqe, qe jane shkrumbosur do te shkruhen nga e para dhe do te zevendesohen.


Shenim: Informacionet mbi Herzogin Anna Amalia Bibliothek jane marre nje pjese me shkurtime prej faqes ne Internet te "Stiftung Weimarer Klassik".