Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Pse atehere prej kesaj ana u dha ne itali TITULLI I MJESHTRIT TE MADH,PSE.?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hoteli : 25-10-2009 mė 13:06

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė Statut I Rrallė Ligjor I Qytetit Tė Drishtit I Vitit 1468

    "Statuti i Drishtit", shfaqet me pėrmbajtjen unike tė tij, si njė monument i mirėfilltė dhe i veēantė juridiko-religjioz, qė sanksionon nė mėnyrė ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisė kristiane, nė njė njėsi administrative qytetare tė caktuar,

    NJė STATUT I RRALLė LIGJOR I QYTETIT Tė DRISHTIT I VITIT 1468

    Dr. Irakli Koēollari

    RRETHANAT E LINDJES SĖ
    "COMMUNES" DHE "REGNA-VE"


    Nė shekullin X, "Perandoria e shenjtė-kristiane" ishte tronditur rėndė prej krizave tė thella politike, qė kishin pėrfshirė Europėn, ndėrsa aty nga fundi i shekullit XII dhe fillimi i shekullit XIII, ajo jepte shenjat e fundme tė saj. Po shpėrbėhej kėshtu njė epokė disa shekullore "Christendom". E ashtuquajtura "skizma" qė kishte filluar, gjente terrenin e pėrshtatshėm pėr realizimin e saj pėrfundimtar.

    Nė terrenin politik pas kėsaj shpėrbėrjeje, pjesa dėrrmuese e Europės pėrjetonte njė realitet tė ri. Nė procesin e kėtyre ndryshimeve fondamentale, kishin filluar tė konfiguroheshin mjedise tė reja gjeografiko-demografike tė njė forme tė panjohur mė parė. Pra, kishin filluar tė formoheshin ndarjet e para politiko-administrative tė emėrtuara "status totius reggni" dhe "communis societas status", "Regnat" dhe "Communis", e thėnė ndryshe Principatat dhe Komunat. (1) (Kleinnschmidt, Herald; "The transformation of Ideas and Attitudes in Middle Ages", Boydell, New York)

    Krahas e bashkė me kėto zhvillime tė aspektit politik, ndryshime domethėnėse po shtriheshin edhe nė terrenin religjioz. "Skizma" Lindje-Perėndim dhe "skizma" brendapėrbrenda Perėndimit po ofronte kapėrcime tė rėndėsishme qė vinin ndesh me rrugėn dhe historinė tradicionale tė kristianizmit. (2)(Demetry, H. Demetry; "Catechism of the East Orthodoxy Church", Florida 2002)

    Tė gjitha kėto zhvillime tė vrullshme, ngjarje qė krijuan realitete tė reja, kėrkuan nė mėnyrė tė natyrshme krijimin e akteve tė reja ligjore qė do tė mund tė administronin dhe drejtonin kėto struktura tė reja politiko-sociale tė shfaqura nėpėr Europėn mesjetare.


    EUROPA FILLON TĖ HARTOJĖ
    LIGJE TĖ REJA


    Dhe rrethana tė tilla lindin pėrherė misionarė tė rinj tė sė drejtės, qė do t‘u jepnin zgjidhje nevojave qė kishin diktuar terrenet e panjohura. Ata do tė hartonin legjislacionin, tė cilin e priste tashmė Europa nė nevojė.
    Forteskie, Gerson, Bartoldo Baldo nė Itali, Guljelmi nga Okhami nė Britani dhe Marsilio nga Padova qenė misionarėt mė tė mėdhenj qė ofruan konceptet e reja dhe kurajoze mbi tė drejtat ligjore tė "Comunave" dhe "Regnave" - pra tė drejtat ligjore tė Mbretėrive, Qyteteve dhe qytetarėve.
    Qenė pikėrisht kėta misionarė qė formuluan parimet se:

    "Ashtu si perandori hartonte ligjin universal pėr tė gjithė … ashtu edhe ata qė tashmė janė zotėr nė territore tė veēanta (Regna, Communes) duhet tė hartojnė statute ligjore tė veēanta pėr to".

    "Regnat dhe Commun-at, duke qenė autonomė, kanė tė drejtėn e hartimit tė njė legjislacioni sovran." (3) (da Padova, Marsilio; - "Difensor pacis")

    Kishte lindur kėshtu mundėsia e hartimit tė akteve tė reja ligjore, nėn njė koncept tė ri rreth "sė drejtės", "sovranitetit" dhe "vullnetit tė sovranit". Fillojnė tė hartohen mbi kėtė bazė "Statutet" e para ligjore tė Mbretėrive, Republikave, Civitates dhe Comunave europiane.



    LIGJET E PARA EUROPIANE
    DHE LIGJET E PARA SHQIPTARE


    Pikėrisht, nė kohėt kur fillojnė tė hartohen "Statutet" e para ligjore nėpėr Europė, nė fillimin e shekullit XIV, atė mot fillojnė tė hartohen edhe "Statutet" e qyteteve shqiptare tė Shkodrės, tė Durrėsit, Drishtit, etj. Ato "Statute", nė thelb, nuk janė gjė tjetėr veēse Kushtetutat e para tė tyre.
    Por, siē pėrmendėm, zhvillimet dhe ndryshimet nė Europėn e asaj kohe nuk qenė vetėm politike e sociale, ato qenė edhe religjioze. Pėr rrjedhim, ndryshimet ligjore filluan tė ndodhin edhe nė kėtė fushė. Nė pėrshtatje me rrethanat e reja edhe kisha katolike adoptoi e rezervuar njė numėr ndryshimesh ligjore. (4) (Piero, D‘Amico; "Storia della Filosofia del Dirito", Napoli 2001)
    Nė kuadrin e kėtij tolerimi gjejnė terren ndryshimet nė lėmenjtė e mendimit kristian edhe nė Arbėri. Intelektualė tė spikatur, njohės tė thellė tė filozofisė dhe legjislacionit kristian, nė radhėt e klerit arbėror, hartojnė me miratim Papnor njė "Statut" ligjor me karakter religjiozo-laik, tė qytetit e Drishtit.
    Gjejnė terren pėr t‘u hartuar "Statute" tė tilla edhe nė qytetet dhe territoret e Arbėrisė, pasi edhe nė kėto anė tė Ballkanit ishte krijuar njė infrastrukturė dhe urbanizim i lartė i civilizimit mesjetar, i njėjtė me nivelet e diagramės europiane. Pėr kėto arsye, nuk mund tė hartoheshin, aq mė pak, nuk mund tė zbatoheshin dot Kushtetuta me dispozita qė rregullonin dhe administronin shoqėritė e zhvilluara, moderne tė kohės, pėr shoqėri tė prapambetura, pa njė infrastrukturė tė avancuar ekonomike, politike, religjioze, intelektuale dhe qytetare.
    Dhe qytetet arbėrore i kishin kėto nivele, prandaj edhe mund tė hartonin Kushtetuta dhe organizonin jetėn e tyre mbi shtrate ligjore tė barasvlefshėm dhe bashkėkohorė me ata europianė.
    Kėshtu ishte edhe Drishti, njė qytet i lulėzuar mesjetar, me njė infrastrukturė urbane mjaft tė pėrpunuar, me katedralen e tij dhe institucione tė tjera tė zhvilluara civile dhe ligjore, me fisnikėrinė e tij tė njohur qytetare brenda dhe jashtė Arbėrisė, me magjistratėt dhe noterėt, me komunitetin e tregtarėve tė shumtė, me fuqinė ekonomike mjaft potente, gjer aty sa priten edhe monedha tė bronzta, me muret rrethues hijerėndė, me intelektualė tė shquar qė mund tė krijonin dhe hartonin ligje tė denjė pėr tė qenė rivalė me fqinjėt e tyre perėndimorė.



    "STATUTI I DRISHTIT",
    ZBULIM QĖ NDRIĒON
    PJESĖ TĖ ERRĖTA HISTORIKE


    Padyshim, gjetja nga albanologu i famshėm kroat, i shekullit tė kaluar, Milan Shuflai dhe botimi sė fundi i "Statutit tė Drishtit", nga OMBRA GVG, nėn punėn e kujdesshme dhe tė lavdėrueshme tė dr. Musa Ahmeti dhe dr. Etleva Lala i - "Statuta... Drivastensis", ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr historinė e civilizimit tė moēėm shqiptar, tė fondit tė letrave arbėrore dhe nė tėrėsi, tė pasurisė tonė etno-kulturore dhe religjioze tė sė kaluarės. Qytetari ynė, juristėt dhe gjer fondet e arkivave duhet tė njihen me kėtė monument tė rėndėsishėm historiko-juridik, si pjesė e vlerave tė rralla, tė veēanta, tė trashėgimisė, tė sė drejtės dhe jurisprudencės tonė nė veēanti. Ėshtė i tillė sepse dokumenti nė fjalė ndriēon hapėsira shekullore, pjesė tė rėndėsishme, tė errėta, tė panjohura, nė disa raste tė dyshimta, tė varfra tė historisė sonė dhe ofron e pasuron njė realitet tjetėr, krejt tė ri tė botės Arbėrore mesjetare.



    "STATUTA ET ORDINATIONES
    CAPITULI ECCLESITAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS"


    Nėn kėtė titull, "Statuti i Drishtit", shfaqet me pėrmbajtjen unike tė tij, si njė monument i mirėfilltė dhe i veēantė juridiko-religjioz, qė sanksionon nė mėnyrė ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisė kristiane, nė njė njėsi administrative qytetare tė caktuar, atė tė qytetit tė Drishtit, "civitates Drivastensis", nė territoret e Arbėrisė mesjetare. Ėshtė fjala pėr njė dokument, i cili ndoshta gjer mė tash ėshtė i vetėm nė llojin e tij, nė hapėsirat ballkanike, por edhe pėrtej tyre, nė ato europiane.
    Ėshtė i tillė, sepse ky i Drishtit, ndryshe nga Statutet e "Regnave"- "Civitat"-eve, "Communa"-ave, apo republikave tė para europiane, nė shek. XIV-XV, tė cilėt pėrmblidhnin tėrėsinė e normave tė sė drejtės administrative, tė sė drejtės civile, tė sė drejtės penale, tė sė drejtės familjare; tė drejtat, liritė dhe detyrimet e qytetarit, pra qė nė njė mėnyrė qenė Kushtetuta, ky "Statut" nuk pėrmbledh dispozita tė njė natyre tė tillė.
    Ai pėrmban njė numėr normash procedurale, tė cilat rregullojnė: a - jetėn dhe veprimtarinė e institucionit tė Kishės Katolike, b - organizimin e saj hierarkik, c - mėnyrėn e zgjedhjes sė Retorėve dhe Prokuratorėve, d - funksionet dhe detyrat e Kanonikėve, tė Kryedhjakėve, tė Kryeipeshkėve, e - ritet, rregullat, meshat, lutjet dhe liturgjitė, f - tė drejtat dhe detyrimet e kanonikėve, g - sanksionet pėr shkeljen e rregullave tė parashikuar nga ky Statut, h - normat morale tė komunitetit kristian, etj. (5)(Shih, "Stututet dhe Urdhėresat....", f.145,147,156..)
    Nė tė parashtrohen tė drejtat dhe detyrimet e besimtarėve kristianė, sanksionet konkrete pėr shkelėsit e normave tė statutit. Ai pėrcakton kompetencat e veēanta tė kishės sė Drishtit, rregullat e zgjedhjes sė Kanonikėve, mėnyrėn e hartimit tė dokumentacionit, etj.



    FJALĖT E PAL ĖNGJĖLLIT
    NĖ STATUTIN E DRISHTIT


    Qė nė faqet e para tė Statutit, tė cilat ne do t‘i quanim mė saktė prolog tė tij, promovohet i tėrė ky monument juridik pėrmes fjalėve tė njėrit prej autoriteteve dhe figurave mė dominuese tė kristianizmit arbėror tė mesjetės, Pal Engjėllit. Por, jo vetėm i kristianizmit por edhe i politikės dhe diplomacisė sė shtetit tė Skėnderbeut.
    Nė kėto tre faqe, Kryepeshkopi i Durrėsit, Shkodrės dhe Drishtit, i drejtohet me fjalėt e tij tėrė strukturave dhe individėve qė mbajnė nė kėmbė institucionet dhe shpirtin e kristianizmit tė asaj kohe "nė popullsinė Ilirike" (siē shprehet ai vetė), nė Arbėri. Ai ēon nė vėmendjen e Kryepeshkopėve, Ipeshkėve, burrave tė nderuar Abatėve, Kryepriftėrinjve, Rektorėve, Prelatėve, nė katedralet e Sapės, Shkodrės, Drishtit, Durrėsit, etj., se "pėrse ishte bėrė i nevojshėm hartimi i kėtij Statuti, Kanoniku tė ri…?!" (7) (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG)
    Dhe ēuditėrisht, nė fjalėn e tij sqaruese, Pal Engjėlli na bėn tė njohur njė fakt enigmatik, tepėr tė rėndėsishėm pėr fushėn e jurisprudencės shqiptare dhe tė trashėgimisė sė shkruar ligjore qė ende nuk njihet. Ja ēfarė pohon ai konkretisht:


    NJĖ THESAR JURIDIK SHQIPTAR I PANJOHUR

    "…Ne, kanonikėt dhe kapitulli i kishės sė Drishtit, ..konstatojmė se tė parėt tanė na kanė lėnė disa Kushtetuta, tė cilat nga ana tjetėr rezultojnė ose tė paqarta ose tė pamjaftueshme…."(8)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG)

    Pėrmes kėtyre fjalėve tė pakta, tė Pal Ėngjėllit dhe njė grupi burrash tė menēur, pjesėmarrės dhe hartues tė Statutit tė Drishtit, mėsojmė njė lajm tronditės dhe tė rėndėsishėm njėkohėsisht, atė qė Arbėria, pėrpara kohės sė hartimit tė kėtij Statuti (shek. XV), kishte pasur edhe Kushtetuta tė tjera ligjore, mė tė vjetra, tė cilat me kalimin e kohėve "janė bėrė tė paqarta dhe tė pamjaftueshme…." Siē shprehen ligjvėnėsit.(9) (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis, Ombra GVG)
    Pra, ėshtė ky dokument i shkruar qė na konfirmon ekzistencėn e njė tradite zakonore tė shkruar shqiptare tė lashtė. Do ta quaja njė frazė tė artė, njė ēast solemn dhe ngazėllimi pėr historinė e sė drejtės sė lashtė shqiptare!.
    Do ta thosha kėtė, sepse edhe traditat zakonore mesjetare tė popujve me tė hershėm nė kėta lėmenj, si britanikėt, dokumentin e parė ligjor, "Magna Cartan", e kanė shkruar mė 1215. Dhe ky dokument nuk ėshtė Kushtetutė, pra pėrmbledhės i njė numri dispozitash themelore, por njė fletė tė vetme! Ndėrsa siē pohojnė nė kėtė dokument kėta ligjvėnės tė hershėm shqiptarė, qyteti arbėror paska pasur edhe para kėsaj periudhe, kode tė tėra tė shkruara!!!

    Po cilat qenė ato Kushtetuta arbėrore tė vjetra?
    Sa tė tilla ka pasur?
    Nė ē‘gjuhė kanė qenė shkruar ato?
    Ē‘thoshin dispozitat e kėtyre Kushtetutave?
    Ēfarė shprehnin normat e kėsaj tė drejte tė lashtė zakonore shqiptare?
    Kush i pati shkruar ato?
    Kur qenė shkruar ato?
    Kėto dhe shumė pyetje tė tjera mbeten ende tė fshehura mbas enigmės, nė mos mbetshin tė tilla pėrjetėsisht nėse arkivat dhe fondet e tyre nėpėr botė nuk do t‘i nxjerrin nė dritė asnjėherė kėto thesarė. Sidoqoftė, le tė presim dhe shpresojmė….


    PĖRSE U BĖ I NEVOJSHĖM HARTIMI I
    "STATUTIT TĖ DRISHTIT"
    (KARAKTERI DINAMIK)


    Mbas fjalėve hyrėse, hartuesit e Kanonikut shprehin qartė arsyen dhe nevojėn e hartimit tė Statutit tė ri. "Ndodh nganjėherė qė pėr shkaqe tė reja qė dalin nė pah dhe pėr vėshtirėsi tė reja janė tė nevojshme statute dhe urdhėresa tė tjera…." (10)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG)
    Pėrmes kėtyre fjalėve ne shikojmė tė shprehur qartė njė nga parimet aristoteliane tė tipareve tė ligjit, - karakterin dinamik tė tij, ē‘ka do tė thotė ndryshimin dhe pėrmirėsimin periodik tė ligjit, nė pėrshtatje me zhvillimet e shoqėrisė…dhe jetės. (11).(Aristoteli; "Etika Nikomake", Athens 1977)
    Nga ana tjetėr, hartuesit e Statutit sqarojnė se miratimi i ndryshimeve tė reja nuk mund tė bėhej rast pas rasti pėr ēdo ndryshim mė vete, pėr shkak tė pamundėsive konkrete. Prandaj ndryshimet janė bėrė tėrėsore dhe hartimi i normave ėshtė bėrė nga fillimi, nė prezantimin e njė Statuti pėrmbledhės, tėrėsisht tė ri.
    Brenda dispozitave qė formatojnė kėtė institucion tė gjerė ligjor, ka shumė ēėshtje qė lipsen tė studiohen dhe analizohen nė pikėpamje ligjore shkencėrisht dhe besojmė se kėto me siguri do tė realizohen me fondet e pasura tė kėtij Statuti. Por, do tė veēonim si fillim disa tipare thellėsisht racionale qė mbart ky Statut.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė Statut I Rrallė Ligjor I Qytetit Tė Drishtit I Vitit 1468 Kod Ligjor,

    NJė STATUT I RRALLė LIGJOR I QYTETIT Tė DRISHTIT I VITIT 1468

    KOD LIGJOR, JO VETėM RELIGJIOZ, POR EDHE LAIK


    Megjithėse, misioni dhe qėllimi i hartimit tė kėtij Statuti shprehet qartė jo vetėm nė hyrjen e tij, por nė tėrė pėrmbajtjen e dispozitave qė renditen nė tė, nė kėqyrjen, analizėn dhe interpretimin literal ligjor tė neneve gjenden mjaft elemente tė karakterit laik tė kėtij Kodi.
    Siē shprehen vetė autorėt e Statutit, nė hartimin e tij ata nuk janė mbėshtetur vetėm nė rregullat apo rregulloret kanonike biblike tė papatit, por edhe nė "kushtetuta tė vjetra tė cilat rezultojnė tė paqarta…", ē‘ka do tė thotė se ata janė mbėshtetur nė burimet e traditės zakonore vendase, me origjinė popullore, pra laike. (12). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , f.142)
    Elementė laikė nė statut gjejmė edhe nė rastet e zgjedhjes sė rektorėve dhe prokuratorėve. Nė mėnyrė tė ēuditshme, hartuesit e kėtij dokumenti i kanė dhėnė tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė votim jo vetėm klerikėve, por edhe pėrfaqėsuesve nga populli, besimtarėve tė thjeshtė. "...Tre pleq dhe dy tė rinj tė cilėt tė betohen se do tė zgjedhin si rektor dhe prokurator... atė qė e njohin si mė tė dobishėm." (13). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli 2)
    Ndėrsa vazhdojmė mė tej, (neni IX i Statutit) duke iu referuar konkretisht gjendjes ekonomike tė Drishtit dhe tė banorėve tė saj, ku do tė shtrinte efektet e veta ky Statut, hartuesit e kėtij ligji mes tė tjerave, mbėshtetur nė realitetet e kohės, shprehen:
    "Meqė jemi tė varfėr dhe kemi tė ardhura tė pakta, duhet tė kėmbėngulim nė punėn e duarve..." (14)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli IX)
    Siē shihet, ky lloj formulimi nė kėtė nen, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me dispozitat e njė kanoniku religjioz. Ai i ngjan nė kėtė rast, mė shumė njė kėshille popullore qė u jepet qytetarėve tė varfėr pėr tė pėrballuar kushtet e vėshtira ekonomike, sesa njė predikimi tė mirėfilltė religjioz.

    NGRITJA E NORMAVE MORALE
    NĖ NIVELIN E NORMAVE KANONIKE


    Hartuesit e kėtij Statusi (kanoniku), duke dashur qė tė ruhen dhe tė ngjizen nė ritualet kristiane disa prej zakoneve tė mira tė edukatės dhe moralit popullor vendas, kanė pėrpiluar edhe dispozita tė reja, qė i kanė bėrė pjesė tė neneve tė kėtij Statuti, tė tilla si mė poshtė.

    Nė nenin XII, urdhėrohet:
    ".... Morėm vendim qė askush tė mos guxojė tė ndėrhyjė ose tė flasė pa leje para ... pleqve. Nė rast tė kundėrt dėnohet..." (15)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XII)
    Nėn kėtė logjikė dhe me kėtė objeksion, ne gjejmė nė kėtė Statut edhe njė numėr tjetėr dispozitash me orientim dhe bazė nga trashėgimia morale vendase, por, pa dashur tė zgjatemi nė secilin prej tyre, do tė pėrmendim edhe dy mė tipiket, atė me nr. XXXVII dhe XXXVIII, ku thuhet:
    "Asnjeri s‘duhet tė guxojė tė luajė zaresh ose ndonjė lojė tjetėr tė pandershme me tė holla (bixhoz)..."
    "Kur mblidhemi pėr drekė askush tė mos guxojė tė sjellė me vete ndonjė vajzė..." (16).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XII)
    Pra, siē shihet, bazė e predikimeve dhe mesazheve, qė pėrcjellin dispozitat e kėtij kanoniku, nuk janė vetėm e thjesht normat kristiane, por edhe ato morale popullore, tė cilat vijnė prej trashėgimisė zakonore vendase.
    Nė kėtė mėnyrė, ne shohim nė mėnyrė konkrete atė operacion ligjor qė thirret "ngritje e disa prej normave morale e zakonore vendase nė nivelin e normave kanonike".


    NJĖ INICIATIVĖ
    E DUKSHME LIGJORE


    Nė studimin e vėmendshėm tė kėtij kanoniku dallohet qartė dhe dukshėm, nė jo pak nene tė tij, iniciativa ligjore e hartuesve tė kėtij pėrmbledhėsi procedurash dhe aktesh materiale ligjore. Ėshtė pikėrisht kjo iniciativė qė e nxjerr Statutin pėrtej shabllonit tipik dhe stereotip kristian, sikurse radha e statuteve tė tjera tė pėrmendura tė natyrės sė njohur.
    Ėshtė e kuptueshme se Statuti ėshtė hartuar dhe mbėshtetur kryesisht nė normat bazike kristiane, por ai e thotė qartė se ėshtė pėrshtatur pėr qytetin e Drishtit dhe banorėt drishtianė. Orientimi dhe terreni drishtian ėshtė i pranishėm kudo nė nenet e kėtij Statuti dhe i shprehur nominalisht me emrin e kėtij qyteti arbėror, konkretisht dispozitat e tij tė shumta si, Nenet IX, X, XI, XII, XV, XXXVII, XXXVIII, XXIX, XLVII, LIV, etj. (.. e kishės sė Drishtit..., pėr kėtė arsye kanonikėt e kishės sė Drishtit,... pėrse nė kishėn e Drishtit nuk ėshtė numri i kanonikėve... prej dere tė mirė drishtiane... .unė x.. i zgjedhur kanonik i kishės sė Drishtit..., .... i kishės sė Drishtit i uron...., etj) (17).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli IX,.. XII...LIV)
    Nga ana tjetėr, nėse rregullat kristiane janė unike dhe tė unifikuara pėr tė gjithė institucionet, besimtarėt, qytetet dhe katedralet e tyre kristiane, pavarėsisht nga vendi, etnia, raca, etj., Statuti i Drishtit nėnvizon jo rrallė, brenda rreshtave tė tij, se ai ėshtė kanonik i qytetit tė Drishtit, pėr katedralen dhe besimtarėt e kėtij qyteti.
    Jo vetėm kaq, por nė njėrėn prej dispozitave me karakter procedural, kuvendi ka shpallur dhe miratuar me kurajė njė normė qė synon ta bėjė akoma mė drishtiane hierarkinė e kėtij institucioni. Kėshtu, nė nenin XLIV thuhet:
    "Prandaj, duke ndjekur kėtė zakon tė mirė, morėm vendim qė kanonikė tė zgjedhim atė ... me emėr tė mirė, ... qė ka shėrbyer nė kishėn tonė....qė nė moshė tė vogėl,.. dhe tė jetė prej dere tė mirė dhe tė vjetėr drishtiane nga tė dy prindėrit, sepse ka 40 vjet e kėtej, qė bashkėkanonikėt vijnė nga dyer tė tilla." (18).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XLIV)
    Dispozita e mėsipėrme, por edhe disa tė tjera nė kėtė Statut, shprehin qartė edhe njė prirje tjetėr juridike, tė njohur si "precedenti", praktikė kjo e "Common Law"-ut britanik.


    ELEMENTĖT SHQIPTARĖ

    Statuti ėshtė i shkruar nė latinisht. Por, kjo nuk u jep aspak terren njerėzve naivė tė ngazėllehen dhe proklamojnė se kanoniku "nuk ėshtė shqiptar!!!"
    Edhe "Magna Carta", e vitit 1215, me tė cilin mburret me tė drejtė Britania, por edhe Europa, si dokument i parė i trashėgimisė sė shkruar ligjore, ėshtė i shkruar nė latinisht. Megjithatė, ky fakt nuk e bėn aspak italian kėtė monument tė memories dhe trashėgimisė zakonore!
    Pėrkundrazi, gjithė bota e njeh dhe e respekton atė si dokumentin e papėrsėritshėm tė sė drejtės britanike!
    Nga ana tjetėr duhet tė dimė se, gjer nė agun e Rilindjes Europiane, latinishtja ishte gjuha zyrtare e tėrė "perandorisė kristiane" europiane. Por, mendoj se nuk ka arsye tė qėndrojmė mė gjatė nė kėtė ēėshtje.
    Pa dyshim, qė Statuti ka dispozita nga e drejta kanonike tradicionale kishtare kristiane. Ėshtė krejt e pritshme, normale dhe nė vlerėn e tij tė ketė kėtė orientim, sepse nė thelb ai ėshtė njė pėrmbledhės normash ligjore me orientim religjioz-kristian.
    Duke qenė i tillė, pėrmes kėtyre dispozitave, Statuti sjell dhe transmeton edhe vlera morale dhe shpirtėrore, ndėr mė tė arrirat e njė bote tė tėrė kristiane dhe qytetėrimit perėndimor, tė pėrzgjedhura dhe pėrpunuar nė shekuj. E pa dyshim, kjo ishte njė vlerė dhe nevojė pėr Arbėrinė e asaj kohe.
    Por, bashkė me to, hartuesit e kėtij Statuti kanė ofruar dhe kanė renditur si pjesė tė neneve tė tij edhe njė numėr dispozitash dhe predikimesh morale qė vijnė nga trashėgimia zakonore shqiptare.
    Ēfarė kanė bėrė dhe ēfarė bėjnė ligjvėnėsit tanė sot? Tė njėjtėn gjė qė kanė bėrė pararendėsit e hartimit tė kėtij Statuti. Kanė marrė dhe vazhdojnė tė marrin nga legjislacioni europiano-perėndimor akte ligjore, statute, kode etj., tė vlerėsuar si mė tė arrirėt dhe i pėrshtatin ata nė harmoni me kushtet e vendit tonė. Por, kjo nuk i bėn kėto ligje mė pak shqiptare, pėrkundrazi.
    Nė thelb, edhe sistemet ligjore qė ka vetė Perėndimi i sotėm nuk janė thjesht dhe vetėm trashėgimi e njė populli tė vetėm europian, por eksperiencė dhe pasuri e trashėgimisė historike tė shumė popujve dhe shumė kohėve.
    E thėnė pėrmbledhtas, Statuti i Drishtit ėshtė njė monument ligjor i njė natyre unike, pasi ėshtė njė statut arbėror, njė ligj i pėrshtatur pėr kushtet e njė komuniteti tė kohės, duke pėrmbledhur brenda tij bashkėrisht norma tė sė drejtės kanonike kristiane dhe ato zakonore vendase.


    HISTORIA E SĖ DREJTĖS NĖ SHQIPĖRI
    DUHET TĖ NDRYSHOJĖ!


    Gjetja dhe publikimi pak kohė mė parė i "Statutit tė Shkodrės" (i vitit 1346), sė fundmi i "Statutit tė Drishtit" (i vitit 1468) si dhe tė dhėnat e shumta pėr ekzistencėn e "Statutit tė Durrėsit", apo tė ndonjė qyteti tjetėr tė Arbėrisė mesjetare, e rendisin vendin tonė pa asnjė mėdyshje tanimė nė radhėn e vendeve me njė trashėgimi ligjore tė shkruar, si pak vende tė tjera nė hapėsirat gjeografike europiane.
    Ato flasin qartė se populli ynė nuk vjen nga tradita tė varfra tė shoqėrive tribale, apo komuniteteve klanore nė treva tė thella rurale, tė administruara vetėm prej traditės zakonore orale.
    Ato na thonė se shoqėria shqiptare e Mesjetės nuk ishte njė shoqėri e strukturave sociale tė pazhvilluara dhe tė administruara vetėm nga "Kanuni". Pa dyshim, edhe "Kanuni" shtrinte juridiksionin e tij dhe funksiononte, por vetėm nė zona dhe treva tė caktuara, enklava malore, ku nuk arrinin dot tė shtrinin efektet e veta, pėr shkaqe urbane e gjeografike, statutet dhe institucionet ligjore qė pėrmendim mė sipėr.
    Shoqėria e urbanizuar arbėrore mesjetare, me daljen nė dritė tė kėtyre dokumenteve tė rėndėsishme, tanimė na flet qartė dhe ndryshe, pėrmes provave historike tė njė lloji tė veēantė. Ajo na flet pėrmes gjuhės sė pėrpunuar dhe tė shkruar tė ligjeve, siē janė statutet.
    Vjetėrsia e kėtyre dokumenteve, hershmėria e fondeve tė shkruara ligjore ėshtė tregues dhe pasqyrė e padiskutueshme e vjetėrsisė sė themeleve tė civilizimit, tė shtėpisė sė njė populli. Dhe duket qė populli ynė e paska atė.
    Pėr kėto dhe arsye tė tjera, qė pėrmendim mė sipėr, "Historia e tė Drejtės" nė Shqipėri duhet tė ndryshojė, pasi prurjet e reja i japin Mesjetės tonė njė profil krejt tjetėr nga ai qė kemi njohur gjer mė tash. Organizimet dhe institucionet ligjore nė Arbėri, tė ngritura mbi prurjet mė tė arrira tė traditės europiano-perėndimore tė kohės, pleksur ato edhe me traditėn zakonore tė shkruar vendase krijojnė njė fond nderi nė historinė e jurisprudencės mesjetare shqiptare, por pa asnjė mėdyshje edhe nė atė tė ////////////////rajodhve tė artė europianė.
    Tė gjitha kėto prurje tė reja, pa asnjė mėdyshje shumė tė rėndėsishme duhet tė zėnė vendin e duhur dhe tė pasqyrohen denjėsisht nė tekstet e historisė sė tė drejtės shqiptare.

    HISTORIA DHE E DREJTA

    Me gjetjen dhe botimin e "Statutit tė Shkodrės" dhe tė "Statutit tė Drishtit", gjykojmė se historiografia e ka thėnė fjalėn e saj. Radhėn e ka jurisprudenca dhe komuniteti i juristėve shqiptarė, tė cilėt duhet tė bėjnė hulumtime, interpretime dhe analiza tė thella shkencore mbi kėto dokumente me vlerė.
    Nė tėrėsi ky dokument juridik, por edhe dispozitat e veēanta tė tij lipset t‘i nėnshtrohen vėzhgimit dhe qėmtimit tė kujdesshėm. Vlera e vėrtetė e statuteve nuk ėshtė botimi dhe njohja e tyre, kėto monumente tė pazbuluara qė na vijnė nga lashtėsia do t‘i kumtojnė ēmimet e vėrteta tė thesareve tė tyre tė papėrsėritshme vetėm kur tė interpretohen saktėsisht se ē‘janė ato, thelbi, prurjet, misionin social, mesazhet historiko-juridike, sanksionet ndėshkuese, ashpėrsia apo toleranca, tė drejtat, privilegjet dhe detyrimet, nga qytetari i thjeshtė e gjer te Monarku etj.
    Statutet janė nė thelb strukturat ashtore qė formatojnė anatominė e vėrtetė tė atij "organizmi" qė thirret shtet, pėr rrjedhim natyrėn e njė shoqėrie nė njė kohė tė caktuar. Pa praninė, studimin dhe analizėn e tyre vlerėsimi i historisė sė njė populli do tė ishte i mangėt dhe i pasaktė.

    NJĖ PORTRET I PANJOHUR
    NĖ MINIATURĖ I PAL ENGJĖLLIT


    Nuk do ta quanim normale tė ndaheshim nga rreshtat e kėtij shkrimi pėrmbledhės, kushtuar kėtij thesari historiko-juridik, tė ardhur me mundim nga Mesjeta arbėrore, nėse nuk do tė thoshim dy fjalė pėr njeriun qė drejtoi dhe miratoi hartimin e kėtij Statuti tė rrallė, - Pal Engjėllin.
    Kjo figurė ende pak e njohur e kristianizmit dhe historisė tonė kombėtare, ky aleat besnik i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, diplomat dhe ambasador brilant nė kohėt e ndezura dhe tė pėrgjakura tė vėrshimeve barbare osmane mbi trojet tona, paraqitet edhe kėtu me profilin, dinjitetin dhe rolin e njė intelektuali me dimensione tė pakrahasueshme. Tashmė si njė jurist i pjekur.
    Nė dokumentacionin arkivor latin, ai bėhet evident qė nė moshė relativisht tė re, kur shėrbente nė qendra tė vogla periferike kishtare, gjersa pėr merita tė veēanta, ngjit shkallėt e hierarkisė dhe bėhet kryepeshkop i Durrėsit, Shkodrės e Drishtit.
    Por, me rolin e tij tė veēantė, nė drejtimin e punėve pėr hartimin dhe miratimin e kėtij "monumenti tė vėrtetė ligjor", Pal Engjėlli na zbulon njė vlerė tjetėr tė panjohur, atė tė misionarit legjislator dhe themelues i traditės shqiptare tė shkruar tė sė Drejtės.
    Por, "Statuti i Drishtit" veē sa ofron vlera tė papėrsėritshme nė ato fusha, qė pėrmendim mė sipėr, thesari i tij krejt rastėsisht na ofron edhe njė vlerė tė njė fushe tjetėr!
    Ndėrsa vėshtrojmė me kėrshėri faqet e "Statutit tė Drishtit", ky dokument mahnitės na zbulon papritur njė tjetėr vlerė tė rėndėsishme! Por, ajo ėshtė e njė lloji tė veēantė dhe nuk i takon as fushės sė historisė dhe as asaj tė sė drejtės. Ajo i takon fushės sė Arteve Figurative dhe i dhuron asaj njė vlerė unike, ndoshta pėr herė tė parė krejt tė veēantė dhe tė panjohur.
    Pikėrisht, nė faqen e parė tė tij, "Statuti" fillon me fjalėt "Paulus Angelus..." ( Pal Engjėlli) . Nė germėn e parė tė fjalės "Paulus", qė ėshtė germa "P", madje brenda rrethores sė kėsaj germe gjendet portreti i njė peshkopi. Nė njėrėn dorė, tė majtėn, ai mban shkopin baritor, ndėrsa dora e djathtė ėshtė e ngritur lart, nė pozicionin e njohur tipik tė bekimit. Mbi supe ka tė hedhur njė petk ngjyrė vjollcė dhe jeshile qė arin gjer poshtė gjunjėve. Shtati i Kryeipeshkvit rrethohet nga njė sfond blu-vjollcė i errėt, ēka e bėn mė evident portretin.
    Ėshtė portreti nė miniaturė i vetė Pal Engjėllit.
    Me gjetjen dhe botimin e kėtij "Statuti", fondit tė arteve tona figurative i shtohet njė tablo e rrallė, kjo miniaturė koloristike, njė ndėr tė parat dhe tė rrallat e kėsaj gjinie tė artit tonė figurativ, e punuar nga njėri prej dy shkruesve shqiptarė tė kėtij "Statuti"...
    Pra, bashkė me Statutin, ne kemi tanimė edhe njė piktor shqiptar tė hershėm qė vjen nga viti 1468, bashkėkohės me epokėn e madhe tė Rilindjes Europiane.
    Veē kėsaj pikture nė miniaturė, edhe njė numėr ilustrimesh me stilizime koloristike nė ēdo kapitull dhe germat e para tė neneve tė kėtij "Statuti" e bėjnė estetikisht mjaft tė kėndshėm kėtė dokument. Tė gjitha kėto ilustrime, qė jo rrallė ngjajnė si motivet popullore tė veshjeve tona tradicionale, lipset tė qėmtohen dhe studiohen me kujdesin e nevojshėm shkencor.
    Si ēdo akt themelor ligjor, apo Kushtetutė e kohės, qė nė hyrjen e vet shpallte "moton" mishėruese, apo mesazhin unik tė saj, edhe ky "Statut" ka tė stampuar nė faqen e parė logon e vet tė shkruar, qė ėshtė: "La vertue est la seule noblesse", si dhe njė stemė qė ndoshta ėshtė ajo e qytetit tė Drishtit.
    Le tė shpresojmė qė tė rejat dhe vlerat e mėdha historike, juridike, por edhe ato artistike qė na sjell ky monument arbėror drishtian do tė pasohen nga studime tė tjera qė do tė ndriēonin edhe mė tej vlerat e thella qė mbart nė thellėsitė e tij ky thesar.

    Dr. Irakli Koēollari

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,315
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Statuti i Shkodres

    Sfondi historiko-social i hartimit tė Statutit tė Drishtit

    Statutet e Shkodrės dhe tė Drishtit tė botuar rishtazi para 4 dhe 6 vjetėsh nė shqip u japin njė mundėsi tjetėr historianėve tė sė drejtės pėr tė studiuar, shqyrtuar dhe arritur nė konkluzione tė pjesėmarrjes sė popullsisė arbre nė procesin e njohur tė themelimit tė komunave si qendra qytetare tė administruara me ligjet e veta nė Mesjetė

    Emri:  Statutet-e-Drishtit-1.jpg

Shikime: 1787

Madhėsia:  113.5 KB

    Arbėria Mesjetare ishte njė koncept qė nė rrafshin kulturor pėrfshinte tre shtresėzime tė ndryshme kulturore tė ndėrthurura me njėra-tjetrėn. Sė pari, ishte kultura arbre, njė pėrzierje e traditave mė tė mira vendase me kulturėn e huaj qė ishte imponuar nga lart-poshtė nė formėn e pushtimeve tė drejtė pėr sė drejta qofshin kėto latine, bizantine apo sllave, por edhe njė shtresė tjetėr arbėrore-romane dhe arbėrore-bizantine-romane-sllave tė krijuara prej njė bashkėjetese tė gjatė me kufij etnikė tė papėrcaktuar qartė. Kjo ndėrthurje kulturash nė njė territor tė ngushtė tė pėrbėrė nga bregdeti, fusha, moēale, por edhe gryka e qafash malesh, pėrfaqėsonte mė sė miri atė qė albanalogu i njohur, Shuflai, e quante si “monada e Ballkanit”. Territori arbėr me tė vėrtetė qė pėrbėnte njė pėrjashtim krahasuar me territoret e tjera rreth e qark, pasi brenda kėsaj hapėsire tė vogėl ishin pėrplasur dhe konvenuar influencat kulturore tė Bizantit, tė ortodoksisė, tė Venedikut, tė katolicizmit, tė perandorėve serbė e bullgarė dhe tė sllavizmit si nė asnjė territor tjetėr. Nė vetvete, Shqipėria ėshtė monada e Ballkanit, nė tė cilėn pasqyrohet krejt kozmosi ballkanik me gjithė ngjyresat e veta latine, greke, romane, bizantine, italiane dhe sllave, ku ende sot vezullojnė kristale tė shumta tė gjendjes zanafillore, ku ende duken ato shtresa themelore etnike tė gadishullit Ballkanik, ngulmimi dhe qėndresa e tė cilave u dha gjuhėve ballkanike vulėn e njė fizionomie tė pėrbashkėt e ndihmoi edhe nė krijimin e njė karakteri tė pėrbashkėt tė kulturės mesjetare ballkanike. Pjesė tė rėndėsishme tė kėsaj kulture mesjetare ishte sigurisht edhe kultura e ligjeve, juridiksionit dhe rregullimit tė marrėdhėnieve me tė tretėt si brenda njė territori, por dhe nė marrėdhėnie me entitete tė tjera shtetėrore fqinje. Veēoria e territorit arbėr dhe zhvillimet historike dhe kulturore qė kishin marrė udhė aty bėnte tė mundur njė larshmėri zhvillimi pėr sa i pėrket kėtij aspekti. Arbėria Mesjetare ashtu si pasqyronte njė larshmėri influencash politikash dhe kulturore dhe nė legjislacion kishte zhvilluar njė traditė qė shtrihej qė nga e Drejta Romake e pėrfaqėsuar dhe me influencė nė Arbėrinė Jugore dhe me njė shtrirje deri nė Durrės dhe nė Krujė ku shkonte dhe influenca e Bizantit, me njė tė drejtė zakonore tė quajtur mė vonė Kanun dhe tė identifikuar kryesisht nė jetesėn e fiseve malore dhe shtegtare, por edhe me ekzistencėn e njė tė drejte qytetare nė formėn e statuteve, tė ngjashme me qytetet e tjera tė bregut Adriatiko-Dalmat. Ky aspekt i fundit, i pėrmendur shkarazi qė herėt nė tekstet e Historisė sė Shqipėrisė, por jo i analizuar tėrėsisht nga historianėt e sė drejtės nė Shqipėri, ndoshta edhe pėr njė mungesė tė gjatė tė pasjes nė duar tė botimeve origjinale tė statuteve pėr njė kohė tė gjatė, ka njė rėndėsi tė veēantė, pasi nė vetvete rrėzon njė mit tė vjetėr historiografik tė ngritur mbi zhvillimin politik, administrativ e kulturor tė shqiptarėve, qė i ka parė kėta tė fundit kryesisht si fise malore dhe me ekskluzivitet tė veēantė hartimin dhe funksionimin e jetės sė tyre civile e shoqėrore vetėm pėrmes Kanunit, ligjit tė maleve qė ka ardhur nė forma tė ndryshme deri nė fillim tė shekullit tė XX. Nė historinė e kohėve mė tė fundit qė ka sjellė nė skenė, madje nė mėnyrė dramatike, Ballkanin dhe Shqipėrinė, kjo mangėsi ėshtė ndier me peshėn e saj: cilido qė do tė dėshironte t’i pėrqasej historisė sė shoqėrisė shqiptare nė shekuj pėr t’u njohur me strukturat e saj, kishte nė dispozicion pothuaj vetėm njė material qė u referohej kanuneve tė ndryshme. Sigurisht qė ky perceptim ka krijuar dhe stereotipat e njohur rreth sė kaluarės administrative dhe shtetformuese tė shqiptarėve, shpeshherė njė imazh stereotip si vetėm “vend i shqiponjave”, vend pra i maleve dhe e bėjnė, madje, njė pikė tė pashmangshme krahasimi e mundėsish tė mėtejshme njohjeje me realitete tė tjera qytetare tė Adriatikut tė sipėrm, duke krijuar nė fakt njė hierarki vlerash dhe qeverisje ku shqiptarėve pėr fat tė keq u ėshtė rezervuar vendi i fundit krahasuar me popullsitė e tjera nė Ballkan.

    Emri:  Statutet-e-Drishtit-3.jpg

Shikime: 1216

Madhėsia:  89.7 KB

    Nė kėtė kontekst statutet e Shkodrės dhe tė Drishtit tė botuar rishtazi para 4 dhe 6 vjetėsh nė shqip u japin njė mundėsi tjetėr historianėve tė sė drejtės pėr tė studiuar, shqyrtuar dhe arritur nė konkluzione tė pjesėmarrjes sė popullsisė arbre nė procesin e njohur tė themelimit tė komunave si qendra qytetare tė administruara me ligjet e veta nė Mesjetė. Njė interes mė tė madh nė kėtė drejtim fiton studimi i Statutit tė Drishtit, njė qendre qytetare tashmė tė zhdukur, por dikur shumė tė rėndėsishme tė qytetėrimit tonė mesjetar. Ky interes pėrfiton njė rėndėsi studimore, pasi nėse pėr Shkodrėn ėshtė e kuptueshme rėndėsia si qytet, nė fakt zinxhiri i patjetėrsueshėm i njė sėrė qytetesh nė bregdetin dalmat me njė origjinė shumė tė lashtė qė nga antikiteti dhe si njė pikėnisje e qendėr e rėndėsishme e krahinės sė Zetės pėr tė pasur e zhvilluar njė Statut tė vetin, pėr Drishtin e vendosur 10 km nė verilindje tė Shkodrės, nė breg tė lumit Kir ku nė lindje fillonte prapatoka arbre e malėsisė, pasja dhe hartimi i njė statuti tė tillė mund tė jetė nga rastet e radha dhe dėshmi tė njė shtrirje kulturore latine drejt njė hiterlandi qė kish kaluar nė procese tė tjera ngjizjeje tė popullsisė pas dyndjeve barbare nė shekullin e VII. Kur pėrmendim termin latin, ky term ka mė shumė lidhje kulturore me tipin e komunave dhe administrimit tė tyre, model qė lindi pėr herė tė parė nė Itali dhe sesa i referohet popullsisė etnike tė qytetit. Edhe pse me tė drejtė sipas Shmid nuk kanė ekzistuar nė Mesjetė vija tė qarta ndarėse gjeografike ose shoqėrore. Pėrzierja e grupeve dhe popullatave nė gjuhė tė ndryshme nė njė hapėsirė tė ngushtė nxiste shumėgjuhėsi, simbiozėn kulturore, qė do tė thotė se termat qė pėrdoreshin pėr popullsinė e qyteteve reflektonin ndarjen e vjetėr qė nga antikiteti i qytetarisė romane dhe banorėve tė rinj rrethinave iu referoheshin me emrat etnikė si sllavė apo arbanas. Pėr herė tė parė ky vendbanim pėrmendet nė katalogėt bizantinė tė shekullit IX si seli ipeshkvnore nėn pushtetin e mitropolitit tė Durrėsit. Vendbanimi sipas tė gjitha gjasave daton qė nga koha e ilirėve tė lashtė. Pėr kėtė na dėshmon prapashtesa shumė e lashtė-sht e cila ka ndikuar nė formimin e kėtij toponimi. Sigurisht qė qyteti kishte shėrbyer edhe si njė vendstrehimi pėr popullsinė latine tė bregdetit shqiptar, pasi sė bashku me kėshtjellėn e lashtė bizantine Antipargai, mė vonė Tivarin, dhe koloninė romake Shkodrėn, edhe Drishti zgjatet si ushunjėzat duke thithur gjakun e shpėrndarė romak nėpėr varroshet e Dioklesė dhe Epikarisė, si dhe tė disa vendbanimeve tė tjera pjellore tė Valbonės, rrėnojat e tė cilave edhe sot e kėsaj dite mbajnė emrin shqiptar kjutet( nga latinishtja civitatem). Kjo vetėdije e lashtė dhe traditė qytetare ku shpeshherė Drishti shikohej si njė zgjatim i Shkodrės bėri tė mundur qė qyteti tė pėrfshihej nė procesin e hartimit tė commune (comunitas; universitas; universus populus) sipas shėmbėlltyrės italianoveriore. Pozita juridike e komunave ngulitej mė sė shumti nėpėrmjet privilegjeve tė sundimtarėve tė ndryshėm; juridiksioni nė qytete zbatohej nga gjykatės tė vetėt sipas sė drejtės zakonore lokale. Prej fillimit tė shekullit XIII u pėrcaktuan nė shkrim me statute sipas shembullit italian dhe nėn ndikimin e noterėve italianė parimet themelore juridike tė trashėguara gojarisht, si dhe tė drejtat dhe detyrat e komunave qytetare kundrejt shtetit territorial.

    Emri:  Statutet-e-Drishtit-3.jpg

Shikime: 1216

Madhėsia:  89.7 KB

    Duhet theksuar qė nė krye tė herės qė zhvillimet kulturore dhe politike nė Arbėrinė e veriut ishin tė influencuara nga modelet e Italisė sė Veriut, bregdetit dalmat dhe katolicizmit, ndėrsa nė Arbėrinė e Jugut kemi ndikimet e modelit tė qytetit bizantin. Ekzistenca e njė treve me njė besim tė vetėm edhe njė vend si Shqipėria mesjetare ku ka munguar gjithmonė bashkimi shtetėror, njė besim ky qė nuk mund tė mos ketė ushtruar njė ndikim koncentrues edhe nė legjislacion. Njė nga kėto treva ka qenė dhe Shqipėria katolike, e cila deri tre shekuj mė parė shtrihej edhe mė nė veri (Kuēi), kurse nga Jugu arrinte deri nė Shkumbin. Nė kėtė zonė tė hapėt, kjo njėsi fetare e pandėrprerė prej shekujsh tė tėrė, duhet tė ketė qenė ajo qė ndihmoi nė njė shkallė mė tė gjerė formimin dhe zhvillimin e njė kulture tė qėndrueshme administrative. E pėrmendim kėtė fakt pasi Statuti i Drishtit ashtu si pothuajse nė tė gjitha statutet e njohura deri mė sot, vėrehet roli dhe ndikimi i madh i kishės gjatė mesjetės, sepse pa pėrjashtim normat e para tė statuteve fillojnė me rregullat e kishės, obligimet, rolin dhe vendin qė ka kisha nė shoqėrinė komunė-qytet. Ky veprim ėshtė i pranishėm edhe pėr faktin se kisha ishte promotore e pothuajse tė gjitha segmenteve tė jetės, qofshin ato laike apo kishtare, si nė aspektin ekonomik, tregtar, politik, diplomatik, social, shėndetėsor, kulturor etj., pra ishte boshti i zhvillimit dhe marrėdhėnieve tė njeriut nė shoqėrinė mesjetare, qoftė me individin qoftė me pushtetin. Pėr mė tepėr, pėrpjekjet e para pėr t’u kodifikuar janė mė tė hershme sesa 12 janari i vitit 1468, sepse sipas tė dhėnave arkivore mėsohet se ky statut ishte “edituar” nė vitin 1456, kur Papa Kalisti III, i kishte dhėnė autorizimin ipeshkvit tė Sapės, Gjergjit pėr njė veprim tė tillė. Shkaku qė ky editim nuk u njoh zyrtarisht ishte vdekja e Papės Kalisti III , por mė e rėndėsishme nė kėtė histori sesa njohja apo e kėtij editimi ėshtė momenti kur u zgjodh tė kryhej ky editim. Papa Kalisti III (1455-1458) ishte ideatori i ndėrmarrjes sė njė kryqėzate, e cila u quajt “Liber Brevium Callisti III” dhe synonte dėbimin e otomanėve nga Ballkani. Ē’rol do tė kishte qyteti i Drishtit nė kėtė ndėrmarrje dhe pse po editohej tashmė nė kulm tė pėrpjekjeve pėr Kryqėzatė? Gjasat janė se nė territoret qė do ēliroheshin, ndoshta Statuti i Drishtit, si statut kanonik kishtar i Katedrales sė Drishtit dhe si qytet i brendėsisė sė territorit mund tė shėrbente si model pėr kushtetutat e qyteteve tė tjera qė do tė ēliroheshin nga osmanėt. A kishte luajtur njė rol nė kėtė ndėrmarrje njė personazh shumė i rėndėsishėm i mesjetės shqiptare, Pal Engjėll-Dushi qė rridhte nga njė familje fisnike nga Drishti? Pikėrisht nė kėtė kohė nė 1456 Ipeshkėvi i Krajės Pal Engjėll-Dushi u caktua si nunc pėr kryqėzatėn, i cili do tė vepronte nė bashkėpunim me Skėnderbeun jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Dalmaci dhe nė Serbi. Familja e Engjėllorėve do tė luante njė rol kryesor edhe nė vitin 1463, ku Papa Piu II emėroi dy persona pėr ta ndėrmarrė kėtė editim pas kėrkesės sė Katedrales sė Drishtit. Njėri nga ta do tė ishte Kryeipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, sėrish njė pinjoll i familjes fisnike nga Drishti dhe njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Skėnderbeut dhe hartuesit e formulės sė Pagėzimit nė shqip. Elementi shqiptar nuk do tė mbetet vetėm personat e autorizuar pėr tė bėrė editimin, por edhe nė elementė tė rėndėsishėm tė sė drejtės tė mbledhur nė Statut. Nė hyrjen e tij Pal Engjėlli deklaron se ne, kanonikėt dhe kapitulli i kishės sė Drishtit, …konstatojmė se tė parėt tanė na kanė lėnė disa Kushtetuta, tė cilat nga ana tjetėr rezultojnė ose tė paqarta ose tė pamjaftueshme, ēka dėshmon pėr njė traditė shumė mė tė hershme administrimi nė qytet. Njė nga kapitujt e parė i dedikohet respektit tė ndėrsjellė midis pleqve dhe tė rinjve kur shkruhet nė ē’mėnyrė tė rinjtė duhet tė respektojnė pleqtė dhe nė ē’mėnyrė pleqtė duhet tė duan tė rinjtė. Kjo pėrmendje e pleqėsisė qė nė kapitullin e parė tė kujton njė tipar dallues tė shoqėrive shqiptare qė ashtu si nė Greqinė e Lashtė ku “jerusia” apo senati nė Romė luanin njė rol tė madh nė administrimin e vendit, edhe nė viset arbre ky tipar ishte i pėrcaktuar mirė, madje nė Kanun nė ligjin e maleve, kėshilli i pleqėsisė zė njė vend tė veēantė. Vetėdija institucionale do tė sillte se edhe nė projektet e para pėr njė shtet shqiptar si ėshtė vepra e Sami Frashėrit, “Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet “apo dhe organizimet e para tė shtetit shqiptar si ishte Qeveria e Vlorės kur organe tė tilla janė pėrmendur apo dhe ngritur, studiuesit mos t’i shikonin si organe tė kopjuara nga fqinjėt, por edhe si njė pjesė organike e njė kujtese kolektive institucionale tė largėt. Norma tė tjera zakonore duhen gjurmuar nė Statutin e Drishtit pėr tė bėrė tė mundur qė nėpėrmjet tyre tė ndėrtohet njė histori e munguar e sė drejtės shqiptare me zanafillat e veta qė nė Mesjetė. Statutet e qyteteve komuna dhe tė katedraleve shqiptare janė njė dėshmi qė vėrtetojnė dhe njėherė ekzistencėn e qyteteve komuna shqiptare, tė botės qytetare nė kompleksin mesdhetar, zhvillimin dhe ngjashmėritė me qytetet komunat e tjera tė Europės, si dhe zhvillimin e sė drejtės kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike, sepse ruante nė vetvete rregullat zyrtare tė kishės duke i pėrshtatur ato sipas tė drejtės dhe traditės vendase. Pikėrisht gjurmimi dhe nxjerrja nė pah tė kėsaj tradite vendase do tė bėj tė mundur qė konstatimi se nuk kemi si paradigmė nga e kaluara vetėm Kanunin e maleve, por edhe njė traditė sė Shqipėrisė Adriatike, aq tė afėrt me bregun perėndimor tė Adriatikut dhe qė u ndėrpre dhunshėm me pushtimin dhe shkatėrrimin e Drishtit nė 1478. Kodifikimi i fundit i tij, mė 12 janar 1468, pesė ditė para se tė vdiste Gjergj Kastrioti, ideatori i njė Arbėrie qendrestare dhe tė lidhur me qytet-shtetet italiane duket sikur ishte njė rastėsi fatlume pėr tė pasur pas pesė shekujsh njė dėshmi sesi ishte Arbėria Juridike e munguar mes nesh.

    Dorian Koēi, Qendra e Studimeve Albanologjike

    Shqip

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •