Kleitus, mos shkruaj per gjera qe nuk di apo nuk ke lexuar, por pyet qe te mesosh.
Shėn Konstandini ose Konstandini i Madh, dhe nena e Tij Helena, kane lindur ne Nish te Ilirise. Shen Konstandini eshte ai qe hodhi rrenjet e qyteterimit bizantin duke ndertuar 'Romen e Re' ne qytetin e Bizantium, Stambollin e sotem qe me vone mori emrin Konstandinopoje apo Konstandinopol, qe do te thote Qyteti i Konstandinit. A i perkasin shqiptaret qyteterimit bizantin apo jo kur perandori qe themeloi Bizantin ishte ilir?!
"Illyricum Sacrum" eshte nje dokumentim historik i historise eklestiale(kishtare) te Ilirise te ndermarre nga Filippo Riceputi, Daniele Farlati dhe Jacopo Coleti. Vepra eshte madheshtore dhe perfshin 8 volume dhe u nis puna ne fund te shekullit te XVII dhe perfundoi e plote ne fillim te shekullit te XIX. Nismen per nje veper te tille e kane ndermare papat me origjine Arbereshe, qe kane dashur te dokumentojne historine e te pareve te tyre, qe e gjenin veten te pushtuar nga turqit ne ata shekuj.
Arbereshet nuk jane "latine" dhe as katolike, por Kisha Katolike e Romes, me te cilen ata jane ne kungim, i njeh si "greko-katolike", pasi ruajne te gjalle edhe sot e kesaj dite ritin e tyre bizantim te adhurimit. Nje emertim tjeter per ta eshte "uniat". Kush kane qene latine apo katolike, arbereshet apo arvanitasit?! Lexo ketu per te zgjeruar horizontin me besimin fetar dhe papat me origjine arbereshe dhe cfare ata kane bere per komunitetin e tyre arberesh ne Itali.
Nese komuniteti katolik do te kish flakur tej traditen pagane qe kanuni i Leke Dukagjinit perfaqeson, dhe te kishin perqafuar me gjithe zemer Ungjillin e Shenjte, sot komuniteti katolik shqiptar nuk do te ishte vetem 10% e popullsise shqiptare, por disa here me i madh. Gjithe ai gjak i pafajshem i derdhur lume, gjithe ata shpirtra te humbur fale nje tradite pagane!
Albo
Krijoni Kontakt