Pyetje #21. Ju flisni ne menyre te vazhdueshme per Mbreterine e Zotit. Cfare eshte Mbreteria e Zotit?
Mbreteria e Zotit eshte ajo cfare na solli Krishti ne kete bote. Ungjilli eshte i mbushur plot me insistimin e Krishtit se Mbreteria e Zotit u jepet njerezve me anen e ardhjes se Tij. Eshte nje Mbreteri qe nuk i perket kesaj bote, por i perket Zotit, nje Mbreteri e jetes se ameshuar se bashku me Zotin, Trinine.
Prandaj ne e perkufizojme Mbreterine e Zotit si jete ne dhe me Zotin. Orthodhokset besojne se kjo jete u komunikohet njerezve ne Kishe nepermjet Krishtit dhe Shpirtit te Shenjte. Eshte nje jete ku njerezit adhurojne dhe i binden Zotit dhe permbushin vullnetin e Tij me pranine dhe fuqine e Shpirtit te Tij.
Nje shenjtor e ka perkufizuar Mbreterine e Zotit si jete ne Shpirtin e Shenjte, dhe eshte i njejti perkufizim qe jepet edhe nga Orthodhokset per vete Kishen e Krishtere.
Cfare njohim ne Kishe, me ane te shpirtit te Shenjte ne kungim me Atin Zot nepermjet Jezu Krishtit, akoma ngelet nje mister. Mbreteria eshte me te vertete ketu, por si simbol dhe mister. Ne fund te koherave kjo Mbreteri do te na vije ne menyre te dukshme, me pushtet dhe lavdi, kur Krishti te na shfaqet dhe Zoti do te jete "gjithcka ne te gjithe".
Prandaj, duke qene se ne Orthodhokset besojme se Mbreteria u eshte dhene tashme atyre qe besojne, dhe te vdekurit e drejte kane nje akses me te madh ne kete Mbreteri se vete ne te gjallet mbi toke fale perzierjes me djallin e kesaj kohe, ne insistojme se "parajsa" nuk eshte nje vend i lokalizueshem brenda hapesires te universit tone te krijuar, por nje gjendje ekzistence shpirterore dhe hyjnore e cila do te mbushi universin ne fund te kohes. Eshte "jete e perjetshme" qe u eshte shfaqur tashme shenjtoreve me vdekjen dhe njerezve te shenjte te Zotit brenda jetes se mistershme te Kishes se Krishtere.
Krijoni Kontakt