Nga revista REPORTAZH
--------------------------------
Boshnjakėt, mysafirėt
100-vjeēarė tė Shijakut
Reportazh/ Historia e fshatrave
Koxhas dhe Borake
Boraka, fshati i populluar vetėm nga boshnjakė
Ata janė boshnjakė apo, siē i ka mbetur emri nga turqishtja muhaxhir (refugjatė). Jetojnė fare pranė Shijakut nė fshtrat Koxhasė e Borakė ndėrsa kanė mbėrritur nė Shqipėri mė 1878. Tashmė ka kaluar mė shumė se njė shekull nga qendrimi i tyre nė vendin tonė, por nėse takohesh me boshnjakėt, kupton se gjuha e shumė tradita tė tjera nuk janė harruar. Tė vegjėlit mėsojnė gjuhėn boshnjake (serbo-kroatisht) qė kur lindin, e po kėshtu edhe shqiptarėt qė lidhin martesa me ta. Dasmat nisin me kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, ndėrsa pėrfundojnė me vallen katėrshe boshnjake. Njeriu qė na shoqėroi nė fshatrat ku jetojnė boshnjakėt, ėshtė Lutfi Duka, i cili ka themeluar shoqatėn "Zambaku". Duka shpjegon se zambaku ėshtė simbol i boshnjakėve e, pėr kėtė qėllim edhe shoqata mori tė njėjtin emėr. Koxhasi, ėshtė fshati i parė menjėherė pas Shijakut. Rrugėt nuk janė tė shtruara, por kėto nuk ndihen shumė nga distanca e shkurtėr. Fshati Koxhas nuk ka vetėm boshnjakė por, edhe ēamė, dibranė e, tė ardhur tė tjerė nga fshatrat pėrreth.
Endėrra pėr Bosnjen
Lutfiu na shoqėron nė shtėpinė e Mustafa Tabakut, njė prej burrave mė tė vjetėr nė fshat. Shtėpia e tij rrethohet me njė gardh tė ulėt, ndėrsa oborri ėshtė i mbushur me aroma tė ndryshme lulesh. Mikėpritja e tyre na bėn pėrshtypje. Janė njerėz tė varfėr por nuk ngurrojnė tė na bėjnė ndonjė limonatė trėndafili, pėr tė shuar etjen nga dielli i nxehtė, qė bie pingul mbi kodrat e ulta. Mustafai ėshtė njė burrė simpatik dhe jeton nė shtėpi me vajzėn e tij. Me fjalė tė qarta, tė pėrziera rrallė me ndonjė fjalė nga gjuha e tij, 82-vjeēari rrėfen historinė e familjes. "Gjyshi mė ka ardhė 6 vjeē ktu, dhe baba na ka tregu pėr mikėpritjen qė na banė vendasit. Ne nė shpi kena fol gjithmonė gjuhėn boshnjake ndėrsa nana s'ka ditė me e fol shqipen" - tregon Mustafai. Boshnjaku edhe gruan e ka marrė nga fisi i tij, e shpjegon se nė kėtė fshat lidhjet e martesės janė bėrė gjithnjė me dashuri. "Ne i merrshim gratė me dashuri dhe kur s'na i jepshin, iknim bashkė me to, e pantish" - vijon i moshuari duke iu drejtuar Lufiut nėse e mban mend apo jo. Mustafai nuk ka mė asnjė dokument, apo, qoftė edhe pashaportėn e tij me mbiemrin Tabakoviē. Sipas tij nė 1937 u ndryshuan mbiemrat, por plaku tregon se nė kohėn e Zogut ka pas shumė begati. Pėr Mustafain vitet e diktaturės nuk kanė qenė shumė tė favorėshme pėr popullin. Fjala e parė qė pėrmend 82-vjeēari ėshtė marrja e tokave nga reforma agrare. "Kan kalu 100 e ca vjet dhe ne hala na thojnė muhaxhirė. Nė kohėn e Enverit na kan dashtė vetėm pėr angari. Para shumė vjetėsh kur ēun arsimtarėt nė Kukės, tre ishin boshnjakė" - tregon i moshuari. Pas viteve '90 boshnjakėt e Shqipėrisė nisėn tė krijonin lidhjet me tė afėrmit e tyre nė Bosnje. "Edhe unė dojsha me shku por i kushurini im mė tha se gjendja ishte e keqe gati pėr luftė, e me vertet nė '92 filloi lufta" - thotė ai. Mustafai nuk ka qenė kurrė nė Bosnje dhe, tė shohė tokėn e stėrgjyshėrve ėshtė ėndėrra e tij, ėndėr tė cilėn mund ta mbajė gjithnjė me vete.
Boraka
Pasi del nga Koxhasi, fshat kufitar mė tė ėshtė Boraka, njė fshat krejt ndryshe nga i pari. Grumbuj njerėzish qėndrojnė tė ulur nė pragjet e shtėpive dhe oborret e mbushura me lule. Nga diskutimet qė dėgjojmė, veshi nuk kap asnjė fjalė shqip, tė gjithė flasin gjuhėn boshnjake. Nė Borakė janė tė gjithė boshnjakė. Pas viteve '90 kur pati njė dyndje tė popullsisė nga rrethet verilindore, nė fshatin e vogėl me popullsi boshnjake nuk u pranua asnjė i huaj. Vetėm para 5-vjetėsh njė familje dibrane ėshtė bėrė pjestare e re e fshatit. Por edhe dibranėt, meqė i kanė tė gjithė komshinjtė boshnjakė, e mėsuan gjuhėn e tyre shumė shpejt. Kuriozė si nė shumė raste bėhen fėmijėt e vegjėl. Ne i bėjmė pyetje mė tė vegjėlve, tė cilėt ngrenė supet e na shpjegojnė nė gjuhėn e tyre se nuk kuptojnė. Ndėrsa fėmijėt qė kanė shkuar nė shkollė kanė nisur tė flasin shqip. Mes dy fshatrave ka vetėm njė shkollė qė ndodhet nė njė tjetėr kodėr ndėrsa shkollėn e mesme pėrgjithėsisht nxėnėsit e bėjnė nė Shijak. Lutfiu na shoqėron nė shtėpinė e njė tjetėr tė moshuari por pak mė tė veēantė, Mahmut Baēi (Baēiē).
Martesa e parė me shqiptarėt
Mahmuti ėshtė 82-vjeēar dhe ka lindur mė 7 qershor 1920. I moshuari ka njė histori tė veēantė nga tė tjerėt, apo tė themi qė ai ėshtė njeriu qė theu traditėn. Gjatė gjithė kohėrave, boshnjakėt e ardhur nė Shqipėri, martoheshin me gra tė gjakut tė tyre. Nė vitin 1938, Mahmut Baēi, atėherė 18-vjeēar, vendos tė martohet me njė vajzė shqipėtare dhe gruan e zgjodhi nga fshati Radė. 82-vjeēari tani tregon se martesa me shqiptaren nuk ishte problematike pasi marrėdhėniet dypalėshe ishin tė mira. "Gruaja ime se dite gjuhėn boshnjake por e msoi shum shpejt. Ktu tė gjith komshinjtė flasin kėtė gjuhė dhe kur gruaja ime shkonte me kėrku krypė ato i jepshin lugėn. Kur e pa qė s'u merrte vesh pėr tri muj e msoi gjuhėn tonė" - vijon Mahmuti duke shtuar se me gruan e tij ka kaluar njė jetė shumė tė mirė. Por ndyshe nga Mustafa Tabaku, Mahmuti nuk do tė shkojė nė Bosnje. "Edhe aroplanin me ma pru ktu, s'shkoj atje se s'jemi bo me njoni-tjetrin" - shton i moshuari.
Mustafa Tabaku, 80-vjeēari qė dėshmon pėr Reportazh
Lufta e Bosnjes
Me fillimin e luftės sė Bosnjes, shumė boshnjakė u shpėrngulėn pėrkohėsisht nga vendi i tyre. Boraka dhe Koxhas hapen dyert pėr njerėzit e tyre, histori analoge kjo me luftėn nė Kosovė. Banorėt e fshatrave tregojnė se edhe 50 vetė kanė mbajtur nė njė shtėpi dhe kanė lidhur miqėsi me ta. Sipas banorėve boshnjakėt u ambjentuan shpejt nė dy fshatrat e vegjėl e kjo jo vetėm nga gjuha e pėrbashkėt por dhe nga mikėpritja e mirė e tyre. Nė dy fshatrat ka rreth 300 shtėpi boshnjake ndėrsa numri i bosnjakėve nė Shqipėri ėshtė rreth 10 mijė banorė. Marrėdhėniet e boshnjakėve me tė afėrmit e tyre nė Bosnje janė tė ndryshme. Pėr disa marrėdhėnia me to ėshtė e ftohtė sepse kanė kaluar shumė breza dhe janė kushėrinj tė largėt, ndėrsa disa tė tjerė vazhdojnė tė ruajnė marrėdhėnie tė mira me gjakun e tyre. Lutfiu shoqėruesi ynė na tha se kėtė muaj do tė martojė djalin e tij dhe pret qė nga Bosnja t'i vijnė kushėrinjtė e largėt. Banorėt e Koxhasit dhe Borakės tregojnė mes tė tjerash se u vjen keq qė nuk kanė ruajtur sende tė vjetra e pasaporta. Njė nga gjellėrat karakteristike qė pėrdoret edhe nė Bosnjėn e sotme ėshtė byreku me patate dhe qepė tė grira hollė, e kėtė gatim e has shpesh edhe nė shtėpitė e thjeshta tė dy fshatrave tė populluar nga Boshnjakė.
Jasmina, boshnjakja qė nuk di shqip
Shkollė boshnjake?
Komuniteti boshnjak nė Shqipėri mes drejtuesve tė tyre, kėrkuan nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencave qė nė shkollėn 8-vjeēare tė tyre tė futej edhe mėsimi i gjuhės sė tyre. Sipas banorėve fėmijėt e tyre dinė gjuhėn e folur por nuk dinė mirė gjuhėn e shkruar. Ata thonė se pėrpjekjet qė fėmijėt e tyre tė mėsonin nė shkolla edhe serbo-kroatishten dėshtoi, pasi nė Ministri kjo nuk u pranua. Ndėrsa shumica e boshnjakėve qė kanė mbaruar arsimnin e lartė kanė mbrojtur gjuhėn e tyre nė universitetet shqiptare. Tentativat e familjeve boshnjake nė vendin tonė pėr t'u larguar drejt vendit tė tyre nuk kanė munguar. Nė vitin 1991 dhjetra familje boshnjake u nisėn drejt Malit tė Zi pėr tė kaluar kufirin. Siē tregojnė disa prej tyre, kufitarėt i ka kanė rrahur ndėrsa disa qė kaluan u zhgėnyen pėr jetėn pas kufinjėve dhe u rikthyen sėrisht nė Shqipėri. Kėto janė histori tė ndryshme nga boshnjakėt e Shqipėrisė qė edhe pse kanė kaluar mė shumė se njė shekull nė vendin e vogėl nė juglindje tė europės, nuk harrojnė zakonet dhe gjuhėn e tyre.
Shijaku
Boshnjakėt janė relativisht nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Ato merren me bujqėsi e blegtori, por kjo gjendje e tillė nuk ka krijuar probleme apo lindur tentativa qė shkojnė drejt sė keqes. Dikush shet qumėsht tė mirė nė Shijak, ndėrsa tė tjerė kultivojnė domaten e pataten qė sipas tyre janė karakteristikė e boshnjakėve. Shijaku.Ky ėshtė qyteti mikpritės i cili i hapi dyert shumė tė ardhurve jo vetėm brenda vendit. Me urtėsinė qė karakterizon Shqipėrinė e Mesme, qytetarėt mes Tiranės dhe Durrėsit, flasin me shumė dashamirėsi pėr boshnjakėt tė cilėve u ka mbetur emri muhaxhirė. Piktori i Merituar Agim Faja, i minimizon diferencat mes dy popujve pra atyre boshnjakė dhe shqiptarė. Nė kujtimet e tij pėr mysafirėt e lashtė tė Shijakut, piktori agim Faja, kujton fėmijėrinė e tij, boshnjakėt ku ai blinte kallama sheqeri, lojrat e ndryshme nė rrugicat e vogla, pėrmend emra tė njohur nė Shijak, tė cilėt kanė edhe njė gjuhė ndryshe, apo me pak fjalė, fėmijėria e tij ėshtė ngado e lidhur me myslimanėt sllavė. Tė gjithė banorėt e Shijakut flasin pozitivisht pėr kėta njerėz. "Janė tė qetė tė urtė e punėtorė" - thotė njėri prej shijakas, ndėrsa shton se gjatė vitit 1997 nė dy fshatrat qė popullohen nga boshnjakė muk ka pasur asnjė vrasje. Dashuria mes dy popujve ka kohė qė ka lindur dhe ecėn e qetė nė rrugėn e normalitetit.
Historia e largimit
tė boshnjakėve
Lutfi Duka, ish-kryetari i shoqatės Zambaku
Mė 8 korrik 1878 u mblodh kongresi i Berlinit nė tė cilėn interesat e Rusisė u tkurrėn. Kongresi, i cili kishte nė krye Bismarkun vendosi qė krahinėn e Sanxhakut ta ndante nė dy pjesė qė pėrkatėsisht i kalonin Serbisė dhe Malit tė Zi. Nė kėtė krahinė disa prej qyteteve tė njohura ishin Novi Pazar, Kolashin, Beranė, Rozhan ndėrsa pjesa me e madhe e popullsisė ishte muslimane. 1880 shėnohet shpėrngulja e parė masive e sllavėve muslimanė, tė cilėt iu drejtuan Sulltanit pėr ti ndihmuar. Anija qė transportonte muslimanėt sllave, u nis nga Dubrovniku dhe mbėrriti nė Durrės ku zbritėn njė pjesė tė tė shpėrngulurve ndėrsa tė tjerėt u nisėn pėr nė Turqi. Pjesa mė e madhe e tyre vinin nga qytetet Mostar, Ēaplin dhe Stolac. Vendbanimet e tyre shtriheshin nė anėn e majtė tė lumit Neretva. Emigrantėt boshnjakė u vendosėn nė kodrat veriperėndimore tė qytetit tė Shijakut ndėrsa njė pjesė e vogėl nė fshatrat Arapaj e Shkallnur, Rrashbull tė rrethit tė Durrėsit. Nė vitin 1924 nė Shqipėri mbėrriti dhe njė grup tjetėr emigrantėsh boshnjakė, tė cilėt u vendosėn nė fshatrat e Fierit. Ndėr tė parėt boshnjakė qė erdhėn nė Shqipėri mund tė pėrmendim familjet e Kllariqėve, Miceviqėve, Baēiqėve, Colokoviqėve, Guzinėve....
Krijoni Kontakt