Ti ALBA nuk ke nevoje per keto? Nuk te pelqejne keto gjera?Postuar mė parė nga ALBA
Ti ALBA nuk ke nevoje per keto? Nuk te pelqejne keto gjera?Postuar mė parė nga ALBA
Postuar mė parė nga sh.hasanaj
Mendoj se po , por aty kam cituar , ne pergjithesi per cfare kan nevoj me shume femra apo mashkulli !
Dhe po te vesh re tek tipi i femres ka me shume nevoje nga ai i mashkullit , per kujdes , mirėkuptim , respekt pėrkushtim konfirmim qetėsim . Kjo pra eshte natyra e femrave ne pergjithesi . Por nuk do te thote qe femra nuk kerkon besim , vlersim kurajo etj , keto per shumicen e femrave mund te jete dore e dyte duke u bazuar ne psikollogjin e femrave , kjo qe them eshte ne baze te rezulatateve qe kan nxjerr psikolloget ne pergjithesi .
Alba
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Keto me te zeza sikur nuk jane?!(Mendimi im)Postuar mė parė nga ALBA
Sikur do ishte me mire keshtu
Femra do seriozitet shume dhe ndonjehere shaka.
Pelqen te shikoje mashkullin me tipare burrerore dhe jo femerore se pastaj i veshtiroset edhe fillon edhe e rref.(Burri qe eshte burre nuk fle poshte krevatit kurre)
Femra deshiron te jape me shume se sa ajo jep per vete karakterin e saj emocional.
I pelqen me shume kur dashuron me shume se sa mashkulli sesa kur e dashuron mashkulli me shume se ajo.
Eshte e brishte dhe jo arrogante dhe egoiste.(Burri qe eshte burre nuk ve dore te femra kurre)
Ben shume lajka dhe i pelqen me shume reciprokiteti.
I pelqen varesia ndaj burrit prandaj e zgjedh dhe burrin me te gjate se vetja.lol
Deshiron me shume te jete keshilluese sesa komanduese.
I mungon shpesh here kurajo dhe guximi sidomos ne dashuri.
E pelqen respektin por burri e ka me te theksuar kete pelqim.
Femra do kujdes, durim, dashuri udheheqje dhe drejtim .
Kerkon ndime dhe shpeh here mbeshtetje ne ceshtjet familjare per te cilat lodhet. nuk i pelqen fjalet (Burrat nen hije lozin kuvendojne pika qe su bie se nga grate rrojne)
Ngordh per dhurata .
I pelqen te flase shume .Qan shpesh.Buzeqesh shpesh.Ta prish mendjen shpesh.Eshte e bukur shpesh.Ka vizion me terheqes se sa mashkulli dhe melankolia e saj femerore rreson mbreterit nga pushteti.
Do rregull.
Femra ka brenda saj nje deshire para se ciles le dhe burrin.
Deshira per tu bere nene.Shume vajza nga nje statistike qe eshte bere kane preferuar profesionin para te qenurit NENE.Fatkeqesi femerore qe u a ka rene.
Dhe dicka femra do "burre" ta kaloj jeten dhe jo "mashkull".
Per gjerat intime ia lejme nje teme tjeter.
SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR
Jo keq teoria jote(por kjo teori vlen nese do ishin te gjithe burra e jo meshkuj , ce do jane te pakte ata , qe ju thone vetes burre ) per natyren e femres . Do kisha deshire te na komentosh dhe natyren e mashkullit nese ke mundesi , per kete e ke shume te kollajte se bazohesh tek vetja lolPostuar mė parė nga altini55
Alba
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Miss-i i burrave
Bota ėshtė kthyer nė njė harem tė madh virtualo-viziv. Ngado tė hedhėsh sytė, tė fton buzėqeshėse ndonjė vajzė e pashme, e vėrtetė ose prej letre a drite, e cila tė kujton se produkti qė i kanė ngarkuar tė tė shesė vazhdon tė mbetet thjesht njė justifikim pėr pėrballjen me ty. I rrethuar me kėto tė fejuara anonime, mijėra tė fejuara platonike efemere, ti ndihesh mė mire, ti ndihesh mė keq, pa e kuptuar sepse; vazhdon tė ecėsh nėpėr qytet nėn vėshtrimin pėrshkues tė tyre kudo. Nė dyqane e butiqe e dugaja rrobash, ushqimesh, kozmetikash a elektroshtėpiakėsh, nė postera elektoralė apo komercialė, nė faqet e mesme e fundore tė gazetės a nė ballė tė revistės sė ilustruar, kur ndjek lajmet apo tė dhėnat mbi shiun dhe diellin e parashikimit tė motit. Kur fut kokėn nė sportele dhe "hop" po ajo vajza me buzagazin dietik tė reklamave. Ti ngre celularin-ėshtė zėri i saj pa shumė jetė qė tė sfidon mashkullsinė duke tė kujtuar ēdo ēast se sa pak impulse ke. Futesh nė WC; edhe aty tė pret ajo me buzėqeshjen me tre nėnkuptime, e fiksuar nė ambalazhin e sapunit, stoike, pa u shqetėsuar nga aromat e zhurmat rrethanore e tė pafaj; ėshtė ajo- goca e tė gjitha racave, ngjyrave e pėrmasave; herė e vockėl sa njė ēakmak nė dorėn tėnde, herė tre metra e gjysėm e gjatė e flakėritėse mbi ndonjė pallat tė lartė duke mbajtur nė duar ndonjė qelq me parfum tė rrallė nėn muzgjet ceremoniale tė qytetit. Kudo qė tė shoqėron imazhi i saj, qoftė nė reklama pepsikole apo xhipash katėr-herė-katėr, ajo ėshtė e rėndėsishmja, ajo mė e bukura dhe mė e ėmbla se ēdo teknologji dhe produkt nė shitje; mė kot tė kujtojnė se ėshtė thjesht folje gjysėm-ndihmėse qė shoqėron mallin-kryefjalė. Nė fakt malli vazhdon tė reklamojė atė, ta lanēojė. Ēdo lavatriēe apo pako kafeje ėshtė vetėm piedestali ku ajo lartohet edhe ca mė shumė. nė miliarda sekonda-dritė telepublicitet, nė kilometra tė tėrė katrorė letėr tė lustruar revistash. ajo, gjithnjė ajo e shumėzuar nė gjithė retinat, vajza e reklamės, shitėsja-falas e imazhit tė vet.(Por ama duhet pranuar se pėrditė i bie diēka nga vlera, si ēdo pareje qė shtypet me tepri. Duhet pranuar se ka gjithnjė e mė shumė gra tė stampuara nė letėr e ekran sesa gra tė vėrteta-gjė qė ēon nė mospėrputhje katastrofale tė kėrkesės me ofertėn. Nuk dihet sa lidhje ka ky fenomen me shtimin artificial tė numrit tė femrave nėpėrmjet "klonimit" tė kukullave tė specializuara prej gome "vetėm pėr adultė", si edhe pėrmes vullnetarizmit tė cave qė vishen si gra.)
Nė Shqipėri, njė shoqėri ende disi orientale e sapodalė nga kazermat e centralizimit socialist tė erotikės, ėshtė gjendur gafil pėrballė mundėsive pafund qė ofron liria. Marinarėt mė nė fund kanė zbritur nė tokė, nė tokat evropiane tė kohės sė humbur dhe po mėsyjnė gjithēka u ishte privuar nė ditėt e tallazitura tė izolimit. Nėpėr restorante psh vazhdon tė jetė torturuese menuja e rėnduar me mishin e munguar tė tallonit, dhe nėpėr sheshe e media shpėrthen bruto nė ēdo qoshe trupi i femrės, nė pjesėt e veta mė tė persekutuara e mė tė burgosura politikisht nga Partia pėr dekada me rradhė. Ende veleritja, vegjetarianizmi, feminizmi apo identiteti gjithnjė e mė uniseks i shoqėrisė perėndimore, nuk ka arritur tė na shesė produkte a propagandė pėrmes trupit tė mashkullit. (Shyqyr.Teksa udhėtonim natėn duke i dalė jashtė Tiranės nga porta e saj jugore, mė erdhėn nė kokė vizionet madhore tė Stambollit nga vizita mė e fundit atje dhe nuk u mbajta po i deklarova njė mikut tim nė timon se sa e shėmtuar do tė dukej bota nėse gratė do tė kishin qenė raca e arkitektėve. Pėrfytyro njė botė pa kupolat e kubetė e ballkonet e harkadat e epshmėritė rrumbullakuese tė kolonave; pėrfytyroji befas qytetet e mėdha pa kėto manifestime urbane tė femėrores, mė tė thekshme, e prapė mė fisnike se ekspliciti i reklamave e posterave tė sotėm seksistė. Bile nuk ke pse lodhesh me kundėrpėrfytyrime; thjesht vėshtro pak qytetet moderne gjithė thepa/cepa e pasqyra gjigande pėr tė kuptuar se duam apo s'duam arkitektura e qytetbėrja ka rėnė sot nė duar tė grave tė tė gjitha gjinive.)
(Claude Levi-Strauss mė kujtohet tė ketė shkruar diku se nė vendet e kulturės orientale, fshehja e imazhit tė femrės ka kontribuar nė sajimin e gjithfarėsoj kopshtijeve sekrete, shatėrvanėve me ujė tė trėndafiltė, nė punimin sqimatar tė metaleve nėpėr kangjella e nė sa e sa tė tjera mėnyra tė sofistikuara tė botimit balancues tė femėrores, tė jonizimit (yoni) me tė tė mjedisit publik, mbizotėruar nga mashkulli.)
Nė diskutimin pėr femrėn si ajsberg, ( thjeshtuar nė njė imazh impersonal, objekt pėrballė subjektit mashkullor konsumator), pika e distilimit arrin nė fenomenin e konkurseve tė bukurisė femėrore, tė njohura me emrin Miss. Me kėtė fjalė deri dje, njiheshin dadot angleze tė famshme, zonjusha tė pėrjetshme me rrudha e eksperiencė qė edukonin aristokracinė tek kalamajtė e tė kamurve nėpėr Evropė. Kurse sot termi shterueshėm simbolizon edukatoret e supremacisė maskiliste tė kalamanit adult mashkull i cili hedh para tė madhe pėr tė grumbulluar gladiatoret e bukurisė nėpėr konkurse, nė tė cilat ai zgjedh imazhet mė interesante pėr qejfin e vet apo tė transaksioneve tė veta. Pėr feministen kontroversiale Luce Irigaray, kėnaqėsia tek femra qėndron mė tepėr nė tė prekurit se nė tė vėshtruarit, (Seksi qė nuk ėshtė i tillė) e ne rrjedhimisht mund tė themi se tek mashkulli ėshtė e kundėrta. Pra nė tė vėshtruarit ėshtė kėnaqėsia e tij. Nga kjo besojmė se shpėrthen edhe ajo urgjenca mashkullore nė obsesionin optik/erotik me imazhin e seksit tjetėr, qė shpaloset ekonomikisht dhe politikisht nė profilizimin e pushtetit tė burrave si njė darvinizėm gjinor i cili imponon seleksionin jonatyral tek femrat. Nuk janė vetėm konkurset e miss-it, organizuar nga pothuaj gjithė grupmoshat, nė nivele shteti, qyteti, lagjie, shkolle; janė edhe konkurset e punėsimit femėror. Ėshtė edhe parada e sforcuar e pėrditshme me gra dhe vajza qė kanė harxhuar disa dekada jetė para pasqyrės, nė floktore, nė farmaci, nė palestra e butikė pėr t'u dukur konkuruese, gjithė duke u hequr tė lirshme e tė shkujdesura, thua se as ato e as burrat nuk e dijnė se ēfarė industrie e tėrė ėshtė vėnė nė lėvizje. Pėr t'i fabrikuar ashtu. Gjithēka nėn shenjėn e seleksionit, (apo shqip pėrzgjedhjes) nė bazė tė parametrave tė ashpėr, vendosur nga poetėt, piktorėt, arkitektėt, estetėt, stilistėt e mėdhenj, tė cilėt pėrcaktojnė prej shekujsh bukurinė femėrore, nė bazė kriteresh gjithnjė e mė tė ashpra, gjithnjė mė atletike e olimpike-gati naziste. (Vėreni ju lutem top-modelet e sotme hollake sa pranė u vijnė nė pamje "kampistėve" tė Hitlerit nė Mathauzen a Treblinka. Vėreni ju lutem, a mund tė gjeni dot dallim midis njė tė sėmure anoreksike, viktimė e modės sė pėrzgjedhjes, dhe njė viktime tė kampeve tė shfarosjes.)
Kur rreshtuam llojet e konkurseve-miss, veē miss-shkollės, miss-studentit, (tek ne ka edhe miss-pallati, miss-shkalla) harruam tė pėrmendim edhe miss-burgun, njė iniciativė tepėr interesante qė na vjen nga Lituania. Nė kėtė konkurs morėn pjesė bukuroshet e pėrtej hekurave, dhe organizatorėt treguan se ideja e tyre kishte zgjuar interes edhe nė burgje tė tjerė anė e mbanė Evropės. Pjesėmarrėset nė konkurs, gjarpėruan gjithė finesė pėrmes gardianėve tė veshur si reporterė para njė publiku qė kinse shijonte tė ndaluarėn. Jo sipas zakoneve tė mira nė kėsi rastesh, konkurentet nuk dhanė asnjė tė dhėnė tjetėr personale veē moshės dhe emrit. (Nuk u pyetėn fjala vjen pėr pasionet, hobin etj) Afėrmendsh, tė burgosurat nuk deklaruan as krimin apo gabimin pėr tė cilin i kishin mbyllur brenda. Metafora e reduktimit tė femrės nė imazh tė pėrplaset shqeto pas fytyrės. Kurse burgu si vendngjarje e miss-it tė rradhės, mund tė futet pa mundim nė skenografinė e feministes tė njohur Fatima Mernissi e cila nė librin e saj "Haremi dhe Perėndimi" sheh se shoqėritė lindore pėrpiqen tė largojnė gruan nga mjedisi publik, duke pėrdorur kėshtu hapėsirėn kundėr saj; ndėrkaq qė shoqėritė perėndimore pėrdorin kohėn dhe dritėn kundėr gruas, duke pėrkufizuar si tė denjė pėr publik vetėm femrėn e bukur nė njė periudhė tė limituar kohe, adoleshencė-rini, duke syrgjynosur nė errėsirė kėshtu tė moshuarat dhe "jo tė bukurat".
MISS PĖR BURRA
Muhabeti komplikohet shumė nė momentin kur dimė se veē miss-eve pėr gra ka edhe miss-e burrash: konkurset e bukurisė femėrore tashmė po bashkėrendohen me ato tė hijeshisė mashkullore. (A mundemi tė veshim me tė njėjtėn fjalė bukurie edhe mashkullin edhe femrėn njėherėsh? Lasgushi i ka thėnė dikujt se si pėr hir tė purizmės, me dhimbje shkuli nga njė vjershė e njohur e veta fjalėn e huaj nur pėr ta zėvendėsuar me atė shqipe hir; gjithsesi nė rastin e parė haptas kemi tė bėjmė me bukurinė-amė {femėr}, kurse nė tė dytin hir, me njė bukuri-mashkull-mbi kalė, apo maksimumi me njė homazh pėr territoret e ndonjė femre tė vdekur.)
Pėr kėtė pjesė tė dytė tė konkursit, autori e ndjen veten tė detyruar tė strehohet krejtėsisht nė paragjykimet e veta kulturore. Ai nė fakt nuk sheh ndonjė dallim thelbėsor midis konkurseve tė grave dhe atyre tė burrave. Pėrveē bukurisė tė jetuar si ves dhe zeje, e pėrbashkėta qė ndajnė pėrmidis burrat me gratė e konkurseve tė bukurisė fare pa mundim tė zbulohet tek silueta e njėjtė, truku, xhestikulacioni, aroma, fjalorthi, kostumografia. Revista e mirėnjohur e blegtorisė erotike "Playboy", ekuivalenti burrėror I "Si tė gatuajmė", duke shfrytėzuar kompetencėn dhe arkivin e vet mė se gjysėmshekullore, vinte re nė njė studim tė ribotuar edhe nė shtypin tonė ditor, sesi modeli fizik femėror gjatė kėtyre dekadave ėshtė duke u njėtrajtėsuar ca nga ca me atė mashkullor, duke tentuar po njėlloj drejt tė njėjtave kuota nė shpatulla, gjoks dhe kudo nė muskuj. Hiq atė tendosjen po aq militare tė ekspozimit burrėror "gatitu"/"arm'mbėrthe" tė gjoksit tek veshja e femrave misse dhe tė gjenitaleve tek veshja e meshkujve miss, kusuri ėshtė e tėra ecejake e njėjtė vashėrore, me po atė sheqer-pudėr mbi faqkat e buta pa qime, me gjithė po atė buzėqeshje, po ato nojma e po atė bel, me gjithė po atė muskulaturė tė njėjtė posteriore (siē thotė edhe "Playboy"), pas tė cilės zhgėnjehet me njė pahitje tė kuqe faji e turbullimi vėzhguesi i pėrhershėm primitiv mashkullor. Ēapitja me nge tutje tėhu e vajzėrisė-miss nė monopatin imagjinar tė skenės, nė fakt ėshtė tėpkė ajo sfilata sfilitėse e fshatit shqiptar, ku qafėngrirė, po jo aq nga emocioni e pesha e vėshtrimeve, sesa nga pesha e bucelės, vajzėria sypėrdhe, me sebepin e mbushjes sė ujit nė krua, u ofrohej pėrditė si trup dhe si informatė, nė pritje pėr t'u bėrė grua, trimave qė valėvisnin nga pas shkrepave e shkurreve shamitė me djersėn toksike tė beqarnisė ballkanike etj. etj. ndėrkaq qė kjo renditja bashkėkohore e pafjalė e trimave njė pėr njė nė tė njėjtin itinerar marketingu me ujėsjellėsin vajzėror, na duket se ēon ujė nė mulli tė hasmit. (Pėr hollėsi tė mėtejshme konsulto fletoren e fundit zyrtare, lidhur me njė vėshtrim kreativ mbi martesat e ligjshme nė vendin tonė.)
Vėrtetė natyra dhe historia na ofrojnė tė shkrira nė konsensus harmoninė e luanit-diell me luaneshėn-hėnė pa krifėn e tij zjarr-e-tym; tė gjelit-baba-diell me tė shoqen-nėnė-hėnė pa lafshėn e tij njė pėllėmbė gjak tė gjallė mbi kokė; atė harmoni tė njė dynjaje tė tėrė me kafshė e kafshėza e shpendė meshkuj ku e ku mė ekzibicionistė se gratė e veta; atė tė shefit indian tė kuq me njė ekspozitė tė tėrė pupėlnaje mbi krye, dhe tė shefes sė tij mrekullisht pa to; harmoninė e gjithė kulturave tė hershme qė kanė jetuar brenda tre monoteizmave tė fundit semitė ku burri ka shpalosur mbi krye imitacione tempujsh nė forma kapash e turbanėsh, ndėrsa gruaja kėto tempuj nuk i shfaq, por i ka mbuluar me vello. Krejt thjeshtė, ajo qė na ka mėsuar shqisa e posaēme njerėzore, tregon se nė fakt veēori ceremoniale e publike ka mashkulli shumė mė pėrpara femrės; se edhe sipas njė krahasimi qė mė vjen nė mend periodikisht, jo mė kot shenja seksuale e mashkullit ėshtė shfaqje, teksa shenja femėrore ėshtė fshehje. Duket si kundėrshti me miss-in. Por nė fakt, ndonėse zhvendosur jashtė harmonive tė traditės, ndonėse me njė artific ekspozimi, konkursi i bukurisė femėrore pėrdor gjuhėn e fshehjes pas perdeve; ai ėshtė thjesht njė formė e shoqėrizuar dhe publike e shijimit tė asaj ēka qėmoti ngjėrohej nė intimitet, tek e tek. Vini re sesi pika mė e nxehtė dhe shkencore e konkurimit ėshtė kundėrvėnia kontradiktore kur gratė parakalojnė nė publik me tė brendshmet, qė janė nė fakt uniforma e kthinės mė tė fshehur tė botės, dhomės sė gjumit, atelierit tipik ku pėr kohė e kohėra me rradhė bukuria nė fjalė shpalosej, duke konkuruar vetėm me atė pėrballė-me tė burrit, pėr tė fituar kėshtu pėrherė; se ajo ėshtė nė fakt bukuria femėrore, harkore, bukuri natyrore, pra e dhuruar, bėrė nga lart, bukuri qė pėr tė qenė e tillė nuk mban dot pėrsipėr kontribute njerėzore- pelerina, dekorata, helmeta. Ėshtė hiri kėndor i burrit ai qė, duke qenė nė thelb jo natyror, por kulturor, ka nevojė tė mbahet nė kėmbė me mjete tė jashtme, me pupla e pendė bie fjala, apo me pushkė e pendė me qė ra fjala.(etj,etj)
Historia e natyra shpesh janė bėrė bashkė pėr tė na dėftyer se nuk ėshtė e vėrtetė qė gratė nuk barabiten me burrat pėr tė bėrė ēudira tė shkencės, arteve e teknikės e sporteve. Ata qė mendonin tė kundėrtėn kanė mbetur me gisht nė gojė kur kanė parė sesi gruaja ka shpikur ndonjė ilaē shpėtimtar, apo ka shkruar ndonjė roman tė pavdekshėm apo ka dhėnė ndonjė grusht qė tė lėshojnė sytė xixa. Problemi ėshtė se ajo paralelisht me kėto, nxjerr nga barku edhe kalamaj, dhe kėtė ēudi burri nuk e bėn dot. Pasi qė ia ka provuar njerėzimit se mundet tė bėjė mrekulli edhe jashtė edhe brenda vetes, femra ėshtė dhe e bukur. Trishtimi ka kapluar rracėn e burrave; shumė syresh kanė vendosur tė pėrpiqen seriozisht pėr tė fituar kohėn e humbur tė kultivimit tė bukurisė natyrore, atė kohė qė nė anėn tjetėr tė peshores e fitoi gruaja duke triumfuar pėrmbi patriarkalizmin, dhe duke ndarė pastaj nė bazė tė frymėve monopolin e vjetėr tė kulturės. (Pėr mė gjerėsisht, hidhi njė sy prirjeve tė pėrgjithshme tė diasporės mashkullore dyqind vitet e fundit, duke filluar qė me autosugjestionin e pėrditshėm tė fshehjes sė leshrave burimorė tė faqeve, pėr tė kaluar pėrmes njė universi galopant tė paparė mė parė locionesh, aksesorėsh vanitozė dhe cohėrash e revistash tė specializuara e konkursesh, pėr tė arritur deri nė padurimin pėr t'u unifikuar sa mė parė me femrėn edhe proporcionalisht, me anė tė pėrcaktimit tė modeleve tė bukurisė femėrore sa mė tė arritshme prej mashkullit, nė pikat e nxehta tė shpatullave, gjoksit dhe kudo nė muskuj.)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 03-11-2004 mė 14:20 Arsyeja: no coment
sh. hasanaj teza qe jep, ne lidhje me boten shpirterore, me duket me te vertet interesante-do ishte mire ti tregonim pak vemendje distances shpirterore midis femres dhe mashkullit- por nuk besoj se jam ne gjendje ti jap pergjigje. Nga andej e tutje nese me boten shpirterore nenkuptojme edhe besimin ne hyjnoren, une kam pasur perhere pershtypjen se besimi i femres eshte me fitimdashes - lutem qe te perfitoj- sesa i mashkullit. Megjithate mund te bej gabim (sic e thashe me siper i konceptoj gjerat ne baze te kritereve te mija).
Besoj se Alba "i ka rene pikes" me ato tezat qe ka sjellur, nese perjashtoj tezen e "adhurimit" ndaj mashkullit. Adhurimin besoj se e kerkojne me shume egoistet (sigurisht, adhurimi qe kerkon nje mashkull eshte teper ndryshe nga adhurimi qe mund te kerkoje nje femer). Megjithate edhe vet femrat, sidhe meshkujt, ndryshojne midis tyre - por vazhdojne te ken disa karakteristika te perbashketa te cilat i afrohen, sipas kritereve te mija, atyre qe shkruan Alba. FLM
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 03-11-2004 mė 16:24
teme interesante...
dhe pastaj thone...
....thone qe femra eshte shume misterioze,
Eshte Ajsberg!!!!!!!!
Enya-Adiemus
arun ky shkrimi eshte i Ervin Hatibi-t apo jo?
Ben mire ta thush...
po ti nuk e shikon titullin o plakPostuar mė parė nga sh.hasanaj
Se harrova femra nuk ndihet mire kur e barazon veten me burrin sepse ajo eshte qenie me konstrukt tjeter dhe burri me konstrukt tjeter ne te dy pjeset ate fizik dhe ate shpirteror ose karakterin qe i karaklterizon te dy.Prandaj shume divorce ndodhin kur femra burrezohet dhe kerkon dominim mbi burrin ne familje........
E para per respekt te seksit femres sepse tema eshte Natyra e femres nuk po flas per burrat se na merziten "ndonje " pastaj dhe thote ku jane te drejtat e grave.Sa per burrat ka qene nje reklame Makaronash apo kafeje kur nje vajze e pyet nje shoqen e saj " Cfare po thoje" -Te martohesh moj zemer te martohesh " I thote tjetra.Edhe ti ben mire te martohesh qe ti njohesh burrat nga afer sepse neve "meshkujve" nuk na pelqejne kur flasim per "burrat".Postuar mė parė nga ALBA
Te uroj nje "bule" te mire ta vesh te laje rrobat sipas tipit tend te femres (qe mos dalim nga tema)
Ps hape nje teme natyra e burrave.
Shkrimi eshte me shume gazmor sesa ofendues dhe ironik.
Gjithe te mirat Alba
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 06-11-2004 mė 15:35
SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR
Krijoni Kontakt