edhe pse gati nji jav me vones besoj se nuk do prish pune sepse ma mire vone se kurr , pra urime gjitheve muslimaneve muaji i shejt i ramazanit dhe Zoti ju nimoft gjat agjerimit
besi
edhe pse gati nji jav me vones besoj se nuk do prish pune sepse ma mire vone se kurr , pra urime gjitheve muslimaneve muaji i shejt i ramazanit dhe Zoti ju nimoft gjat agjerimit
besi
Ndikimi i agjėrimit nė fitimin e krenarisė
Krenaria ėshtė veēori e ndershme, cilėsi e lavdėruar, moral i lart dhe edukatė e dalluar, mallėngjohen pėr te burrat fisnik dhe synojnė fitimin e tij shpirtėmėdhenjtė.
Islami ėshtė fe e krenarisė dhe nderit, fe e epėrsisė dhe ngritjes, fe e seriozitetit dhe pėrpjekjes, nuk ėshtė fe e nėnshtrimit dhe ngratėsisė, e as fe e pėrtacisė, dembelisė dhe rehatisė.
Muaji i Ramazanit ėshtė mejdan i gjėrė pėr tė fituar krenariėn dhe pėr tu cilėsuar me te, edhe ate nė disa aspekte tė ndryshme. Agjėruesi, psh. e fiton kėtė cilėsi gjat agjėrimit, gjat lėnies sė ushqimit, pijes dhe epsheve tė lejuara, e mos tė flasim pėr ato tė ndaluarat.
Agjėrimi i shtyn njeriun tė ngritet nga gjėrat e ulta dhe tė pavlerė, e ēliron nga zakonet dhe epshet e veta.
Krenaria arritet, gjithashtu, duke u larguar nga polemikat sterile, debatet e padobishme, injoranca, fjalėt e ndyta, bėrtitja, sjellja e keqe ndaj njerėzve, duke e zbatuar hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tė cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi:
"Nėse dikush ėshtė agjėrueshėm mos tė flet fjalė tė ndyta e as mos tė bėrtet".
Nė transmetimin tjetėr qėndron: "mos tė sillet si injorant" ose "mos tė polemizon".
Nėse agjėruesi ėshtė i kėtillė, ai e ruan krenarinė dhe nderin e vet, e ngrit nga pasimi i grupit tė njerėzve qė parapėlqejnė avanturėn.
Besimtari agjėrues e fiton krenarinė nė kėtė muaj nga agjėrimi i vet, veprat e shumta tė mira, kėputja e ēdo lidhje pėrpos lidhjes me All-llahun, edhe kjo pa dyshim se ėshtė sekreti mė i madh, sepse me kėtė shkak e fiton krenarinė shpirtėrore, i shtohet besimi dhe lidhet dhe i afrohet edhe mė shumė All-llahut:
" Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė". (El-Munafikun: 8).
Muslimanėt e fitojnė krenarinė nė kėtė muaj pėr shkak shtimit tė sasisė sė lėmoshės sė shpėrndarė dhe bamirėsia ndaj tė varfėrve dhe nevojtarėve.
Pa dyshim se nė kėtė mėnyrė ruhet fytyra e njerėzve nga lypseja, shpėtimi i shumė njerėzve nga nevoja e varfėrisė dhe nėnēmimi i nevojės, e cila mund ta sjell njeriun deri nė prishje tė madhe morale dhe humbje tė edukatės.
Kėshtu na bėhet e qartė se si ndikon agjėrimi nė fitimin e krenarisė, atė individuale dhe atė kolektive.
Sa shumė kemi nevojė pėr kėtė edukatė tė lartė, nė tė cilėn na ka udhėzuar feja ynė, na ka stimuluar qė tė stolisemi me te, na ka orientuar qė ta fitojmė dhe na i ka treguar tė gjitha rrugėt qė na ēojne te ajo.
Prej manifestimeve tė edukimit tė muslimanėve nė kėtė sjellje ėshtė udhėzimi qė vetėm All-llahut ti drejtohen nė ēeshtjet e vogla dhe tė mėdhaja, tė shumta dhe tė pakta.
Nė kėtė hyn edhe udhėzimi i muslimanėve qė tė fitojnė hallall, duke punuar dhe duke u lodhur, duke ecur mbi ruzullin tokėsor, qė tė jetė njeriu i ndershėm dhe mos tė ketė nevojė pėr tjerėt.
Gjithashtu Islami i ka udhėzuar qė mos tė lypin prej njerėzve, i ka neveritur nga kjo sjellje e keqe, nė pėrjashtim tė atij qė ka qenė nė vėshtirėsi, nė ngushticė dhe varfėri.
Islami i ka udhėzuar njerėzit se dora e lartė ėshtė mė e mirė se dora e ultė, ia ka ndaluar atij qė ka mundėsi tė fitojė qė ta zgjatė dorėn, sepse kjo ia humb dinjitetin.
Sipas rregullave islame lejohet tė pėrdoret tejemumi dhe nuk ia ka bėrė obligim ta pranon dhuratė ēmimin e ujit, sepse kjo ia pakėson ambicjen e lartė.
Nė kėtė hynė edhe mosdetyrimi qė tė kėrkojė petk pėr ta mbuluar auretin, sepse kėshtu ia ruan dinjitetin.
Prej rregullave qė kujdesen pėr kėtė sjellje ėshtė edhe vet fakti se lėmosha nuk e zen vendin e vet nėse ai tė cilit don tia japish nuk e pranon, sepse disa njerėz krenar nuk e pranojnė, sepse urrejnė qė ndokush tua pėrmend. Pėrmendja e ndryshk kanalin e krenarisė, andaj njeriu me edukatė tė lartė nuk e duron kėtė gjė, pėrpos se kur ėshtė i detyruar, sidomos kur kjo i vjen nga njė njeri jofisnik dhe jo me edukatė tė lartė.
Sherijati e ka mėsuar muslimanin qė kur tė mer pasurinė ta mes bujari, me qėllim qė tė lėshon bekimin e Vet All-llahu, e mos ta mer me israf, trishtim, poshtėrsim dhe lakmi.
Nėse njeriu cilėsohet me krenari bėhet i ndershėm, kokėlartė, shpėton nga nėnēmimi, ēlirohet nga robėria e epsheve dhe nėnēmimi i lakmisė dhe ece vetėm sipas asaj qė ia dikton besimi dhe e vėrteta tė cilėn e bartė.
Andaj e vėrejmė se njerėzit mė tė vendosur dhe tė paluhatshėm janė krenarėt dhe ata qė janė larg lakmisė.
Krenaria njeriut i jep dinjitet, prestigj, madhėrim dhe pozitė nė zemėr tė njerėzve, e kjo pa dyshim ia zgjėron gjoksin njerėzve tė mėdhenjė.
Normalisht se qortohet njeriu, i cili kėtė pozitė e pėrcakton si qėllim final, duke mos e shtyrė nė kėtė drejtim arritja e kėnaqėsisė sė All-llahut dhe pastaj bėrja dobi tjerėve.
Ashtu sikurse krenaria ka ndikimin e vet nė individė, ka ndikimin e vet pozitiv edhe nė shoqėri, sepse njė popull qė ngopet me krenari, i shtohet kujdesi qė tė jetė e pamvarur nė ēeshtjet e veta, e panevojshme pėr popujt tjerė, kujdeset shumė qė mos tė bjer nė dorėn e atij qė ia nėnēmon nderin ose ia shkel tė drejtėn.
Agjėrues tė nderuar, kėto janė disa shenja tė krenarisė dhe ndikimi i agjėrimit nė fitimin e tij.
U ofrojmė disa argumente fetare qė flasin pėr krenarinė:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thėnė Abdullah ibn Abbasit, radijall-llahu anhu:
"Kur tė lypish vetėm prej All-llahut lyp, e kur tė kėrkosh ndihmė vetėm prej All-llahut kėrko ndihmė". (sahih, Tirmidhiu).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Tė mer dikush prej jush njė litar e tė mbledh dru, e ta mbron fytyrėn (nga lypja) ėshtė me mirė pėr te se sa tė lyp prej njerėzve, i japin ose jo". (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
"Ai qė bėhet i pamvarur prej njerėzve e pasuron All-llahu, ai qė kėrkon nderin, i jep nderė All-llahu, ai qė e mėson vetennė durim, i jep durim All-llahu, askujt si ėshtė dhėnė dhunti ose dhėnie mė tė gjėrė se sa durimi". (Buhariu dhe Muslimi).
Gjithashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Vazhdon lypėsi tė lyp prej njerėzve derisa kur tė vijė nė Ditėn e Kijametit do tė vijė me fytyrė pa mish nė te".
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
"Ai qė lyp prej njerėzve, lyp gacė, le ta pakėson ose le ta shton". (Muslimi).
Madje Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka porositur disa shokė tė tij qė mos tė kėrkojnė asgjė prej njerėzve.
Transmeton Imam Muslimi nė "Sashihun" e tij nga Auf ibn Malik El-Eshxheiu, radijall-llahu anhu, i cili ku iu besatua Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me disa sahabe tjerė, i thanė: nė ēka tė tė besatohemi?
Tha:
"Qė tė adhuroni All-llahun dhe Atij mos ti bėni rival asgjė, tė falni namazin, tė respektoni e tha njė fjalė me zė tė ultė dhe tha: mos tė kėrkoni asgjė prej njerėzve".
Aufi, radijall-llahu anhu, thotė: i kam parė disa prej tyre qė edhe kur ju binte shkopi nuk kėrkonin nga askush qė tua afron.
Kabisete ibn Muharik El-Hilaliu, radijall-llahu anhu, thotė:
"Mbajta njė mall dhe shkova te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tė kėrkoj nga ky mall. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mė tha: "prit derisa tė na vjen sadakaja e tė japim".
E pastaj mė tha: Kabisa! Lypja nuk i lejohet pėrpos tre personave:
- Ai qė bart ndonjė mall, ka tė drejtė tė lyp, sa ta kėrkon, e pastaj tė ndalet;
- njeriut qė i ka goditur ndonjė fatkeqėsi nė pasurinė e tij, edhe kėtij i takon lypja, derisa tė fiton aq sa i mjafton ushqim;
- njeriu, tė cilin e ka kapluar varfėria dhe tė dėshmojnė tre njerėz tė mėnēur se filani ėshtė i varfėr, edhe kėtij i lejohet tė lyp derisa ta siguron ushimin e majftueshėm. Tė tjerėt, han pasuri qė nuk ju takon". (Muslimi).
Agjėruse tė nderuar!
Ashtu sikurse argumentet fetare e lavdėrojnė krenarinė dhe e stimulojnė ate, nė kėtė drejtim flasin edhe shumė porosi tė dijetarėve dhe njerėzve tė urtė.
Vehb Ibn Munebehi, rahimehull-llah, i ka thėnė njė njeriu qė lypte prej mbretėrve:
"Vaj pėr ty! Lyp prej atij qė ta mbyll derėn, ta paraqet varfėrinė qė ka, e fsheh pasurinė qė ka dhe len Ate qė ta hap derėn gjat natės dhe gjat ditės, ta shfaq pasurinė dhe thot: mė lutu qė tė pėrgjigjem".
Tavusi i tha Atas, rahimehumall-llah:
"Ke kujdes e mos kėrko nevojat tuaja nga ai qė ta mbyll derėn e tė pengojnė rija e tij, kėrko nga Ai qė derėn e ka tė hapur deri nė ditėn e Kijametit, Ai qė tė ka urdhėruar qė ta lutish dhe tė ka premtuar se do tė tė pėrgjigjet".
I kanė thėnė Ebu Hazimit, rahimehull-llah:
"Cila ėshtė pasuria yte? Ka thėnė: bindja ime te All-llahu dhe mosshpresimi te njerėzit".
Halifi i muslimanėve i shkroi Ebu Hazimit, rahimehull-llah: trego se ēka ėshtė nevoja yte?
Ebu Hazimi i tha:
"He! I kam treguar nevojat e mia Atij qė nuk deponon asgjė, jam dakord me atė qė ma ka dhėnė dhe me atė qė sma ka dhėnė".
Dijetari Izuddin ibn Abdus-Selami, rahimehull-llah, kur ndonjė nxėnės lexonte ndonjė libėr para tij dhe kur vinte fundi i thoshte:
"Lexo edhe nga kapitulli tjetėr diē, se unė nuk kam dėshirė tė ndalem nė kapituj (dyer)".
Imam Ahmed ibn Jahja Thalebiu, rahimehull-llah, e thuri kėtė poezi:
Ai qė ėshtė i ndershėm (qė nuk lyp) ėshtė i lehtė pėr mikun e vet
Kurse miku i lypjes fytyrėn e ka tė nxirė
Vėllau yt ėshtė ai qė ia kursen qesen
E nėse kėrkon prej tij ndihmė ti pėr te je i rėndė
Kurse shejhu El-Mekudiju, rahimehull-llah, ka thėnė:
Nėse nė ndonjė kohė kam ndonjė nevojė dhe mė ėshtė komplikuar situata
Ndalem te dera e All-llahut i pėrulur dhe them: Zoti im unė te Ti jam nisur
E nuk ndalem te dera e atij, qė shėrbėtorėt e tij thonė: zotėriu ėshtė duke fjetur.
Agjėrues tė nderuar!
Kjo ėshtė krenaria, kurse ne jemi nė muajin e tė mirės dhe krenarisė, vallė a nuk e ndjejmė kėtė domethėnie gjatė agjėrimit tonė?!
Duhet ta kuptojmė se krenaria i takon All-llahut, Pejgamberit dhe besimtarėve, andaj ta kėrkojmė krenarinė aty ku duhet, tė veprojmė qė ta kuptojmė si duhet dhe tė cilėoshemi me te, e tė kemi krenari, gėzim dhe pėrmendje tė mirė nė kėtė botė dhe shpėrblim e dhurata tė pakufishme nė ahiret!
All-llahu ynė na bė krenari me respektet tona ndaj Teje dhe mos na poshtėrso me mėkatet qė i bėjmė ndaj Teje.
Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokėt e tij.
SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR
Nata e Kadrit
All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):
1. Ha, Mimė. [Kėto shkronja janė prej mrekullive tė Kuranit dhe askush tjetėr pos All-llahut (tė Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]
2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!
3. Ne e zbritėm ate nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit). Ne dėshiruam tu tėrheqim vėrejtjen,e njerėzit tė jenė tė gatshėm.
4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė.
5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. Ska dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.
6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]
All-llahu dėrgoi Kuranin nė kėtė natė tė cilėn Zoti e ka pėrshkruar si tė bekuar. Transmetohet prej njė grupi tė Selefit duke pėrfshirė Ibn Abbaas, Kutaadah, Saiid ibn Xhubejr, Ikrimah, Muxhahid dhe tjerė se nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kurani ka qenė Lejlet ul-Kadr.
Shprehja Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė don tė thotė, nė atė natė fati i tė gjitha krijesave vendoset pėr vitin e ardhshėm. Nė atė natė shkruhet se kush do tė jetojė, kush do tė vdes, kush do tė shpėtohet, kush do tė mallkohet, kush do tė paracaktohet pėr nė Xhennet, e kush do tė paracaktohet pėr nė Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do tė turpėrohet, ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria, dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron All-llahu atė vit.
Ajo qė nėnkuptohet me idenė se fati i tė gjitha krijesave shkruhet nė Lejlet ul-Kadr ėshtė e All-llahu e din mė sė miri se nė Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn Abbaas tha: Mund tė shifni njė njeri i cili furnizon shtėpinė e tij ose e punon token e tij, dhe ai ėshtė prej atyre tė cilėt do tė vdesin, dmth., ėshtė urdhėruar nė Lejlet ul-Kadr se ai ėshtė njėri prej tyre tė cilėt do tė vdesin (nė vitin e ardhėshėm). Dhe poashtu ėshtė thėnė se nė kėtė natė, fati i njerėzve ju tregohet melaikeve.
Kuptimi i Kadr ėshtė nderim ose respektim, dmth. ajo ėshtė natė e cila nderohet pėr shkak tė karakteristikave tė saja tė veēanta, dhe pasi qė personi i cili rrin i zgjuar gjatė kėsaj nate bėhet njeri i nderit. Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė shtrėngim, nė kuptimin se dituria kur ėshtė saktė kjo natė, ėshtė e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thėnė: ėshtė quajtur Lejlet ul-Kadr pasi qė bota shtrėngohet nga numri i madh i melaikeve nė kėtė natė, dhe Kadr don tė thotė shtrėngim. All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):
Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron) [fe kadara alejhi rizkahu] [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrėnguar ose zvogėluar furnizimin e tij.
Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė Kadar, dmth., se nė kėtė natė vendosen urdhėrat pėr vitin e ardhshėm, siē thotė All-llahu (pėrkthim i kuptimit):
Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė. [ed-Duhaan 44:4]
dhe pasi qė urdhėrat e All-llahut vendosen dhe shkruhen nė kėtė natė.
Ashtu qė All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, pėr shkak tė vlerės sė madhe tė saj dhe statusit tė lartė me All-llahun, dhe pasi qė aq shumė mėkate falen dhe aq shumė tė meta fshehen gjatė kėsaj nate. Pasi qė ajo ėshtė nata e faljeve, siē ėshtė pėrcjellur nė el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresim i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).
All-llahu i ka dhėnė kėsaj nate karakteristika speciale tė cilat e bėjnė ate unike:
ثshtė nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kurani, siē pėrmendėm mė lartė. Ibn Abbaas dhe tė tjerėt kanė thėnė: All-llahu dėrgoi Kuranin nė njė kohė prej el-Leuh el-Mahfuuz nė Bejt el-Izzah nė qiellin e parė, dhe mandej ju shpall tė Dėrguarit tė All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) nė periudha sipas ngjarjeve gjatė njėzet e tre vjetėve. (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)
All-llahu e ka pėrshkruar atė duke qenė mė e mire sesa njė mijė muaj, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! [el-Kadr 97:3].
All-llahu e ka pėrshkruar si tė bekuar, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): Ne e zbritėm ate (kėtė Kuran) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit) [el-Duhaan 44:3].
Nė kėtė natė, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, dmth., shumė melaike lėshohen poshtė nė kėtė natė pasi qė ėshtė shumė e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtė kur bekimi dhe mėshira e All-llahut vijnė poshtė, posikur atėherė kur recitohet Kurani, dhe ato i rrethojnė qarqet e dhikrit (tubimet ku pėrkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahėt e tyre pėr atė i cili sinqerisht kėrkon dituri. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] ėshtė Xhibrili (alejhi selam), i cili veēanėrisht pėrmendet nė kėtė mėnyrė si shenjė respekti ndaj tij.
Kjo natė pėrshkruhet si paqė, dmth., ėshtė e sigurtė, pasi qė Shejtani nuk mund tė bėn asnjė tė keqe ose tė shkakton dėm nė kėtė natė, siē ka thėnė Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Nė kėtė natė, shumė njerėz shpėtohen prej dėnimit pėr shkak tė veprave tė tyre pėr tė adhuruar All-llahun, Qoftė i lartėsuar.
Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė. [ed-Duhaan 44:4 pėrkthim i kuptimit], dmth., punėt e atij viti dėrgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve tė cilat shėnojnė urdhėrat; e atyre tė cilėt do tė jetojnė, dhe atyre tė cilėt do tė vdesin, ēfarė furnizimi do tju jepet, ēka do tė ndodhė deri nė fund tė vitit, ēdo ēėshtje e paracaktimeve urdhėrohet, dhe ajo nuk mund tė ndryshohet apo tė ndėrrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tėra kjo i ėshtė e njohur All-llahut para se ajo tė shenohet poshtė, por Ai ja bėn tė njohur melaikeve se ēka do tė ndodhė, dhe i urdhėron tė kryejnė atė pėr tė cilėn janė besuar. (Sherh Sahiih Muslim lil-Neueui, 8/57).
All-llahu i falė gabimet e mėparme tė atij i cili qėndron i zgjuar dhe falet gjatė natės me besim dhe shpresė pėr ta pėrfituar shpėrblimin nga Ai. Transmetohet nė hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Cilido qė agjėron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen, dhe cilido qė rrin i zgjuar gjatė Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen. (Buhaari, Muslim). Shprehja nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim don tė thotė, besimi nė premtimin e All-llahut pėr kėtė vepėr, dhe kėrkimi i shpėrblimit, pa asēfarė synimi ose qėllimi tjetėr, siē ėshtė kryerja e saj me qėllim qė tė tjerėt tė shofin, etj. (Feth el-Beeri, 4/251).
All-llahu ka shpallur njė sure qė ka tė bėn me kėtė natė e cila do tė pėrsėritet deri nė Ditėn e Ringjalljes, nė tė cilėn Ai pėrmend nderin dhe vlerėn e madhe tė kėsaj nate. Kjo ėshtė sureja nė tė cilėn Ai thotė (pėrkthim i kuptimit nė gjuhėn shqipe):
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ(1)وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ(2)لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ(3)تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ(4)سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ(5)
Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dijsh se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit. (El-Kadėr: 1-5).
I dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kėrkonte kėtė natė, me shpresė se do tė pėrfiton tė mira prej kėsaj nate, dhe ai ėshtė shembull pėr kėtė Ummet.
ثshtė mustehabb qė tė kėrkohet ajo gjatė Ramazanit, e sidomos gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit.
Lejlet ul-Kadr ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Saiid tė pėrmendur mė lartė, dhe siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Aaishes, dhe nė hadithin e Ibn Umar i cili ka thėnė se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Kėrkoni natėn e Kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.
ثshtė mė e mundėshme tė jetė njėra prej netėve me numėr tek, pėr shkak tė hadithit tė Aaishes e cila ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. (el-Buhaari, 4/259)
Duhet sidomos ta kėrkojmė nė netėt me numėr tek, dmth., me njėzet e njė, njėzet e tre, njėzet e pesė, njėzet e shtatė dhe njėzet e nėntė. Transmetohet nė el-Sahiihejn se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. (rrėfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrėfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).
Nė Sahiih ul-Buhaari rrėfehet se Ubaadah ibn es-Saamit ka thėnė: se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli tė na tregon se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanėve grindeshin. Ai tha: Dola tė ju tregoj se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, ndėrsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Pra kėrkojeni me tė nėntin dhe tė shtatin dhe tė pestin (el-Buhaari, 1919), dmth., nė netėt me numėr tek.
Ky hadith tregon se sa keq qė ėshtė tė grindet dhe tė pėrleshet, e sidomos me ēėshtje tė cilat kanė tė bėjnė me fenė, dhe se kjo ėshtė shkak pėr largimin dhe fsherjen e tė mires.
Lejlet ul-Ladr ėshtė mė e mundėshme tė jetė nė shtatė ditėt e fundit. Ibn Umar (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) tregon se njė njeri prej shoqėruesve tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin nė ėndėrr, dhe se ajo ka qenė njėra prej shtatė netėve tė fundit. I Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: Si duket ėndėrrat e tua janė dakorduar se ėshtė njėra prej shtatė netėve tė fundit, ashtu qė kush dėshiron ta kėrkon, le ta kėrkon nė shtatė netėt e fundit. (rrėfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).
Mė e mundėshmeja ėshtė qė tė jetė nė natėn e njėzet e shtatė. ثshtė transmetuar nė njė hadith tė rrėfyer nga Ahmed prej Ibn Umar, dhe njė hadith tė rrėfyer nga Ebu Davuud prej Muaauija, se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Lejlet ul-Kadr ėshtė nata e njėzet e shtatė. (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).
Kėndvėshtrimi se ėshtė nata e njėzet e shtatė ėshtė mendimi i shumicės sė Sahabeve dhe shumicės sė dijetarėve, dhe Ubejj ibn Kab (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) e kėrkonte, duke mos thėnė inshaAll-llah, se ėshtė nata e njėzet e shtatė. Zurr ibn Hubejsh tha: Unė thash: اka tė bėn ta thuash kėtė, O Ebul-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anė tė cilave i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind nė atė mėngjes pa rreze tė dukshme. (Rrėfyer nga Muslim,2/268).
Fakti se zakonisht ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė e All-llahu e din mė sė miri nuk don tė thotė se ky ėshtė gjithmonė rasti. Mund tė jetė nata e njėzet e njė, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Seiid, ose mund tė jetė e njėzet e treta, siē ėshtė pėrmendur nė rrėfimin e Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė). Sipas njė hadithi tė rrėfyer nga Ibn Abbaas (All-llahu qoftė i kėnaqur me te), i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: Kėrkojeni nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, atėherė kur kanė mbetur nėntė ditė, dhe kur kanė mbetur shtatė ditė, dhe kur kanė mbetur pesė ditė. (Rrėfyer nga el-Buhaari, 4/260).
All-llahu ka fshehur kėtė natė ashtu qė robėrit e tij do tė pėrpiqen ta kėrkojnė, dhe do tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orėn e xhumasė, e ashtu me rradhė. Ashtu pra besimtari duhet tė pėrpiqet me kėmbėngulėsi gjatė ditėve dhe netėve tė kėtyre dhjetė ditėve, duke kėrkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke pėrcjellur shembullin e tė Dėrguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet tė pėrpiqet tė bėn dua dhe tė kėrkon afrimin ndaj All-llahut.
Transmetohet se Aaisheja ka thėnė: Unė thash, O i Dėrguar i All-llahut, ēka mendon nėse e dėshmoj-pėrjetoj Lejlet ul-Kadr, ēka duhet tė them? Ai tha:
اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي
All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fefuanni
All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua. (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij ėshtė sahiih).
E treta: vlerė mė e madhe i pėrvishet Itikaaf-it nė kėtė natė nė dallim prej tė gjitha netėve gjatė vitit.
Nuk ėshtė thelbėsore pėr atė i cili e zenė Lejlet ul-Kadr tė din se e ka zėnė. Qėllimi ėshtė tė pėrpiqet shumė dhe tė jetė i sinqertė nė adhurimin e tij, pa marrė parasysh se a e din ai se a e ka zėnė. ثshtė e mundur qė disa prej tyre tė cilėt nuk e dinė kėtė mund tė jenė mė mirė me All-llahun dhe nė pozitė mė tė lartėsuar sesa ata tė cilėt dinin se cila ėshtė kjo natė, pasi qė tė parėt u pėrpoqėn shumė. Ne lusim All-llahun tė pranojė agjėrimin tone dhe namazin tone gjatė natės, dhe tė na ndihmon tė pėrkujtojmė Atė dhe tė falėnderojmė Atė dhe tė adhurojmė Atė ashtu siē duhet. All-llahu e bekoftė tė Dėrguarin tone Muhammedin.
Shikoje kete per me shume
http://www.albislam.com/ResultKerkim...=T%EB+gjith%EB
Te gjithe myslimaneve ketu ne forum do kisha dashur tua uroj festen e madhe te Lejletul Kadrit dhe shpresoj qe Allahu ka pranuar lutjet e tua drejtuar Tij ne kete nate te madheruar.
Stormi
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Pershendetje
Doja te sillja dy thenie profetike ne lidhje me SADAKA FITRIN,
1- agjerimi nuk ngrihet tek ALLAHU deri sa te jepet SADAKA FITRI
2- jepni SADAKA FITRIN qe te mos kete njeri qe nuk ben feste kete dite (bajramin)
besoj se kaq mjafton qe te kemi kujdes per kete vecanti qe ALLAHU ka vene ne kete muaj duke filluar qe me gjetjen kujt do I japim, sa do japim, cfare do japim, kur do e japim etj.
Kufiri I fundit ne kohe per tu quajtur dhenia SADAKA FITR eshte para faljes se namazit te bajramit.
Ne morine e dijetare qe kane komentuar kur fillon koha per tu dhene ka qe thone qe fillon me 10 diteshin e fundit, naten e fundit, naten e 29 etj. Gjithsesi te gjithe jane dakort qe kufiri I fundit eshte ai I faljes se namazit te bajramit.
Po keshtu ne morine e dijetare qe kane komentuar cfare jepet si SADAKA FITR , ka prej tyre qe I qendrojne strikt thenies profetike " jepni dy sa' oriz(sa'-njesi matese)", ka qe kete vlere e konvertojne ne te holla, ka qe e zgjerojne dhenien deri sa te plotesohet kushti I hadithit te lartpermendur" te festojne ne kete dite " duke mos e kufizuar dhenien vetem me ushqim, por ne gjithshka qe tjetrin e ben te perjetoje feste.
Gjithsesi mendimi I perbashket eshte qe 2kg oriz eshte kufiri min. qe dikush te jape SADAKA FITR , kurse sa me shume te jepni aq me mire per ju.
Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.
Pershendetje dhe urime per te gjith shqiptaret ne vecanti per te gjith ata qe agjeruan ket muaj te shejt te RAMAZANIT e ishall ALLAHU i madh ua pranoft lutjet dhe ishalla i bashkoft te gjith shqiptaret anemban botes, AMIN
Krijoni Kontakt