Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 80
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,057

    Pasojat politiko-ekonomike nga veprimtaria e krimit të organizuar

    Biznes i krimit të organizuar


    nga Eduart GJOKUTAJ



    Në fakt kur flitet për Mafien ne e kufizojme vemendjen tonë vecanerisht në ndermarrjet kriminale me etiketen e përgjithshme “MAFIE” ose “COSA NOSTRA (ÇËSHTJA JONË), të cilat janë emertime që nuk kanë lidhje direkte me vendin tonë apo dhe me vendet e Ballkanit në pergjithesi. Emertime të tilla, natyrisht janë të ngjashme me Yakuza në Japoni, me Triads në diasporen kineze, me Camorra-n në Napoli, me Kartelet e kokaines në Kolumbi apo me gangsteret hipi në Angli e Amerike.


    Vete shtetet ku janë vatrat e këtyre organizatave kriminale, pergjithesisht nuk kanë qenë në gjendje të perballen në mënyrë të sukseshme me to. Klasat drejtuese të ketyre vendeve nuk e kanë kuptuar natyren politike të tyre, jo në kuptimin e thjeshte të lidhjeve midis mafies dhe disa politikaneve, por në atë që Mafia vete si një veprimtari e organizuar perben një kercenim për Shtetin apo thënë me mirë “Mafia është armik i Shtetit”. Kuptimi klasik i mafies se organizuar mbi baza familjesh, me organizime të vogla është rinovuar në ditet tona. Organizimi kriminal, si rrjedhoje e pershtatjes me kohen është i perhapur si një oktapod gjigand me koken larg zonave të “veprimtarise” se filialeve të tyre. Qarkullimi i parave të tyre të pista tashme behet duke i menaxhuar bizneset e veta me ane të menaxhereve të zones. Në këtë aktivitet të administruar nga mafiozet, krijohet dhe sistemi i pushtetit, i cili perpiqet të konkuroje Shtetin në legjitimitetin ekskluziv, që i ka dhene vota popullore për të ushtruar forcen, taksimin dhe zbatim e ligjeve. Konkurimi që mafiozet i bejne ketyre monopoleve të shtetit jep rrjedhojat e veta në krijimin e pasigurise në vend dhe humbjen e paqes se popullit. Synimi i mafiozeve të sotem është jo vetem korruptimi i politikaneve, administratoreve publike, drejtuesve të policise apo gjykatesve për të bërë një sy qorr karshi biznesit të tyre mafioz, por gjithashtu me fitimet e paligjshme të tyre, që janë shumë me të larta se çdo biznes i ligjshem, kerkojne ta perdorin administraten publike qendrore dhe lokale, që t’i lejoje të perdorin burimet kombetare. Procesi i infiltrimit të tyre në pasurite kombetare jep efektet në dobesimin e Shtetit duke i dobesuar mundesite e mbrojtjes se vetvetes, pasi tashme i janë hequr mjetet për tu fuqizuar dhe forcuar. Keto cilesi i bejne mafiozet në simbioze me terroristet. Megjithëse, qellimet e tyre për të goditur Shtetin ndryshojne, pasi mafiozet duan të manipulojne veprimet e veta në ato të shtetit për interesat e tyre, ndersa terroristet duan ta shkaterrojne dhe zevendesojne Shtetin dhe kohet e fundit ata të kombinuar perbejne dhe një force unike kundër Shtetit, që në fund të fundit është një force jolegjitime kundër popullit dhe vendit.

    Bizneset e krimit të organizuar


    Duke u shprehur kështu është e nevojshme të thuhet, që Shteti duhet të kuptoje se krimi i organizuar në bashkepunim me çdo force tjetër kundër tij është një sfide, derisa ai ndermerr veprime kriminale apo terroriste ndaj segmenteve të tij apo njerezve që presin mbrojtje nga Shteti. Organizatat kriminale nuk janë thjesht ndermarrje ekonomike që drejtohen nga sipermarres, por janë organizata që synojne, që nëpërmjet burimeve financiare të tyre jo të ligjshme të hahen me Shtetin për kontrollin e zonave të caktuara e ndoshta, pse jo të gjithë vendit e rajonit nëse do të gjenin terren. Krimi i organizuar në vetvete është një organizim, që bazat ekonomike të tij i ka te ekonomia informale, te evazionistet fiskale, te ata që pastrojne parate e trafikut të droges dhe qenieve njerezore nëpermjet bizneseve të licensuara në mënyrë ligjore, te kontrabanda. Parate e klaneve të droges dhe trafikut njerezor krijojne të ardhura të medha, që terheqin kriminelet e organizuar dhe i mbeshtesin ata për qellimet e tyre. Parate që krijohen nga kontrabandistet, duke qenë se vijne si rrjedhoje e bizneseve jo të ligjshem, për pasurime të shpejta krijojne herepashere lidhje me kriminelet pasi dhe ky grup është në lufte të vazhdueshme me shtetin. Parate që burojne nga evazioni fiskal dhe prej atyre që punojne në tregun informal janë zona ku krimi i organizuar ndihet i qete dhe nuk shihet si një e keqe. Madje në momente të caktuara, kur Shteti ashperson luften ndaj ketyre fenomeneve, kriminelet e organizuar kunderpergjigjen me vendosje gjobash dhe goditje të biznesit të ligjshem. Vete krimi i organizuar krijon biznese që kanë për baze financimet mbi mashtrimin dhe dhunen. Kështu, skemat piramidale (apo si quhen në gjuhen ekonomike Skemat Ponzi) ishin dhe janë biznes i krimit të organizuar. Krimi i organizuar krijon aktivitete të tilla apo të ngjashme, per corientimin e Shtetit në luften kundër tij dhe krijimin e situatave kaotike jashte kontrollit të Shtetit.


    Rrjedhojat e biznesit të ngritur me parate nga burime jo të ligjshme i bejne kolonat e Shtetit të tilla, që mezi e mbajne në kembe dhe në një predikues të pabesueshem, që në fakt nuk mund të ushtroje as minimumin e funksioneve të tij, që i janë besuar nga populli. Akuzat e politikes aktuale që i drejtohen Shtetit për mbrojtjen e krimit të organizuar dhe mafiozeve prej tij duhet ta gjejne pergjigjen në atë se fenomenin e mafies nuk mund ta krijoje vete Shteti.

    Grupet kriminale nderkombetare dhe rajonale duke bashkepunuar me homologet e tyre në vend në kushtet e vendit tone ku ekonomia informale është mjaft e perhapur po minojne bazen ekonomike të Shtetit dhe aspiratat e vete popullit, që është me i humburi nga egzistenca e tyre.





    Konceptimi i krimit të organizuar (mafiozeve) dhe hartimi i luftes kundër tij nga klasat drejtuese të Shtetit deri me sot nuk është i cliruar nga ngarkesat e të kaluares politike të politikaneve. Shteti shqiptar i të kaluares ish-socialiste ishte mjaft i ashper ndaj ketyre fenomeneve (pasoje e politikes izolacioniste) duke e lënë këtë fenomen pa terren veprimi apo infiltrimi.Po ashtu dhe nga tranzicioni kaotik i zgjatur politiko-ekonomik në vitet ’90, klasat drejtuese që linden drejt demokracise, të pamesuara dhe të panjohura me eksperiencen e luftes ndaj krimit të organizuar, me shumë deklaroheshin se imediate për Shtetin ishte garantimi i të drejtave të njeriut, gje që coi në një mosvleresim të rrezikut të krijimit të krimit të organizuar vendas në bashkepuni me atë që erdhi si import. Tashme, të drejtat e njeriut shiheshin si një ombrelle mbrojtese per cdonjerin që ngrihej kundër parimeve të Shtetit dhe luftohej kush i mbronte ato. Me akuzat ndaj Shtetit dhe luftes qe bente, si mbrojtes i qetesise publike dhe sigurise kombetare ndaj fenomeneve të krimit të organizuar, klasat drejtuese e treguan veten si të papergjegjshme, primitive dhe të paarmatosura perballe armikut të tyre. Naiviteti trondites që është shprehur gjithë këto vite nga keta (jo)politikane pasqyrohet në krizat e medha sfidante që jetojne njerezit në çdo hap të tyre. Indirekt krimi i organizuar është perfaqesuar dhe mbrojtur nga keta politikane. Mosdistancimi nga aktivitete të tilla si ato me lart janë tregues se sa gabimisht qendrojne në pozicionin politik, që mbajne.

    Gjykimet e bujshme apo maksigjykimet e bizneseve të krimit të organizuar nuk kanë arritur t’a mundin dot mafien që vepron në vend. Perkundrazi, sa here që Shteti ka ndermarre iniciativa në lufte kundër saj ajo është kunderpergjigjur në mënyrë të pameshirshme me veprime terroriste duke goditur stabilitetin politiko-ekonomik të vendit tonë por dhe të vendeve fqinje. Kështu, Mafia në vetvete nuk është më një organizim që prish thjesht rendin publik, por ajo me krimin e organizuar që e ushqen është një problem politiko-ekonomik duke shfrytezuar pergjigjen jo të duhur që i ka dhene Shteti me dy “gjymtyret” e tij godites: policine dhe gjykatat. Megjithate, Shteti me iniciativat që po ndermerr po tregon se është akoma i gjalle dhe në gjendje të luaje rolin e tij thelbesor si mbrojtes i shoqerise në një demokraci. Lufta e deritanishme ndaj krimit të organizuar, do të behej e frytshme nëse perpjekjet dhe sakrificat e jetes se perditshme të shumë punonjesve të Shtetit të shiheshin si një sinjal rreziku për të ardhmen, duke e kuptuar se çdo element apo grup elementesh që kercenon Shtetin duhen trajtuar si armik i Shtetit. Pra, krimi i organizuar do të shkaterrohet, nëse klasat drejtuese të politikes shqiptare do të marrin pergjegjesine politike, për rezultatin si të veprimeve dhe të mosveprimeve të tyre. Kështu ata permbushin detyren e tyre si njerëz të të njejtit Shtet.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,057

    Lumenjte e heroines, rrjedhin

    per here te pare, policia ka arritur te bllokoje rreth 100 kg heroine e kokaine. Vec merites se saj, te dhenat flasin per nje rritje te fluksit te trafikut te drogave te renda nepermjet rrugeve ballkanike qe kalojne nga Shqiperia drejt perendimit. Jo vetem si refleks i ndryshimeve ne tregun global te narkotrafikut pas 11 shtatorit. Por, edhe se mafia shqiptare, po mundohet te rikuperoje 100 milione USD e humbura ne vit, nga bllokimi i trafikut klandestin



    Djegia demostrative e dreges se kapur gjate operacionit puna

    Ne mbremjen e 24 shtatorit te ketij viti, pasagjeret e tragetit Palladio te linjes Durres- Ankona, kane filluar te shqetesohen pasi nisja nuk po behej ne orarin e caktuar. Por, vetem pak me vone u mesua se dy autovetura me targa gjermane DO AH 3284 dhe DO BB 370, ishin penguar ne momentet e fundit nga agjentet e antidroges dhe policise se Portit Detar te Durresit, qe te hipnin ne traget. Pas kontrollit te tyre me ndihmen edhe te qenve antidroge, u arrestuan pronaret e ketyre automjeteve. Qytetareve kosovare Hafiz Kurani e Brahim Arifaj iu gjenden brenda tapicerive te makines dhe shtresave te posacme dyfishe, 28 pako te mbeshtjella brenda te cilave u zbuluan 14 kilograme e 159 grame heroine.

    Ata rane ne kurthin e policise, ndersa po udhetonin ne drejtim te Italise, me destinacion Dortmundin, ku edhe ishin emigrante rezidente. Me pas, u mesua se policia e UNMIK ne Kosove, kishte sinjalizuar ministrine tone te Rendit, pasi kishte dyshime te forta se Kurani dhe Arifaj, ishin pjestare te nje rrjeti nderkombetar te narkotrafikut, qe nepermjet Shqiperise, perfundonte ne Gjermani.

    Ky eshte njeri prej 25 operacioneve te zhvilluara gjate ketij viti nga strukturat antidroge te policise, ne statistikat e se ciles deri tani jane regjistruar 93. 518 kg heroine dhe 1.270 kg kokaine te kapura. Nje sasi kjo me e larta e dekades se fundit, qe nga koha kur ky fenomen u regjstrua per here te pare ne Shqiperi. Nga ana tjeter, kjo sasi, eshte rreth 25% me e madhe edhe se sasia prej 74 kilogram heroine e kokaine te bllokuar gjate vitit te kaluar.

    Nje boom sasior, tregues i rritjes cilesore te punes dhe profesionalizmit te strukturave te specializuara antitrafik ne Shqiperi. Por, edhe i rritjes se sasive qe kane nisur te qarkullojne nepermjet segmentit shqiptar te rruges se vjeter ballkanike te droges. Tregues i nje sere faktoresh, te cilat ekspertet antidroge dhe kriminologet, i lidhin me zhvillimet qe kane ndodhur ne tregun global te narkotikeve pas ngjarjeve te 11 shtatorit ne SHBA. Por edhe specifikave te zhvillimit te krimit ne Shqiperi, pas bllokimit thuajse plotesisht te trafikut te qenieve njerezore nga brigjet tona, drejt Italise.

    Efektet e 11 shtatorit

    Sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001, mbi dy kullat binjake te Qendres Boterore te Tregetise ne Nju Jork, sollen sulmin mbi Afganistan. I cili vecse qendra e strehimit te shtabit te Al Kaeda dhe kryeterroristit Osama Bin Laden, eshte edhe hambari i prodhimit te opiumit, e cila sherben si baze per prodhimin e heroines. Vetem pas tragjedise se Amerikes, u pa se parate e trafikut te droges, sponsorizojne ne nje mase te madhe, edhe terrorizmin.

    Ndaj bashke me rrezimin e regjimit taleban, forcat aleate ne Afganistan, kane nisur nje operacion per crrenjosjen jo vetem te trurit te Al Kaeda nga malet e Tora Boras dhe zona te tjera ne kufi me Pakistanin, por edhe te shkaterrimit te parcelave me lenden qe furnizon me se shumti, tregun boteror me heroine. Pas

    nje mbledhje per kete qellim ne Komisionin e Senatit Amerikan per Punet e Jashtme, Zeri i Amerikes raportoi kete vit se megjithe perpjekjet e kushtueshme per te frenuar kultivimin e opiumit ne Afganistan, prodhimi i tij eshte rritur. Opiumi transportohet nga Turqia, permes rrugeve Ballkanike per te arritur ne tregjet e Europes Perendimore dhe Veriore. Derisa nje pjese e tij perfundon edhe ne brigjet lindore te SHBA.

    Zyrtare te larte te ministrise shqiptare te Rendit, thone se sipas te dhenave qe ata disponojne, magazinat e heroines jane zhvendosur, ne Turqi. Ata thone se per shkak te pranise se madhe te forcave ushtarake nderkombetare, opiumi nuk mund te perpunohet ne Afganistan e vendet rrotull saj. Ndaj, pas perpunimit ne laboratore te specializuar, prej ketu, nis rrugetimin rreth 70% e sasise se pergjitheshme te heroines, qe furnizon tregun global te ketij narkotrafiku.

    Kjo ben qe krimi i organizuar shqiptar,- si dhe vendet e tjera fqinje,- per shkak te afersise terriroriale, raporteve historike dhe intensitetit gjithnje e me te shpeshtuara te biznesit me Turqine, ta shfrytezojne kete shans. E per shkak te parave qe qarkullon, ne sasi me te medha se buxheti i shtetit, krimi i organizuar shqiptar, ka nisur te rrise jo vetem aftesine blerese, por edhe transportuese dhe shitjes ne tregun e pasur te Europes Perendimore.

    Trafiqe dhe politike

    Eshte i njohur tashme fakti i bere publik nga nje konference per krimin e organizuar ne Ballkan, zhvilluar ne qendren Wilson ne SHBA. Ku sipas statistikave, vlera e trafikut te droges qe vjen nga Shqiperia ne Europe, eshte 2 miliarde USD ne vit. Disa vende europiane kane publikuar vleresime, sipas te cilave, ndermjet shifrave nga 40 deri ne 90% te trafikut te droges ne vendet e tyre, kontrollohen kryesisht nga bandat shqiptare.

    Ndersa zyrtaret me te larte te policise shqiptare, pranojne se ne territorin tone, kalojne rreth 30% e sasive te heroines me origjine nga Turqia qe qarkullojne nepermjet rrugeve ballkanike. Nga rreth 50% qe kalojne ne perendim, nepermjet territorit fqinje te Greqise. Ngandonjehere keto lloj shifrash jane te ekzagjeruara dhe tejet te veshtira per tu percaktuar me saktesi matematikore. Por qe gjithesesi, sherbejne per te krijuar nje ide rreth fuqizimit te krimit te organizuar shqiptar.

    Grant Ashley, nendrejtor i sektorit te FBI-se per hetime penale, shpjegoi para Senatit Amerikan pak muaj me pare, se krimi i organizuar ne Ballkan, sidomos ne Shqiperi, eshte nje problem i ri. Ndersa Komisioneri per Politiken e Jashtme ne Komisionin Europian, Kris Paten, eshte shprehur se nese doni te konfirmoni se sa serioz eshte gjendja e krimit te organizuar ne Shqiperi, pyesni FBI, ose cdo organizate tjeter policore ne te gjithe boten. Krimi i organizuar eshte nje problem serioz, ndaj ne kemi nevoje per bashkepunim me autoritetet shqiptare per ta perballuar ate.

    Fakt eshte se strukturat e ministrise se Rendit, SHISH dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Tatim Taksave, veren e kaluar, realizuan operacionin Puna qe coi ne bllokimin e trafikut te qenieve njerezore nga Shqiperia drejt Italise. Nje operacion qe detyroi kete jave, ministrin e Brendshem italian Martino, te deklaronte ne Bruksel, se statistikat zyrtare tregojne se fluksi i imigranteve klandestine te nisur nga brigjet shqiptare, ka shkuar ne zero.

    Nje operacion i thelle ky kunder njeres prej industrive fitimprurese pas 1990-tes te krimit te organizuar shqiptar. Bllokimi i se ciles, nuk mund te behej dot, ne mungese te vullnetit politik te qeverise shqiptare. Kreu i se ciles, Fatos Nano, e ka perdorur dhe po e perdor ate, si nje karte edhe te luftes se fundit politike per dominim brenda partise se tij. Ne keto dite te fushates per Kongresin e PS te 12 dhjetorit, ai deklaroi edhe shifren qe rridhte nga ky trafik: Plot 100 milione USD ne vit. Fitime perrallore, nje pjese e te cilave, po ti besojne plotesisht atij, kane shkuar ne xhepat e politikaneve dhe qeveritareve te larte, kundershtare te tij.


    Heroina, heroina

    Pikerisht tek ky fakt, ekspertet antidroge te policise shqiptare, shohin edhe aresyen e nje tendence ne rritje te flukseve te heroines qe qarkullojne nepermjet Shqiperise, nga Lindja drejt Perendimit. Pasi sipas tyre, mafia shqiptare po ben perpjekje per te rikuperuar humbjen prej afro 10 milione USD ne muaj, nga ndalimi i trafikut te emigranteve.

    Ne kushtet e ruajtjes se nje konstanteje ne fushat e trafikut te femrave, te miturve, armeve dhe per shkak te ndarjes me kohe te tortes se kontrollit te kontrabandes se mallrave te forta, fusha ku mund te nxirren fitime me te medha, ne nje rruge me te shpejte dhe pa shume rreziqe sa ne te parat, kriminologe shqiptare percaktojne trafikun e heroines. Per shkak edhe se, ne nje shtrat ku rrjedh nje fluks prej 2 miliarde USD ne vit, nuk eshte veshtire te qarkullosh edhe sasi qe mund te rikuperojne nje pjese te humbjeve nga nderprerja e trafikut te qenieve njerezore. Duke e shnderruar ne kete menyre trafikun e droges, po te llogarisim ketu edhe prodhimin vendas te cannabis sattiva, ne biznesin me te madh e me fitmprures ne Shqiperi.

    Rritja e sasive qe qarkullojne ne territorin shqiptar, ekspertet e lidhin edhe me faktin, se ne 10 raste, gjate ketij viti, jane kapur nga 1.5 deri ne 28 kg heroine. Qe perbejne edhe numrin me te madh te ketyre sasive, te kapura ndonjehere ne vite. Nga te cilat, rreth 60% e sasise totale te kapur, eshte bllokuar ne Portin Detar te Durresit, rruges drejt Italise. Vetem sasia prej rreth 100 kg heroine e kapur ne 2003, sipas cmimit me shumice ne treg, vlen rreth 5 milione USD.

    Shembuj keto qe i ben specialistet te besojne, se vec rritjes se forces zbuluese te strukturave antidroge, kjo lidhet edhe shtimin e sasive te droges qe kane filluar te qarkullojne dy vitet e fundit nepermjet territorit shqiptar. Ne kushtet, kur nuk ka patur ndonje hop sasior e cilesor ne investimet me mjete moderne te luftes kunder droges, struktura te reja te specializuara dhe buxhete ekstra per punen parandaluese apo infiltruese te agjentures shqiptare, ne rrjetet e narkotrafikut.

    Nje tregues i ketij fluksi ne rritje, jane edhe statistikat e ministrise se Brendshme italiane, e cila pas viti 2000, raportojne cdo vit, sasira te dyfishuara te heroines shqiptare te kapura ne brigjet e saj. Vitin e kaluar, ne Itali u sekuestrua 1.1 ton heroine. Megjithese mungojne statistikat zyrtare perfundimtare, deri ne fund te 2003, pritet qe edhe ky rekord te thyhet perseri.

    Keto zhvillime ne tregun e narkotikeve, kane ecur paralel me intensifikimin e perpjekjeve te Shqiperise per te firmosur marreveshjen e asociim stabilizimit me BE dhe integrimit ne strukturat e NATO. Sekretari i Pergjithshem i Aleances Xhorxh Robertson, paralajmeroi pak muaj me pare ne Oher, se krimi i organizuar perben nje kercenim serioz per qeverite e vendeve ballkanike.

    Sipas tij, te ardhurat e bandave kriminale, kane filluar tashme te vene ne hije ato te disa vendeve te rajonit. Duke paralajmeruar se ajo qe eshte ne rrezik, eshte se vendet e Ballkanit, ose te kene kufijte nen kontroll dhe te mundin trafikantet kriminele, ose ne fund do te jene keta qe do te marrin nen kontroll rajonin.

    Ndersa Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, thote se per integrimin ne BE kemi nje problem te madh me shqiptaret. Te themi psh kriminalitetin. Kjo lloj sjellje, nuk do te gjeje vend ne Europen e zgjeruar.

    Ne takimin e 60 ministrave te Brendshem Londer, sekretari i Jashtem britanik Xhek Strou, perpjekjet e qeverive ballkanike per te luftuar krimin e organizuar, i quajti nje pengese serioze per integrimin europian te Ballkanit. Ndersa sekretari i brendshem britanik David Blanket tha se vendet e BE po bashkepunojne me vendet e Ballkanit, si Shqiperia, Bosnja, Kroacia dhe ish Jugosllavia, ne luften kunder trafiqeve. Duke bere thirrje qe fjalet te shoqerohen me vepra, Blanket tha se ne 10 vitet e ardhshme, ne do te gjykohemi per punen dhe jo fjalet.

    Qeverite shqiptare, kane marre shume angazhime per luften kunder krimit ne pergjithesi dhe atij te organizuar ne vecanti. Por, fakt eshte se Shqiperia, si pjese e rrugeve ballkanike te trafikut te heroines, nuk po zbaton ndonje strategji konkrete, afatgjate dhe shumeplaneshe. Gje qe sipas Brukselit, ne kushtet edhe te ekzistences se nje krize te zgjatur politike, ben qe ne Shqiperi, fuqizimi i krimit te organizuar, te frenoje edhe investimet e huaja. Ne ndryshim nga lufta kunder trafikut klandestin, ai i drogave, eshte nje problem edhe me i veshtire. I cili mund te perballohet, sa me shpejt qe te frenohet, ngadalesohet e te goditet nga strukturat e specializuara. Te cilat, do te arrijne te trimfojne mbi grupet kriminale te narkotrafikut, pasi ti dobesojne ato qe sot qarkullojne dy here me shume para ne Shqiperi, sesa buxheti i shtetit.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,057

    Integrimi dhe krimi i integruar

    Fatos Çoçoli

    Disa ditë më parë, Salcman, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri, deklaroi se hapat afrues të vendit tonë me BE-në do të varen nga lufta që ne shqiptarët do t’i bëjmë krimit. Kjo është një shprehje shumë e fortë. Me fjalë të tjera, sado të reformojmë administratën tonë publike, të privatizojmë me energji të shtuara apo të pajisim ushtarët tanë me uniforma të ngjashme me ato të NATO-s, edhe sikur të mbërrijmë në kohë rekord nivelin e zhvillimit të Sllovenisë, për shembull, sërish do të jemi po aq larg Bashkimit Evropian. Metri i vetëm që na afron me BE-në është lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar. Një ditë më parë, Salcman-it, ambasadori amerikan në Tiranë dënoi fort baronët e krimit në Shqipëri. Mafiozët dhe kriminelët tanë të organizuar i cilësoi pikërisht kështu: ”Baronë”. Ose thënë ndryshe, njerëz që kanë siguruar një “pasuri” të madhe ndikimi në strukturat shtetërore, sidomos në polici dhe në institucionet tona të tjera që luftojnë krimin. Njerëz në gjendje të paralizojnë shumë energji drejtuese e zbuluese të shtetit shqiptar. Në asnjë shtet tjetër të Evropës Lindor e Qendrore, përfaqësuesit kryesorë të diplomacisë perëndimore nuk i kanë quajtur me titujt e vjetër të fisnikërisë (baronë, dukë etj.) mafiozët e këtyre vendeve, p.sh. të Bullgarisë, Rumanisë apo Polonisë. Çfarë ka të veçantë mafia, krimi i organizuar shqiptar që meriton “tituj fisnikërie” nga Perëndimi? Përgjigjja është e thjeshtë: ai është i integruar. Ai është ngulur mirë në Evropën e zhvilluar. Nuk ka nevojë për viza, apo për përafrim standardesh, që të hyjë në tregjet e drogës dhe prostitucionit të BE-së. Krimi i organizuar shqiptar ka marrë që nga viti 1991 eksperiencën “e vyer” të “Cosa Nostra” siçiliane apo “Ndrangetta” puljeze, të cilat janë organizata tipike mafioze të Italisë së Jugut. Ka përvetësuar shumë shpejt mënyrën e tyre të punes. Vitet e fundit ka marrë me forcë edhe shumë nga tregjet dhe pikat e kontaktit të këtyre organizatave në Evropën Veriore të zhvilluar (Britani e Madhe, Belgjikë, Zvicër etj.). Është bërë “i respektueshëm” (pra, që i kanë frikën) nga mafia ruse e deri ajo aziatike, në radhë të parë kineze. Në lagjen “Soho” të Londrës ka shumicën e tregut të prostitucionit. Në Zvicër, shqiptarët dhe kosovarët kontrollojnë pjesën dërrmuese të trafikut të drogës nga Turqia dhe Bullgaria, duke flakur tej nga froni mafiat “e lehta” të vendeve të tjera të Evropës Lindore. Një organizatë mafioze shqiptare është dhe më e çelniktë se simotra e vjetër italiane. Ajo nuk ka bazë kodin “siçilian” të nderit, por lidhjet familjare, të cilat në Shqipëri janë më të forta se vdekja. Sa herë mafiozët shqiptarë rrezikojne të zbulohen, ata kalojnë me lehtësi nga njëri vend perëndimor te tjetri, ose fshihen në dheun e tyre. Atje (pra këtu, në Shqipëri) pjesa më e madhe janë të sigurtë se nuk do të ngacmohen nga policia. I ndruhen vetëm ndonjë informacioni të dhënë nga Interpoli (rrjeti ndërkombëtar i informacioneve policore) për kapjen e tyre. Mafiozët shqiptarë janë gati të pamundur për t’u infiltruar, për të depërtuar informatorë të policisë në radhët e tyre. Secili prej tyre, edhe po të jetë penduar, e di mirë se i shkon jo vetëm koka e tij, po të kallëzojë, por e gjithë familja dhe farefisi. Hakmarrjet në gjirin e mafiozëve tanë janë të shpeshta dhe mbajnë gjallë unitetin mes kriminelëve, si dhe frikën më të fortë se nga vdekja, në rast se bashkëpunojnë me policinë. Nëse mafiozët italianë e kanë shumë të vështirë të pastrojnë paratë e drogës apo prostitucionit në jetën civile italiane, apo të vendeve të tjera, këtë sivëllezërit e tyre shqiptarë nuk e kanë problem fare. Motelet, restorantet dhe apartamentet e tyre luksoze lulëzojnë në qendër të Tiranës dhe të Durrësit. Me para jo shumë të madhe mund të blesh heshtjen bashkëpunëtore të policisë apo organeve fiskale. Ndërsa bëjnë një jetë gati përrallore në Shqipëri, në vendet e Evropës Perëndimore mafiozët tanë fshihen pas petkut të profesioneve më të rëndomta (teknikë të ulët ose punëtorë krahu). Jetojnë në apartamente shumë të thjeshta, për të mos rënë në sy të policisë.Tek ne, shteti rri e bën sehir, tërësisht i paaftë të godasë rrjetet e krimit të organizuar. Sa më të ndërlikuara këto rrjete bëhen, sa më shumë pleksen lidhjet e tyre me mafiozë italianë, turq, maqedonas, kosovarë e anglezë, aq më të pakapshëm bëhen ata për policinë shqiptare. Vetëm policia jonë ose Prokuroria janë tërësisht të pamundura të luftojnë mafien. Kjo gjë ndodhi në vitet ‘80-të të shekullit të kaluar edhe në Itali, megjithëse atje shteti dhe institucionet ishin me herë më të forta se shteti i sotëm i brishtë shqiptar. U desh mpleksja e punës së hetuesve kurajozë italianë (komisar Borselinos, gjeneralit Dala Kieza etj.) me hetimet për llogaritë bankare të mafiozëve, që lidhjet kryesore të mafies italiane të zbuloheshin dhe të shkatërroheshin. Në Shqipëri, në rast se nuk krijohet një grup i posaçëm me hetues dhe ekspertë financash, për të zhbiruar investimet e ligjshme dhe të paligjshme të mafiozëve shqiptarë dhe familjarëve, kushërinjve e miqve të tyre, situata e parajsës për kriminelët do të vijojë. Dhe po të vazhdojë ajo, nuk do të ketë tren evropianoperëndimor të mbetur që Shqipëria të kapë.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,057

    Prania mafioze në Shqipëri

    Autori : Fatmir Libohova

    Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri deklaroi muaj më parë se tek ne nuk ekziston mafia me një strukturë ashtu sikurse njihet në Itali dhe në vende të tjera. Megjithatë, mafiozët shqiptarë tashme janë të njohur e të rregjistruar në shumë vende të botës. Krimi i organizuar shqiptar është bërë “i respektueshëm”(pra, që i kanë frikën) nga mafia ruse e deri ajo aziatike, në rradhë të parë kineze. Në lagjen Soho të Londrës ka shumicën e tregut të prostitucionit. E njëjta gjë ndodh në Bruksel. Në Zvicër shqiptarët dhe kosovarët kontrollojnë pjesën dërrmuese të trafikut të drogës nga Turqia dhe Bullgaria, duke flakur tej nga froni mafiat “e lehta” të vendeve të tjera të Evropës Lindore. Sa herë mafiozët shqiptarë rrezikojne të zbulohen, ata kalojnë me lehtësi nga njëri vend perëndimor tek tjetri, ose fshihen në dheun e tyre. Mafiozët shqiptarë janë gati të pamundur për t’u infliltruar, për të depërtuar informatorë të policisë në rradhët e tyre. Secili prej tyre, edhe po të jetë penduar, e di mirë se i shkon jo vetëm koka e tij, po të kallzojë, por e gjithë familjes dhe farefisit. Hakmarrjet në gjirin e mafiozëve tanë janë të shpeshta dhe mbajnë gjallë unitetin mes kriminelëve, si dhe frikën më të fortë se nga vdekja, në rast se bashkëpunojnë me policinë. Nëse mafiozët italianë e kanë shumë të vështirë të pastrojnë paratë e drogës apo prostitucionit në jetën civile italiane apo të vendeve të tjera, këtë sivëllezërit e tyre shqiptare nuk e kanë problem fare. Motelet, restorantet dhe apartamentet e tyre luksoze lulëzojnë në qendër të Tiranës, Durrësit, Fierit apo Vlorës. Me para jo shumë të madhe mund të blesh heshtjen bashkëpunëtore të policisë apo organeve fiskale. Për vite të tëra, fonde dhe para të pista janë përdorur ose drejtpërdrejt nga kapot mafiozë, të cilët këtu ishin të qetë e të siguruar, ose nga kushërinjtë e miqtë e tyre. Prej këtej arësyeja e blerjeve të shtrenjta të trojeve dhe ndërtimeve akoma më të shtrenjta mbi to, e funksionimit të dyqaneve luksoze ku nuk futet këmbë njeriu e që prapë “rezistojnë” në këtë ekonomi tonën të tregut. Në rast se krimi goditet në arësyen e qënies së tij(fitimit me lehtësi të parave), atëhere ai do ta ketë shumë më të vështirë të përhapet. Shumëkush do të mendohet dy herë, përpara se të rrezikojë kokën në aventura gomonesh me qese plastike kanabisi apo si kodosh shoqërues prostitutash apo vajzash të pafajshme për shitje nëpër semaforë qytetesh të huaja. Kjo pse ai e bën këtë për të shijuar frytet e “punës” në Shqipëri, për të ndërtuar një vilë me pishinë, për të patur një lokal të vetin luksoz, si dhe, kuptohet, një makinë luksoze mbi të cilën të shëtisë me qafën e rënduar me gjerdane të trashë floriri. Në rast se më së fundi qeveritarët tanë do ta kenë me tërë mend të zbulojnë fijet dhe perandorinë ekonomike të krimit të organizuar, për kriminelët Shqipëria do të jetë një ambient aspak komod. Kete e tregoi aventura e kapjes se 30 kg droge ne Vlorë dy ditë më parë. Shqipëria do të pushojë së qëni një parajsë e investimeve të parave të drogës e aktiviteteve të tjera të paligjshme. Investimet e mafies në Shqipëri i shohin dhe i dinë shumë vetë, por ndoshta nuk janë as sa gishtat e dorës ata që mund të kenë kurajon të dëshmojnë në një seancë gjyqësore. Atëhere, përse shteti shqiptar, policia me ministrin e saj të ri energjik e të sukseshëm nuk vendosin një linje telefonike falas, ku qytetarët të denoncojnë në menyre anonime ndërtime apo investime të tjera që ata mendojnë se janë kryer me para të pista(pra, nga mafia)?. Së pari nevojitet një grumbullim të dhënash të detajuara nga ana e prokurorisë dhe strukturave të saj të specializuara. Telefonatat e qytetarëve mund të ndihmojnë për këtë. Aq më tepër që nepër kafene flitet hapur për bëmat e tregtarëve të miellit apo mishit të bardhe. Vetëm po të krijohet një hartë e mirëfilltë e investimeve mafioze, po të arrihet të zbulohet kush qëndron pas pronarëve apo menazherëve fiktivë, mund të goditet si me bisturi krimi. Rrugëdalja që u jipet dëshmitarëve për t’u siguruar jetën atyre dhe familjeve të tyre duke i dërguar si emigrantë ekonomikë jashtë shtetit është një mundësi. Një mundësi tjetër është një ligj special kundër krimit të organizuar. Edhe pse ligji në vetvete mund të mos thotë gjë. Shumica e ligjeve në vendin tonë ekzistojnë vetëm në letër. Strukturat zbatuese të tyre justifikohen pas një mijë yçklash dhe mungesash, për të mbuluar diellin me shoshë për mosveprimin e tyre. Sidoqoftë, disa gjëra të thjeshta edhe mund të nisin. Le të niset, për shembull, nga vendosja e një linje telefoni denoncimi. Njëlloj si 119 në Amerikë, kjo linjë të njihet dhe të bëhet popullore(e përdorshme) tek njerëzit.

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Krim i Organizuar nga Shqiptaret ???!!! ...

    Po lexoj artikujt me humoristik qe kam lexuar deri tani. Po nuk po lexoj dot emrat e familjeve mafioze shqiptare. Ky shefi i BND pse i mban vetem per vete emrat dhe nuk i ben publike t'i diskretitoje, se nqs jane familje mafioze mund te jene vetem te pushtetareve te sotshem dhe nqs nuk jane i kane lidhjet shume te forta.

    Pse nuk thote shefi i BND kush e pret kokainen ne portet e Roterdamit dhe te Amsterdamit, kush jane porositetesit e saj.

    Me vjen keq, qe disa ketu ne forum mashtrohen aq lehte nga propaganda ne disfavor te Shqiprise dhe te Shqiptarve dhe e trumbetojne me te madhe si nje fitore.

    Kush quhen mafioze, korrieret e droges qe marrin 3 Euro per gram, apo ato qe e shesin si dore e fundit. Nqs keto do te quheshin mafie, atehere mafia do te kishte ngjyra te larmishme se nuk jane vetem shqiptaret dora e fundit e droges.

    Kush quhen mafioze, shqiptaret qe kane namin si papponet e kur.vave ne rruget e Italise, apo shitesit e tyre nga vendet e Evropes Lindore qe i shesin sikur te ishin patate, nga 10 - 15 cope, apo pronaret e bordellove ne vendet e Evropes Perendimore.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E kena icik ne gjak krimin ne shqiptaret. Kot nuk i mbushnin taboret jenicere me shqiptare turqit...

  7. #27
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Hej njerez pak me te permbajtur mbi ofezat kundrejt njeri tjetrit. Nese hedhim dicka per ta diskutuar atehere te diskutojme dhe mos fyejme askend. Albo vertet shkrimi mbi shqiperine nuk te le shije te embel dhe normalisht mundohu te kuptosh nacionalizmin e cdokujt, sbesoj se as ty Albo nuk te behet qejfi qe shqiperia vihet ne shenjestren e krimit pasi te jete ndryshe atehere do mohoje vetveten. Nejse une sugjeroj qe vete ti Albo te fshish postimet e tua dhe te kontradiktorit tend pasi kjo do vinte ne vend cdo gabim te shprehur emocionalisht.

    Shpresoj ne mirekuptim.

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ju jeni shume te zgjuar per te lexuar ate me lart, prandaj edhe leshoni budalleqet e rradhes. Lajmi nuk eshte trillim, eshte fjalim i mbajtur nga kreu i sherbimit sekret Gjerman, shtetit me te madh dhe me te fuqishem ne Evrope qe eshte shtylla kryesore e Evropes se Bashkuar.

    Ajo qe le me shume per te deshiruar se vete lajmi, eshte mentaliteti i juaj i njerezve te shpellave, qe ne vend tu shqetesoje ky fakt, hidhni balte mbi ate qe e ben kete konstatim. Pastaj habiteni se perse Gjermania, Anglia, Franca apo vende te tjera ne Evrope i trajtojne kaq keq emigrantet e pafajshem shqiptare.

    Denonconi krimin dhe kriminelet shqiptare se vetem keshtu zbardhni nderin tuaj dhe te Shqiperise. Ajo qe i shokon me shume te huajt dhe ata qe e kane studiuar kete fenomen, nuk eshte vetem shkalla e perhapjes se tentakulave te krimit shqiptar, por edhe indiferentizmi qe mbreteron ne Shqiperi ne rradhet e shqiptareve si ju.

    Une e denoncoj krimin se nuk jam kriminel dhe nuk besoj ne Shqiperi kriminale.
    Albo
    Sa mire ke qef te dencocosh ti kur flasin Amerikanet apo Gjermanet. Pse nuk denoncon ti kur flet Anglia, Amerika, Gjermania, Universitetet me ne ze kendeja per krimet e kishes Serbe ndaj Shqiptareve?

    Keta nuk kane mentalitet shpellari, kane mentalitetet e tyre qe nuk eshte e thene te jene sic te te teket ty. Boll u hoqe si edukator, se edukatori ne rradhe te pare nuk flet dhe i adresohet me paedukate te tjereve, por me durim dhe me perultesi. Ne mos nese keta jane shpellar, ti je hipokrit.

    Prandaj nese ti pranon keto gjera, nese nuk je shpellar prano dhe ato gjerat e tjera qe thote Evropa per nxitjen e urrejtjes ne ballkan, ose me mire dhe ato pak llafe qe ata mezi nxjerrin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Jeni me drejtesine e ligjit, apo me krimet e krimineleve?
    Jeni per lufte krimit te organizuar, apo per mbeshtetje te krimit te organizuar?
    Jeni per nje Shqiperi qe e qeveris ligji dhe shteti demokratik, apo nje Kolumbi qe flet shqip ne mes te Evropes ku ligjin e bejne kokat e karteleve te droges?

    Zgjidhni dhe merrni njeren ane, ose tjetren, pasi rruge te mesme nuk ka.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jemi me mend ne koke ja cfare jemi. Jemi te ndergjegjshem qe shprehjet e keti Gjermanit vine pas nje sulmi te Nanos ndaj Evropes. Dhe Evropa nuk mund te kritikohet dot nga Shqiptaret.... jo. Shqiptaret duhet te permbushin standartet qe as vete Evropa nuk i ka mbushur. Ka shtete ne Evrope qe kur jane futur ne BE kane mashtruar per bilancet e tyre. Sjam duke bere emra por ti qe di mire politiken duhet ta dish se per cilin shtet e kam fjalen.
    Shqiperia eshte nje vend qe mezi po sillet ne terezi nga dalldisja qe vete Evropa kreu mbi ne duke vjedhur parate e 97. Tani Evropa kerkon standarte me njerezit qe i mbeshtet vete ne qeveri, dhe kur i flasin kundra "acarohet".

    Rruge te mesme ka, eshte ajo e nje tranzicioni sa me te shpejt mundesisht. Gjerat nuk jane te prera me thike dhe absolute. Dukesh car idesh paske, prandaj per ty cdo diskutant eshte ose "inteligjent" kur i shkon pershtat tematikes tende ose "shpellar" kur eshte kundra teje. Mos mendo me sisteme binare ne boten reale, se bota reale ka larmishmeri mendimesh mbi te gjitha qe nuk eshte e thene se duhet te te shkojne ty pershtat as mua e as ati mortadelles gjermane qe na derdellis per nje minishtet te coptuar qe zaptonka "boten".
    Kritikohet qeveria Nano, o burra kryeteme. Sjan lajme keto per kryetema, keto jane lajme diskretituese per kombin tone, jane lajme qe e fryne jashtmase realitetin. Per cdo gje ne Evrope jane fajtor Shqiptaret.

    Ne Amerike psh Bushi akuzohet se perdor "Koncepte" per te justifikuar luften ndaj cdo shteti Arab qe mund t'i teket. Psh: Koncepti "terrorizem" krijon nje panik kudo. Ku eshte ? Ku mshihet ? Kush e kultivon ? Neser pasneser psh mund te jete edhe Shqiperia(bie llafi) objekt per tu goditur sepse ka terrorrizem. Pra eshte koncepti Terrorrizem qe perdoret per te justifikuar cdo aksion. Psh edhe "droga" eshte nje koncept qe perdoret per te justifikuar cdo aksion. Kjo ka implikimin se "Droga" si dhe "terrorizmi" nuk mund te fitohen kurre, se nuk kane toke nuk kane atdhe, jane gjera shume te zbehta, pro shume te fuqishme nen publikun ama. Kjo shprehja e ketit mortadelles eshte akoma me e rende, sepse fut nje koncept te ri, "shqiperine" dhe "mafien shqiptare". Kjo eshte denigruese jashtmase per ne, dhe neser mund te perdoret ne gjith Evropen sic perdor Bushi fjalen "terrorizem" per te justifikuar luftrat e tij, e sic perdor shteti cdo mjet qe ka per te luftuar "drogen" kudo. E meriton Shqiperia kete status, ose kete podium si te thuash? Padyshim qe jo, se nuk do lejojme te na shkelin te tjeret me kembe dinjitetin e te na shesin si mafioza e kriminela.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 22-10-2004 më 03:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  4. Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •