Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 80
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Patrioti, po aplikon "aritmetiken e Nikollaqit" ne krimin e organizuar? Edhe Sicilia nje bisht vend eshte dhe nje grusht njerez ka, por ka nxjerre njerezit me kriminele si ne Itali edhe ne Amerike ku emigruan. Per faj te atij "grushti njerezish" u hapet nami i keq atyre miliona te tjereve.

    Krimi nuk matet me "numra mafiozesh", por matet me akte dhe produkte kriminale.

    Sa droge u eshte kapur ne zoterim?
    Kush eshte ne krye te rrjetit?
    Kush ben transportin nga prodhuesi tek konsumatori?
    Si kalon malli dore me dore?
    Sa te ardhura sigurohen?
    Cfare akte kryhen ne proces?
    Kush jane prodhuesit dhe kush jane bleresit?

    Ju kerkoni te hidhni poshte pretendimin e Gjermanise, por harroni qe faktet me te medha te ketij rrjeti kriminal gjithmone e ne rritje i gjeni ne Shqiperi, Greqi, Itali, Belgjike, Hollande, Amerike ku po kapen shqiptare me tonelata hashash, kile te tera heroine e kokaine.

    Kur i lexoni keto akte neper gazeta dhe shikoni neper televizione, heshtni sikur nuk ka ndodhur asgje. Kur nje burokrat gjerman shpreh te dukshmen, hidheni perpjete si gjela "per te ruajtur nderin". Me i rrezikshem se kriminelet dhe mafiozet kokat e te cileve do te priten me kohen, eshte ky mentalitet tolerant ndaj krimit qe ju manifestoni ne kete forum. Ky mentalitet nuk ndryshohet as me gjyqe, as me burgim e as me vrasje.

    Albo

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Albo ! Mos ia fut si kau peles.
    Po e perseris edhe nje here: Askush nuk e justifikon krimin. Ndaj dhe mos na dil si parimor i madh kur flet per "mentalitet tolerant"
    Pyetja shtrohet: Ky krim shqiptar me lidhje kudo ne bote sa kercenues eshte per Europen?
    Lexo pergjigjen e Harudit dhene me siper, pse kufizohesh vetem te droga dhe le menjane aktivitetet e tjera te paligjshme: Armet, Pastrim Parash, Kopjim dhe tregtim i paligjshem i produkteve te ndryshme (vecoj ketu software dhe pjese kembimi per makina), vjedhje me porosi makinash te cfaredo tipi dhe madhesije etj etj etj. Por edhe drogen do e permend duke sjelle disa shembuj:
    Nen presionin e Europes (kryesisht Gjermanise) qeveria Hollandeze ne 2001 bleu dhe montoi ne Roterdam nje pajisje te re per skanim containeresh per droge. Qe ne muajin e pare u zbuluan reth kater ton kokaine. E pra as anija, as personeli i anijes dhe i portit nuk ishin shqiptare, gje qe tregon se ka te tjere peshq me te medhenj qe merren me kete pune.
    Shembull tjeter eshte ai i Zvicres: nga vitet 1994- 1999 sngeli shijakas, berats pa e provu njehere "shancin" ne Zvicer dhe vertet qe me kalimin e kohes kjo dukuri u be shqetesuese vecanerisht ne Zurich, Berne. Kur qeveria zviceriane iu kthye problemit arriti ta zgjidhe ate ne pak kohe brenda ne Zvicer por edhe te ndjeke dhe procedoje shqiptare te caktuar ne Shqiperi. Me kete dua te them qe kur shteti do probleme te kesaj natyre i zgjidh tak fak, pa deklarata te bujshme, per me teper ne Europe.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Patrioti, ti akoma nuk e ke idene se per cfare akuzohet Shqiperia. Shqiperia nuk akuzohet me si nje "vend tranzit droge", akuzohet per NDERJMETESIMIN E TRAFIKUT TE DROGES NGA PRODHUESI NE TREGUN EVROPIAN, nga Afganistani e Turqia ne mes te Evropes (heroina), nga Kolumbia ne rruget e Evropes (kokaina) nga fushat e Shqiperise ne rruget e Evropes (hashashi). Sado qe te luftoje Gjermani apo Zviceriani apo Italiani ata qe tregtojne droge ne rruget e vendeve te tyre, problemi do te ekzistoje pasi nuk po goditet furnizuesi apo prodhuesi, po goditet marketuesi.

    Leri trafiqet e tjera, pasi asnje prej tyre nuk ndikon shoqerite evropiane dhe mbare boten sic e ndikon droga. Akuzat e perendimoreve ngrihen per shtetin shqiptar, por kur shteti shqiptar eshte vete i implikuar ne trafik dhe ben veshin e shurdhet, shqiptaret duhet te ngrejne zerin e tyre me force, pasi nese shqiptaret heshtin, atehere ne damkosim veten si shoqeri kriminale, jo vetem si qeveri kriminale.

    Dhe Shqiperia eshte duke degjeneruar ne nje shoqeri kriminale, packa se shume nga ju nuk e shihni.

    Albo

  4. #74
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk mund ti shtoj dot nje presje atyre qe thote Albo ketu! Dhe po ti shtohet kesaj dhe tafiku i foshnjave per organe.......
    Fatkeqesia eshte se keshtu damkosen edhe ata shqiptare (qe jane shumica) qe jetojne me djersen e ballit neper bote, paralelizmi me Siciline eshte teresisht i goditur, kur nje amerikan sheh nje italian ideja e pare qe i vete ne koke eshte Familja Korleone, mos u cuditni, shumica e njerezve bashkeveprojne me boten dhe njerzit nepermjet filmave te Hollivudit. Dhe te mendosh se Italianet jane nga njerzit me puntore dhe korrekte (shumica) ne Amerike e Kanada!
    Kur pasardhesve te Romes e te Rilindjes, ketij kombi qe i ka dhene botes kaq shume i erzervohet je trajtim qeni, mendoni njecike se cfare behet per ne....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2004
    Postime
    8
    [...] kur nje amerikan sheh nje italian ideja e pare qe i vete ne koke eshte Familja Korleone, mos u cuditni, shumica e njerezve bashkeveprojne me boten dhe njerzit nepermjet filmave te Hollivudit. Dhe te mendosh se Italianet jane nga njerzit me puntore dhe korrekte (shumica) ne Amerike e Kanada!
    E vertete qe shumica e Italianeve jane regular types, po desha me pyet, c'e keqe e madhe e gjeti Ameriken sikur ata te jene vertet si Korleone; ku ka sa e sa kriminele te vetet, edhe ca te huaj perpos s'behet qahmeti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga eycy : 02-12-2004 më 22:40

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE kërkojnë marrjen e masave dhe bashkëpunim nga vendet ballkanike

    BE: Krimi ballkanik, rrezik për Evropën

    “Krimi i organizuar dhe korrupsioni, mbeten pengesat për stabilitetin, zbatimin e ligjeve dhe zhvillimin ekonomik”

    N.Perndoj, A.Rama

    TIRANE- Krimi i organizuar dhe korrupsioni, mbeten pengesat për stabilitetin dhe institucionet demokratike, zbatimin e ligjeve dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Krimi i organizuar me origjinë nga Ballkani Perëndimor, gjithashtu përbën një kërcënim për sigurinë e Bashkimit Evropian siç është vënë re nga strategjia për sigurinë europiane dhe të evidentuara në raportin vjetor të krimit të organizuar të hartuar nga Europoli. Kjo është një nga pjesët kryesore të deklaratës së mbajtur në takimin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian me homologët e tyre të Ballkanit dje në Bruksel, në forumin e Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës së Presidencës holandeze të Bashkimit Evropian, Presidenca mirëpriti progresin e arritur gjatë një viti në luftën kundër krimit të organizuar dhe në menaxhimin e kufijve nga këto vende. Megjithatë, vijon deklarata u vu re se për një numër çështjesh kryesore nuk janë bërë përpjekje për të arritur aty ku duhej, si dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të nevojshme dhe për të siguruar një bashkëpunim efektiv. “Progresi në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, është arritur, përmes përkushtimit të lartë për të punuar së bashku në zhvillimin e instrumentave me perspektivën e arritjeve konkrete. Sipas ministrave të BE-së, çdo vend duhet të mbështesë përpjekjet për të arritur zbatimin e plotë në aksionet specifike të orientuara në luftën kundër krimit të organizuar. Në të njëjtën kohë ata theksuan se bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar ka nevojë për një zhvillim të shpejtë. Lufta rajonale kundër krimit të organizuar kërkon një zhvillim të shpejtë informacioni kombëtar dhe sistemin e inteligjencës. Ndërkaq një kërkesë tjetër nga ana e tyre ishte zbatimi i strategjisë antikorrupsion. Ata shtuan si pikë tjetër se në këtë aspekt mbetet e rëndësishme edhe zhvillimi i shpejtë i platformave kombëtare për bashkëpunim ndërkombëtar, i bazuar në modelin e Europolit. Gjithashtu kërkohet thellimi i bashkëpunimit rajonal në nivel prokurorie. Përsa i përket menaxhimit të kufijve kërkohen kapacitete menaxheriale dhe strategji ku përfshihet cmilitarizimi i plotë i kufijve. Kapacitetet operacionale, është pika tjetër, që përfshjinë zhvillimin dhe adoptimin e masave konkrete për trajnimin e resurseve njerëzore, bashkëpunimin operacional midis policive kriminale, aq sa bashkëpunimi në nivel doganor. Përkushtimi i bërë për progresin e shpejtë nga të dyja, pra nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndiqet dhe rishihet përgjatë vitit 2005.

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Paten: Krimi në Shqipëri, përmasa të tmerrshme

    A.Rama

    TIRANE- Bashkimi Europian i konsideron të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet. Në seancën e zhvilluar dje në Bruksel me ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm të BE-së dhe ministrat e Drejtësisë dhe Rendit të vendeve të Ballkanit, është ritheksuar me forcë se krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë në administratën shtetërore vazhdojnë të jetë shqetësues për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Madje ish -kryekomisioneri për Politikën e Jashtme të PE-së Kris Patten, është shprehur me tone tepër të ashpra për këtë çështje, duke e konsideruar Shqipërinë si një nga vendet më problematike në botë për nivelin e kriminalitetit në raport me shtrirjen gjeografike dhe nga numri i popullsisë. “Për një sipërfaqe dhe një vend të vogël siç është Shqipëria, përmasat e krimit të organizuar janë të tmerrshme. Shqipëria është kthyer në prodhues dhe tranzitor të krimit të organizuar dhe të gjithë liderët e BE-së janë të shqetësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë problem, kur është në diskutim Shqipëria. Pyesni kë të doni se kush e bën krimin e organizuar në shtetet anëtare të BE-së dhe në Ballkan dhe do t’ju thonë shqiptarët”, -ka deklaruar Patten. Vendet anëtare kanë pohuar se masat e marra nga strukturat qeveritare për të luftuar krimin e organizuar nuk janë të mjaftueshme. Përfaqësuesit e vendeve të BE-së kanë ritheksuar sërish dje se krimi i organizuar tashmë ka depërtuar në strukturat shtetërore të Shqipërisë, ashtu si edhe në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. “Krimi i organizuar ka depërtuar në strukturat shtetërore të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit. Ky fenomen dominon në mënyrë serioze stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik, ashtu si dominon të gjitha përpjekjet për investime në Shqipëri, pasi ky vend mbetet rruga kryesore e drogës. Sasi të konsiderueshme heroine, kokaine, kanabis sativa dhe amfitamine kalojnë nga Shqipëria”, -vijuan dje me qëndrimin e fundit ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të KE-së. Ndërkaq përsa i përket luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore, dje është vlerësuar progresi i bërë në këtë drejtim nga Shqipëria. Por BE-ja ka vënë në dukje se mbytja e 21 shqiptarëve gjatë janarit të shkuar, tregoi se kjo çështje vazhdon të mbetet shqetësuese. Sipas ministrave edhe përsa i përket sistemit gjyqësor, ai funksionon keq, pasi kapaciteti profesional i gjykatësve dhe prokurorëve është i kufizuar dhe pajisjet me të cilat operojnë janë të papërshtatshme. Edhe pse është e përfshirë në strategjinë kundër korrupsionit për vitet 2003-2004, hapat e bërë janë po ashtu të kufizuara dhe korrupsioni i përgjithshëm në vend, konsiderohet nga ministrat si një problem shumë urgjent. Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe trafiqeve, pasi janë bërë shumë pak hapa në këtë drejtim dhe këto fenomene vazhdojnë të dominojnë shtetin ligjor. Shtetet e BE-së, kanë kërkuar hartimin e një platforme për të shkëmbyer të dhënat lidhur me krimin e organizuar në Ballkan, dhe më konkretisht krijimin e oficerëve në Shqipëri dhe në vendet të tjera ballkanike që do të jenë përgjegjës për shfrytëzimin e informacionit për krimin e organizuar dhe do t’ia përcjellin BE-së.

  8. #78
    Himarioti
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Zvicër
    Postime
    5

    Kush mbron jetën dhe interesat e njerëzve të thjeshtë. Nga Agron Gurabardhi Jurist

    Kush garanton jetën dhe interesat e njerëzve të thjeshtë

    Agron Gurabardhi
    Jurist

    Në kohën e diktaturës njerëzit kishin frikë, pasi ishte plotësisht e mundur që të arrestoheshin për një gjë që ato vetë nuk ishin të ndërgjegjshëm nëse kishin bërë ndonjë gabim. Pra shoqëria shqiptare ishte përballë një Kodi Penal fiktiv, pa të drejtë penale reale, për mbrojtjen e individit e të sigurisë juridike.
    Sot kur Kodi penal dhe e Drejta penale ekzistojnë për mbrojtjen e rendit publik e gjithashtu për jetën dhe pronën e personave privatë, përsëri shoqëria shqiptare ka frikë dhe ndjehet e pasigurtë, e pambrojtur dhe shpesh e terrorizuar nga strukturat shtetërore. Ajo pret që ligji të veprojë njësoj mbi të gjithë njerëzit, zyrtarë apo politikanë qofshin, që i kundërvihen apo veprojnë kundër kësaj të drejte penale e që në fund të fundit çon në një formë tjetër të sundimit të ngjashme, përsa i përket pasojave ndaj njerëzve të thjeshtë, me atë të diktaturës.
    Sot njerëzit hezitojnë dhe kanë frikë të merren me një aktivitet në ekonominë e tregut të ndershëm dhe sidomos nuk e fshehin frikën e të paturit sukses në të, pasi nëqoftëse në periudhën e diktaturës njerëzit me prirje demokratike kishin frikën e burgut, sot njerëzit e ndershëm me prirje në ekonominë e tregut kanë frikë nga konkurenca e pandershme e nga ekzekutimet mafioze.
    Të shumta dhe të përditëshme janë rastet që trondisin gjithë vendin, ku mënjanohen apo ekzekutohen njerëzit e thjeshtë të biznesit vetëm për faktin, se ata kanë punuar në mënyrë të ndershme, me aftësitë, djersën e tyre e mundin e të afërmve. Sapo kanë bëre pak vënd apo emër të mirë në një drejtim të ekonomisë së tregut, si dhe duke mos qënë të lidhur apo pjesë "taksapaguese" e hallkave apo klaneve kriminale, ata mënjanohen, zhyten apo eleminohen me forma të tipit mafioz.
    Kjo argumentohet me faktin se deri më sot kurrë s'kemi dëgjuar që t'u hyjë gjëmb në këmbë drejtuesve të bisnezit të madh, importues të kafes apo cigares, naftës apo elektronikës, sheqerit apo orizit, të bananeve apo vezëve, të farmaceutikë- kozmetikës apo letrës.
    Cilët janë këta ?
    A mendoni ju se mund të bëjë importimin e dhjetra mauneve me cigare apo kafe, ajo klasë e shoqërisë tonë, konsumatore e përditëshme, që paguhet nga 10.000-15.000 lekë në muaj, të cilët janë mësues e nëpunës shteti, inxhinierë e ushtarakë?!
    A mund të importojë naftë apo pajisje elektronike ajo klasë e shoqërisë, që njihet me emrin të papunë e pensionistë, me asistencë e rrogë 3.000-7.000 lek në muaj?!
    A mund të bëjnë importimin e vaporëve me banane apo vezë njerëz, të cilët qëndrojnë në sheshin para Ushtarit të panjohur, të cilët me sakrificat e tyre sigurojnë edhe jo 5.00 lekë në ditë?!
    A mund të importojnë letër dhe ilaçe dhjetra gazetarë apo mjekë, farmacistë të punësuar, të cilët me profesionin e tyre shpesh nuk janë garant për ushqimin e familjeve të tyre?!
    Padyshim që jo. Atëhere cilët janë këta?
    Nuk e di përse për dreq më kujtohet "Apologjia e vërtetë e Sokratit"(Kostas Varnalis) në këto momente: "Kusarët- thoshte i famshmi Sokrat- janë ata që na kanë mbledhur e na thonë: "Ju do të punoni për ne dhe ne do t' ju qeverisim. Kush nuk dëshiron të bëjë si themi ne ai . . .
    Kërcënohet ose ekzekutohet sot te ne, në jo pak raste, bisnezmeni i ndershëm, nëqoftëse ai ka vënë me djersën e tij një emër në fushë të biznesit të hekurit, le të themi, apo të mishit, kë të doni, nëse ai nuk është "taksapagues" i importuesve të lartpërmendur. Këta të fundit pa dyshimin më të vogël janë njerëzit e klaneve kriminale brënda ose të lidhur ngushtë me politikën.
    Kemi dëgjuar shpesh nga këto akuza pa emra konkret!
    A nuk kërkojnë pikërisht këto organet e drejtësisë shqiptare, emrat?
    A nuk ishte kryeministri aktual, ish disa herë kryeministër i vendit i cili i dha emrat publikisht në K.P.D.-në e Partisë më të vjetër në vend?
    A ju kujtohen deklaratat publike të profesor Mejdanit, ish- president, mbi korrupsionin dhe inkriminimin e klasës politike shqiptare?
    Kujt i ka humbur kujtesa le t'i kujtoimë letrën e kryetarit aktual të partisë me inicialet L.S.I., ish kryeministër i Shqipërisë, drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit Popullor, Prokurorisë, Trupit Dipllomatik të akredituar te ne si dhe gjithë organizmave ndërkombëtare, mbi kërcënimet serioze për eleminimin e tij fizik. Aty janë përmendur edhe emra.
    A nuk ishte deputeti Dritan Prifti, ish kryetari i Korporatës energjitike, i cili akuzoi me emra?
    A nuk akuzoi ish- ambasadori amerikan Xhejms Xhefri, për baronët e krimit?
    Të vimë më pranë në kohë.
    E freskët deklarata e presidentit aktual Moisiu, ish- zëvëndës ministër i epokave, për veshjen e krimit me imunitet politik.
    Apo deklarata e prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, ish- këshilltar juridik, i emëruar i presidentëve Berisha e Meidani, që në Shqipëri prodhohet droga.
    Po kështu deklarata e ministrit të Rendit Toska, ish- gjyqtar, i cili konstaton se krimi është futur në politikë dhe media.
    A nuk ishte deputeti "socialist" Lesi i emruar si i tillë nga gjykata, kryetar aktual i PDK, ish gazetar, në krah dhe opozitar i opozitës së sotme, i cili deklaron në parlament fakte tronditëse mbi trafikantët në Shqipëri, apo për krim dhe fshehje të tij, mbi ngjarjen e Shkallnorit?
    Nuk dua të përmend këtu emrat që opozita shpall në mënyrë periodike në konferencat e saj.
    E së fundi komuniteti ndërkombëtar deklaron Shqipërinë si vënd i trafikimit të qënieve njerëzore, të drogës dhe të prostitucionit. Citojmë këtu raportin mbi kushtet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të Telefonit jeshil prezantuar me datë 19 Nëntor 2004 në Romë, sipas së cilit 2000 fëmijë janë zhdukur duke u trafikuar ilegalisht në Greqi dhe Itali për t'iu nënshtruar transplacioneve. Fakte rrënqethëse tregojnë se një djalë i porsalindur tregëtohet për 50.000 euron ndërsa një vajzë 30.000 euro, 10.000 euro kushton një mëlci, dhe 25.000 euro një veshkë. Xhiroja e trafikut ilegal të fëmijëve mund të arrijë deri në 1.2 miliard dollarë në vit. E këtu duhet t'i bëj të qartë lexuesit të thjeshtë se kur na akuzon Evropa si vënd i trafikimit të qënieve njerëzore nuk bëhet fjalë për një e dy raste, por për mijra. Kur akuzon Evropa për trafik droge nuk bëhet fajl për një e pesë kile, por për toneleta të tëra e po kështu kur akuzohesh për prostitucion rastet shkojnë gjithashtu në mijëra. Ky trafik fitimprurës në përmasa marramendëse, i drejtuar nga klanet kriminale nuk mund t'u kalojë nën hundë qeveritarëve dhe politikanëve tanë, të cilët po mundohen me të gjitha format dhe mënyrat për ta "penguar" dhe "luftuar" këtë fenomen e me lloj- lloj masash duke projektuar programe "lufte" me "aleatët" e tyre ndërkombëtarë andej dhe këtej detit e duke ndërruar kryedoganierë, kryepolicë e ambasadorë.
    Ky trafik nuk mund të bëhet nga ajo klasë e shoqërisë buxhetore shqiptare që përmënda më lart dhe njëkohësisht as pa djeninë e ndihmën e drejtuesve të strukturave të shtetit. Siç shikohet akuzat dhe kundërakuzat, emrat dhe mbiemrat deklarohen nga njerëz të cilët kanë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë. Janë pikërisht këta njerëz, siç thoshte i ndieri Alqi Boshnjaku, që në një periudhë kohe fare të shkurtër u bënë me foristrada dhe celularë në vesh nga mëngjezi e deri në mëngjez, por do t'i shtojë fjalës së ish-mikut tim, edhe me vila e pallate, me toka në bregdet e me fshatra turistike, me disko e pabe, me shoqëri sigurimesh e me banka, me pulari e fabrika pijesh, me anije e helikopterë, me karburante e hotele luksoze dhe kjo në kurriz të një populli të tëre të varfër e të vuajtur, të njerëzve të thjeshtë e të pastër e duke eleminuar konkurencën e ndershme.
    A do të mundnin këta që të eleminonin veten e tyre nga pjesëmarrja dhe fitimi nëper tendera të organizuar nga vetë ato?
    A mendoni ju se këta njerëz do të mund të çdoganonin dot veten e tyre? Padyshim që jo.
    E nëse duhen fakte, do të mjaftonte për të verifikuar këtë, vetëm sikur të ndërmerrej nga organet kompetente një kontroll i magazinave dhe i depove të këtyre njerëzve që bëjnë këto lloj importesh e biznesesh e do shohim që nga mijra tonë që konsumon vetëm Tirana me cigare, apo kafe dhe që gjënden në magazinat e tyre, do rezultojë se vetëm një pjesë e vogël do gjenden të çdoganuara.
    Po kështu fakte vijnë edhe nëse do të survejoheshin nga organet kompetente, sa here organizohen tendera rrugësh, ndërtimesh, apo blerjesh të paisjeve shtetërore. Fitues dalin të njëjtat fytyra, me të njëjtat metoda të tipit mafioz, duke detyruar shmangien e të autorizuarve të firmave të ndershme me kërcënim për jetën apo duke afruar një shumë të hollash të tipit "lëmoshë" duke i nxjerrë jashtë gare për të bëre një konkurim tashmë të pandershëm.
    U lodhëm së dëgjuari në intervista apo konferenca shtypi njoftime për masa të reja kundër korrupsionit. Është koha për aksione konkrete e për veprim të menjëhershëm. Faktet nuk mungojnë. Vetëm paaftësia ose mosdashja e kryerjes së detyrës nga organet kompetente munden të frenojnë zbardhjen e tyre, paçka se ligji jua detyron këtë. funksion. E nëse është dëshira e mirë për të zbatuar ligjin e për të luftuar korrupsionin apo thjesht që organet përkatëse të kryejnë vetëm detyrën dhe të tregojnë pavarësinë, zbatimi i ligjit mbi sekuestrimin e pasurive të vëna nga veprimtari të jashtëligjëshme dhe arrestimi i të inkriminuarve kushdoqofshin, tashmë nuk kishin përse të prisnin më gjatë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Himarioti : 09-12-2004 më 13:29

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    SHBA, qender operative kunder trafiqeve ilegale

    E Diele, 12 Dhjetor 2004

    TIRANE - Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA), kane vendosur te intensifikojne perpjekjet per zbulimin e trafiqeve te paligjshme ne Shqiperi dhe rajon. Per kete, keto dite nisi ne Tirane, funksionimi i nje qendre nderkombetare informativo-operative per luften kunder droges, terrorizmit dhe emigracionit klandestin. Ngritja ne Shqiperi e kesaj qendre informativo-operative, eshte marre nga Komiteti i bashkepunimit midis policise dhe drejtesise se Italise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Mesohet se qendra e cila zyrtarisht do te nise muajin e ardhshem, eshte instaluar prane Zyres italiane te Nderlidhjes, Interforce. Ajo, ka si objekt kryesor, mbledhjen dhe dergimin e e shpejte te informacionit per trafiqet e paligjshme te droges apo klandestineve, si dhe te akteve terroriste. Por mbi te gjitha, synohet parandalimi i ketyre krimeve. Kjo qender financohet dhe drejtohet nga nje staf italo-amerikan. Megjithate, objektivi i punes se saj perkon edhe me angazhimet kryesore te policise dhe drejtesise shqiptare.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Qfar rreziki Shqiptaret?
    Kur spo kan buk me ngrene e po eshte rrezik per Europen hahahah shum qudi ,
    Ai Gjermani i keq eshte vet qe organizon e mundohet Shqiptarve hm,..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  4. Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •