Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    "Më fejuan në djep, por mora burrin që dashurova"

    Eshtë fejuar që në djep, madje pa lindur ende. Davida Bramaj, lindur në një fshat të thellë të Pukës, tregon në një intervistë për Gazetën historinë e jetës së saj. 74-vjeçarja falënderon Zotin që e solli "në një dynja tjetër", duke i dhënë një tjetër fat në jetë, i ndryshëm nga ai që i kishin përcaktuar prindërit. Ajo jeton në qytetin e Shkodrës me fëmijët, nipërit dhe mbesat e saj. Për të moshuarën Enver Hoxha ka bërë atë që s'ka mundur ta bëjë askush.
    E mban mend si u fejove?
    Jam fejuar që në djep. Nëna ime me nënën e djalit ishin shoqe. Duke qenë se ishin të dyja shtatzëna njëherësh, vendosën se, nëse do të lindin djalë dhe vajzë, do t'i fejonin bashkë. Kur linda unë, siç më kanë treguar vite më vonë, kishte ardhur në shtëpi daja i djalit. Ai kishte sjellë një unazë dhe ca lekë të mbështjella në një shami. Unaza ishte e kuqe me disa viza të zeza. Unë, si fëmijë që isha, pa ditur se çfarë ishte ajo, hapja arkën dhe merrja unazën e luaja me të. Nëna ime, kur ma shikonte në dorë unazën, më bërtiste rëndë, sepse unaza duhej të ruhej si diçka shumë me vlerë.
    Kur e mësove lajmin se ishe fejuar?
    Isha rreth 10 vjeçe, kur njerëz nga fshati më thanë se isha fejuar që në djep. Kur vinte vjehrra ime në fshat te të afërmit e saj, njerëzit më thoshin: "Ik në shtëpi se të erdhi vjehrra dhe nuk bën me të pa". Atëherë më vunë dhe një shami të zezë, pasi kështu ishte zakoni në fshat. Nëna vetë nuk më tha asgjë. Unë vetë kisha shumë turp që ta pyesja. Një ditë dëgjova një grua që e pyeti nënën "Ku e ke dhanë vajzën"? "Në Arosh, 3 orë larg prej këtu," iu përgjigj nëna ime. Atëherë u binda plotësisht.
    Përse vihej shamia e zezë?
    Çdo vajzë që mbushte 10 vjeç duhej të vinte shami të zezë në kokë. Edhe nusja, një ditë pas dasmës, duhej të vinte shami të zezë. Të vjetrit thoshin se ky rit kishte ngelur që në kohën e Turqisë. Në atë kohë sulltani kishte kërkuar 300 vajza nga zona. Duke qenë se bëhej fjalë për çështje nderi, malësorët ranë dakord që në vend të vajzave të dërgonin 300 djem që do t'i vishnin si vajza. Kur u zbulua se 300 vajzat me shami të zezë ishin djem, atyre iu pre koka. Që nga ajo kohë vajzat e gratë e zonës mbajnë shami të zezë, për të kujtuar djemtë që iu masakruan nga turqit për të mbrojtur nderin e vajzave.
    E ke njohur të fejuarin?
    Kur ishim të vegjël, kemi luajtur bashkë. Kur vinte nëna e tij në fshat, bënte vizitë te shtëpia jonë. Mbaj mend se një herë, tek po luanim, ai u rrëzua dhe vrau dorën, ndërsa unë ia pastrova. Nëna ime dhe nëna e tij, që ishin pas nesh, nisën të qeshnin me zë. Më kujtohet dhe një fakt tjetër, kur dy nënat tona po na lanin bashkë në një kazan. Na hidhnin ujë me safa dhe qeshnin me të madhe. Atëherë nuk kuptoja gjë, pasi nuk isha më shumë se 5-6 vjeçe.
    Kur u rritët, takoheshit?
    Mbasi u bëmë 7 vjeç, ai nuk vinte më në fshatin tim, pasi kështu ishte zakoni. E kam parë vetëm kur ishte 15 vjeç. Martonte dajën e tij. Unë po kullosja bagëtitë, kur e pashë se kishte vënë në kokë një qeleshe të rrastë. Që nga ajo kohë nuk e kam parë më.
    Po pse nuk u martuat bashkë?
    Pas çlirimit erdhi partia dhe unë u angazhova me aksionet, shkova në shkollë, ku mësoja shkrim e këndim, si dhe në hekurudhë. Kur isha 18 vjeç, në fshatin tim erdhi një komandant i ri, me të cilin u martova.
    Si u njohe me të?
    Vëllai im shkonte shpesh në postë për të blerë bukë gruri, e cila për ne ishte gjë e rrallë, pasi hanim bukë kallamoqi. Nëpërmjet vëllait e njoha Ismailin. I veshur me rroba ushtarake, më dukej shumë i bukur.
    Pranoi familja jote të fejoheshe me të?
    Familja ime kurrsesi nuk donte, pasi unë isha e fejuar dhe Ismaili ishte mysliman e unë katolike. Edhe familja e të fejuarit tim nuk donte. Vjehrra ime erdhi në fshat e më tha të betohesha në Zot se nuk do të fejohesha me komandantin. Unë iu betova, kurse të nesërmen ika që pa gdhirë me Ismailin në qytetin e Shkodrës. Sipas zakonit, familja e të fejuarit duhej të merrte hak duke vrarë një mashkull nga familja ime, por kjo nuk ndodhi. Vite më pas u pajtova me familjen time.
    Je penduar për zgjedhjen që bëre?
    Aspak. Përkundrazi, ia di Zotit për faleminderit që më solli në një dynja tjetër. Unë isha vajzë nga një fshat i thellë i Pukës. Kemi qenë shumë të pazhvilluar. Enver Hoxha na ka bërë njerëz dhe nuk duhet me e mohuar këtë fakt.


    "Natën e parë të martesës nuk fjeta nga era e rëndë në dhomë"
    Kur ishte vajzë, i kishin thënë në fshat se myslimanëve u vinte era, ndaj dhe këta la
    heshin shpesh, kurse katolikët nuk kishin nevojë të laheshin, se kanë "bajmen e Krishtit". Gjithashtu, në fshat i kishin thënë se vajza që ishte më e palara, ishte dhe më e ndershmja, më e urta. Këto fjalë i ishin ngulitur në mend Davida Bramajt. "Natën e parë kur u martova me burrin tim mysliman, nuk fjeta, se më dukej se vinte era. Vjehrra, që më kishte vënë re, më pyeti përse nuk kisha fjetur dhe unë i tregova për erën e myslimanëve. I thashë se dëgjoja vërtet një erë në shtëpi. Atëherë ajo më tha: "Më trego se nga vjen era, se ne nuk dëgjojmë gjë". Unë u nisa të nuhas nga vinte era dhe hap pas hapi përfundova te dritarja, ku ishte një saksi me lule. "Kjo është era," i thashë vjehrrës time. Të gjithë qeshën, sepse ajo ishte era e një luleje që unë s'e kisha ndier ndonjëherë, ishte lule filsgen. Për një moment u mërzita shumë dhe u ndjeva e turpëruar", tregon 74-vjeçarja Bramaj.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    interesante

    Shkruani shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 10-10-2004 më 23:57

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SeXy^-^ElBa
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Postime
    117
    shume interesante

    Shkruani shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 10-10-2004 më 23:57
    te them te dua eshte pak te fal zemren e ke hak me mire te them te verteten, i yti do jem per jete, dashuria ime do te perfundoj kur deti te shteroj kur dielli te me ndricoj, kur mua ne varr te me mbulojn atehere jam e detyruar te harroj
    Ne syte e tu,heshtje kozmike,ne fytyren tende heshtje romantike,ne fjalet e tua as po as jo,me thua te lutem:"me do apo jo


    LoVe^-^BeBy

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ishte vertet interesante

    Shkruani shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 10-10-2004 më 23:58

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Maqedoni, e vret burrin dhe e pret në copa....
    Nga toni007 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 17:29
  3. E vrava burrin tim pasi më keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13
  4. Natën e Krishlindjeve e lë burrin në gjumë dhe ikën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 06:46
  5. 11 vjet martese denoncon burrin si tutor.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-03-2004, 09:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •