Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30

Tema: pamund'...

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    pamund'...

    po kalojne mieteret edhe ketej
    shen Meria gjithe naten fle me demonet
    diten virgjerohet besimeve tona
    (birit te saj ia herrojme emrin, dhe fytyren)
    Greminat na shfaqen te kala'shme
    dy ishuj mbas dallgeve
    si dy gjinj, qe nuk mekuan asnje ullij
    Im ate na i dergon porosite me nje zog plak
    qe gjyshja e quan "shpirti",
    nuk shikohet , ndjehet.
    vjen ne te filluar nata...dhe gjithome afer shtepise
    ku i lamtumiri permendet
    Ne pellemben time, ne secilin gisht numeroj
    5 fshatrat qe me rriten
    ne 5 pleqeri te panevojshme.
    sa te rende e ndjej pellemben
    e shpirtit tim sonte!



    ...
    ma dha nena nga jeta e vet' e sosur dhimbjeve
    te rende e ka peshen ky emer
    te rende.
    e mbaj si te kem nje gur vrri ne shpine
    per te cilin nuk gjej asnje vend ta pushoj
    nje grime.

    im ate mbiemrin e tij pergjysem me mua
    e ndau.
    (u lehtesua?)
    ...
    me dy varre ne balle
    e jeta me behet me e forte
    kurre e pamundur
    gjithmone e padrejete

    kur te ndalem atje, nga kam ardhur
    me suguri do ti kem mberritur te mundurit.
    e gur- emerin, mbi gur te varrit do ma ngarkojne prap
    sa te rende e ndjej pellemben e mendjes
    kete nate!




    ...hem!

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e mban poezine tende te madhe
    poezia ime e vogel?

    si gjithmone duke te kacarruar, macia
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Mjaullime

    Ta puth pak llafin qyfo?

    He rrofsh....

    U kenaqa

    Qyfo buzevici

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...(me kane tepruar dy kafshatat e fundit te endrres )


    sot nuk eshte si perdite
    as e kremte nuk eshte sot
    e kercej kushedi per te saten here
    kete ure, qe ma quajne prag
    te ngushte, pakthyshmerisht.
    isha pertej tij...dhe erdha
    per te treguar merine e te vdekurve
    protestimin e statujave
    ...
    c'virgjerohen shikimet e nje te verberi.
    numeroj syte e mije te harruar erresirave.
    thyej statuja enciklopedike.
    lumenjt e vonuar i le
    lirisht ne ikje.!






    ...i perditshem.


    loti, gur me eshte bere
    rrotulliset e mbetet ne mjeker
    sa per te pritur rrokullisjen e
    nje loti tjeter.

    kur ta varros dhimbjen
    tek te qenit "e forte"
    varrit te dites
    do tia shkruaj emrin
    ne kete gur'dianmant'lot

    ne faqen time nje grope,
    dy gropa.
    aty i paska rruzullosur
    vitet- mosha.!!


    Mėri.

    e permbysa kete dite
    u ngopa me eshtrat e mija
    te nenshtruara mishrave
    Mbi malet, luginave
    gjallojne popujt e kujtimeve
    e nuk dalin fare.
    Ne kopshtin e faljes
    kam grumbulluar gjitha ferrat
    e inatit
    e, po iu ve flaken.
    ne pranvere, vec shperthimeve
    kthimeve te zogjve neper pushimet e shiut
    kam dashur ditien e mbledhjeve
    te hardhive te krasitura
    djegieve te te cilave
    ne fund te oborrit
    u ndoqja tymin e bardhe
    u shkilja hirin e zi
    teksa ua ktheja rrenjeve.
    ...
    ne vjeshte zili-oja
    faljen e pemeve.




    ...zbukuruese.

    Nje re, nje dallge dhe Ti
    flini brenda meje
    me gjymtyret e malit ia kreh floket
    stuhise.
    buzet e nxira ia lyej me diell.

    pastaj dallga ben paqe me mua
    une me ty i bej te gjitha
    ca sy bosh pleqsh me pergjojne
    dritaren ...
    dhe durojne borxhet e rifillimive.

    .......


    shkronja , shifra, bibles i zverdhen fjalet
    tingujt rrezojne burgje hapsirash
    te pamberrishme.


    majat, brigjet, druret
    ligjet, miresite, interesat


    zanat na kane harruar burimeve
    te turbullta
    shenjtet asnje shenje
    per shenjat tona te ngjashme
    s'na shenjteruan.

    te mencura bletet,
    shirat dembele
    gushti, nje plak i lene mendje.
    ...ngaterrohem,
    amin!


    "N"uk

    nje yll eshte ulur kembekryq
    ne preher te botes.
    ka ndezur cibukun e zerit
    dhe shfleton dashurine time
    shtatefleteshe.

    magjistaria e shtreterve
    dergon mesazhe per djemte.


    te nenta duart e nates
    me terheqin zvarre prej flokesh
    ndersa ylli im thith cibukun
    ne preher te botes
    duke shfletuar shpirtin tim
    njeqindfletesh.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Macja ku ke qene...

    Si rrufe keto me siper. Nuk po di si ti pershkruaj...me duket i thone "Si cekan te koka".

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    fior, pak a shume ...cekan jane...
    muah,....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Tani me duhet te fle
    ylli im, vecse eshte ne preher
    te botes,
    jo me kembekryq.
    Mbas shfletimit fundshem te shpirtit
    eshte ngritur e rend...
    mbi hallakatjen e fleteve
    duke kerkuar vend
    e shpirt te ri...
    packa se preheri i botes
    eshte vjetruar shume.
    ...
    Ne ndryshimet e perditshme
    te gjesteve dhe te puneve
    Vetem Ylli eshte Yll!
    Bota -bote me preher
    te vjeter.
    ...Sot jami qethur tullac
    une dhe e merkura
    e fundit e gushtit.
    Ndihemi te pabukura e te parendesishme
    Sot ne te dyja, jemi krejt "NDRYSHE"!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    yjet nuk jane fate,
    nuk jane as ndjenja
    as enderra nuk jane yjet.
    yjet, jane ndjekja jone e deshiruar
    dhe e pamberritshme.
    Ndaj une dhe e merkura e fundit
    e gushtit jemi kaq te parendesishme
    ne tullacllekun tone te patrazuar
    nen lekuren ku fle mendja jone e marre.
    ...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    BINGO! na paskan vizituar yjet te dyjave se sapo postova dicka me ate fjale lol keto mendimet e tua tullace ma zgjasin korrikun (KORRIKUN MOJ JO GUSHTIN AKOMA! LOL) pa fund sot. sot paske shkruar te gjitha poezite qe me kane humbur!

    :-)

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o bobo, hahahahaha
    pse mua me eshte dukur tere diten e lume
    dite e fundit e gushtit.
    moj sa jam skuqur nga inati qe ma kape(ops marrezine)
    thuaj po deshe se nuk jam tullace sot edhe ditet me ngaterohen, muajt desha te them.
    o ann' sa inat po behem merak po he se do me dale ndonje gje edhe per faktin ngaterrestar te ditfundeve te muajt.
    el_jote duke te perqafur.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •