Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30

Tema: pamund'...

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Kaq e pashtershme ti Mace.......!
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  2. #12
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    E fshehur, dhe aspak e qete...


    Kumbulla ne fund te kopshtit
    nuk ma harron ditelindjen
    kam frike ta harroj borerave
    te shkurtit shpirtdhenes e kembezbathur
    Trendafilat e eger per'rreth gjithe rrethimit
    te shtepise se lene
    i kembej me te shkuaren time
    te njecastshme.
    Tri tjegullat e thyera te catise
    se shembur, me presin te rrezuara
    der themelet qe dikush mi ka raujtur
    si testament te vetem.
    Ndersa deget e tejrritura
    te Manit durues, jane bere me sy
    e ruajne rrugen nga do te kthehem
    e kry per kry me qiellin
    bejne thashetheme per avionet.
    Cdo dite e filloja jeten prej se pari
    ndersa Nena Dil i mbaronte ditet
    duke qendisur kemishen e vdekjes me vaje
    te kendueshme,
    e me shpirt neper dhembe.
    Vajet e saj nuk jane me kenge!
    E perciell diellin cdo mbremje
    pa me marre malli per te nesermen
    E gjithepushtetshme dhimbja
    asnje post' nuk kam per premtimet
    e gezueshme.
    Gjykimet me kane mesuar te dyshoj!
    Ngazellehen mortet e fundit
    ne tri tjegullat e thyera
    As Nena Mari, nuk sheh t'ia ngjis
    fillin gjiperes se holle e te keputur.
    Kemisha e vdekjes e veshur
    duarve te mija krijon pamundesi.
    Ulem ne gjunje, i ve veshin gurit
    qe nuk e shkul kurre nga themeli
    Fatbardha, ime moter kish pyetur mbreme,
    ;"Kur do kthehet Eli.......
    nda"?


    (te gjitha ikjeve sot ne mengjes iu binda.
    per te fituar kthimin me te pare.)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    sa per ti kutuar vetes se jam gjalle (pergjys me vdekjen)

    nje drite e shpuar tej per tej
    ma gris kete dritare te shpirtit
    dritat e shendosha shetisin andej
    nga une nuk i shoh.
    Dal te blej nje ambazhur
    si hene e perdorur,
    qe m'i zverdh te gjitha
    mjetet rrethanore.
    Ne xhepin e brendshem te xhaketes
    kam fshehur nje adrese te pasakte
    qe nuk e vesh se me rri e madhe ne supe
    Xhepin nuk e shpoj,
    se me humb kureshtja kerkuese.
    Dhembet me rriten perbrenda nofullave
    te lehta dhe buzeve
    te sosura nga thirrja pa pergjigje
    Fytyra ime fiket para ambazhurit "hene e lodhur"
    ora e engjejve nuk e mat kohen time
    hena plaket ne mengjes.
    flutura i hakmerret lules se fundit te drites
    ndizet nje ambazhur i verdh ne shpirt
    si te jete nje diell i ndezte'

    qorrohet erresira e pare
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    maceee

    per sa kohe ti ke nje Yll, une behem preher (i ri a i vjeter?!)
    nese ti nuk do e kesh me une dhe kumbulla ne fund te kopshtit do te te presim ta lindesh...
    M.........A..........LL.......

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Fatmira
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    East Croydon
    Postime
    14
    Se C`kane keto poezite e tua nje fryme qe me pelqen shume,
    Ishte kenaqesi per mua ti lexonja URIME MACE
    I`m not going to decide that a person
    must be of good character because of what dhey like. how they conduct themselves, and how they treat me, will be the deciding factor.

  6. #16
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    18 Gusht dhe Ankth

    Te gjitha ditet i kam palosur
    ne fund te cantes "kujtim"
    Sendet e tepruara te humbjes
    i kam vendosur rremujshem
    ne ketine e kartonit "varferi"
    Dhimbjen me te lashte
    me gjithe dhimbjen me te re
    i kam vene ngushtesisht
    ne kutine "zemer"
    "Thesin jete" e kedh krahut
    koken e statuar nga e nesermia
    nisem.
    Diku ne nje cope te rruges
    me dridhen gjunjet
    dhe shfry;
    "-sa i rende ky dreq thesi,
    si nuk e gjeta nje njeri te me ndih'-"
    Matane, ne copen tjeter te rruges
    mendohem...
    -"sikur ta hedh ate kutine me gjithe c'ka brenda!"-
    mbase lehtesohem.
    ...
    Ndersa shpirti...
    Sot nuk kam kohe,
    te merrem me Te,
    jam per rruge!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ku po nisesh? Per tek une? Pa me thene? hng hng hng....

  8. #18
    alvi
    i/e ftuar
    Macja!
    ALKOOL motra, ne sasi te medha dhe do e shohesh sa mire do e ndiesh veten dhe sa i lehte ai thesi. Ne fund te fundit kush tha qe trishtimi nuk kushton?

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Mace!

    Rrugė tė mbarė!
    E puna e thesit dihet,do ta bartim tėrė jetėn........
    "Ditė e re,shpresė e re"(Jakov Xoxe)

    pershendetje

  10. #20
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    MATANE MATANE
    PORSI TE VERBIN
    PER DORE
    SJELL ME KANE.
    te pakten ruaje thesin.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •