Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    THIRRJA DHE NISJA NIZAM

    Friti era u hap deti
    - Konispol, Sarande, 1973

    Friti era, u hap deti,
    na vjen nje karte nga mbreti,
    kerkon djelt' nizam dovleti.
    Nena jon' na klan(*) me lot
    e babaj s'e duron dot.
    Ate jav' e kete jave,
    na nis babai me rradhe;
    nenes me baban' te di,
    na u vjen paraponi.

    (*) Qan.

    O port e madhe ne shesh
    - Fterre, Sarande, 1959

    O port e madhe ne shesh,
    c'u shkrove per Kurvelesh,
    c'i lidhe djemte si desh,
    c'i lidhe si desh kurbani;
    lanet paste kajmekami,
    qe si la per pas bajrami,
    mos i zente ramazani.
    Allaj be, Riza be,
    ngreu e ne Kuc kerce,
    zeri pleqt(*) e mos i le,
    se punojne me hile.
    Djemt' e agallareve,
    jane nga dy e nga tre,
    e lane shtegun me ne(**).

    (*) Paresia e fshatit.
    (**) E kaluan rradhen duke derguar ne vend te tyre djemte e fukarejve.

    O port e madhe ne shesh
    - Gumenice, Vlore, 1969

    O port e madhe(*) ne shesh,
    te vine djemte peshqesh,
    te kerrusure si desh,
    si ata desht e kurbanit,
    mbene koperia malit,
    qajne te zonjat e stanit,
    me lot e me djerse ballit.
    Ju nen' e motra mo qani,
    grate me garjet i mbani,
    se nuk vemi ne kurbet,
    po nizam per shtate vjet.

    (*) I drejtohet keshtu Stambollit.

    Asaman moj port e madhe
    - Lapulec, Fier, 1950

    Asaman moj port' e madhe,
    me te ryre je e kollajme,
    me te dale s'del dot fare.
    Vjen halldupi me shallvare,
    na bje nje torbe te madhe,
    bytym me cyla gjysmare(*),
    si neperka kokelarme.
    I ben' djemte vergje-vergje,
    ca me guna, ca me shergje.
    C'i mba tre sahat ne kembe,
    c'i pyet per bab' e nene.
    Mjer' ay qe kish len' nene...

    (*) Ne nje traste mbushur me cyla prej druri me masen e nje sigarishteje futeshin letra me shenime. Per to thoshin se kujt i ra letra, i ra llotua per te shkruaj ushtar. Cylat kane qene ne fund me nje koke te qendisur qe te ishin sa me te bukura. Kjo u dukej djemve si koke neperke.

    Gjunje o gjunje pse m'u prete
    - Lubinje, Gramsh, 1967

    Gjunje, o gjunje pse m'u prete,
    semur' ini a beni vete?
    Sec na ra qo llota e shkrete.
    Qo llota e Qerbelase,
    mblodhi djemt e fukarase,
    hapi sheshn' e Namazgjase(*)!
    Namazgja, te rafte zjarri,
    farove at' e fare djali!
    C'kini, nana, qe po qani?
    Dhjete vjet u pre nizami(**).

    (*) Vend ne Elbasan ku mblidheshin rekrutet.
    (**) Ne nje kenge te mbledhur, ne Slabinje te Pogradecit afatin e te qendruarit ne ushtrine turke e gjejme 6 vjet, ndersa ne nje tjeter qe kendohet ne Porocan te Gramshit kete afat e gjejme 8 vjet.


    Kemb' o kembe pse m'u prete
    - Gjirokaster, 1968

    Kemb' o kembe pse m'u prete,
    u semurte a deshte vet,
    apo erth kura e shkrete?
    Erth kuraja ne Delvine,
    ku me gjet mua te zine,
    tek kullosja bagetine,
    ne male me trendeline.

    Kembe o kembe pse m'u prete
    - Sopik-Gjirokaster, 1961

    Kembe, o kembe, pse m'u prete,
    u semurte a bete vete?
    Vjen kura ne Delvine;
    ku me gjen mua te zine?
    Te shkretat mbeten ne brinje.
    Te shkretate dhente e mia,
    nashti do t'i haje lija,
    do t'i kullosi Dilia,
    do m'i sosi lukunia.

    M'u prete kembe m'u prete
    - Gjirokaster, 1964

    M'u prete kembe, m'u prete,
    m'u semurt a deshte vete?
    Me ra llotua e shkrrete,
    ajo llotua e kurase,
    vit per vit, a lanet paste,
    mblodhi djemt' e fukarase(*).

    (*) Ne nje kenge te mbledhur te ketij lloji, ne Luarat te Camerise gjejme kete mbyllje, "Mblodhi djelt e fukarase,/iu dha anen dynjase." Ne nje kenge tjeter te mbledhur ne Dhemblas te Tepelenes, vargun e pare e gjejme ndryshe, "Kemb'e duar pse m'u prete?"


    Moll' e kuqe ly me boje
    - Shpat, Elbasan, 1957

    Moll' e kuqe ly me boje,
    un' moj nan' nizam do shkoj,
    un' talimin nuk e dij.
    Ti talimin do ta nxash,
    t'zezen nan' ku do ta lash(*),
    neper dyert' e gjith' dynjase(**)?

    (*) Ne kete varg ne kenge te tjera te ketij lloji e gjejme, "Po mu qyqen ku do m'lash? dhe mue te mjeren ku do m'lash?"
    (**) Ne kohen e Turqise sherbimi ushtarak shkonte gjate, 20 vjet apo dhe gjithe jeten. Ku e ke djalin asqer? -- "Ke piqet buka ne diell, moj moter," shprehje proverbiale qe perdoresh aso kohe.

    Mjer nuset e mjera vene futat e zeza
    - Burrel, Mat, 1950

    Tri trumt e beqarit s'dun me shku nizame,
    of aman, aman,
    mjer nanat e mjera, mjer ku do t'i lane,
    of aman, aman,
    mjer nanat e mjera, rrin tu qa te dera,
    of aman, aman.
    Tri trumt e beqarit dun me i cue nizame,
    of aman, aman,
    mjer motrat e mjera, mjer ku do t'i lane,
    of aman, aman,
    mjer motrat e mjera, rrin tu qa per mbrapa,
    of aman, aman.
    Tri trumt e beqarit dun me i cue nizame,
    of aman, aman,
    mjer nuset e mjera, mjer ku do t'i lane,
    of aman, aman,
    mjer nuset e mjera, vene futat e zeza,
    of aman, aman.

    Kan' marr' nanat ni vaj te zi
    - Trashan, Lezhe, 1953

    Kan' marr' nanat ni vaj te zi,
    na i kan' tretun djelt e ri,
    djelt e ri i kan' marr' nizam,
    na i kan' zan' naten nper han,
    u ka dal' drita n'at' Tirane.
    Ni selam begut t'Tirans,
    te na i hjek' hekrat prej kams,
    se na jena t'bijt e nans(*)!

    (*) Shpesh djemte e Shqiperise, me qe nuk donin te shkonin nizam, i shpinin te lidhur me hekura.

    Moj lule e beharit
    - Odrican, Permet, 1962

    Haberi na doli,
    te mblidhet nizami,
    moj lule e beharit!
    Te muarr' bandille,
    ti ja dhe te qarit,
    moj lule e beharit.
    Nje nate te tere
    u dergje pas zjarrit,
    moj lule e beharit.
    Me kupen e gjurit
    tundje djepn' e djalit,
    moj lule e beharit.

    Qe ne Korc' e Tepelene
    - Jug, 1956

    Qe ne Korc' e Tepelene,
    te kershteret(*) nizam s'vene,
    djemt' e gjore muarre male,
    iken as dihen ku vane.
    Ky dhespot i Manastirit
    ja fali djemte vezirit,
    ky dhespoti i Perlepit
    ja fali djemte Dovletit.
    O dhespot, more dhespot(**),
    ne nizame s'vemi dot!

    (*) Detyrimi ushtarak u vu ne zbatim gradualisht ne Shqiperi dhe u parasit qe ne fillim vendim i prere per Shqiptaret ortodokse.
    (**) Kishin bashkepunuar me qeveritaret Turq per te veshur ushtar edhe popullsine e krishtere te Korces (sipas ligjeve te Tanzimatit).

    Kershella bardha ne brinje
    - Erind, Gjirokaster, 1958

    Kershella bardha ne brinje,
    rreth e rrotull me dafine,
    me rrush llaj e me debine(*),
    brneda rri nje gjeraqine,
    ndrit si hena ndaj te gdhire.
    Amanet te le mor xhan,
    me kerkon pashaj nizam,
    ma mban besen a s'ma mban?
    Trimi im u'do te pres,
    jater(**) s'marr gjer sa te vdes.

    (*) Rrush i zi, vesh rrushi plot me kokrra.
    (**) Tjeter.

    Moj sorkadhja qafegjate
    - Vasiar, Tepelene, 1952

    Moj sorkadhja qafegjate,
    trendafil nata me nate,
    trendafil e trendeline:
    ku ke zotin moj Galine(*)?
    Atje poshte me nje brinje,
    m'erdhi keq per ditezine,
    e kerkojn' nizam Janine.

    (*) Emer gruaje.

    VUAJTJET DHE BRENGAT E NIZAMEVE DHE E FAMILJEVE TE TYRE

    S'ka me ke te lozij hankua vallene
    - Lin, Pogradec, 1956

    S'ka me ke te lozij hankua vallene.
    Me ate te voglen fustanmadhene.
    Fustanmadhja qeshe, fustanmadhja jam,
    burrine q'e pace ma muarr' nizam;
    me dergoi nje leter, brenda nje selam,
    une e tija qeshe, une e tija jam,
    c'llafe benjin bota, m'u befshin kurban.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 23-08-2006 mė 14:44

  2. #12
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Ku jane kenget e veriut?
    A shkonin nizam ata apo rrinin duke pare TV gjith diten
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #13
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Ku jane kenget e veriut?
    A shkonin nizam ata apo rrinin duke pare TV gjith diten
    Dihet qe nizamlleku shkaterroi jugun...Veriu nuk para i conte djemte nizame,sepse nuk u zbatua Tanzimati si ne jug,megjithate te kujtoj Baladen e Kurbinit....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #14
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Hyj-Njeriu e di. Por thjesht per te ngacmuar pak qe te na sjellin edhe ca kenge nga veriu sepse jam shume i bindur qe ka ka shume kenge me ēifteli kushtuar nizameve
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2008
    Postime
    2
    ju faleminderit shume per keto postime tė mrekullueshme.
    vazhdomi mė tutje

    mirė mbetshi

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •