Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Kenget e Nizameve

    KAM NJE MIKE NJE LANETE

    Kam nje mike, nje lanete,
    dhe nizam s'me le te vete,
    me thote: - Merrem me vete!
    Ku te te shpie lanete,
    mo u' jam asqer per vete,
    me ka dovleti me vete,
    veshure me salltanete,
    me dyfek e bajonete,
    cante shpine dhe elmete.


    Dhemblan, Tepelene, 1952

    BUZEKUQE LYER ME BOJE

    - Buzekuqe lyer me boje,
    une nizam, moj, do te shkoj.
    - Udhe e mbare, nizam i ri,
    udhe e rruge ti s'i di!
    Udhe e rruge do t'i nxesh,
    mu t'mjeren ku do m'lesh?
    - Do te le mu ne shtepi,
    n'shtepi me nene flori.
    - Buzekuqe lyer me boje,
    un' nizam moj, do te shkoj.
    - Udhe e mbare, o nizam i ri,
    udhe e rruge ti s'i di!
    Udhe e rruge do t'i nxesh,
    mua te mjeren ku do t'me lesh?
    - - Do te le mu ne shtepi,
    n'shtepi me vjehrren flori.
    O burre koke teneqe,
    kejo pune esht' e keqe,
    buka e gjella pa ty s'me haet,
    dhe gjumi pa ty s'me flihet,
    meraku nga ti s'me ndahet.


    Mazhaj, Lushnje, 1961

    DOLLI NJE VAPOR NGA DETI


    Dolli nje vapor nga deti,
    sa i madh qe ish i shkreti,
    u drithmua vilajeti,
    nizamet i kerkon mbreti.
    C'ke, o mbret, me djemte tane,
    karafil e manxurane,
    qe na i mblodhe nizame?

    Jug, 1949

    DOLLI NJE KARAV NGA DETI

    Dolli nje karav nga deti,
    kerkon ushtare dovleti:
    tetembedhjete vjec djale,
    merr dyfekne e gjerdane.
    Sa qe vane, asnje s'u kthie,
    mbene nenat kallogrie.

    Cameri, 1972

    VEZIRI VURI TELLALLE

    Veziri vuri tellalle,
    lule more djema, lule,*
    mbreti ju kerkon nizame.
    O te zeste shqiptare,
    n'Anadoll u ngren' e vane,
    sulltanit van' e i thane:
    na merr malli per vatane,
    kemi nenen e babane,
    grate e zeza i lame.


    Lazarat, Gjirokaster, 1960

    (*) Perseritet pas c'do vargu.

    DITEN QE NA ERTH HABERI

    Diten qe na erth haberi,
    neve zemera na theri,
    qani nena, qani motra,
    se neve na mori llota.
    Pallaskat si vithe kali,
    rripat si palldem gomari,
    dyfeqet si dru prej qarri,
    ktij i thon usull nizami.


    Jug, 1949
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    SYT' E ZEZ MBUSHUN ME LOT

    Ja them un' e s'jam them dot,
    syt' e zeze mbushun me lot.
    Diten e xhuma do shkojme,
    mu ne Bosnje do qendrojme.
    - Ku do shkosh, o more lume,
    me dy jave te martum?
    Kaperxeva Gurn e Came,*
    kur dola ne Qaf' Kallai,**
    mu kpun' lotet dhe me rane,
    kur dola ne mes te sheshit,
    vinin plumbat si kokra breshnit.


    Gjinar, Elbasan, 1957

    (*)(**) Toponime ne rrethin e Elbasanit.

    MIKE MOJ NE ME RENTE LLOTA

    Mike, ne me rente llota,
    te lithc o dy shami korba,
    te dalc e te qac te porta,
    moj qe te degjojne bota.
    Edhe bota te degjuan,
    erdhe shoqet te renkuan.*


    Drizare, Fier, 1952

    (*) Te ngushelluan.

    O HABIP' O DJAL' ORE

    O Habip, o djal' ore
    te nisen per ne More,
    valle, c'amanete ke?
    - Kam nje zog e gjashte vita,*
    nje shtepi gjithe frengjita,**
    kur frin era, te merr frika,
    kur bie shiu, te lak pika;
    kam edhe nje gorrovice,***
    kur e ha, te ndes ne grike.


    Konispol, Sarande, 1975

    (*) Gruan dhe gjashte motra.
    (**) Dritare te vogla.
    (***) Gorice, dardhe e eger.


    SEC U THYE NJE DEGE QARRI

    Sec u thye nje dege qarri,
    o Stamboll te djegte zjarri,
    po te djegte anembane
    se more njerezit tane,
    ca redif e ca nizame.
    Ju nena, motra, mos qani,
    shami te zeza mos mbani,
    shtate vjet e ka nizami.
    - Dhe ne u mbodhica shume,
    grua ti te marrc nje burre,
    e te gjec nje zok si une.
    - Ku do gjej un' zog si ti,
    burri im, o lumezi.


    Poro, Vlore, 1960

    STAMBOLLIT I RENTE ZJARRI

    C'u keput nje dege qarri,
    Stambollit i rente zjarri!
    N'ate vend, ne ate ane,
    na mblodhe djemte nizame;
    na lane nuset te reja
    si dhente nga Myzeqeja,
    posi tufa plot me shqerra,
    Turqis' i rente kolera!


    Devoll, Korce, 1980
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Mbeēė more shokė

    Mbeēė, more shokė, mbeēė
    Pėrtej Urės sė Qabesė
    Falėm me shėndet nėnesė,
    Kąun e zi le ta shesė.

    Nė pyestė nėna pėr mua
    I thoni qė u martua.
    Nė pyestė se ē'grua mori
    Tre plumba te kraharori,

    Nė pyestė se ē'kalė hypi
    Atje tek hypėn meiti.
    Nė pyestė se ē'krushq i vanė
    Sorrat e korbat qė e hanė.

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    DIT' E GUSHTIT TREMBEDHJETE

    Dit' e gushtit trembedhjete,
    erdh haberi me te shpejte
    t'i biene poshte djemte.
    Edhe djemte u mbluadhe,
    shok me shok kuvenduan.
    - Ktheva koken nga mali,
    o shoke, m'u tha kufari,
    shoke do xhvishet fustani.
    Do na vishete shallvari!
    Ne fushe te Manastirit,
    do ndertojme vend e talimit,
    ne, nizame, do te vemi,
    do hame corbe legeni.
    Asaman, kajmekam be,
    merna me talim ti ne,
    tek jane nga dy a tre,
    i vetemi mbyll hane,
    ca qatipe e ca jezite,
    punojne kalem me thike,
    i ziu ku do t'i le dhite.
    medet, o shoke medet,
    sos po vemi ne kurbet,
    po nizam per shtate vjet,
    per te kthyer det' medet!


    Jug, 1908

    ERDH KURAJA NE DELVINE

    Erdh kuraja ne Delvine,
    ku me gjet' mua te zine?
    Ne male me trendeline.
    Te zezate dhent' e mija,
    mbene vetem si kerthija,*
    do t'i haje lukunija.**


    Tepelene, 1957

    (*) Te vogla, te njoma.
    (**) Ujqit.

    C'ERDH KURAJA NE JANINE

    C'erdh kuraja ne Janine
    more djale!*
    Ku me gjet mua te zine,
    ne male me trendeline,
    tek kullotnja bagetine.
    Te zezat dhente e mija,
    do t'i haje lukunia.
    Kjo rrobet shume e rende,
    te mba tre sahat ne kembe,
    sa harron babe e nene.

    Korce, 1968

    (*) Perseritet pas c'do vargu.

    C'ERDH KURAJA NE JANINE

    C'erdh kuraja ne Janine,
    ku me gjet' mua te zine.
    Ne male me trendeline,
    tek kullosi bagetine.
    Te zezate dhent' e mia,
    do t'i haje lukunia!
    Kjo rrobe shume e rende,
    mbetesh tre sahat ne kember,
    sa harron babe e nene.


    Labove, Gjirokaster, 1955

    ERDHI NJE HABER I RI

    Erdhi nje haber i ri
    te dielen ne bashki,
    fshat me fshat nje celebri,
    kerkojn' ushtare te ri,
    i shkreti qe s'kam njeri,
    i shkreti qe nuk kam nene,
    te me qaj' hallin e rende.


    Lazarat, Gjirokaster, 1960
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ATE DITEN E XHUMA

    Ate diten e xhuma,
    burija ne Brataj* ra:
    dyqint djem per ne kura!
    Dolli bimbashi, i pa,
    fshiu syt', tha: - Marshalla!
    Ku kan' qene gjith' keta?
    Keta djem, ku kane qene?
    Neper male me shkembenje,
    rreze bredhave pa rrenje,
    andej nga kullotnin gjene!


    Vajze, Vlore, 1965

    (*) Katund i Lumit te Vlores.

    RA BORIJA SHOKE RA


    Ra borija, shoke ra,
    dyqint e ca djem kura.
    Be izbashi: - Marshalla,
    ku kane qene keta?
    Mo pyet ku kemi qene,
    tek s'kane bredhane rrenje.
    Na do ham' corv e do fleme,
    po c'do bej' e zeza nene?
    Do e shtyeje e reja me kembe:
    - Tutje de, lerome vende,
    lugati i shtepise tene!


    Terbac, Vlore, 1953

    ATE DITEN E XHUMA

    Ate diten e xhuma,
    borija ne Brataj ra,
    njeqint djem per ne kura.
    Ku jan' rritur gjith' keta?
    Me qull' e me lakera.
    O bymbash te plaste mushka,
    pse veshtron ato bardhushka,
    bardhushkat e fshatite,
    me kallem surratite.

    Gorisht, Vlore, 1968
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    DOLLI NJE PISE KA DETI

    Dolli nje pise* ka deti,
    thane ish Sulltan Mehmeti,
    thosh te shpijne djelt' perpjeti.
    Djelte te mire sec jane,
    zotesi per lufte kane kane.
    Mu ne post e hyqymetit
    mbledhur asqer' i dovletit.
    Muderrizi tha nje fjale:
    - Neve djelmte nuk i japme,
    ketu do e derdhim gjakne,
    fora kellecin e kreu:
    - Lufte sa te tundet dheu.


    Margellec, Cameri, 1957

    (*) Erresire. Ben aluzion te urdheri per thirrjen nen arme.

    NE TE ZINJTE KU DO VEMI

    Ardhi teli nga Stambolli,
    obobo!*
    - Ka ngritur krye Jemeni!
    Gegeri e Toskeri
    shkuan djemte ne Turqi
    Ne Sarande e gjer ne Vlore
    mbushur deti me vapore,
    nentedhete e dy tabore.
    Ne te zinjte ku do vemi?
    Shoket i mbajti Jemeni.
    Jemen, i shkreti Jemen,
    sec i le nenat pa djem!


    Shamoll, Korce, 1980

    (*) Perseritet pas c'do vargu.

    NE SARANDE E NE VLORE

    Ne Sarande e ne Vlore,
    u mbush deti plot pampore.
    Nje pampor u hoth ne skele,
    me dy tre barjak te verdhe.
    Dovleti dergoi Lavere,
    ne Berat e mblodh asqere,
    ben tarsil xhebehanene,
    asqer nisi per Jemene.
    O Jemen, o gjec belane,
    mbajte shume shqipetare,
    o Jemen, i shkreti Jemen,
    na i le nenat pa djem!


    Zogas, Skrapar, 1970

    ERDHI URDHERI NGA MBRETI

    Erdhi urdheri nga mbreti,
    dale, dale,*
    qe te shkoj ushtar i shkreti.
    Qysh do besh, o ngjale deti,
    sa te kthehem un' i shkreti?


    Dukat, Vlore, 1954

    (*) Perseritet pas c'do vargu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    C'E PRURI MIRJALLA LANENE

    C'e pru, shoke, mirjallane?
    Te Rrapi* hapi fermane,
    kerkon bejkaje kurane,
    do redif' e do nizame!
    C'e pru mirjalla lanene?
    A u djeksh, moj Tepelene,
    qe s'e tunde dhe nje here.
    na muarne djemt levene,
    u dhane perpjet' Jemene,
    te piqet buka ne djelle,
    vane tutje e me s'u kthene!


    Dhemblan, Tepelene, 1956

    (*) Te Rrapi i Mesaplikut, qender midis Lopesit, Kurveleshit, dhe Lumit te Vlores.

    MBLIDHI SHOKE TE KENDOJME

    Mblidhi shoke te kendojme,
    se ne neser do te shkojme,
    Berane to ta kaptojme,
    Fushe Manastir qendrojme,
    sheshojme vend' e talimit,
    bejme divan' e vezirit.
    Ne pyecin nenet per ne:
    mbajme kofinat me dhe.
    Ju nene per ne mos qani,
    se ne na mori nizami.


    Therepel, Skrapar, 1952

    NGA HALLI MOTER NGA HALLI

    Nga halli moter nga halli,
    nga halli me iku djali,
    nga halli mori Morene
    dhe me la nusen te re,
    edhe mua ne qoshe,
    kercure, si qe me she.


    Erind, Gjirokaster, 1958

    MISIR I SHKRETI MISIR

    Ky Misiri fort i large,
    qe s'na vjen as fjal' as karte.
    Misir, i shkreti Misir,
    ti me mban atje im bir.
    U djeksh, o Arapistan,
    burren tim atje ma mban!
    Vullake, e shkreta Vullake,
    ti u befsh fengjill e flake!
    C'faj te kane bere grate,
    qe u le jorganet thate?
    Per dite nga nje mandate,
    grat' e veja tym e flake.
    Shkretove kaqe shtepi,
    te djekshin, te befshin hi.

    Jug, 1878
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    THIRRJA DHE NISJA NIZAM

    VUAJTJET DHE BRENGAT E NIZAMEVE DHE FAMILJEVE TE TYRE

    KTHIMI I NIZAMEVE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 16-10-2004 mė 23:15
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ME DERGON KARTA PA SHPRESE

    Me dergon karta pa shprese,
    me genjen qen i pabese.
    Valle vjen' a andej do jese?!
    Valle vjen ashtu si vate,
    djal' i bukur pa mustaqe,
    i pashkuari brisk ne faqe?!

    Piqeras, Sarande, 1955

    VAJTIMI I NENES SE NIZAMIT

    Rrodhen syte lote
    sa kroi uje plote,
    bir s'm'u ktheve dot,
    u derezeza!
    Bir-o te pret nena,
    gruaja, parmenda,
    gjithe hallet e renda,
    po te pres.
    Shpirti m'u venit,
    te te shoh ne prite,
    per lirine nje dite,
    o bir-o eja!


    Tepelene, 1978

    VETULLAZEZA KATRAN

    Vetullazeza katran,
    te vate burri nizam,
    merguar n'Arabistan.
    U dergon pleqe selam:
    - Mire e shendoshe jam,
    amanetin si e kam?
    - Amanetin mir' e ke,
    do vish vete a te vim' ne?
    - Hajdi ju pra u paguaj,
    dizet lira per nje muaj;
    ne s'u a pagoft' dovleti,
    do t'u a paguaj nga xhepi;
    ne s'u a pagofte valija,
    do te shes armet e mija.


    Minin, Cameri, 1960

    MANDILZEZA KATRAN

    Mandilzeza katran,
    qaj me lote aman, aman,[1]
    te vate burri nizam,
    gjashte vjet n'Arabistan.
    Pleqe u dergon selam:
    - Amanetin qish e kam?
    - Amanetin mire e ke,
    do vish a te vij' atje?
    - Une vij, po nuk me lene,
    porta me nizam e' zene,
    me rri xhandari ne keme.


    Sarande, 1965

    [1] Refren pas c'do vargu.

    TRI KUNATA KRAH PER KRAH

    Tri kunata krah per krah.
    C'ka e vogela qe qa?
    E ka hak' e varfera,
    se aty burrin s'e ka,
    i ka rare ne kura
    i dergon ca kartera:
    - Ne mos arthca dhe nashtine,
    merr barut e diq shtepine;[1]
    ne mos arthca dhe ne vjeshte,
    merr gersheret e pre leshte;[2]
    ne mos arthca dhe ne maj,
    merr shoqet e del qaj.


    Kurvelesh, Vlore, 1946

    [1] Mbas ketij vargu ne nje kenge te ketij lloji, mbledhur ne rrethin e Librazhdit, vjen vargu: "sa te loz' macja me mine."
    [2] Ka qene zakon ne Laberi qe kur vdiste njeriu me i dashur ne familje, ne shenje zie, sidomos gruaja, priste floket. I shkurtonte shume, duke shprehur keshtu edhe ne pamjen e jashtme fatkeqesine e rende qe i kish ndodhur.

    C'U KEPUT NJE KEMBE MALI

    C'u keput nje kembe mali,
    o Stamboll te rafte zjarri,
    t'rafte zjarri anembane,
    c'na i bere djemte tane?
    Ca redife e ca nizame,
    nenat e grate s'i lane.
    Ti o sulltan, pac belane,
    djemte tane na u vrane,
    kopete shkrete i lane.


    Bolene, Vlore, 1955

    C'U KEPUT NJE DEGE QARRI

    C'u keput nje dege qarri,
    me aman, aman,[1]
    me oi, oi.
    Stambollit i rente zjarri,
    t'i bjere e ta pervelonje
    se na mbledh djemkat ushtare.
    Na genjyen per mot mot,
    ata mbushen dhjet vjet plot.


    Velcan, Vlore, 1968

    [1] Vargu 2-3 perseritet pas c'do vargu ne te kenduar.

    MOJ LESHVERDHA TRENDELINE

    Moj leshverdha trendeline,
    beje dru ne percellime.
    Ckarko drut' e lith shamine.
    Moj leshverdha portokale,
    beje dru siper ne male,
    shoqet s'te degjonin fare.
    Moj leshverdha trendeline,
    ku e ke burrine tine?
    E kam nizam ne Janine.
    Ne mos arthte dhe nashtine,
    do ve zjarr, do djek shtepine;
    ne mos arthte njer ne vjeshte,
    marr gersheret e pres leshte.


    Turan, Tepelene, 1952

    MOJ KATO, MOJ KATERINE

    Moj Kato, moj Katerine,
    beje dru ne percellime
    moj leshverdha trendeline,
    ikne shoqet e s'te prine.
    Moj Kato, moj Katerine,
    lesho drut' e lith shamine,
    moj leshverdha trendeline,
    burri yt nizam Janine.
    Moj Kato, moj Katerine,
    dergoi karte te vije,
    moj leshverdha trendeline,
    me thuaj ku e ke shtepine.
    Moj Kato, moj Katerine,
    te vije sikunder vate
    moj leshverdha trendeline,
    i padirsuri mustaqe.


    Vasiar, Tepelene, 1928

    MOJ THELLENXA NE DAFINE

    - Moj thellenxa ne dafine,
    ku e ke burrine tine?
    - E kam zabit ne Janine.
    Dergoi karte te te vije.
    ne mos arthte dhe si sot,
    mblidh shoqet e qaj me lot.


    Krahes, Tepelene, 1952

    BEJE DRU NE PERCILLIME

    Beje dru ne percillime,
    moj leshverdha trendeline,[1]
    ckarko drute e lidh shamine,
    ikne shoqet e s'te prine.
    Moj ku e ke burrin tine?
    E kam nizam ne Janine.
    Dergoi karte te vije.
    Ne mos arthte ngjer nashtine,
    merr uren e digj shtepine;
    ne mos arthte gjer ne vjeshte,
    merr gersheret e pre leshte;
    ne mos arthte vangjelizmua,
    le ate e merrme mua.


    Erind, Gjirokaster, 1958

    [1] Perseritet pas c'do vargu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 17-10-2004 mė 00:24
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    O NIZAM I MALLEKUAR

    Mbeta nuse e re
    e sapo martuar,
    ike dhe s'me pe,
    nizame te muare;
    mbeta kallogre
    me foshnje ne duar,
    nuk e di ku re
    larg ne dhe te huaj.
    U vesha si korbi,
    gerxh mbi gerxh te qava,
    kerkon buke i vogli,
    po c'ti jap' e varfra.
    Vitet po kalojne
    dhe rrudhat m'u shtuan,
    flokete si bora,
    zemera perveluar.
    Po tretem me kembe
    si qiri i shuar,
    per ty e kam renge,[1]
    qe bashk' s'u gezuam.


    Memaliaj, Tepelene, 1977.

    [1] Brenge.

    SEC I RA HANKUA PRAPA

    Hankoja koken si molle,
    krehur e ujdisure,
    lesht e saj si pend' e korbit,
    sup mbi sup leshuare.
    C'u nis trimi per sefere,
    s'u nis i gezuare,
    u nis i helmuare.
    Sec i ra hankua prapa,
    si bushtr' e terbuare!
    - Ktheu, hanko, ktheu bije,
    te shkoje i gezuare,
    dhe i pahelmuare.
    - Kur te nkthesh, o trim prape,
    do te gjesh porten te mbyllur,
    do te gjesh zjarrin te shojtur,
    do te gjesh stomnat[1] zbrazur.

    Pogradec, 1964.

    [1] Shtambat.


    DRIDHE E PERDRIDHE

    Dridhe e perdridhe
    shamine me lule.
    S'kam me se ta dredh, moj,
    te shkre, moj shkretene.
    Me ate fustane
    gje o moj gjerene.
    Une fustane gjera
    jam e nuke jam:
    nje burre qe kisha
    ma muarr' nizam;
    me dergoi leter,
    s'me vuri selam,
    me marte te keqen,
    m'u befte kurban.
    Ja moj bij e nenes,
    ja moj tek e kam,
    ne krye te odes
    ja tek pi duhan.


    Gjirokaster, 1955.

    TE MORA TE VOGEL DYMBEDHJETE VJEC

    Te mora te vogel, dymbedhjete vjec,
    mos je napolone te te mbaj ne xhep,
    ti je lire e verdhe njeqind e dyzet,
    kur me del ne porta, sa te ka lezet.
    Ky myftar i fshatit m'u befte kurban,
    nje burre qe keshe ma dergoi nizam.
    Me marte te keqen, m'u befte kurban,
    nga inati i tija preva nje fustan.
    Me lot sec e preva, me gaz do ta mbaj,
    nga inati i tija preva nje qesik,
    me lot sec e preva, me gaz do ta gris,
    nje burre qe keshe ma dergoi redif.


    Leskovik, Kolonje, 1962.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •