Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 114

Tema: Arkiv X

  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POVERA ENTELA.......


    gaz.shqiptare
    -------------------


    Quhet Entela Hamzai, 22 vjeē nga Lushnja. Kishin njė foshnje 3-muajshe

    Italiani masakron me thikė gruan shqiptare


    --------------------------------------------------------------------------------

    k.s

    TIRANE

    Vritet me njė thikė nė zemėr para fėmijės tre muajsh dhe vjehrrės. Njė zėnkė familjare kthehet nė njė tragjedi nė San Damiano Alkole (Itali). Andrea Carrą, me profesion punėtor, 35 vjeē, ka vrarė me thikė tė shoqen, Entela Ha-mzai, 22 vjeē, pas njė zėnke tė dhunshme qė kishte nisur midis tė dyve pėr arsye qė nuk dihen.

    Alarmin e ka dhėnė nėna e Carrą, e cila ka asistuar nė vrasje, e pafuqishme pėr tė vepruar. Andrea Carrą qė kishte vetėm njė javė qė ishte transferuar nė qytetin e vogėl pavez, ėshtė gjetur nga policia nė gjendje shoku, ndėrkohė qė vėshtronte trupin e pajetė tė sė shoqes.

    Carrą ka rrėfyer krimin gjatė njė seance pyetjesh nė tė cilėn ai ka treguar ēfarė ka ndodhur nė shtėpi nė pasditen e sė dielės.

    Kishin kaluar pak minuta nga ora shtatė e pasdites sė tė dielės, kur Andrea Carrą kishte hyrė nė shtėpi pas njė dite tė lodhshme nė Broni. Entela Hamzai, e lindur nė Lushnjė nė Shqipėri, por qė jetonte nė Itali prej vitesh, ndodhej nė kuzhinė nė momentin qė i shoqi kthehej nga puna. Ajo po pėrgatiste darkėn nė shoqėrinė e vjehrrės. Midis tė rinjve lindi njė mosmarrėveshje e dhunshme dhe Carrą kishte marrė nė dorė njė thikė me idenė pėr ta trembur tė shoqen. Hamzai fillimisht nuk i ka dėgjuar kėrcėnimet e tė shoqit dhe ėshtė zhvendosur nė dhomėn e gjumit pėr tė parė vajzėn e vogėl tre muajshe nėse po flinte ende. Andrea Carrą, ndėrkohė qė e ėma po mundohej ta qetėsonte, ka ndjekur tė shoqen nga pas dhe me njė zemėrim tė pafjalė e ka goditur nė gjoks. Njė goditje e vetme vdekjeprurėse nuk i ka lėnė shpresė nėnės sė re shqiptare. Andrea Carrą ka mbetur nė vend i ulur nė gjunjė afėr trupit tė sė shoqes, deri sa ka ardhur policia, e thirrur nga e ėma. "Nuk desha ta vrisja, ka thėnė Carrą para autoriteteve policore, desha vetėm ta frikėsoja. Unė e doja atė. Kėtė pasdite shkatėrrova jetėn time". Carrą ndodhet nė qeli. Karabinierėt po mundohen tė zbulojnė arsyet e veprimit tė tij dhe tė ndėrtojnė ngjarjen nė detaje. Carrą ka treguar krimin, por nuk ka mundur tė japė arsyet e gjestit tė tij tė ēmendur. "Hetimet vazhdojnė, pohojnė hetuesit, tani po kėrkojmė dyshimet nė versionin e tė shoqit. Tė hėnėn Carrą do tė dėgjohej nga magjistratėt bashkė me fqinjėt dhe tė ėmėn, dėshmitaren e ngjarjes".

    Janė dy hipotezat e mundshme mbi vrasjen. Njėra ėshtė se grindja ka filluar pėr motive xhelozie dhe nuk pėrjashtohet mundėsia e njė momenti tė pakontrolluar dhe tė menjėhershėm i cili e ka shtyrė Carrąn ta vrasė mizorisht tė shoqen.

    ---------
    ahh pa shtet kur je..

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli
    ---------------

    Historia e gruas sė divorcuar nga burri. Si pėrfundoi nė Milano dhe si u kthye pas denoncimit tė bėrė


    E sėmurė, i premtojnė shėrim e bėjnė prostitutė


    Merushe Rakipi, nėnė e tre fėmijėve, pėrfundoi nė trotuaret e Italisė, ndėrsa priste tė kurohej


    ELBASAN - Njė grua 34- vjeēare ėshtė duke pėrjetuar ditėt e saj mė tė vėshtira qė erdhėn pas njė divorci dhe pas njė sėmundjeje qė e ktheu atė nė viktimė tė prostitucionit. Merushe Rakipi, 34 vjeēe, nėnė e tre djemve, tregon gjithēka qė i ka ndodhur gjatė dy viteve tė fundit. E ndarė prej dy vjetėsh nga bashkėshorti i saj, 34- vjeēarja vuan dhe nga njė sėmundje gjymtyrėsh. Qė nga nata e sė mėrkurės ka pėrfunduar nė Kirurgjinė e Elbasanit, ku ka gjetur forcėn qė tė kėrkojė jo vetėm mbrojtje nga shteti, por edhe tė denoncojė publikisht atė traumė qė pėrjetoi pėr mė shumė se dy vjet, traumė qė siē thekson, "kurrė nuk mendonte se mund tė bėhej pjesė e jetės sė saj".
    Ndarja dhe sėmundja
    Merushe Rakipi ka lindur nė qytetin e Pėrmetit. Kur ishte vetėm 17 vjeē, prindėrit e martuan nė Gjirokastėr me njė burrė nga Libohova dhe si fryt i kėsaj martese, lindin njėri-pas tjetrit, tre djem qė sot janė pėrkatėsisht 16, 15 dhe 8 vjeē. Por dy vjet mė parė, martesa e tyre u shkurorėzua, me kėrkesė tė Merushes. "Im shoq, nėn efektin e alkoolit, mė keqtrajtonte. Ai nuk punonte megjithėse nė shtėpi ishim tė varfėr. Nuk munda ta duroja dot mė. Vendosa tė ndahem dhe tė shkoja me fėmijėt tek tė afėrmit", -thotė ajo. Nė kushtet e vetmisė i rishfaqet sėmundja e gjymtyrėve, nga e cila vuan prej 10 vjetėsh. "Kėmba ime prej dhjetė vjetėsh mė shkakton dhimbje dhe ende nuk ėshtė shėruar. Kėtu duheshin para shumė"- thotė ajo.
    Si nisi
    Pas divorcit me tė shoqin Merushja pėrfundoi nė Tiranė, tek disa tė afėrm tė saj. Pas disa kohėsh ajo tregon se u njoh me njė grua tė moshės sė saj, e verbėr nė njėrin sy dhe qė "priste tė kurohej jashtė". "Atė kohė, kur u njoha me kėtė grua isha shumė e sėmurė nga kėmba dhe ajo mė premtoi ndihmė", -kujton Merushja. Mė pas gruaja, qė Merushja sot nuk e kujton dot nė emėr, e njeh me njė person qė quhej Gramoz (mbiemrin e tė cilit nuk e kujton dot). "Ai ishte nga Fieri dhe na tha se do na ēonte nė Itali pėr t'u mjekuar dhe unė do tė shpėtoja nga gangrena". Merushja tregon se duke u njohur me ta, pranoi tė shkonte nė Milano, ku nė kėmbim tė punės disamujore si shėrbyese do tė shlyente vlerėn e mjekimit. Dy ditė mė pas, Gramozi se bashku me Merushen niset me skaf nga Vlora drejt jugut tė Italisė. Destiancioni ishte provinca Vugera nė Milano. Por atje ngjarjet rrodhėn krejt ndryshe. "Mė dėrgoi nė njė hotel. Aty qėndruam disa ditė. Gjatė gjithė kohės pėrdorte dhunė ndaj meje. Mė tha se duhet tė dal nė rrugė. Tė punoj ashtu sikurse punonin dhe shumė vajza qė ndodheshin nė dhomat e tjera tė hotelit",- thotė ajo. Gruaja 34- vjeēare, nėnė e tre fėmijėve, thotė se nisi tė dalė nė rrugė duke bėrė prostitutėn, pasi "mėsova se djalin tim tė vogėl ma kishin marrė njerėz tė tij, diku nė Zhupan tė Fierit, dhe nuk e lėshonin derisa tė dilja nė rrugė. Tutori mė kėrkonte jo mė pak se njė milionė lira nė ditė. Isha e detyruar tė bindesha. Nuk shihja asnjė rrugėdalje tė paktėn nė fillim. Ai mė kėrcėnonte se do mė hiqte qafe nėse nuk punoja ose nėse e denoncoja. Punoja me dy turne. Nga ora 13 deri 18 dhe 23 deri 04. Arrija tė bėja dhe 1.5 milionė nė ditė",- vazhdon rrėfimin Merushja.
    Fundi i shfrytėzimit
    Pėr gjashtė muaj Merushja punoi si prostitutė dhe fitoi siē tregon ajo "mė shumė se 150 milionė lireta". "Njė ditė rashė nė kontakt me policinė e atjeshme dhe bėra denoncimin, por ai ishte zhdukur". Nisi punė tek njė shtėpi dhe pėrkujdesej pėr njė plakė. "Merrja njė milionė lira nė muaj", thotė ajo. Por kaluan gjashtė muaj dhe nėna e tre djemve, siē thotė, nuk mund tė duronte pa parė fėmijėt e saj, qė qėndronin tek prindėrit e burrit. Kthehet nė vendlindje, nga porti i Durrėsit, gati njė vit mė parė. Qė atėherė ka takuar disa herė fėmijėt, por asnjėherė nuk ka arritur tė rrijė gjatė me ta. Ajo tregon se ish-bashkėshorti ka bėrė njė denoncim pėr zhdukjen e saj por qė, nuk di asgjė se ē'u bė mė tej. Gjatė kėtyre muajve gruaja pėrmetare ka jetuar tek tė afėrm nė Tiranė. "Nuk mė shqitet nga mendja fakti se jam pėrdorur pėr shkak tė sėmundjes",- thotė ajo. Sėmundja, pas mjekimeve nė Itali, kishte nisur tė pėrparonte sėrish ndaj ajo iu drejtua spitalit tė Tiranės. "Aty mė kėrkuan tre milionė lekė tė vjetra pėr tė bėrė operimin. U thashė se nuk kam",- thotė Merushja. Njė drejtues i njė shoqate nga Elbasani, mė tha se nė Elbasan mund tė mjekohesha pa pagesė. Dhe prej disa orėsh jam kėtu, thotė mė tej ajo. Nė kushtet e njė sėmundjeje tė rėnduar, Merushja ėshtė lidhur me Bajram Avdulin, kryetar i Shoqatės Kombėtare nė Ndihmė tė Jetimėve. Ai e ka drejtuar nė Kirurgjinė e Elbasanit ku ka nisur njė kurim intensiv e sė shpejti do t'i nėnshtrohet njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Merushja thotė se do tė kėrkojė tė drejtėn e saj. "Dua tė vihem nėn mbrojtjen e shtetit dhe tė bėj denoncimin nė polici. Dua qė ai qė mė pėrdori tė marrė dėnimin qė jep ligji". Paraditen e djeshme, Drejtoria e Policisė sė Elbasanit ėshtė vėnė nė dijeni pėr rastin nė fjalė, rast i cili nga vetė viktima u bė publik nėpėrmjet shtypit. Ajo thotė se ndihet e pasigurt dhe kėrkon qė policia ta marrė nė mbrojtje. S.Kurani
    ---------------------
    Gjendet 13-vjeēarja e rrėmbyer, arrestohen autorėt
    FIER - Policia e Fierit ka gjetur nė mbrėmjen e sė mėrkurės 13-vjeēaren D.Ē e zhdukur disa ditė mė parė. Vajza u gjet nė njė pyll sipėr fshatit Kurjan (Roskovec) dhe ėshtė shoqėruar nė mjediset e policisė sė Fierit, ku dhe ėshtė marrė nė pyetje nga uniformat blu. Ajo u ka thėnė uniformave blu se Alfred Doksani, nė bashkėpunim me shtetasit Rrapi Kuke, Xhezmi Kuke dhe Sali Kuke, pėrkatėsisht 20-22 vjeē e kanė rrėmbyer atė me njė Benz nė Roskovec nė datėn 15 shtator. Mė pas e kanė sjellė nė njė banesė nė qytetin e Fierit. Po ditėn e rrėmbimit me njė furgon e kanė ēuar nė Kurjan, nė banesėn e shtetasit Afrim Tares. Kėtu Rrapi Kuke, duke pėrdorur dhunė, ka kryer marrėdhėnie seksuale me 13-vjeēaren. Pas pėrdhunimit Kuke me 13-vjeēaren dhe bashkėpunėtorėt e tij janė fshehur nė pyllin e fshatit. Policia ka arrestuar deri tani shtetasit Alfred Doksani, Novrus Kuke, ndėrsa pėr shtetasit Sali, Xhezmi dhe Rrapi Kuke ėshtė shpallur kėrkimi. Ndėrkohė gjykata e rrethit tė Fierit ka dhėnė dje masėn e sigurisė burg pa afat pėr 21-vjeēarin Doksani, i denoncuar si pėrdhunues i sė miturės. Mėsohet se ka qenė motra e sė miturės Alma Ē., ajo qė ka shkuar nė rajonin e policisė ku dhe ka denoncuar zhdukjen e D.Ē 13 vjeēe. Pas kėtij kallėzimi, drejtori i policisė sė qarkut, Asllan Dogjani, ka organizuar punėn pėr zbardhjen e rrethanave si dhe kapjen e autorėve.
    V. Muēaj



    --------------

    Trekendeshi Bermudes...Berat-Vlore-Fier. Pėllėmb e bandit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-09-2002 mė 03:11

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare
    -------------------------------
    Policia arrin ta gjej nė njė pyll: Tre rrėmbyesin ikėn nė errėsirė, ndėrsa ėshtė arrestuar njė bashkėpunėtor i tyre bashkė me gruan, nė shtėpinė e tė cilit u strehua njė natė vajza dhe u pėrdhunua

    Minorenia nga Roskoveci flet ekskluzivisht pėr Gazetėn: Ishte njė tmerr, ata mė pėrdhunuan dhe mė rrahėn

    "Katėr ditėt e rrėmbimit tim"
    Rrėfimi i 12-vjeēares: Do mė ēonin nė Greqi


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    FIER

    Gjendet nė njė pyll 12-vjeēarja e rrėmbyer nga trafikantėt tė dielėn nė mesditė. Rreth orės 20 tė sė merkurės uniformat blu tė Fierit kanė bėrė tė mundur zbulimin e vendndodhjes sė tė miturės D.Ē.

    Vajza qėndronte poshtė njė peme, bashkė me ata qė i bėnė kurthin, nė njė pyll tė fshatit Kurjan, pasi nuk kishin mundur ta nisnin pėr nė Greqi. Drejtoria e policisė sė Fierit ka bėrė tė ditur se vajza ruhej nga tre rrėmbyesit e saj, Rrapi, Xhezmi dhe Sali Kuke, nga Kurjani, por qė kanė mundur tė largohen, duke pėrfituar nga errėsira. Ndėrsa dje nė Gjykatėn e Faktit nė Fier, ėshtė dhėnė masa e sigurisė, burg pa afat, pėr njėrin prej katėr rrėmbyesve, i cili ėshtė arrestuar tė hėnėn, Klodian Doksani. Ky i fundit kishte treguar nė momentin e arrestimit edhe vendin ku kishin qėndruar natėn e parė dhe shumė detaje tė tjera, gjė qė i ka ndihmuar forcat e policisė pėr vendndodhjen e vajzės. Kjo dėshmi ka bėrė qė tė arrestohen edhe Novruz Kuke, 44 vjeē, Afrim Kuke, 34 vjeē, dhe ėshtė proceduar penalisht nė gjendje tė lirė Afėrdita Kuke, pėr shkak se ka njė fėmijė 2 vjeē.

    12-vjeēarja, nxėnėse e klasės sė gjashtė nė shkollėn "Adem Vrapi" tė qytetit tė Roskovecit, rrėfen pėr Gazetėn Shqiptare, mesditėn e mynxyrės.

    Si u bė i mundur rrėmbimi yt?
    "Kisha dalė rreth orės 9 e 30 minuta nė pazar, pėr tė blerė diēka pėr shkollėn qė do tė fillonte tė nesėrmen, sė bashku me motrėn time, mė tė madhe se unė. Atė e ndaloi njė shoqe dhe mė bėri me kokė tė vazhdoja vetė. Eca nė rrugėn drejt shtėpisė kur para mė del Klodiani. E njihja si fytyrė, mė kishte ngacmuar 2 muaj mė parė. I thashė tė mė linte tė qetė, por ai mė kapi prej krahu nė njė vend me mė pak njerėz. S'di se nga behu njė makinė me tre djem tė tjerė brenda, tė cilėt mė futėn aty dhe mė ēuan drejt njė banese tė vjetėr nė lagjen "Kastriot" tė Fierit. Djemtė talleshin me mua, ndėrsa Klodianin nuk e pashė mė. Pritėn derisa u errėsua dhe mė morėn sėrish me njė furgon e mė ēuan nė Kurjan nė shtėpinė e dikujt qė s'e njihja. Diēka biseduan me tė zotin e shėpisė dhe gruan e tij, e cila kishte dhe njė djalė tė vogėl. Afėrdita (kėshtu e thėrrisnin) nuk u soll mirė me mua. Mė hidhte kunja dhe mė thoshte se atje ku do mė ēonin 3 rrėmbyesit (nė Greqi) ishte mė mirė se te shtėpia e saj. Mė lanė pa ngrėnė, ndėrsa pėr nevojat personale gjithnjė e shoqėruar nga ajo. Mbrėmjen e asaj nate mė ēoi nė dhomėn e saj dhe mė porositi qė tė mos bėja zhurmė, se ndryshe do ta kisha pisk punėn. Mė tha se Rrapit (njėrit prej rrėmbyesve) i kisha hyrė nė zemėr dhe donte qė tė martohej me mua. Nuk e besoja, por s'kisha ē'tė bėja. Qarjet e mia ishin pa dobi. Rrapi hyri nė dhomė. E parandjeva se ai do bėnte diēka tė tmerrshme dhe e bėri..." (qan)

    Po pastaj?
    "Tė nesėrmen 3 rrėmbyesit e mi, pa Klodianin, mė ēuan nė njė pyll. Aty mė rrihnin sa herė u lutesha tė mė ēonin nė shtėpi."

    Tė dhunuan sėrish?
    ... (Hesht)

    Mė vonė?
    "Erdhi njė burrė i vjetėr dhe mė tha se ishte i policisė. Mė tha se, sido qė tė vinte puna, Klodiani nuk kishte faj dhe se ai do lirohej. Mė kėrcėnoi tė mos flisja keq pėr tė dhe i porositi 3 rrėmbyesit tė kishin mendjen, se ishin nė gjurmė tė policisė. Mė vonė erdhi policia, u bė rrethimi dhe nuk mbaj mend asgjė, as furgonin e policisė qė mė solli deri kėtu. Mė vjen keq qė ata ikėn, por sidoqoftė jeta ime mori fund. Tani pėrjetė mbaj njė njollė turpi pėr diēka qė s'e bėra unė."

    -------------

    aferdita kuke...perbindeshja nga roskoveci ..nene dhe karakurve.
    Kur te kemi shtet ndonjihere keta duhen shtypur si morra te gjithe me rrul asfalti.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli
    ---------------
    VENDIMI
    Mbeti nė fuqi dėnimi pėr shtetasin Pėllumb Neli i akuzuar pėr vrasjen e gruas dhe baxhanakut

    Apeli : Dy vjet burg pėr vrasjen e Priskės

    TIRANĖ - Pėllumb Neli, akuzuar pėr vrasjen e gruas sė tij Nafie Neli dhe baxhanakut tė vet nė 30 mars tė kėtij viti, do tė qėndrojė nė burg dy vjet. Vendimi i dhėnė nga gjykata e shkallės sė parė prej gjyqtarit Arben Kostandini u pėrforcua dje nga Gjykata e Apelit. Neli nuk ishte dje i pranishėm nė sallėn e gjyqit nė Apel, por ai pėrfaqėsohej nga avokati mbrojtės, i cili ripėrsėriti edhe njė herė kėrkesėn pėr lehtėsimin e klientit tė tij nga vepra e rėndė penale. Edhe pse Neli akuzohet pėr vrasjen e dy personave ai nuk do tė qėndrojė nė burg mė shumė se dy vjet. Masa e dėnimit ndaj Nelit u dha duke patur parasysh kushtet nė tė cilat ai arriti tė kryejė vrasjen e gruas dhe tė baxhanakut tė vet. Edhe akuza ishte dakord me masėn e dėnimit pėr Pėllumb Nelin nga fshati Priskė e Vogėl Tiranė. Neli, natėn e 30 marsit, kur u kthye nė shtėpi gjeti nė krevatin bashkėshortor gruan dhe baxhanakun e tij. Ai nuk e priste kėtė gjė dhe i ndodhur pėrballė njė reliteti tė hidhur u detyrua tė mbrohej. Para se Neli tė futej nė shtėpi, baxhanaku i tij u mundua ta vriste dhe pėr tė mbrojtur veten i pandehuri qėllon drejt tij me pushkėn karabinė qė mbante nė krahė. Neli punonte roje nė dyqanin e tij jo shumė larg shtėpisė. Atė mbrėmje pasi hėngri darkė me baxhanakun, ai u nis pėr nė punė, por kur mbėrriti atje, vėllai i vogėl i tha tė kthehej nė shtėpi. Nė shtėpi i pandehuri nuk arriti tė hynte pasi u gjend pėrpara njė krisme pistolete. Kur qėllon baxhanakun, Neli has nė pėrpjekjet e gruas sė vet pėr ta mbytur. Para gjykatės i pandehuri ka shpjeguar se ajo ishte e zhveshur dhe bashkė me baxhanakun ishin nė krevatin bashkėshortor. Pas vrasjes sė baxhanakut, Neli qėllon pėr vdekje edhe gruan e tij. Pas kryerjes sė krimit i pandehuri largohet pėr tek tė afėrmit e vet dhe u shpjegon gjithēka qė ndodhi nė familje.
    Alma Ēuka

    --------------------------------

    Pra gjykatat tona denojne me 2 vjet burg kriminelin NELI qe vrau nenen e femijve ne sy te femijve.
    Me nji fjale Gjykatat u ndezin driten jeshile cdo banditi qe te vrase gruan kur ti teket e dali pa lagur.
    Turp.

  5. #95
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    hmmmm vetem 2 vjet burg per vrasje !!! hajde drejtesi hajde

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    brari, vazhdoje arkivin.


    32-vjeēari Banush Ruka u prangos pasi goditi me kazmė vėllain e tij


    Arrestohet, plagosi vėllanė pėr njė vijė ujė

    FIER - Policia e Fierit arrestoi dje njė 32- vjeēar, pasi ai akuzohet pėr vrasjen e vėllait tė tij. Banush Ruka, 32 vjeē, i martuar dhe me tre fėmijė, banues nė fshatin Suk-2 tė rrethit tė Fierit ėshtė i arrestuari i policisė sė Fierit.
    Burimet thanė se ndaj tij ishte dhėnė masa e ndalimit pasi katėr ditė mė parė dyshohet tė ketė goditur nė kokė, me kazmė, vėllanė e tij Xhevairin, i cili aktualisht ndodhet nė gjendje kritike pėr jetėn, nė spitalin ushtarak nė Tiranė.
    Burime tė policisė tė cilat i referohen dhe dėshmive tė marra nė vendgjarje thanė pėr gazetėn se 32-vjeēari kishte disa ditė qė zihej me vėllane pėr njė vijė ujė, e cila kalonte nė baēen e tij.
    Banushi mėsohet t'i ketė thėnė tė vėllait tė tij, Xhevairit se duhej ta ndėrpriste kėtė rrjedhje uji, pasi atij i prisheshin prodhimet nė ngastrėn e tokės para shtėpisė. Katėr ditė mė parė, sherri pėrfundoi keq. Vendin e fjalėve ofenduese e zėvendėsuan mjetet e forta. Banushi e ka goditur vėllanė me kazmė nė kokė, duke i shkaktuar plagė tė rėnda, thanė pėr gazetėn burime tė policisė.
    Pas ngjarjes, 32-vjeēari megjithėse e ka parė tė vėllanė nė gjendje tė keqe jo vetėm qė nuk i ka dhėnė ndihmėn e parė, por ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. I plagosuri ėshtė pėrcjellė me urgjencė nė spitalin e qytetit dhe mė pas nė spitalin ushtarak tė Tiranės.
    Policisė sė Fierit i ėshtė dashur mė shumė se 72 orė qė tė kapė autorin. Ai ėshtė arrestuar dje nė orėn 10.30 afėr banesės sė tij nė fshatin Suk-2. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se 32-vjeēari ka tentuar tė largohet, por pa mundur.

    Vladimir Muēaj (shekulli)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SADIKU, Perbindeshi i Shkodres.





    ..........

    Njė grup njerėzish tė mbledhur pėrpara gjykatės, por dhe familjarė tė viktimave, kėrkuan varjen e tij. Kuniqi i qetė


    Kuniqi nė gjyq, vrava 4 njerėz pėr vetėmbrojtje


    Fillon procesi gjyqėsor ndaj superkillerit Sadik Kuniqi, i akuzuar pėr vrasjen e njė ēifti dhe nėnė e bir

    SHKODĖR- Superkilleri Sadik Kuniqi, mbi tė cilin rėndon vrasja nė mėnyrė makabre e 4 personave ėshtė ulur dje pėr herė tė parė nė bankėn e tė akuzuarve nė gjykatėn e Shkodrės. I akuzuar si vrasėsi i njė ēifti burrė e grua dhe njė nėne sė bashku me fėmijėn e saj tė vogėl, Sadik Kuniqi ka thėnė dje se i kishte kryer vrasjet pėr vetėmbrojtje. Sadik Azem Kuniqi, 53 vjeē, lindur nė Dibėr dhe banues nė Shkodėr, akuzohet pėr vrasjen me mjete tė forta tė 4 personave. Kuniqi i cilėsuar si monstra e Shkodrės, akuzohet pėr vrasjen me mjete tė forta, tė ēiftit Isuf dhe Kudrete Sula. Krimi ėshtė kryer nė 28 janar tė kėtij viti dhe ēifti, banues nė lagjen "Manush Alimani", ėshtė ekzekutuar nė banesėn e tij. 53-vjeēari akuzohet edhe pėr vrasjen e Fatmira e Xhek Simonit, nėnė e bir, nė 26 mars tė kėtij viti. Ata janė ekzekutuar nė tė njėjtėn mėnyrė si bashkėshortėt Sula. Njė gjė e tillė e hodhi nė veprim tė menjėhershėm policinė e Shkodrės, e cila e arrestoi tė akuzuarin disa orė pas kryerjes sė krimit.
    Sapo mjeti i policisė u afrua me tė pandehurin pranė gjykatės sė Shkodrės njė grumbull njerėzish mallkonin Kuniqin dhe kėrkonin varjen e tij. Trupi gjykues, i pėrbėrė nga drejtues Sandėr Simoni dhe anėtarė Genti Shala dhe Dritan Halluni lexoi akuzėn "vrasje me rrethana cilėsuese tė tė miturit dhe tė mė shumė se dy personave, duke i shkaktuar mundime viktimave". Avokati mbrojtės i tė pandehurit, i caktuar nga shteti, Bardh Lohja, kėrkoi mosshqyrtimin e provave dhe gjykimin e shkurtuar, pasi klienti i tij e ka pranuar menjėherė akuzėn. Trupi gjykues e hodhi poshtė kėrkesėn pėr gjykim tė shkurtuar, ndėrsa akuza e pėrfaqėsuar nga prokurori Ilir Golemi kėrkoi qė provat tė paraqiten pasi njė pjesė e provave sekrete kanė ardhur pas mbėrritjes sė dosjes pėr gjykim. Ai kėrkoi thirrjen e 3 dėshmitarėve Nora Lazri, Brixhilda Shkreli dhe Florika Vorfa. Kjo u pranua nga trupi gjykues dhe prokurori Golemi paraqiti kronologjinė e dy ngjarjeve.

    Akuza
    Mė 28 janar 2002, rreth orės 6.30, Sadik Kuniqi ka shkuar nė banesėn e bashkėshortėve Kudret e Isuf Sula, nė lagjen "Manush Alimani". Kėta tė fundit banonin nė pallatin pėrballė ku jetonte Kuniqi. Me Isuf Sulėn, Kuniqi ka patur njohje e marrėdhėnie pune, pasi ai (Kuniqi) ka punuar 20 vjet magazinier armatimi nė ushtri dhe mbante gradėn kapter, ndėrsa Isuf Sula ka qenė pėr disa kohė shef armatimi dhe eprori i tij. Nė momentin kur ka trokitur nė derėn e familjes Sula, Kuniqi ka patur me vete njė ēantė pune ku ndodheshin ēekiēi, mistria dhe njė spatul. Pasi ka trokitur nė portė ajo i ėshtė hapur nga Kudrete Sula, tė cilėn e ka goditur me ēekiē nė pjesėn e pėrparme tė kokės. Mė pas ai ėshtė pėrleshur me Isuf Sulėn, duke e goditur dhe atė nė pjesėn e pėrparme tė kokės. Mė pas Kuniqi ka vazhduar t'i godasė dhe mundojė viktimat e tij deri nė vdekje. Kufomat e ēiftit Sula janė gjendur rreth orės 15.30 tė asaj dite, nga vajza e tyre e vogėl Alketa, e cila vinte nga njė vizitė nga dajat e saj nė Lezhė. Kjo vrasje nuk u zbulua dhe megjithėse u shoqėruan dhe u pyetėn shumė persona, nuk u indentifikua asnjė autor. Kuniqi duhej tė shkaktonte dhe dy viktima tė tjera pėr t'u zbuluar nga policia. Sipas akuzės, mė 26 mars tė kėtij viti, nė orėn 12.30, Kuniqi ėshtė ngjitur nė katin e pestė tė banesės sė shtetasit Ēesk Simoni, nė lagjen "Ndoc Mazi". Me Simonin Kuniqi kishte patur raporte pune, pasi kishin punuar sė bashku muratorė. Ai gjen momentin kur Fatmira Simoni, lindur nė Urėn Vajgurore nė Berat dhe banuese nė Shkodėr po hapte derėn e shtėpisė. Ajo sapo kishte pėrcjellė nė shkollė vajzat e saj 9 dhe 7 vjeēe kur ėshtė qėlluar me ēekiē nė gjoks nga Kuniqi, i cili ka hyrė brenda banesės. Fatmira Simoni arriti tė futet me shpejtėsi nė dhomėn e gjumit, tė cilėn e mbyll me ēelės. Ajo ka dalė nė ballkonin e katit tė pestė tė banesės dhe ka kėrkuar ndihmė. Por Kuniqi ka shfrytėzuar pjesėn e sipėrme prej xhami tė derės sė ballkonit tė dhomės sė gjumit. Ai e ka thyer atė dhe e ka goditur me ēekiē Fatmira Simonin dhe mė pas po me ēekiē nė kokė, djalin e saj 3-vjeēar Xhekun, teksa ai flinte nė krevatin e tij. Ēantėn me veglat e krimit, autori i krimit i ka hedhur tek ferrat, pranė mbeturinave afėr njė banese, ndėrsa ka shkuar nė shtėpi ku dhe ka ndėrruar rrobat qė kishte veshur gjatė kryerjes sė krimit. Dy dėshmitarė kanė bėrė pėrshkrimin fizik tė tė dyshuarit dhe policia e ka identifikuar nga tė dhėnat e marra, pėr ta kapur nė banesėn e tij. Aty janė gjetur pantallonat dhe kėpucėt me gjakun e viktimave si dhe njė dorėshkrim, ku Kuniqi shpjegonte vrasjet. Nė hetuesi Kuniqi ka pranuar se ka qenė ai autor i katėr vrasjeve, ndėrsa ka shpjeguar kronologjinė e krimeve dhe ka treguar se ku e ka hedhur ēantėn me mjetet me tė cilat kishte vrarė Fatmira dhe Xhek Simonin. Kėto janė sekuestruar si provė materiale sė bashku me ekspertizat, procesverbalet, tabelat fotografike etj. Prokurori Golemi kėrkoi thirrjen e tre dėshmitarėve dhe paraqitjen e provave shkresore qė kanė ardhur pas mbėrritjes sė dosjes nė gjykatė, siē ėshtė ekzaminimi psiqik i Kuniqit, i bėrė mė 27.8.2002. Dėshmitarja Florika Vorfa, komshie me ēiftin Sula, tregoi se kishte parė paraditen e 28 janarit 2002 njė ēantė doku tė hedhur pranė derės sė jashtme tė banesės sė tyre, e cila mė vonė kur u zbulua krimi nuk ndodhej aty. Seanca u shty pėr nė datėn 9 tetor, ku do tė thirren dy dėshmitarė. Gjatė kohės sė zhvillimit tė seancės, por edhe para e pas saj Kuniqi nuk komunikonte me njeri dhe dukej i qetė. Ai nuk reagoi as ndaj fjalėve tė familjarėve tė viktimave apo thirrjeve jashtė gjykatės, pėr dėnimin e tij me vdekje.
    Anila Dushi (shekulli).
    ............

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Le te behet Ceshtja "kuniqi" shkak qe te fillojne protesta popullore per rivendosjen e ligjit per denime me vdekje ne Shqiperi.
    Heqja e ketij ligji ka shkaktuar lulezimin e krimeve makabre vitet e fundit.
    Ata qe e hoqen kte ligj ben nji poshtersi sepse ndersa vete i ruhen krimineleve duke mbajtur per vehte 24 ore ne dite me dhjetra bodigarde te paguar me paret e shtetit , popullin e mjere e lane ne meshiren e ketyre perbindshave te cilet ne Shqiperi jane me mijra ne cdo qytet e fshat.

  9. #99
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    halla halla

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    prototipe !!

    .a me tregon pak oj shkollare se cfar tregon ..ajo figura me dhembet jasht qe ke vene tek komenti yt mbas shkrimit ku tregon se si nji vrases vec tjerash ka masakruar dhe nje femije?

    Proto !

    Zgerdhirja ka vendin e vet por jo atje ku flitet per nji krim makaber. A kupton ti nga njerzilleku? Te rroft shkolla dhe Kompjuteri. .
    ..............



    ....................
    Shekulli.
    ..........
    Ngjarja ka ndodhur fill pasi 61- vjeēarja Hydajete Selimi ka kėrkuar ndihmėn e policisė pėr tė larguar nusen nga shtėpia


    Tragjedia, vret motrėn dhe vjehrrėn e saj


    Policia dyshon se Besnik Pepmarku ekzekuton 61-vjeēaren se nuk donte pėr nusen e djalit motrėn e tij

    SHKODĖR - Vret vjehrrėn e motrės dhe kėtė tė fundit. Tragjedia ka ndodhur nė orėt e vona tė sė premtes nė familjen Selimi, nė qytetin e Shkodrės, dhe protagonist i saj dyshohet tė jetė Besnik Pepmarku. Ky i fundit dyshohet tė ketė qėlluar mbi tė vjehrrėn e motrės Hydajete Selimi, 61 vjeēe, dhe mė pas mbi tė motrėn e tij, Alma Pepmarku, 30 vjeēe. Gjithēka sipas burimeve tė policisė ka ndodhur pėr shkak tė njė martese tė padėshiruar. Familja Selimi nuk e donte pėr nuse 30- vjeēaren. Madje pėr kėtė arsye, mėsohet se viktima, gruaja 61-vjeēare, ėshtė ankuar nė polici tė enjten. Ajo mėsohet tė ketė thėnė se njerėzit e vajzės e kanė sjellė me forcė kėtė tė fundit nė shtėpi. "Djali im, mėsohet tė ketė thėnė 61-vjeēarja, nuk e do Almėn. Madje pėr kėtė arsye ai prej 3 muajsh punon dhe jeton nė Ulqin". Pas kallėzimit nė polici tė kryefamiljares Selimi uniformat blu, bėhet e ditur se kanė pasur njė takim me babanė e 30- vjeēares. Nė kėtė takim, nė bazė tė kallėzimit ato i kanė kėrkuar babait tė vajzės qė ta tėrheqin kėtė tė fundit nga shtėpia e familjes Selimi. Takimi mėsohet tė jetė kryer tė premten nė mesditė, ndėrsa nė orėt e vona tė po asaj dite ka ndodhur krimi makabėr. Policia e Shkodrės ėshtė nė kėrkim tė autorit tė dyshuar tė kėsaj ngjarjeje.

    Ngjarja
    Hydajete Selimi, 61 vjeēe, jetonte vetėm me nusen e padėshiruar nė shtėpinė e saj, nė lagjen "Naim Gjylbegu" nė Shkodėr. Ajo jetonte nė katin e dytė tė njė pallati, pranė ish- shkollės mekanike-bujqėsore, sot kolegji turk nė Shkodėr. Bashkėshorti i saj kishte vdekur pak vite mė parė, ndėrsa djali i saj i vetėm, Gėzimi, prej 3 muajsh jetonte dhe punonte ne Ulqin tė Malit tė Zi. Sipas burimeve tė policisė, tė cilat i referohen dėshmive tė marra nė vendngjarje, Alma Pepmarku ishte futur nė shtėpinė e Selimajve si nuse e shtėpisė, megjithėse pa celebrim, qė prej dhjetorit tė vitit tė kaluar. Sipas tė njohurve tė familjes Selimi, kjo martesė ka qenė e detyruar dhe e padėshiruar nga familja Selimi.
    Kjo martesė e padėshiruar e ka ēuar disa herė gruan e shtėpisė, Hydajeten nė policinė e Shkodrės, ku dhe ėshtė takuar me drejtues tė lartė tė policisė. Njė gjė e tillė ndodhi dhe tė enjten. Policia kishte komunikuar me babain e vajzės Xhemalin, dhe ishte pėrpjekur pėr ta bindur atė qė ta merrte vajzėn nė shtėpinė e tij. Sipas burimeve tė policisė dyshohet qė takimi i kryefamiljares Selimi me uniformat blu tė ketė nxitur djemtė e familjes Pepmarku qė tė reagonin ndaj nėnės sė dhėndrit qė nuk e pranonte motrėn e tyre pėr grua. Nė orėt e vona tė sė premtes, i dyshuari, Besnik Pepmarku ka shkuar nė banesėn e familjes Selimi. Ka qenė ora 23.00 kur ai me paramendim ka qėlluar mbi dy gratė, thanė pėr gazetėn burime tė policisė. Tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se fillimisht ėshtė qėlluar mbi 61-vjeēaren. Po sipas burimeve tė policisė mbi kėtė tė fundit autori i krimit ka qėlluar 3 herė me pistoletė. Ajo ėshtė goditur nė gjoks dhe ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Mė pas autori i krimit e ka drejtuar armėn mbi tė motrėn, duke e goditur atė njė herė nė kokė. Pas kryerjes sė aktit makabėr ai ka ikur nė drejtim tė paditur. Kanė qenė komshinjtė ata qė kanė lajmėruar policinė, pasi vjehrrė e nuse jetonin tė vetme nė banesė. Policia tha se nė vendngjarje janė sekuestruar 6 gėzhoja pistolete, ndėrsa ėshtė bėrė dokumentimi ligjor i ngjarjes dhe identifikimi i autorit tė krimit, i shpallur nė kėrkim.

    Dėshmi
    Familja Pepmarku me origjinė nga Mirdita kishte pak vite qė jetonte nė qytetin e Shkodrės. Sipas burimeve, kjo familje pėr njė periudhė tė gjatė kohe ka jetuar nė Thumanė tė Krujės dhe mė pas ishte zhvendosur pėr tė jetuar nė Shkodėr. Vajza e tyre Alma jetonte nė shtėpinė e familjes Selimi qė prej muajit dhjetor tė vitit tė kaluar. Sipas dėshmive tė para nė vendngjarje (komshinj qė nuk duan tė identifikohen) Alma kishte pasur marrėdhėnie me djalin e vetėm tė familjes Selimi, Gėzimin, por nėna e tij madje as ai vetė nuk e donin martesėn. Pėr njė gjė tė tillė ata janė detyruar me forcė nga familja e vajzės, Almės. Sipas policisė, grindjet dhe konfliktet midis familjes Selimi dhe Pepmarku kanė qenė tė pranishme. Familja Pepmarku kėmbėngulte qė vazja e tyre duhej tė qėndronte aty pasi Gėzimi e donte atė. Grindje ka pasur edhe midis vjehrrės dhe nuses sė padėshiruar. Madje sipas burimeve tė policisė, viktima Hydajete Selimi kishte komunikuar dy herė me drejtorin e policisė sė Shkodrės ku hera e fundit ishte e enjtja. 61-vjeēarja mėsohet tė jetė ankuar tek drejtori i policisė se nusen ia linin me zor nė shtėpi. Sipas tė njohurve, nusja flite nė dhomėn e gjumit, ndėrsa nėna me tė birin, kur ai ndodhej nė shtėpi, nė kuzhinėn e apartamentit. Policia kishte komunikuar me babain e vajzės Xhemalin duke u munduar ta bindė qė ta merrte vajzėn nė shtėpinė e tij. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, megjithėse nė zgjidhjen e ēėshtjes u pėrpoq qė tė ndikonte dhe policia.

    ..............

    jepi shkodra..mos e len pa marr kupen dhe ne kriminalitet.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •