Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 114

Tema: Arkiv X

  1. #81
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    te dyja o brari te dyja por me shume ajo e para

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Protos...mua me ka pelqyer veprimi i fshatarit. Ai ka pare shume dhe i ka humbur besimi te qeverite moderne dhe mendon se Duhet nji Mbret i Forte shqiptar.

    A durohen keta banditet psh...?

    Gazeta Shqiptare sot thote..
    --------


    "Mersin Fida, Durima Lushaj e Florian Nuredini e kishin trafikuar nė Greqi

    Nė gjykatė, 13-vjeēarja "burgos" 3 pėrdhunuesit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Suela Gera

    TIRANE

    Rrėfimi i 13-vjeēares nga rrethinat e Tiranės lė nė burg tre "tutorėt" e saj. Mersin Fida, Durim Lushaj dhe Florian Nuredini janė akuzuar nga e mitura si tre njerėzit, qė, pasi e kanė pėrdhunuar sistematikisht e kanė dėrguar nė Greqi pėr t'u prostituar.
    Dje, gjyqtarja e gatshme e Gjykatės sė Shkallės sė Parė e Tiranės, Alkelina Gazidede dha masėn e arrestit "burg pa afat" pėr Fidėn, Lushajn, dhe Nuredinin.

    Historia e dhimbshme ka filluar rreth dy muaj mė parė, kur prindėrit e 13-vjeēares kanė denoncuar nė polici rrėmbimin e vajzės sė tyre. Ndėrsa familjarėt e tė miturės nuk dinin mė shumė pėr fatin e vogėlushes, pėr kėtė tė fundit sapo kishte filluar njė jetė plot dhunė dhe vuajtje.
    Sipas dėshmisė sė 13-vjeēares pėrpara bluve tė Tiranės, tre tė rinjtė, Mersin Fida, Durim Lushaj dhe Florian Nuredini, kishin pėrdhunuar sistematikisht tė miturėn dhe mė pas e kanė dėrguar pėr nė shtetin helen.
    Atje 13- vjeēarja, sipas dėshmisė, kishte ushtruar profesionin e shumė moshatareve tė saja bashkatdhetare. Por tmerri i tė miturės nga rrethinat e Tiranės, ka pėrfunduar kur policia greke e ka arrestuar dhe riatdhesuar pėr nė Shqipėri.
    Me tė mbėrritur kėtu, vajza ka pranuar tė rrėfejė pėrpara policisė emrat e "tutorėve" dhe njėkohėsisht "pėrdhunuesve" tė saj. Ajo ka treguar nė detaje tė gjitha vendet ku e kishin mbajtur tė fshehur, gjersa e kishin dėrguar nė shtetin fqinj, Greqi.
    Tre ditė mė parė, me denoncimin e prindėrve dhe dėshminė e 13-vjeēares, agjentėt e Zyrės Kundėr Trafikut tė Qenieve Njerėzore, kanė arrestuar shtetasit Mersin Fida, Durim Lushaj dhe Florian Nuredini.
    Ata akuzohen pėr "marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitur tė moshės nėn 14 vjeē nė bashkėpunim", ndėrsa pėr Nuredinin rėndon edhe akuza "trafik prostitucioni". Dje nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, ėshtė marrė masa e arrestit pėr tre tė rinjtė.
    Gjyqtarja Gazidede, pasi ka dėgjuar prokuroren e ēėshtjes, Lindita Ziguri, dhe avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve, vendosi burg pa afat pėr tė arrestuarit. Kjo masė arresti ishte kėrkuar edhe nga pėrfaqėsuesja e organit tė hetimit, ndėrsa avokatėt mbrojtės kėrkuan njė masė mė tė butė arresti."
    -----------

    Sa shpejt i gjejn familjet e Banditve avokatet qe ti nxjerrin pa lagur keto bisha te ndyra..
    Po vajzen e atyre prinderve pse nuk e shpetuan keto familje nga bijt e tyre te felliqur..?

    Duhet te denohen dhe prinderit e Banditve se ndryshe "***" do shkoj kjo pune.

    Enver Hoxha kur llapte ndonjeri ne kohen e tije..si psh ..thoshte..
    "Ne Shqiperi eshte djathi e mishi me Tollon kurse jashte ka sa te duash.." ky njeri shkonte 10 vjet ne burg dhe familja internohej.
    Nga qe Enveri vepronte keshtu.. 50 vjet populli qepi gojen..

    Edhe sot ashtu duhen denuar banditet..familjarisht..ne se duam qetesi .

    Demokracia qe erdhi mbas 90-tes per kete MERSININ e NUREDININ ka ardhur.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PESCARA (28 Gusht) - Branda njė viti e gjysėm ėshtė 36 numri i minorenėve shqpitarė qė janė futur nė mėnyrė klandėstine nė Itali tė shoqėruar nga njė ēift shqiptar qė tani ndodhetn nė burgun e Peskarės. Ata janė akuzuar pėr sekuestrim personash, fallsifikim dokumentash, por ndėrkohė nuk japin asnjė tė dhėnė se ku mund tė kenė pėrfunduar fėmijėt. Minorenėt, pėr tė ciėt policia e Peskarės di vetėm qė janė trafikuar nga ēifti i arrestuar gjatė 15 udhėtimeve. Vetm listat e udhėtimeve janė tė vetmet prova tė kalimit tė tyre kėtu. Ēifti i Ramiz e Xhuljeta Petallit, pėrkatėsiht 39 dhe 33 vjeē, duke fare normal dhe sipas dokumentave tė tyre ata jetojnė nė Peskara qe nga viti 1991 dhe kanė leje tė rregullt qėndrimi.Ramizi punon si varrmihės, ndėrsa Xhuljeta ėshtė shtėpiake. Ndėrkohė Prokuratori Giampiero Di Florio ka hapur njė pistė hetimi mbi kėė ngjarje. Ėshtė kontrolluar edhe banesa e ēiftit, tė cilėt nuk kanė deklarar asnjė gje pėr aktivitetin e tyre apo pėr vendndodhjen e fėmijve.

    ed/mr (BalkanWeb)
    -------------------------------

    Ku jane keta femije..???
    Cka bere varrmihesi me keta te gjore??
    Pse shteti shqiptar nuk di ku jane 36 femije?
    Italia dhe Greqia do na i kapin Vampiret tane?

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dikur,..ne kohen e Partise punes profesioni me i perhapur ne rini ishte xhenerik-motorrist...ose Murator-hekurthyes.. ose Tornitor -frezator..ose Saldator-axhustator..etj.
    Ne vitet pluraliste PD-iste.. PS-iste, profesioni me i perhapur nder te Rinjte Shqiptar eshte Rrembyes -perdhunues... Tutor-Trafikant.. Skafist-mask-ist..
    C'vete more shoke c'vete..


    Cdo dite gazetat te kernaqin me kto lajme..
    ---------------------------------------------------------
    Kapet rrėmbyesi i dibraneve.

    TIRANĖ- Dy persona kanė rrėmbyer nė Kombinat dy motrat nga Dibra, tė cilat i kanė pėrdhunuar mė pas nė hotel "Real Park". Ngjarja e rėndė ka ndodhur mbasditen e sė premtes, nė lagjen e Kombinatit ku Xhevahir Hyka, nė bashkėpunim me fqinjin e tij Alfred Lleshi, kanė rrėmbyer motrat 16 dhe 22 vjeēe. Pasi i kanė tėrhequr me forcė nė makinėn e tyre, Hyka dhe Lleshi i kanė dėrguar vajzat nė hotel "Real Park", ku i kanė pėrdhunuar. Pasi janė lėnė tė lira, dy motrat janė paraqitur nė mjediset e komisariatit numėr 2 tė Tiranės ku kanė denoncuar dy pėrdhunuesit. Menjėherė janė vėnė nė lėvizje uniformat blu tė komisariatit numėr 2 tė Tiranės, tė cilėt i kanė vėnė prangat njėrit prej pėrdhunesve. Ndėrsa tjetri ka mundur t'i shpėtojė policisė, duke u larguar nga autostrada. Pasi ėshtė arrestuar, Xhevahir Hyka ėshtė dėrguar nė mjediset policore, ku ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e policisė kriminale. Ndėrsa bashkėpunėtori i tij ėshtė shpallur nė kėrkim pėr rrėmbim personi dhe pėrdhunim. A.B

    -----------
    Cduhet bere me keta te dy??

    A nuk meritojne Varje ne Litar?
    Po me Hotelxhiun e REAL PARKUT..cben shteti?
    Nji mu-t..te madh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-09-2002 mė 08:42

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Unė, shqiptari nga Franca, do tė ndihmoj homoseksualėt"


    --------------------------------------------------------------------------------

    i.sh.

    Vetvrasja e kreut tė homseksualve Bashkim Arapi, duket se nuk ka kaluar pa lėnė gjurmė. Arapi qė vendosi t'i jepte fund jetės brenda njė shoqėrie qė nuk e pranoi kurrė si tė barabartė qė i mohoi punėn dhe respektin pėr shkak tė tė qenit ndryshe, nuk shėrbeu vetėm pėr tė irrituar fanatikėt shqiptarė, por edhe pėr tė zgjuar ndjenjat njerėzore tek tė tjerėt. Dy ditė mė parė nė redaksinė e "Gazeta Shqiptare" ka telefonuar njė burrė. Ardian Doga, quhet njeriu qė kėrkoi njė adresė tė saktė tė shoqatės pėr tė krijuar urat lidhėse me ta. "Mė erdhi mjaft keq kur lexova shkrimin tuaj, ndaj dua t'i ndihmoj, gjendja ime ekonomike me lejon ta bėjė njė gjė tė tillė", u shpreh Doga. Ndėrkohė ai shtoi se nė Francė ka aktivitet tregėtar. Doga nuk shprehu asgjė pėr prirjet e tij seksuale, sipas tij arsyeja e vetme qė donte tė kishte kontakt me shoqatėn ishte fakti qė nė Shqipėri ekziston ende opinioni qė i diskriminon kėta njerėz, kėshtu qė ndihma e tij financiare nė njė kohė tė tillė ka mjaft domethėnie. Bashkim Arapi krue i homseksualėve i ka dhėnė fund jetės sė tij me fotoksinė. Ka qėnė e premtja e dy javėve mė parė, kur Arapi pėrfundon nė spitalin ushtarak nė gjendje tė rėndė. Edhe kujdesi i mjekėve nuk e riktheu dot mbrapsht. Askush prej miqve tė tij nuk e dinte qė Bashkimi kishte marrė njė vendim tė tillė. U largua nė heshtje ashtu edhe si kishte jetuar. I mbytur nė borxhe, nė stres nė mohim prej familjarėve tė tij. E varrosėn pa asnjė ceremoni. Tė vetmit qė bėnė njė gjė tė tillė ishin miqtė e tij homoseksualė. Me ca para tė ardhura nga Italia ata organizuan njė darkė pėr tė. Miqtė e tij gjithsesi nuk e falin dot qė nė njė moment tė vėshtirė miku i tyre nuk u tregua i fortė, ndėrkohė qė nė kohėn e diktaturės Bashkimi ka bėrė edhe burg nga fakti i tė qenit ndryshe.

    ---------
    gaz.shqiptare

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    VENDIMI
    S'ka prova pėr pėrdhunimin e dy dibraneve

    TIRANĖ - Xhevahir Hyka pasi qėndroi dy ditė nė ambientet e komisariatit numėr dy, tė dielėn me vendim gjykate ėshtė kthyer nė shtėpi. Gjyqtari Petrit Ēomo, pasi mori nė shqyrtim provat e paraqitura nga organi i akuzės dhe dėgjoi me vėmendje deklarimet e bėra nga i pandehuri, vendosi tė japė si masė arresti atė tė detyrimit pėr paraqitje. Hyka u akuzua nga dy motra dibrane me banim nė lagjen "Kombinat" tė Tiranės, pėr kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė. Bashkė me Hykėn motrat nga Dibra, akuzuan edhe shtetasin Alfred Lleshi. Akuza kėrkoi pėr tė pandehurin masėn e arrestit burg pa afat, por gjykata nuk e mori nė konsideratė kėrkesėn e akuzės. Sipas gjyqtarit, akuza nuk ishte e sakė nė paraqitjen e provave, madje edhe vetė vajzat nė deklarimin e tyre nuk ishin tė qarta. Megjithatė i pandehuri Hyka do tė paraqitet nė policinė gjyqėsore njė herė nė javė deri sa tė zbardhet ngjarja. Dy motrat me banim nė Kombinat, mė datė 30 gusht iu drejtuan komisariatit numėr dy pėr tė bėrė kallėzim se ndaj tyre ishte ushtruar dhunė dhe mė pas ishin pėrdhunuar nga tė pandehurit. Motrat janė shprehur se u pėrdhunuan nė ambientet e hotel "Real Park".
    A.Ēuka

    ----------

    Bravo shteti..
    Te mjerat ato dy motrat....eshte dashur te mendojne per PROVA ne ato caste tmerri..
    Shtet i qelbur!

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz.shqiptare
    ---------------------
    KORĒE/ Bashkėshorti e dėrgon vetė nė polici 30-vjeēarin Ardian Piperi

    Burri kap maniakun duke i pėrdhunuar gruan nė banjo


    --------------------------------------------------------------------------------

    KORĒE

    Pėrdhunohet nga njė manjak i dehur vetėm pak metra larg bashkėshortit. Ky i fundit ka mundur ta shpėtojė ndėrkohė qė, 30-vjeēari Ardian Piperi, ishte duke kryer aktin e dhunshėm seksual.

    Tė martėn gruaja 38-vjeēare R.M., dhe bashkėshorti i saj nga fshati Vreshtas i Korēės kishin shkuar nė qytet pėr tė bėrė pazarin. Pasi kanė mbaruar punė dy bashkėshortėt kanė shkuar nė stacionin e autobusit pėr t'u kthyer nė shtėpinė e tyre. Pikėrisht pranė stacionit ata kanė hyrė nė banjot publike. Sipas burimeve nė Drejtorinė e Policisė sė Korēės "pikėrisht nė kėtė vend ka ndodhur dhe fatkeqėsia pėr gruan". Meqenėse ka qenė mesditė dhe vapa ka qenė e madhe nė atė orė ka pasur pak lėvizje nė stacionin e autobusit dhe ambientet pėrreth. Pėr kėtė arsye, Piperi, i ulur nė njė lokal pėrballė banjove publike e ka pasur tė lehtė tė vėrė re ēiftin e fshatarėve. Ai gjithashtu ka parė se gruaja dhe burri janė ndarė duke u futur secili nė banjot pėrkatėse. Pasi ka ndjekur gjithė lėvizjet e ēiftit, ėshtė ēuar nga tavolina ku po konsumonte pije alkoolike dhe i ka shkuar nga mbrapa gruas.

    Pėrdhunimi
    Pasi ka hyrė me forcė nė banjėn e grave ai ka kapur me forcė gruan dhe e ka sulmuar atė. Pėr fat thirrjet e gruas pėr ndihmė janė dėgjuar edhe nga bashkėshorti i saj, i cili ndodhej nė banjėn ngjitur. Bashkėshortit i janė dashur disa minuta qė tė kuptonte se ē'po ndodhte dhe menjėherė ka vrapuar pėr t'i ardhur nė ndihmė tė shoqes. Kur ka hyrė nė banjėn e grave ai ka kapur Piperin, i cili po abuzonte me tė shoqen. Menjėherė ai e ka goditur pėrdhunuesin me grushta dhe duke pėrfituar edhe nga epėrsia trupore ka arritur qė ta mposhtė, madje e ka ēuar vetė deri nė rajonin e policisė sė Korēės ku kanė bėrė denoncimin. Kanė qenė vetė bashkėshortėt qė kanė treguar mė pas nė komisariat gjithė ngjarjen. Sipas uniformave blu tė Korēės, 30-vjeēari nė momentin e ndalimit ka qenė nė gjendje tė dehur. Ai kishte pirė pėr njė kohė tė gjatė nė njė lokal qė ndodhej pranė banjove publike dhe trullosja e ka ēuar drejt aktit ekstrem. Nuk dihet nėse 30-vjeēari ka pasur edhe mė parė probleme tė tilla, megjithatė kėto detaje pritet tė dalin nė pah gjatė hetimeve.

    ---------------------

    Policia jone e qelbur e Korces (Korca qe ka pjelle gjysmen e operativave e hetusve te Sigurimit te Enver Hoxhes)..sa bukur ja gjen rrug daljen banditve..
    "Sipas uniformave blu tė Korēės, 30-vjeēari nė momentin e ndalimit ka qenė nė gjendje tė dehur. Ai kishte pirė pėr njė kohė tė gjatė nė njė lokal qė ndodhej pranė banjove publike dhe trullosja e ka ēuar drejt aktit ekstrem".

    Sa mir keta bandit te dehur nuk hidhen nen rrotat e Makinave po gjejne rrugen me perdhunue grate e njerzve te mjere.
    Pis Milet.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Ja pse hoqa dorė nga shtetėsia shqiptare"
    Azhena Abraham
    abrahaz@isp.state.il.us


    E kam ndjekur nga afėr situatėn me pasaportat shqiptare. Lajmi i fundit i hapur drejt publikut, rreth skandalit, tregon qartė rrjetin keqbėrės qė ekziston nė fuqinė zyrtare tė kėtij populli tė lodhur. E shkruaj kėtė letėr, pasi nė kėtė ēėshtje, shteti shqiptar ka fyer shtetasit e tij nė mėnyrėn mė tė paturpshme. Edhe qentė e macet regjistrohen e kanė kartelė identifikimi. Ėshtė skandaloze pėr njė shtet qė tė mos arrijė t'u ofrojė shėrbimin mė minimal shtetasve tė vet. Unė personalisht kam pritur pėr pasaportė pėr dy vjet pothuajse. Tani jetoj larg. Me indinjatė dhe keqardhje them se hoqa shtetėsinė shqiptare, pasi shteti shqiptar nuk begenisi tė mė respektoje si shtetase tė tij. Mė vjen keq tė pranoj, qė pak patriotizėm qė mund tė ekzistonte brenda meje, ėshtė shuar plotėsisht. Njė kėshillė tė rėndomtė praktike, pėr ata zyrtarė pėrgjegjės: I gjithė populli shqiptar meriton pajisjen me pasaportė FALAS. Kjo ėshtė njė kėrkesė minimale. Kjo ėshtė detyrė e ēdo administrate.

    Letėr z.Moisiu dhe z.Meta nga studentėt e Veriut

    Me anė tė "Shekulli"-t duam t'i drejtohemi Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė z.Alfred Moisiu, Parlamentit Shqiptar dhe Ministrit tė Jashtėm z.Ilir Meta
    Jemi studentė nga zona veriore e Shqipėrisė qė padrejtėsisht na u refuzua viza pėr studime nė Itali, megjithėse tė miratuar nga Universitetet Italiane. Kemi 10 ditė qė protestojmė pranė dyerve tė Konsullatės Italiane nė Shkodėr pėr tė kėrkuar dhe marrė tė drejtėn tonė, vizėn pėr studime. Ishte protesta e parė e kėsaj natyre e studentėve dhe prindėrve tė mbarė Veriut tė Shqipėrisė, qė u pasua nga protestat e tjera para Ambasadės Italiane nė Tiranė. Ishim tė parėt qė kėrkuam ndihmėn e Qeverisė nėpėrmjet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme mė datė 28.08.2002, shoqėruar kjo me dhjetra fakse tė bėra gjatė kėtyre ditėve Ministrisė sė Punėve tė Jashtme Shqiptare, Konsullatės Italiane nė Shkodėr dhe Ambasadės Italiane nė Tiranė por asnjė pėrgjigje. Na vjen mirė qė problemi i studentėve nė Ambasadėn Italiane nė Tiranė me ndihmėn e Qeverisė Shqiptare shkoi drejt zgjidhjes, por tė nderuar zotėrinj parlamentar e qeveritarė, edhe ne jemi binj e bija tė kėti vendi, pra interesohuni edhe pėr ne. Mendojmė se i njėjti problem nė lidhje me hapjen e proēedurave pėr rishikimin e vizave nuk mund tė ketė dy pėrfundime tė ndryshme.
    Ne nuk jemi klandestinė, se po tė dėshironin atė rrugė, shpenzimet e bėra pėr aplikim dhe shpenzimet e bėra pėr shkollėn do tė mjaftonin pėr t'i hipur gomoneve por ne duam tė studjojmė dhe tė kthehemi pėr t'i shėrbyer vendit tonė. Ne pasi jemi pranuar nė Universitetet Italiane dhe pasi kemi plotėsuar gjithė dokumentacionin e nevojshėm sipas kėrkesave tė Ambasadės Italiane, na ėshtė refuzuar dhėnia e vizave, me arsye nga mė qesharaket dhe tė pabazuara. Ne gėzohemi me tė vėrtetė kur dėgjojmė qė Qeveria kėrkon mbrojtjen e shqiptarėve kudo nė botė, por Z. President, Zotėrinj qeveritarė e parlamentarė nuk mund ta durojmė njė diskrimin tė dyfishtė, prandaj NA MBRONI. Afati i paraqitjes sonė nė Universitetet Italiane po i afrohet fundi. Ju lutem tė ndėrhyni urgjentisht qė tė pajisemi me vizė pėr tė pasur mundėsinė e studimit nė Itali, gjė e cila do tė na shėrbejė jo vetėm ne, por edhe vendit e kombit tonė.
    Me respekt
    Pėrfaqėsia e Studentėve Protestues
    Shkėlzen Hasanaj Artelinda Zaganjori
    Ervin Gjonej Arber Gokovi
    Rezarta Cakaj Lindita Kodra
    Blerim Anamali Astrit Lleshi
    Brilant Hoxha Anton Sukori


    Ndėrtesat private dhe fasadat shoqėrore…

    Para pak kohėsh nė njė tė pėrditshme dhe nė televizion, u shtrua me forcė shqetėsimi lidhur me vėrshimin e fjalėve tė huaja nė median e shkruar dhe elektronike, qė rrjedhin sidomos nga fjalimet e politikanėve. Megjithatė, nuk po shohim ndonjė pėrpjekje pėr tė reflektuar. Pėrkundrazi, vazhdohet "avazi i Mukes". Populli shqiptar ėshtė i vetmi, tė paktėn nė Evropė, qė edhe i pushtuar e i sunduar pėrgjatė historisė sė tij arriti tė ruajė gjuhėn dhe kulturėn e tij. Pėr fat tė keq, disa "oratorė" sot po i ngjitin "ēibanė modernė" pėr ta hequr veten ata qė nuk janė. Po aq i dėmshėm pėr gjuhėn shqipe dhe dinjitetin shqiptar ėshtė edhe vėrshimi i tabelave nė gjuhė tė huaja nė fasadat e rrugėve tė Tiranės e tė qyteteve tė tjerė. Ky fenomen bie nė sy sidomos nė ato rrugė, qė nė sajė tė pėrpjekjeve tė bashkisė sė kryeqytetit janė kthyer nė identitet, siē thuhet sot. Kėshtu, nė Rrugėn e Kavajės, nga 47 ndėrtime, majtas e djathtas, 36 janė nė gjuhė tė huaja. Pėr kuriozitet shkoni nė stacionin e fundit tė autobusit tė Tiranės sė Re dhe do tė shikoni tabela lokalesh pa ndonjė lidhje kuptimore ose tė papėrshtatshme. Disa nuk vėnė emėrtime nė gjuhė tė huaja, por na kthejnė nė shqiptime tė dikurshme, dialektizma e shtrembėrime shqiptimi si: "Tirona…", "Honi…" (pėr hani) etj. Ėshtė tjetėr emėrtimi i dikurshėm si Skampa, Aulona, Lisus etj. qė janė historike, jo krahinizma qė kthejnė a nė o ose y nė i, tashmė tė kapėrcyera. "Arsyetimet" e disa nga pronarėt e kėtyre tabelave janė pa baza. Dikush thotė se kėshtu tėrheq klientin. Ēudi! Mbeti amerikani tė vejė nė Laprakė ose nė Kombinat pėr "Fast Food", apo italiani a francezi tė kėrkojnė modėn nė Rrugėn e Kavajės! Mė pa logjikė janė tabelat nė dy gjuhė. Kjo ndodh vetėm nė ato vende ku zyrtarisht njihen dy gjuhė, sepse janė dy kombe, si nė Maqedoni, Kanada, por jo nė Shqipėri - njė komb, njė gjuhė. Kjo ndodh edhe nė disa vende qė shkruajnė me hieroglife, si nė Kinė, Izrael a gjetkė, por edhe kėta nuk bėjnė pėrkthim gjuhe, por transkriptojnė nė latinishte, sepse hieroglifet e tyre nuk lexohen nga mbarė bota. Ne, falė mendjes tejpamėse tė Rilindasve tanė, qė pėrcaktuan alfabetin latin, s'kemi pse tė bėjmė nga kėto ēudira.
    Vėrtet ndėrtesat janė private, por fasadat e rrugėve janė shoqėrore, prandaj mendoj se shoqėria nuk duhet ta pranojė kėtė cėnim dinjiteti, ndėrsa bashkia nuk duhet t'i lejojė, por t'i konsiderojė edhe kėto tabela si "kioskat" e Lanės. Nė radhė tė parė, vetė pronarėt duhet ta kuptojnė se me ato emėrtime tė pavend cėnojnė dinjitetin e tyre.
    Selim Beqiri
    Tiranė



    Njerėzit rrezikojnė tė harrojnė tė lexojnė
    Arshi Dolla
    Tiranė

    Ėshtė shqetėsim jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shumė vende tė zhvilluara tė botės, qė njerėzit janė vėnė pas shikimit tė televizorit me orė tė tėra dhe pak, pėr tė mos thėnė shumė, nuk lexojnė. Nė vendin tonė, pas viteve '90 u krijua mundėsia qė njerėzit tė shohin televizor, ndryshe nga mė parė qė ishte e kufizuar. Ne, si tė uritur nė kėtė drejtim, me ankth e dėshirė tė papėrshkrueshme, me orar e pa orar, qėndrojmė pranė ekranit tė televizorit. Kėto kohėt e fundit kanalet televizive janė aq tė shumtė sa nuk numėrohen dhe nga kureshtja e madhe qė na karakterizon, duam t'i shikojmė tė gjitha. Kjo gjė ka bėrė qė tė hiqet dorė nga leximi. Pėr tė shkruar kėtė artikull mora shkas nga njė vėzhgim qė pata pėr tė parė sa librari kemi aktualisht (natyrisht jo gjithsej nė Tiranė e nė tėrėsi se nuk e kam mundėsinė ta bėj kėtė). Por duke udhėtuar me autobus (urban) nga sheshi "Skėnderbej" - Kinostudio dhe nė kthim nė kėmbė anasjelltas, gjithė kjo rrugė e gjatė qė dihet sa km ėshtė, djathtas e majtas banesat, muret e tyre ishin tė mbuluara nga mallrat qė reklamoheshin pėr shitje. Pyeta ku ka ndonjė librari, pėrgjigja ishte "s'ka kurrkund". Edhe nė qendrėn e Kinostudios nuk kishte, po kėshtu edhe nė gjithė kėtė largėsi tė themi me saktėsi jo mė pak se 100 000 banorė. Kjo mė detyroi tė shkoj edhe nė lagjen Laprakė, edhe kėtu dyqane, lokale shitje mallrash pa hesap, por librari as kėtu nuk kishte. Mė erdhi me tė vėrtetė keq, sepse libraria tė nxit tė lexosh, tė blesh libra e tė mėsosh shumė pėr jetėn e aftėsimin e njerėzve. Mendoj qė Ministria e Arsimit duhet tė mendojė mė shumė pėr kėto qė pėrmenda mė lart. Madje edhe vetė Radiot dhe Televizioni tė shėrbejnė pėr tė sensibilizuar njerėzit mbi domosdoshėrinė e zakonit tė leximit.


    Media si biznes dhe si vlerė kombėtare
    Daut Zeraj
    Vlorė

    Askush s'mund tė mohojė rolin e medias sė shkruar dhe asaj elektronike pėr informacionin qė i transmetojnė publikut. Megjithatė, ėshtė e vėshtirė tė thuhet se mediat tona janė tė shqetėsuara seriozisht pėr problemet, tė cilat janė pėrcaktuese pėr konsolidimin e shtetit, shoqėrisė dhe familjes shqiptare. Nėse shikojmė emisionet televizive, veēanėrisht lajmet i dominojnė takimet e politikanėve, intervistat me ta, ku dhe me kė e pinė kafen ata. Janė tė shumtė emisionet e tipit opinione nė tė cilat, orė tė tjera transmetimi shfaqen pėr tė na treguar se cili politikan ia hodhi tjetrit, cili prej tyre ka mė shumė tė tjerė nė rresht pėr tė fituar mbi tjetrin apo pėr tė goditur dikė tjetėr.
    Emisione tė tjera sidomos ato qė trajtojnė problemet sociale edhe kur kėto janė shumė serioze, pjesėmarrėsit nė to mė shumė tė krijojnė pėrshtypjen sikur duan t'i nxisin ato. Ndonėse droga dhe prostitucioni janė me pasoja tė rėnda pėr shoqėrinė, nė ekrane na prezantohen prostituta qė i janė futur vetė kėsaj rruge, tė cilat nga tregojnė sa fitojnė. Na japin opinionet e tyre pėr mėnyrėn e forcimit tė familjes njerėz, tė cilėt e kanė prishur atė, pasi sipas tyre nuk mund tė jesh modern pa patur shumė eksperienca dashurie (seksuale). Nė tėrėsi spektaklet pa asnjė vlerė, dhuna, seksi e paradat e modės dominojnė a thua se Shqipėria popullohet veē nga adoleshentė, tė cilėt pengohen nga prindėrit e mėsuesit nė kėnaqėsitė e tyre pėr … tė bėrė njė jetė kushedi se si …
    Edhe nė shtyp trajtohet kryesisht politika. Nė fakt njerėzit e thjeshtė, ata qė konsumojnė ēdo ditė ushqimin qė u servir media, duan tė tjera gjėra. Ata duan tė dinė pėrse nuk pajisen qytetarėt me pasaporta lirshėm, ndėrkohė qė koston e tyre e paguajnė vetė. Kur do tė pėrfundojnė ndėrtimet pa leje, prishja e tyre, dhe rindėrtimi i tyre pėrsėri pa leje. A do tė ketė ndonjėherė plane rregulluese pėr qytetet, pėr zonat turistike dhe a do tė ketė transparencė pėr to. A do tė ketė ndonjėherė bujqėsi apo industri shqiptare? A do tė vendoset ndonjėherė siguria nė vend, arsimi kur do tė rimarrė vendin qė i takon edhe pėr edukimin e rinisė? Kėto probleme e tė tjera si kėto, pėr mendimin tim mund tė trajtohen kur media e identifikon veten jo vetėm si biznes, por nė radhė tė parė si vlerė kombėtare, si njė ndėr faktorėt qė mund tė ndikojė nė vlerėsimin e asaj qė ėshtė pozitive dhe kritikėn e fenomeneve negative dhe shkaktarėve tė tyre.

    --------
    gaz.shekulli

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KORCE.
    ----------------

    Tė arrestuarit pranojnė nė polici tė kenė trafikuar tė paktėn 10 tė porsalindur. Hetimet e policisė dhe misteri pėr pritėsit e "mallit" dhe anėtarėt e tjerė tė rrjetit
    Policia e Korēės nuk ka bėrė tė ditur nėse ky trafik drejtohet nga persona brenda apo jashtė vendit, madje nuk dihet as nėse krerėt janė shqiptarė apo jo. Vetė ēifti i arrestuar dje ka pohuar se merreshin vetėm me gjetjen e nėnave tė pafata

    Ja si funksiononte skema. Nėnat i lindnin fėmijėt nė klinika private greke pasi bėnin pazarin me ēiftin

    Kapet ēifti i trafikut tė foshnjave
    Nga Korēa, quhen Nazmi Kreka e Lauresha Hoxha


    --------------------------------------------------------------------------------

    KORĒE

    Njė ēift tė dashuruarish, ai 47 dhe ajo 23 vjeēe, tė cilėt bashkėjetonin nė njė shtėpi nė periferi tė Korēės, nuk kanė pasur tė veēantė vetėm historinė e tyre tė dashurisė. Aspak e zakontė ėshtė edhe akuza me tė cilėn ata janė arrestuar dje nga Policia Kriminale, nė kuadrin e njė operacioni antitrafik. Ata akuzohen pėr trafikimin e 10 foshnjave tė porsalindura, tė blera nga nėnat e tyre tė varfra.

    Sipas dyshimeve tė deritanishme Nazmi Kreka dhe Lauresha Hoxha bashkėjetonin prej vitesh. Por shtėpia e tyre nė periferi shėrbente si bazė ku strehoheshin gra shtatzėna. Burime nga Ministria e Rendit bėnė tė ditur dje se, tė dhėnat e para flasin pėr njė rrjet tė gjerė tė trafikimit tė fėmijėve tė porsalindur nga Korēa nė drejtim tė Greqisė dhe tė Italisė.

    Rrėfimi
    Burime nga Drejtoria e Policisė sė Korēės bėjnė tė ditur se, Nazmi Kreka dhe Lauresha Hoxha, tė cilėt janė prangosur dje paradite, janė marrė menjėherė nė pyetje. Ata jo vetėm qė i janė pėrgjigjur tė gjitha pyetjeve tė hetuesve, por kanė pranuar edhe tė rrėfehen pėr pozicionin e tyre dhe pėr aktivitetin e rrjetit nė tė cilin bėnin pjesė. Si kanė treguar dy tė dashuruarit, skema ishte e gatshme. Ata zgjidhnin gra shtatzėna me probleme sociale apo ekonomike. Kėto tė fundit, pra gra tepėr tė varfra, kanė qenė dhe mė tė preferuarat. Fillimisht ata iu ofronin ndihmėn e tyre kėtyre grave. Mė pas i strehonin nė shtėpinė e vet pėr pak kohė deri sa iu siguronin dokumente tė falsifikuara. Me anė tė kėtyre dokumenteve ēifti i dėrgonte gratė nė klinika private tė Selanikut dhe tė Athinės, ku dilnin nė jetė fėmijėt. Nė kėtė pikė pėrfundonte dhe detyra e dy korēarėve. Persona tė tjerė merrnin nė dorėzim tė porsalindurit dhe mė pas fati i tyre nuk dihej. Tė paktėn kėto kanė qenė tė dhėnat qė i kanė ofruar dje policisė sė Korēės, Kreka dhe Hoxha.

    Fati i tė porsalindurve
    Megjithatė policia tashmė i ka ngritur pistat e para tė hetimeve. Ajo qė duket si pista mė e mundshme deri tani, ėshtė qė fėmijėt shiteshin pėr transplantim organesh. Por nuk pėrjashtohet as mundėsia e dėrgimit tė tyre nė shtete tė ndryshme, ku mė pas birėsoheshin. Nazmi Kreka dhe Lauresha Hoxha kanė pranuar deri tani tė kenė trafikuar mbi 10 fėmijė. Asnjėri prej tyre nuk dihet se ku ka pėrfunduar, ndėrkohė qė lista e personave qė do tė merren nė pyetje nė ditėt nė vazhdim ėshtė tepėr e gjatė. Tė parat qė do tė pyeten janė vetė nėnat e foshnjave, tė cilat nuk dihet nėse do ta pranojnė apo jo qė kanė shitur fėmijėt e tyre. Ndėrkohė hetimet vazhdojnė intensivisht pėr tė zbuluar emrat e bashkėpunėtorėve tė ēiftit korēar dhe tė krerėve tė trafikut. Policia e Korēės nuk ka bėrė tė ditur nėse ky trafik drejtohet nga persona brenda apo jashtė vendit, madje nuk dihet as nėse krerėt janė shqiptarė apo jo. Vetė ēifti i arrestuar dje ka pohuar se merreshin vetėm me gjetjen e nėnave tė pafata. Pasi bėnte pazarin e rastit me to, ēifti korēar kujdesej deri sa i dėrgonte pėrtej kufirit. Mė pas merrnin paratė nė dorė dhe detyra e tyre merrte fund. Policia po vazhdon operacionin pėr tė zbuluar hallkat e tjera dhe pėr kėtė qėllim kanė kėrkuar edhe bashkėpunimin e homologėve grekė.

    -----------gaz.shqiptare..................

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe gazetat e huaja qe kane permendur sHQIPERINE VETEM NE 97 KUR DILTE ZJARR E TYM dhe me vone heshten kane folur perseri sot per Skandalin e trafikimit te femijve.

    12 vjet demokraci, 12 vjet liri fetare, 12 vjet trafikim femijesh...turp e faqe zeze.

    ja cthot Gazeta Shqiptare qe ben dhe nji fare panorame te keti fenomeni c'njerzor.
    -------------------------------------

    --
    Drejtori i Institutit Kombėtar tė Jetimėve: Aventura jonė me ardhjen e demokracisė. Komiteti i Birėsimeve dhe trafiku me fėmijėt

    Drejtuesit e jetimėve tregojnė si nisi trafiku i fėmijėve nė '91. Sot kėrkojmė verifikimin

    "I kėrkuam Ramiz Alisė tė bllokonte ligjin e birėsimeve"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    TIRANE

    Ne i kėrkuam Ramiz Alisė bllokimin e Ligjit tė Birėsimeve, por ai na u pėrgjigj: Ju kėrkuat Kapitalizmin dhe ne jua sollėm, tani pėrballojini vetė pasojat kriminale tė sistemit". Kėshtu e nis rrėfimin e tij pėr bise-dėn me presidentin Alia, nė maj tė vitit 1991, drejtori i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve, Ilir Ēumani.

    I shqetėsuar prej ngjarjeve tė fundit ndaj trafikimit tė fėmijėve, ai dėshmon se ky fenomen ka nisur qysh nė ditėt e para tė hapjes sė Shqipėrisė, kur Ramiz Alia pėrjetonte muajt e fundit tė drejtimit si President i vendit. "Pasi na tha qė sistemi kapitalist e nėnkupton trafikun e mafiozėve mbi fėmijėt, atėherė ne i deklaruam se jetimėt do tė hidhen nė grevė urie, nėse ligji i birėsimeve nuk bllokohet", thotė ai. Kėsisoj, gjatė ditėve kur nė sheshet e Shqipėrisė njerėzit thėrrisnin "Liri-Demokraci", jetimėt e Tiranės u mblodhėn dhe vendosėn njėzėri tė hidheshin nė grevė urie, nėse Ligji i Birėsimeve nuk zhvlerėsohej. Por Ēumani tregon se pikėrisht "dy ditė mė vonė Alia nxorri njė dekret ku ndalohej birėsimi i fėmijėve pėr njė periudhė tė pacaktuar". Dhe ishte koha kur tė frymėzuar nė mėnyrė tė mbrapshtė nga ligjet e ekonomisė sė tregut, dhjetra avokatė, intelektualė, artistė, apo nėpunės tė jetimores kishin nisur numėrimin e dollarėve tė fituar, nga proceset gjyqėsore tė birėsimeve, ku ata ishin me cilėsinė e zyrtarit, ose dėshmitarit. Sipas Ēumanit, prej dhjetra dhe qindra fėmijėve qė u birėsuan gjatė asaj kohe, vetėm disa prej tyre mbijetuan. Por historia e kriminalizimeve nuk mbaroi kėtu. "Pas vitit '94, qeveria krijoi njė Komitet tė Birėsimeve qė do tė merrej me ligjin dhe specifikat e birėsimeve, pėr tė garantuar qė fėmijėt nuk do tė rrezikoheshin", thotė Ēumani. Faktikisht ky komitet funksionon edhe sot pranė Kryeministrisė, por faktet e fundit (arrestimet nė Itali), tregojnė qė mafia ka depėrtuar deri nė stadet mė tė larta. Para njė jave kreu i Shoqatės sė Jetimėve, Bujar Avduli ka denoncuar zhdukjen e fėmijės sė Tatjana Tushos, (e cila aktualisht gjendet e shtruar nė psikiatri). Por tragjedia nuk mbaron as kėtu. "Fėmijėt shqiptarė janė birėsuar ose trafikuar nė Itali, Greqi, Kanada, Suedi, Norvegji, Finlandė, Gjermani e shumė vende tė tjera dhe nė shumicėn e pėrpjekjeve tona pėr t'u lidhur me fėmijėt, ata rezultojnė tė humbur", thotė Ēumani. Duke shprehur revoltė, ai shton se ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė tė lidhet me fėmijė nga Tirana, Gramshi, Librazhdi, Korēa, etj, tė cilėt janė birėsuar nėpėr botė por rezultati ka qenė drithėrues. "Pėr kėtė gjė Instituti Kombėtar i Integrimit ka ngritur njė grup pune pėr verifikimin rast pas rasti dhe emėr pėr emėr tė gjithė fėmijėve tė birėsuar, qysh nga viti '90 e deri mė sot", thotė Ēumani, i cili pėr kėtė gjė kėrkon edhe mbėshtetjen e Qeverisė.

    ---------
    Sekserėt e fėmijėve lėvizin nga Bregu i Lumit tek Unaza e re


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Sekserėt e trafikimit tė fėmijėve ndėrrojnė njerėn prej bazave tė kontakteve dhe nga Bregu i Lumit kanė kaluar diku pranė Unazės sė Re". Ky ėshtė informacioni i fundit pėr lėvizjen e trafikantėve qė vjen nga njė burim i besueshėm, i cili konfirmon gjithashtu se trafikantėt po bėhen gjithnjė e mė tė kujdesshėm ndaj ndjekjeve tė policisė. "Pėr ta ēdo bazė kontakti ėshtė e ndryshueshme dhe formale, sepse veprimtaria e tyre kriminale ėshtė thjeshtuar teknikisht dhe planifikimet paraprake zhvillohen edhe nė tryeza klubesh", shtojnė burime tė tjera. Faktikisht pas arrestimeve tė fundit qė iu janė bėrė trafikantėve shqiptarė nė Itali, duket se krerėt e mafias shqiptare kanė filluar tė lėvizin. Nė kėtė rrjet mafiozėsh janė tė pėrfshirė njė numėr i madh njerėzish, duke filluar nga vagabondėt e deri tek intelektualėt e zyrave shtetėrore, qė garantojnė pasaporta, viza tė falsifikuara, lehtėsira kalimi e birėsimi, si edhe platforma tė vazhdimėsisė sė krimit.
    ------------
    Anila rrėfen pagjumėsinė qė kalon pėr krimin ndaj djalit

    "Si shita fėmijėn tim 1.2 milionė lekė"
    Vajza nga jetimorja: Jap gjithēka pėr ta gjetur


    --------------------------------------------------------------------------------

    il.bu

    TIRANE

    "Kam bėrė njė krim tė pafalshėm nė jetėn time sepse kam shitur fėmijėn pėr njė 1 milion e 200 mijė lekė tė vjetra, por tani jam gati tė marr borxh, pėr tė rigjetur tim bir". Me kėto fjalė e nis pendimin e saj 21 vjeēarja Anila K., qė aktualisht banon nė rrethinat e Qytetit tė Nxė-nėsve. Duke rrėfyer detaje nga ky akt tragjik ajo thotė qė nė fillim, se gjithēka e ka bėrė pėr bukėn e gojės. "Jam vajzė e Shtėpisė sė Fėmijės dhe aktualisht gjendem pa punė dhe pa mbėshtetje sociale, nė njė dhomė gjysėm tė shkatėrruar, ku jetoj e vetme", shton ajo. Ndoshta fillimi rrėnqethės i rrėfimit tė Anilės, ėshtė njė argument i mjaftueshėm pėr t'u bindur se nė trafikimin e fėmijės sė saj ėshtė pjesėmarrės njė rreth i gjerė shoqėror ku politikanėt kanė pėr-gjegjėsitė e tyre nė montimin e varfėrisė. Mė tej Anila thotė se kjo ndodhi nė marsin e kėtij viti. "Babai i fėmijės tim ėshtė njėri prej sekserėve tė kėtij trafiku, i cili me paramendim ma mbushi mendjen tė lindnim njė fėmijė, pėr ta shitur nė Itali". Pėr bashkėfajėsinė e saj nė krim, Anila thotė se pranoi, ngaqė ishte e mbytur nė borxhe dhe nuk kishte asnjė alternativė tjetėr pėr jetėn. "Unė merrja ushqime dhe bukė me listė nga dy dyqane aty afėr, por lista ishte mbushur plot dhe dyqanxhinjtė nuk mė jepnin mė, pa likuiduar detyrimet e para", nėnvizon ajo. Pėr tė gjitha kėto Anila shton se ajo pranoi kundrejt njė paradhėnieje, prej 200 mijė lekėsh. "Sekseri interesohej vazhdimisht pėr ecurinė e barrės dhe gjithmonė mė kėshillonte tė konsultohesha tek mjeku, (ata donin fėmijė tė shėndetshėm) dhe shpesh mė jepte ndonjė lekė xhepi pėr tė blerė bukė", vazhdon ajo. Por pas lindjes sė fėmijės Anila tregon se e kishte ushqyer pėr 3 muaj rresht, madje pėr kėtė kishte marrė edhe kėstin e dytė tė paradhėnies, por mė vonė fėmijėn ia kishin marrė. "Sekseri erdhi njė natė nė shtėpi dhe mė tha tė bėhesha gati se do tė shkonim nė Durrės me njė makinė, (brenda ishte edhe njė shofer), por sapo mbrritėm nė Pezė, ai mė dha pjesėn tjetėr tė lekėve duke mė futur nė xhep edhe (10 mijė tė vjetra pėr t'u kthyer) dhe mė tha tė gjeja ndonjė makinė tė rastit". Ajo tregon se nuk donte tė zbriste, por tanimė ishte e detyrueshme. "Sekseri mė tha se do tė takoheshim prapė pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, por qysh atėherė nuk e kam parė mė, ndėrkohė qė po torturohem nga meraku pėr fėmijėn tim", pėrfundon ajo.

    -------------
    Nga hetimet paraprake ėshtė mėsuar se ky lloj trafiku e ka fillesėn nė muajin prill tė kėtij viti. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr me intesitet ėshtė bėrė i mundur trafikimi i 10 foshnjave

    Skema e trafikut tė bebeve nga Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha. Zbulohet greku qė priste "mallin"

    "Ku i ēonim foshnjat e blera"
    Ēifti i arrestuar nė Korēė dėshmon para hetuesve


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj

    KORĒE

    Fati i tė porsalindurve qė kanė pėrfunduar kush e di se ku ishte pėrcaktuar qė mė parė nga trafikantėt e tyre. Ēifti i arrestuar dy ditė mė parė nga policia pėr trafikimin e foshnjave nė Greqi, ka rrėfyer pėrpara policėve gjy-qėsorė gjithė skemėn e kėtij trafiku, nė tė cilin janė implikuar edhe shumė persona tė tjerė.

    Dje policia e Korēės ka identifikuar 3 korēarė arrestimi i tė cilėve pritet tė jetė shumė i shpejtė. Gjithashtu po dje ėshtė identifikuar edhe kreu i kėtij trafiku, njė grek emri i tė cilit tashmė i ka kaluar Interpolit grek.

    Rrėfimi
    Burime policore bėnė tė ditur pėr "Gazetėn" se ēifti i arrestuar, pasi lidhte kontratėn me gruan shtatzėnė dhe pasi paguante kaparin, priste deri sa afrohej dita e lindjes dhe sė bashku me nėnėn e foshnjės shkonin nė njė klinikė private gjinekologjike nė qytetin grek tė Selanikut, ku lindte foshnja. I porsalinduri binte menjėherė nė duart e trafikantit grek, ndėrsa lehonės i jepej kėsti i dytė i 1 mijė dollarėshit.

    Nga hetimet paraprake del se ka qenė Nazmiu ai qė e implikoi gruan e tij tė re nė trafikun e foshnjave. Kjo rrugė, sipas hetuesve, u zgjodh nga ana e Krekės, pasi kėshtu e kishte mė tė lehtė qė tė penetronte pėr tė biseduar me gratė qė do tė lindnin njė fėmijė me qėllim trafikimi. Madje ajo u qėndronte shtatzėnave "te koka", kur ato lindnin, dhe kjo pėr arsye sigurie. Mendohet se nga ky "biznes" fitimet kanė qenė marramendėse. Nga hetimet paraprake ėshtė mėsuar se ky lloj trafiku e ka fillesėn nė muajin prill tė kėtij viti. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr me intesitet ėshtė bėrė i mundur trafikimi i 10 foshnjave. Fitimi i Krekės dhe i Hoxhės ka qenė shumė i madh pasi ata pėrveē shpėrblimit prej 1 mijė dollarėsh qė merrnin pėr ēdo foshnje, pėrfitonin edhe nga paratė e tjera qė kishin nėpėr duar. Sipas tė dhėnave tė deritanishme ata pėr ēdo foshnje fitonin 8-9 mijė dollarė, tė cilat iu mbeteshin pasi jepnin rrushfetet e duhura pėr viza, udhėtime e vizita mjekėsore.

    Historia e ēiftit
    Nazmi Kreka, 47 vjeē, dhe Floresha Hoxha, 23 vjeēe, pas dėshtimit tė martesave tė para, katėr vjet mė parė vendosėn tė bashkėjetojnė, madje kanė edhe njė fėmijė. 47-vjeēari Kreka, lindur nė fshatin Velitėrnė, 20 kilometra larg qytetit tė Korēės, pas divorcit me gruan e parė, u largua nga fshati dhe vendosi tė jetojė nė qytet. Dy vjet mė pas, nė vitin 1998, u njoh me Floreshėn 23-vjeēare. Ajo, edhe pse vite mė e re se Kreka, kishte dėshtuar nė martesėn e saj tė parė. Pas njohjes sė re ajo vendosi tė largohet nga familja, qė jetonte nė qytetin e Pėrrenjasit, dhe filloi bashkėjetesėn e re me Nazmiun . Si rezultat i kėsaj bashkėjetese atyre u lindi edhe njė fėmijė.

    Nga hetimet ėshtė mėsuar se nė kėtė trafik janė implikuar edhe persona tė tjerė nė Shqipėri dhe nė Greqi. Tė marra nė pyetje nga ana e policisė, gratė qė kanė shitur fėmijėt e tyre, kanė deklaruar se ēifti Kreka-Hoxha nė qytetin grek tė Selanikut i kanė prezantuar me njė shtetas grek me emrin Foti. Pasi ka mbledhur tė dhėnat e para, Policia e Korēės u kėrkoi homologėve tė tyre tė shtetit helen, qė tė ndihmojnė pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė burime konfidenciale nga Drejtoria e Policisė sė Korēės bėjnė tė ditur se ėshtė bėrė indentifikimi i plotė i trafikantit grek, por edhe i disa personave tė tjerė. Ditėn e martė nė Gjykatėn e Faktit nė Korēė do tė vlerėsohet pėr ēiftin e arrestuar edhe masa e sigurisė.

    -----------
    Prill, foshnja e parė lindi nė Korēė

    KORĒE - Ka qenė mesi i muajit prill, kur Nazmi Kreka me Floresha Hoxhėn realizuan trafikimin e parė. Pasi ranė nė kontakt me grekun i cili iu propozoi rrugėn qė duhej tė ndiqnin dhe iu ofroi shpėrblimin pėrkatės, ata iu pėrveshėn punės. Nė fakt fillimisht Nazmiu tentoi tė bėnte gjithshka i vetėm. Por mė pas ndjeu nevojėn e njė bashkėpunėtoreje femėr, dhe Floreshėn e kishte gati. Duke bashkėpunuar me njėri-tjetrin, sipas zėdhėnėsit tė Drejtorisė Rajonale tė Policisė, ata mundėn ta bindnin 37-vjeēaren nga Korēa, Donika Hajdinin, qė fėmijėn qė do tė lindte, t'ua jepte atyre kundrejt njė shume tė caktuar. Pas disa bisedash u bė e mundur qė, edhe me pėlqimin e Hajdinit, pėr fėmijėn e porsalindur ajo tė merrte shumėn prej njė mijė dollarėsh. Nga grupi hetimor mėsohet se lindja e kėsaj foshnje u krye nė maternitetin e Korēės dhe pas njė muaji ajo u trafikua nė Greqi, duke u pėrdorur njė vizė greke Shengen. Kjo ishte dhe foshnja e parė qė e pėsoi nga rrjeti i trafikantėve. Sipas ēiftit Kreka-Hoxha, 37-vjeēarja ka qenė dakord qė ta shiste fėmijėn e saj, madje edhe kur ka mėsuar qė foshnja mė pas do tė pėrfundonte jashtė kufijve.


    Fėmija e dytė vdiq pas tri ditėsh

    KORĒE - Pasi e provuan me fėmijėn e Donika Hajdinit dhe gjithshka pėrfundoi me sukses, tė dashuruarit Kreka e Hoxha nisėn kėrkimet pėr "gjahun" e dytė. Pas pak ditėsh, i njėjti propozim iu bė edhe njė gruaje tjetėr. Kundrejt sė njėjtės vlerė u ra dakord edhe me 41-vjeēaren Valentina Koraqi, minoritare greke e lindur nė Sarandė dhe banuese nė Korēė. Koraqi kishte dy fėmijė dhe jetonte nė kushte tė vėshtira ekonomike, kėshtu qė ata nuk e patėn tė vėshtirė ta bindnin qė tė shpėtonte nga fėmija i dėshiruar dhe pėr tė tepėr tė pėrmirėsonin disi gjendjen e saj ekonomike. Shtatzania e radhės ishte e padėshiruar pėr tė, pasi ishte edhe e divorcuar. Kėshtu Koraqi ra dakord me Krekėn. Pra ndryshe nga sa kishte vendosur 41-vjeēarja do tė hiqte dorė nga aborti qė kishte nė plan dhe nė shkėmbim tė tė porsalindurit do tė merrte 1000 dollarėt. Por, sipas zėdhėnėsit, kjo vepėr penale mbetet e pakonsumuar, pasi foshnja e porsalindur vdiq pas tri ditėsh, kėshtu qė pazaret mes dy palėve u prishėn. Kėto kanė qenė tė vetmet foshnje qė kanė lindur nė maternitetin e Korēės. Mė pas trafikantėt i morėn masat qė gjithshka tė ishte mė e sigurtė dhe i dėrguan nėnat tė lindnin nė Greqi.
    ---------
    Italianėt e transferojnė nė psikiatri

    Xhulieta Petalla tenton vetvrasjen


    --------------------------------------------------------------------------------

    PESKARA

    Xhulieta Petalla tenton tė vetėvritet. Ka ndodhur nė spitalin psikiatrik, aty ku sapo ishte transferuar nga autoritetet italiane. Burgu nuk e ka mposhtur dot rezistencėn e Xhulieta Petallit, por largimi traumatik nga fėmijėt ėshtė njė grusht nė zemėr i vėshtirė pėr t'u pėrballuar. Kjo edhe pėr njė nėnė e cila akuzohet si rrėmbyese fėmijėsh. Mėngjesin e sė dielės, 33-vjeēarja shqiptare nga Elbasani nuk ndodhet mė nė qeli, por ėshtė shtruar nė repartin e psikiatrisė nė spitalin civil. Gruaja, e cila ka qenė dy ditė nė izolim, do t'u nėnshtrohet analizave tė ndryshme pėr tė verifikuar nėse gjendja e saj mund tė pėrballojė regjimin e burgut. Xhuljeta Petalla ėshtė arrestuar nė Itali mė datė 28 gusht tė kėtij viti pasi u kap bashkė me bashkėshortin e saj Ramis Petalla duke transportuar tre fėmijė nėpėrmjet dokumentave tė fėmijėve tė tyre. Ajo dyshohet pėr trafikimin e 36 fėmijėve shqiptarė nė Itali.

    ---------
    Falsifikoi dokumentat e vajzės 14 vjeē

    Brindisi, kapet gruaja shqiptare


    --------------------------------------------------------------------------------

    BRINDISI

    Ka falsifikuar dokumentet dhe ėshtė munduar tė fusė nė Itali njė vajzė 14-vjeēare dhe njė djalė 22-vjeēar, duke u hequr sikur ishin fėmijėt e saj. Pėr kėtė "shėrbim" 41-vjeēarja Leze Kruveri ka marrė 2000 euro. Por, sapo ka mbėrritur nė Itali ėshtė zbuluar nga policia e portit tė Brindisit dhe ėshtė arrestuar. Vajza 14-vjeēare ėshtė dėrguar nė njė qendėr pėr tė miturit ndėrsa 22-vjeēari ėshtė riatdhesuar. Vetėm dy ditė mė parė, po nė kėtė port u arrestua njė shqiptar 52-vjeēar, i cili kishte marrė me vete njė fėmijė 12 vjeē, tė cilin e deklaroi si tė birin. Pasi u pyet fėmija tregoi se nuk e njihte aspak burrin qė pretendonte se ishte i ati, por tek ai e kishin dorėzuar familjarėt.

    -------------

    kulmi.

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •