I shoqi i saj doli papandehur te brryli i kodheles (kthese), qendroi dhe ktheu koken, vuri re rretherrotull, mbajti vesh, pastaj nxitoi prap ēapin drejt shtepise. Ajo nuk e njohu dot menjehere, vetem e mori me mend qe ishte ai. Kish dy vjet qe e priste. E priti tere naten e kaluar pa vene gjume ne sy, se i kishin thene qe ai ishte arratisur nga eksoria (internimi qe ju be ēameve gjate L.B. II). Megjithe ate pritje aq te gjate, tani iu duk e papritur kur pa qe ai doli ashtu menjehere te kodheljae udhes, i paqethur e i parruar, i larte e i beshem po i tretur e i handakosurnga vuajtjet, i krrusur pak te shpatullat e medha, me nje shkop ne dore e me nje berruce veshur vetem ne nje krah, ashtu si i mbajne ēobanet.
Ajo s'kish fuqi te levizte, po ndenji atje ku ishte, te pragu i deres, si e mbajtur ne vend. Degjoi zerin e tij kur i foli qenit "Balo, Balo!", degjoi ne pllakat e ovoroit (oborr) prokat (gozhde) e kepuceve te tij ushtarake, e me ne fund, me zemer te ngjethur, pa koken e tij leshtore qe doli te qoshja e murit te shtepise dhe ndeshi ne veshtrimin e syve te tij te humbur thelle ne zgavra.
Ai u qep lart shkalleve duke u mbajtur me njeren dore te muri.
-C'ish ben ketu ti akoma? - i foli me te rrepte, kur arriti ne krye te shkalleve.
Asaj i ishte lidhur gjuha e s'fliste dot. "Moj perendi,moj perendi!" - tha me vete kur pa nga afer fytyren e tij aq te dobesuar , aq te prishur, e sidomos ata syte e tij te medhenj aq te humbur thelle ne zgavra e pothuaj te mbuluar nga vetullat e ulura ne ballin e madh plot me rrudha.
Ai hyri brenda ne shtepi pa ndaluar perpara saj.
Ku eshte djali? - tha.
Fle, - u pergjigj ajo me nje fije zeri.
Mos e zgjo, - tha ai. - Je hazer per udhe ? Merr djalin edhe nisu kete dakike .
Ajo u mundua te kuptonte mire fjalet e tij.
Po, hajde, te nisemi,- tha.
U' do vite pas jush, ju ikni perpara, - tha ai dhe duke kaluar me nxitim permes odes shkoi dhe shtyu fleten e njeres dritare, vuri re perjashta ne te gjitha anet pastaj u kthye perseri nga e shoqia:
Te thashe qe te nisesh ne kete dakike- i foli perseri me te rrepte, - mos rri si e karfosur atje te dera .
Po, hajde, te nisemi,- perseriti ajo.
U' do u arri ne udhe, ju do ikni perpara, se u' kam akoma ca pune ketu, - ja ktheu ai dhe u ul ne gjunje te qoshja e oxhakut ku kish fshehur dyfekun brenda ne mur dy vjet te shkuara.
Ti s'ke me nonje pune ketu, - tha ajo. - Asnjeri s'ka me nonje pune ketu. I tere fshati ka ikur, e tere Cameria ka ikur....
Pse s'ike dhe ti preme me te tjeret? - i brriti ai.- Nuk te dergova haber me Zejnelin e Buhuse qe te me merrje djalin e te niseshe me tere miletin ?
Ku do shkoja u' pa ti ? - tha ajo.- Denja ketu se te prisja ti. Zejneli i Buhuse na tha qe ti te la pas ne Patra, ne kaike, edhe na tha qe mase do arrinje ne shtepi qe dje preme.
Ai shqepi me sqepare nje parvaz dhoge, nxorri me te shpejt maliherin e gjate nga muri dhe me te ne dore u kthye me vrull drejt se shoqes:
Tani degjome, po te me degjosh mire, - foli. - U' i kam kauret pas thembrave te kembeve. Djalin e Kiēos me shoket e tij qe me vrane vellane. Me jane vene pas e shume vonuan qe s'kane arrire akoma ketu. Ti merr djalin e nisu se u' dua qe t'i pres ata ketu...
Tani qe ajo e kuptoi si ishte puna, nje dritherime e akullt ia shkoi tere kurmin.
S'iki u' pa ti, ate mendje mblidhe- e nderpreu te shoqin me nje vendosmeri qe ai e njihte mire.
Eja te ikim, ne ke besuar perendi. Nuk eshte koha per te marre hak. Le ate hake ta marre perendia. Eja, aman, te ikim e mos na merr ne qafe. Se kemi dhe djalin sabi(femije).
Ai mori fryme thelle, sikur t'i ishte mbledhur frymemarrja ne gjoks per dy vjet me radhe.
"Krahu i Shqiponjes", 1978/1
Krijoni Kontakt