Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Anjeze Shahini, prapë me këngë

    Dashamirë të kengës!
    Më kërkoj Anjeze Shahini dhe Mond Zhulali një këngë të re për të kënduar mbrëmjeve nepër DISKOTEKAT e Tiranës, sepse për ANJEZEN ka shumë kërkesa! Pa shikojeni a e kam në regull!?

    Më puthe ngrohtë pastaj më the:
    - e embël qenka dashurija!
    Në zemra strehën ti e ke
    Dhe jo aspak tek buzët e mija!

    Unë mbaj në sy, gëzim dhe dritë
    një det me mall në zemër mbaj
    Jetës ja marr gjithë ëmbëlsitë
    Dhe dashurisë prap ja shpërndaj!

    Refreni:

    Kjo natë e zjarrtë me tinguj plot
    Më fton tek yjt që vezullojnë
    Në çdo tik-tak zemra më thotë:
    - këndoi atyre që dashurojnë!

    Me dashuri unë vij tek ju.
    Me dashuri borxhin ju laj!
    Kjo natë e gjat mban gjithashtu
    Puthjen e ngrohtë në gji të saj!

    Kjo stinë e re e dashurisë
    Qenka pranver përmbi pranver.
    Se në çdo çast i thotë rinisë
    Blerim nga ju unë marr përher’...

    Ndaj moshatarë vallzoni sot
    Harroni ju një natë më parë...
    Se ditë e re, nesër do thotë:
    - sonte do ndez gjith qiellin zjarr...!

  2. #2
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    e bukur, me pelqeu
    What goes around, comes around

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ça jane keto pyetje retorike???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    sh.hasanaj

    nuk janë pyetje retorike
    por janë pyetje krejt njerzore.
    Tre pikpyetje aq nevrike
    i ke vu, se nuk ke stazhet forumore! (lol)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Mu nji pik pak mu duk
    edhe tre i kam vu
    thjesht deshta pra
    habine teme me tregu

  6. #6
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    e do dhe anglisht ?
    RIPPR

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    sh.hasanaj

    Ishte pikërisht diskutimi që hapa vjet në Forum me temën "Dua të bëhem imazhi i yt" që ndihmoj të dërgoj në Festival Europian këngën që konkuroj me sukses. Mendimi i motrave dhe vëllezërve të mij FORUMISTA më ndihmoj dhe për kete u jam mirënjohës sepse janë pjesë përbërëse e suksesit shqiptar në Istambul. Ndaj i dashur sh.hasanaj mos u mërzit që i pyes ata? Ti ban si të duash, në daç jep mendim në daç jo!
    Agimi

  8. #8
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Më puthe ngrohtë pastaj më the:
    - e embël qenka dashurija!
    Në zemra strehën ti e ke
    Dhe jo aspak tek buzët e mija!
    Gimi, edhe pse jam analfabet para teje ketu dicka meduket sikur nuk shkon. ajza po tregon se djali e ka puthur dhe se cfare i ka thene ( ju ka drejtu djalit)

    -Më puthe ngrohtë pastaj më the:
    - e embël qenka dashurija!-

    tek pjesa tjeter kujt i drejtohet vajza dashurise ? ketu me duket se ka nje kercim... ndoshta jam dhe gabim
    RIPPR

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    sh.hasanaj

    Ishte pikërisht diskutimi që hapa vjet në Forum me temën "Dua të bëhem imazhi i yt" që ndihmoj të dërgoj në Festival Europian këngën që konkuroj me sukses. Mendimi i motrave dhe vëllezërve të mij FORUMISTA më ndihmoj dhe për kete u jam mirënjohës sepse janë pjesë përbërëse e suksesit shqiptar në Istambul. Ndaj i dashur sh.hasanaj mos u mërzit që i pyes ata? Ti ban si të duash, në daç jep mendim në daç jo!
    Agimi
    Ajo qe thashe ishte thjesht me tregu se me pelqeu dhe ishte e padiskutueshme. Kjo eshte diçka personale dhe se kuptoj pse u dashka te merzitem pse pyet te tjeret. Nuk e thashe dhe nuk e them kete.
    Pra, nuk kishte ndonje gje me te keq...
    Gjithe te mirat,
    Xeni

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Agim, une tekstin e perktheva anglisht ... ndoshta do kish tingelluar bukur ne diskotekat tona ... eshte thjesht mendimi im qe mund edhe te mos vij ne shprehje... ja ku e ke:


    He kissed me warmly and then he whispered
    How sweet this love could ever be
    he does'nt know, in the soul exists
    And not at all on my red lips

    In my eyes I carry joy and light
    a sea of nostalgy I hold into my heart
    I take the whole sweetness of life
    Again to love I hand it out

    Chorus

    This flamy night full of sounds
    Inviting me to the shiny stars
    In every tick my heart is saying
    Sing for those who in love are

    Full of love I come to you
    By coins of love I’m paying back
    This lovly night likewise is holding
    The warmly kiss in bosom's dark

    This new love season smells like spring
    More than spring it looks to me
    Cus every moment tells to you
    You are for me the greenest tree

    Come on you guys let dance tonight
    Forget about the former one
    Cus the new day will say tomorow
    Tonight with fire will fill the sky

    ___________________________________
    me korigjimin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Acid_Burn : 04-10-2004 më 10:02
    RIPPR

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Anjeza Shahini, zëri shqiptar në Eurovizion
    Nga Brari në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 15:57
  2. Forumistat e Greqise 2004
    Nga jonidapasho në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •