Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    I Porsalinduri

    I PORSALINDURI


    Sic e mendonte, miku i tij gjendej brenda, i lodhur dhe i shtrire, si gjithmone, me shishen e bires ne dore duke shikuar televizor. Mbeti i habitur kur e pa perpara vetes.
    -Po ti ketu?-e pyeti gjithe pertim. –Futu brenda, mos fole, nje pije e forte do te te qetesoje.
    .-Une kam nje femije!
    -E bere testin apo…?
    C’djallin thua! Une e kam mbyllur me celes, ne dhome, ne apartamentin tim!
    -Domethene ke grabitur nje femije! Aleks, paske shkare qe ne kete ore. Pi, pi te qetesohesh!
    -Te thashe, e lashe te fleje! Sa oshte ora? Kam frike mos zgjohet dhe ndjehet i braktisur! Nuk e ke idene si eshte...
    -C’ke tymosur keshtu? Akoma s’ke hequr dore?
    -Eshte femija im! Stela e la sot ne mengjes ne deren e apartamentit dhe iku. E quajne Aleks!
    -Ta tha ajo?
    -Jo, i ka vene emrin tim. e kishte shkruar ne nje cope leter, zot, te kisha thene qe duhej te perpiqesha me shume me te.
    -Ah, e kam une fajin tani? Nje femije the?
    -Ti si thua?-dhe Aleksi i shkeli syrin duke ferkuar lart e poshte organet gjenitale. –Kam bere shenje, jo shaka!
    -Nuk e di. Sot ka per te qene nje dite e merzitshme.
    -C’po me thua? Tani qe i kam punet ne vije ku ma gjen te mbetem vetem me nje qenie qe s’flet, s’ankohet, vetem qan e kur eshte i qete me degjon i habitur duke zgurdulluar syte si buf. Sa per te qeshur qe eshte! Domethene i mban syte mbyllur gjithe kohes, vetem qe me ndjen me te paren qe jam une. Gjaku s’behet uje, domosdo!
    -Ku eshte? Te shkojme ta shohim!
    -Ke te drejte! Por ki kujdes, serioz ne syte e tij. Nuk dua qe te krijoje nje pershtypje te keqe per babain!
    -Te tha ajo te quhesh i tille?
    -Me shkon, ė, me patjeter! Ja, do ta bej sikur ta kem prere me porosi. S’do lere femer me kembe! Me degjo, eshte yll fare, s’ka te share.
    -Domethene ka marre nga e ema!
    -Ufff!
    -Vertet, ku eshte ajo tani?
    -E la kete femije ne deren time dhe u largua si hije.
    -Ajo i kishte mbyllur te gjitha me ty?
    -Gur varrit, per ate zot!
    -Ec o budalla, me duket se po ta ngul ty ate femije. Te kam thene njemije here, nga te gjejne e te varrin ne kurriz shilaresin e pasdites. Se mos besh ndonjehere nje xhiro, jo, mekat i madh, le te kenaqen te tjeret, te tere te ta futin!
    Aleksi u ndje nervoz. Si gjithmone miku i tij i prishte te gjitha qe kishte ne mendje.
    -Eh, ti me ke thene gjithmone qe ajo s’kishte per te mbetur ndonjehere prane meje. E c’mund te pres prej ty tani?
    -Ajo te tha gje? Pse iku ? E shikon qe shume gjera i ka lene pa t’i shpjeguar. Kete bie ere dicka e poshter. Shume e poshter, e gjitha mbi ty, i varfri im.
    -Ku eshte shishja? Me jep te pi! Ti i ben lemsh te gjitha.
    Miku i futi krahun, e qetesoi mbi kolltuk dhe vazhdoi:
    -Akoma vazhdon ta mbash mendjen tek ajo vajze? I prishe te gjitha! Nje mashkull nuk duhet ta lere asnjehere veten te bjere kaq poshte sa ty. Ky eshte kurth, une e ndiej, ndersa ti, idiot, guxon ta quash veten baba! Dreqi e mori!
    -Por une e dua dhe femija ka emrin tim. C’te keqe ka ketu?
    -Ajo te tha gje?
    -Une e di si kane shkuar punet. E kam pergjuar cdo dite, une isha hija e saj. Perhere ndalej perballe nje klinike private, me turpin per t’futur brenda. Une qendroja larg dhe e degjoja kur fliste me infermieren e klinikes.
    -Domethene?
    -Erdha prape… Eshte e mundur te me benit nje tjeter kontroll??? Infermierja i kerkonte receten e analizave, i tregonte qe gjithcka ishte e plotesuar ndaj s’kishte kuptim per tentativa te tjera. Ajo ikte me koken e ulur. Sikur ta dija qe ne trupin e saj levizte dicka qe nuk e jetonte si pjese te vetes. Mbase prandaj erdhi tek une.
    -Ti i merrje vesh te gjitha keto? Eshte e pamundur.
    -Une e dua ate vajze. Tani nuk ka me njeri te na ndaje. Ajo ndodhet afer nje tjetri, por mes nesh ka dicka te re, te papare. Nje femije. Me emrin Aleks. Me perpara gjithcka ishte nje mbremje qe ulej ne gjunjet e mia dhe me hapte nje zbrazeti qe s’e mbushja dot me klithma vetmie. Kurse sot gjerat kane marre tatepjeten.
    -Miku im, kerkon t’i vesh shkelmin kaq papritur asaj qe ka qene jeta e jote?
    E ku e merr vesh ti cila ka qene jeta ime? Te gjithe njerezit me tregojne me gisht, te bindin te ulesh ne vendin bosh te autobusit qe niset ne anen e kundert me drejtimin tend. Dhe per kete kerkojne shpagim. Duan t’iu jesh mirenjohes. S’ishe ti ai qe me kerkoje te beja me lapsin kopjativ listen e te zezave, qe te mbetesha gjithnje vetem me veten time e te te kisha ty?! Ti s’ke patur ndonjehere fat ne dashuri. Por s’eshte faji im. Per pak u morem ne qafe me njeri tjetrin.
    -Aleks, por ti gjithmone nuk ke ditur te besh dallimin e nje fruti qe hahet nga te gjithe, me mollen qe te pelqen ty. Vjen e m’i thua mua keto? Edhe ti s’je aq ndryshe. Ben pjese ne familjen tone. Mes njerezve qe kane nevoje per ndihme dhe i snobojne te tjeret. Se kane frike mos nuk pelqehen.
    -****, ****, tani e ndiej qe ke zili per lumturine time. Hiqi duart nga xhepat! Une e di qe s’ke arritur te marresh nje cope te qiellit tim, por cigaret qe ke jane te miat. I kam blere kontrabande. Me jep nje ta ndez.
    Te dy qeshen, vetem se miku i Aleksit qeshte i hidhur, sikur mos kishte mundur dot te bente me tjetrin kercimin e famshem ne boten e njerezve.
    -Tani ke per t’u mbyllur ne jeten tende dhe do te na harrosh te gjitheve? S’kemi per te bere me traplleqe rrugeve? Te mbahet mend kur mblidheshim dhe luanim kumar prapa pallatit tone?
    -Oh, une te fitova leket e pantallonave, edhe atletet t’i kam blere me vone me leket e mia, t’i i kishe lene ne nje vend tjeter.
    -Gjerat po ndryshojne miku im.
    -Ti vazhdon te shikosh kartonat ne mengjes? Edhe une jam i cmendur pas Tomi &Xheri.
    -Do t’i shohesh me femijen tend tani. E mbaj mend kur u grindem me Aldin. E lidhem pas nga duart dhe e lame te ecte perpara i burgosur. C’kohera qe ishin.
    -Miku im, ti vazhdon te shkosh ne festa per te ndenjur i vonuar, i harruar, larg te gjitheve?
    -Pergatitem gjithe diten per te ndenjur gjysem ore ne nje vend njerezish qe gezojne edhe s’me hedhin syte persiper. Une i shoh me inat. Tani edhe ti ke per te ikur.
    -Ajo ka qene gjithmone endrra ime. Ne kemi per te krijuar nje cati te ngrohte, ti je i mirepritur. Ke per te qene kumbari i femijes. Me degjon? Tani le te pijme.
    Ne mes tyre varej nje glob qe ndalonte ku ata vinin gishtin, pastaj vazhdonte te rrotullohej duke lene nje fishkellime te ndryshkur ne ajer. Te dy po mendonin per te njejtin person. C’po bente Stela ne ato caste?
    -Ti, mik, e le te ikte pa i kerkuar asgje?
    -E c’mund te beja ndryshe? E ndoqa kur po vinte afer shtepise sime. Cdo peme i vinte emrin e foshnjes qe kishte mbajtur ne fundbark, pastaj qeshte, ecte me nje karroce bebeje qe e shtynte me forca te vakura. Njerezit i hapnin rrugen, e ndihmonin te kalonte vijat e bardha dhe te gjithe e ndiqnin me admirim nga pas. Sa e vogel qe dukej per nje nene.
    -Ti e mbajta vrapin ne shtepi? Kaq i bindur ishe qe do vinte tek ty?
    -Eh, ajo pak me perpara kishte qene ne nje park te vetmuar. Kishte fjetur, e ne buzeqeshjen e saj une ndjeja lodhjen e njeriut qe enderronte per mua. Gjithmone ia kam bere jeten te veshtire. Me vinte te qeshja, doja t’i shkoja afer por nuk e dija akoma c’po mbante brenda karroces se saj per femije.
    -Po tjetri, mos me thuaj qe e la edhe ate sic te la ty? Pa asnje shpjegim!
    -Une e lashe Stelen. Ka marre fund. Ne nuk e kemi lene ndonjehere njeri tjetrin. Ishte e gjitha e parashikuar. Me tjetrin ajo s’ka bere asgje per te me lenduar mua.
    -Por ti ke bere me te tjera per te lenduar ate?-dhe miku i shkeli syrin duke qeshur.
    -Nuk me pelqen kur flet keshtu.
    -Atehere te shkojme ta shohim foshnjen?
    -Nuk e di. Me duket e padrejte. Nena e tij duhet te jete ne spital. Une e ndoqa kur u largua deri ne kthesen e dyqanit te bukes. Oh, hapat e saj vinin nje arome e fresket nene qe e kisha aq zili. Prandaj e mbajta vrapin ketu. Sikur endrrat e mia te kishin shkuar male larg prej dhomes,e vetem tani, ne kete vrap te cmendur, une t’i gjeja per te mos mbetur me vetem.
    -I vetem do te mbetem une!-dhe miku uli koken i pikelluar.-Eshte aq e veshtire te gjesh nje njeri te te doje. Ti ke dhe nje femije tendin tani.
    -E vertete. Dhe shume shpejt kemi per te qene nje familje e madhe. Rruges kam per te ecur me hapin e rregullt, me koken e ngritur lart, per te treguar deri ne fund krenarine time. Ti e degjon kete muzike reth e rotull? Jane tinguj qe te kujtojne te ndjekesh shembullin tim. sikur te isha marre me ty, tani do isha akoma nje i braktisur, i vrare, i poshter, i trishte, qe urrente shembelltyrat e veta rrugeve. Por nuk jam keshtu. Aleksi me ben shoqeri, dhe e dashura ime ka per t’u bere njesh me mua.
    -Kam deshire ta shikoj! Dua te behet shoku im.
    -As vete nuk e di c’ke humbur duke shtyre gjithe kete kohe me mua. Po c’presim? Ah, presim qe Stela te dale prej spitalit. E di, nuk e kaloi kollaj gjithe kete peshe. Ishte e vetme, une s’kisha marre vesh gje dhe iu nenshtrua operacionit. E gjora. Ankohej dhe ne gjume duke shtrenguar grushtat e vegjel. Kete ma tha infermierja qe jeton ne pallatin tim.
    -Te shkojme te shohim Stelen, atehere.
    -Jo, jo, nuk e di. Une ndihem sikur te me kene kaluar qindra makina persiper. Pastaj femija im po fle. Eshte vetem.
    -T’i ndajme detyrat, thua?
    -Po shkoj ne dhomen time te shikoj gjerat. Ti bej si te duash,-dhe Aleksi u ngrit i shqetesuar. Miku i tij i ra pas dhe e pa te futej ne nje dyqan ku bleu nje shishe qumesht per femije. Qeshi dhe i erdhi keq. Per veten, qe s’kishte arritur ta trazonte aq sa duhej. S’kishte me asnje bast per te lene me vone kohen e lumturise se tij. Aleksi i kishte rreshkitur nje here e pergjithmone nga duart. Edhe ai duhej te mendonte per nje familje qe te dallohej prej njeriut te trishtuar dhe te lig, sic e njihnin te gjithe.
    & & &
    Ecte i shkujdesur ne mes te turmes. Pyeti disa here dhe si u bind qe nuk gabohej, u drejtua ne kliniken private. Aty tha emrin e Steles, qendroi disa munuta ne pritje dhe dikush e udhehoqi ne disa shkalle gjarperore qe benin per lart. U kollit, fshehu pas vetes nje dhurate te vogel dhe trokiti lehte ne dere. gjithcka erdhi natyrshem. Stela ishte brenda dhomes me nje njeri tjeter qe i shtrengonte doren dhe e puthte fort. Te dy ata e pane te habitur, pastaj sikur mos kishte ndodhur gje e cuditshme, Stela qeshi, mezi i erdhi ne mend emri i tij dhe kur e tha u ndje e lehtesuar. Ai beri berpara, shtrengoi doren e burrit qe rrinte ne heshtje, pastaj zgjati i zene ne faj dhuraten per te. Anash tij u degjua nje e qare femije. U tremb dhe kur u kthye e pa foshnjen te levizte e trazuar ne gjumin e saj. Ngriti supet, Stela vazhdonte te shtrengohej pas tjetrit, duke e pyetur shkel e shko per te gjitha. Pastaj i mori leje te mbeshtetej pak. Qetesuesit i binin ne koke here pas here dhe mezi i mbanin syte hapur. Ai priti deri sa Stela te dremiste, i zshtrengoi doren tjetrit duke i thene “urime” dhe e puthi femijen ne faqe. I zbriti shkallet i tronditur, sikur dikush ta kishte vene ne nje loje te eger me te pabese. E mbajti frymen ne pallatin e Aleksit dhe aty e gjeti deren hapur. Pertoke ishte nje shenje e dukshme, qe vazhdonte drejt nje dere te mbyllur. E shtyu me force, gjithe inati i tij permbahej ne ate gjest, vetem se gjithcka u kalua aq qetesisht.
    Erdhe?-E pyeti Aleksi duke i qeshur ishperfytyruar.-Nuk doja te mbetesha vetem. Femija im po fle,-dhei tregoi nje kavanoz te vogel, ku notonte brenda ujit te turbull nje e verdhe veze.
    -E di, e di, ajo ka deshtuar me dashje,-dhe miku i tij iu ul afer, duke i shpupurisur floket deri ne fundin e dites. Kur erdhi orari i gjumit, te dy u drejtuan ne dhoma te ndryshme. Sa frike sikur te vidhnin endrrat e njeri-tjetrit!
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jepi eris.. talent je..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •